You are on page 1of 2

GJYKATËS THEMELORE NË PRIZREN

PROPOZUESI: Hasan Hasani nga fsh. Lubizhde K.K Prizren 

PROPOZIM
Për heqjen e të drejtës prindërore
Dhe caktimin e kujdestarit

 I ndjeri Sylejman Hasani dhe Servete Hasani, lind. Gashi kan lidhur
martesë me datën 25.06.1993 pranë Zyrës së vendit në fsh. Lubizhde K.K Prizren
Nga martesa e përbashkët kanë lindur fëmijën Taulant Hasani, i lindur
me dt.20.06.1993.
Provë Certifikata e kurorëzimit, çertifikata e lindjes
Më datë 18.10.2006 ka vdekur i ndjeri Sylejman Hasani dhe pas vdekjes se tij
fëmiu ka mbetur nën përkujdesjen e të ëmes Servete Hasani, e cila për të
njëjtin fëmijë është përkujdesur deri në muajin dhjetor 2006 kur edhe e ka braktisur
fëmijun dhe që nga ajo ditë nuk kujdeset për të miturin Taulant dhe nuk kontribuon
në ruajtjen, edukimin dhe ushqimin e tij . Pas braktisjes së fëmijut Taulant Hasani
për të njëjtin është duke u kujdesur axha i tijë Hasan Hasani me të bashkëshorten
Mihrije Hasani, lind. Gashi, të cilët për fëmijun e mitur janë duke u përkujdesur si
për ruajtjen, edukimin ashtu edhe për shkollimin e tij.
Provë: dëgjimi i dëshmitarit Fatmir Hasani nga fshati Lubizhde K. K Prizren
Meqenëse fëmiju i mitur Taulant Hasani ka mbetur pa përkujdesjen e të dy
prindërve , dhe pas braktisjes së të njëjtit nga e ëma , ruajtjen dhe përkujdesjen
ndaj të njëjtit e ka marrë përsipër këtu propozuesi Hasan Hasani , pasi që të njëjtit
kanë kushte më të mira për ruajtjen , rritjen dhe edukimin e të njëjtit.
Provë: të sigurohet raporti nga QPS-ja e cila duhet të deklarohet në shqyrtim
Meqenëse Servete Hasani tani e ka lënë pas dore detyrën e prindit ndaj djalit të vet
Taulantit dhe meqë e njëjta tani është duke jetuar në adresë të
panjohur, janë plotësuar të gjitha kushtet që të privohet nga të drejtat prindërore,
andaj p r o p o z o j që Gjykata pas shqyrtimit të çështjes të bie këtë:

AKTVENDIM
Servete Hasani nga Lubizhda K.K Prizren tani me banim të panjohur
provohet nga te drejtat prindërore ndaj djalit të mitur Taulant Hasani. 
CAKTOHEN për kujdestar të të miturit Hasan dhe Mihrije Hasani, të
cilët për të miturin janë duke u kujdesur për ruajtje, kujdes, edukim, dhe shkollim.

Prizren dt.26.01.2007 Propozuesi:


Hasan Hasani

You might also like