You are on page 1of 2

E DREJTA FAMILJARE

RASTI 1 - (Ushtrimi 1)

Sot më datë 01.03.2023, personi A me iniciale I.K (nga Prizreni), vjen tek ju si avokat që ti
ndihmoni juridikisht, lidhur me qështjen si në vijim:
Personi A (I.K) nga Prizreni, me moshë 16 vjeçar, pretendon të krijoj një marrëdhënie juridike
me personin B (I.A) nga Prizreni me vendbanim në Gjermani), por i njëjti thekson se: unë dy javë
më parë isha në objektin Fetar dhe bashkërisht me personin B krijuam lidhjen juridike që ne e
dëshirojmë, por problem qëndron se kjo marrëdhënie nuk po mund të konsiderohet marrëdhënie
juridike e ligjshme!.
Andaj arsyeja që vij tek ju është se: unë dua që të krijoj këtë marrëdhënie dhe juridikisht por nuk
po më lejohet nga organi kompetent (Kuvendi Komunal në Prizren)!

Si të veprojmë me rastin konkret dhe atë juridikisht?

Zgjidhja - sipas Ligjit për Famijen i Kosovës

1. A lejohet të krijoj personi A marrëdhënie Juridike ( dhe për cilën marrëdhënie juridike
flitet) Sipas LFK(Ligjit për Familje të Kosovës)

2. Personi A me personin B, theksojnë se kishin lidhur martës para objekteve fetare por e
njëjta nuk mund të konsiderohet dhe si martes juridike.
Pse?

3. Si ti ndihmoj personit A, që të lidh martes edhe pse nuk e ka zotësinë e plotë të veprimit?
Ndihmë për studentin: në rastin konkret, personi që nuk ka zotësi të veprimit, duhet të
paraqes një shkresë para (Gjykatës Themelore), tek e cila ka vendbanimin ose
vendqëndrimin!
Cila është shkresa të cilën duhet ta dorëzoj në Gjykatë në rastin konkret?
Ndihme për studentin: shkresa që duhet të perpilohet quhet PROPOZIM.

Suksese,

You might also like