You are on page 1of 1

RASTI – E Drejta Trashëgimore

Drita Gashi nga Peja dhe Driton Shala nga Peja, janë vella e motër dhe janë
trashëgimtar të rendit të parë ligjor, pas vdekjes së tani ndjerit Faik Shala. Drita
Gashi meqë jeton në Suedi, ka autorizuar vëllain e saj Driton Shala që në lëndën e
shqyrtimit të trashëgimisë T.nr 243/2021, të jep deklaratën e trashëgimisë me të
cilën heqë dorë nga trashëgimia në dobi të vëllait të saj Dritonit në pasurin e tani të
ndjerit Faik Shala nga Peja. Pas shqyrtimit të trashëgimisë së tani të ndjerit Faik,
Gjykata Themelore në Pejë, me aktvendimin e saj T.nr. 243/2021 të datës
27.04.2021 e shpall Driton Shalen si trashëgimtar të vetem i tani të ndjerit Faik dhe
atë në tërë trashëgiminë e trashëgimlënësit.
Drita Gashi pretendon se autorizimin me deklaratën e trashëgimisë e ka dhënë
në gjendje kur nuk ka qenë e vetëdijshme për veprimet e saja dhe se deklaratën e
ka dhënë nën lajthim dhe ka menduar se me autorizim do të jep deklaratën e
trashëgimisë, ku edhe ajo do të shpallet trashëgimtare. Drita kërkon anulimin e
deklaratës së trashëgimisë dhe të shpallet trashëgimtare në ½ të pasurisë së tani të
ndjerit Faik.
 Ju si gjyqtar si kishit veprua sipas padisë së paditëses Drita Gashi?
 Drita a ka drejtë të kërkoj anulimin e deklaratës së trashëgimisë së dhënë nga
vëllai i saj Driton në lëndën e trashëgimisë T.nr 243/2021, nëse deklarata e
trashëgimisë është dhënë nën lajthim dhe presion?
 Në këtë rast a ka konflikt interesi pasi që Drita deklaratën e trashëgimisë e
ka dhënë favor të tij?

You might also like