You are on page 1of 2

Për: GJYKATËN THEMELORE NË PRIZREN

Në procedurën jokontstimore

Nga: Propozuesi: A. H, nr. personal 1234516789, nga Prizreni

Kundërpropozues: K. A, nr. personal 1234567810, nga Prizreni;

Lënda: Propozim, jokontestimor


Për ndarjen e pasuris së përbashkët

Me konstatimin se unë si palë propozuese, kamë krijuar bashkësi faktike martesore me palën
kundërporpozuese dhe atë që nga viti 2018 e deri më sot datë 01.02.2020.

Provë: Çertefikata e kurorës

Pra thekësoj se kjo bashkësi martesore rezultoi me shuarje dhe atë me arsye se e ishte bërë jeta e
padurueshme mes ne dy bashkëshortëve.
Kështu ne sa ishim në jetesë të përbashkët dhe atë në periudhën prej një viti, bashkarisht kontribuam
dhe pothuajse të gjitha pagat e punës dhe të ardhurat e të dyja palëve i kemi bashkuar dhe kemi
investuar bashkarisht në shpenzimet familjare (shtëpie).

Me investimin e përbashkët, e nga fitimi i përbashkët ne kemi blerë një shtëpi në vlerë prej njëqnid
mij(100.000.oo)Euro, si dhe një banes me vlerë prej tridhjetë (30.000.oo) mij Euro, gjithashtu kemi
bler dhe një vetur me vlerë prej njëzetë mij (20.000) Euro, e të cilat i dëshmoj përmes faturave të
cilat i`a bashkangjes kërkesës.

Provë: - Kontrata e shitëbleries së shtësi, si dhe fleta poseduese tek e cila figurojm të dy si
pronar të përbashkët.
- Kontrata e Banesës si dhe fleta poseduese e saj.
- Kontrata dhe faturat e pagesës së veturës të blerë

Andaj, duke u bazuar te të dhanunat e lartëcekura në kërkesën e propozimit, Gjykatës Themelore të


Prizrenit, i propozoj që pas administrimit të provave dhe pas përfundimit të seances kryesore, ta
miratoj këtë:

AKTVENDIM

I. APROVOHET propozimi i propozuesit A. H, nr. personal 1234516789, nga Prizreni, ndaj


kundërpropozueses K. A, nr. personal 1234567810, nga Prizreni, e me të cilin vendim të ndahet
pasuria e përbashkët në mesë të palëve të lartëcekura dhe atë si në vijim:

- Shtëpia në vlerë prej njëqindë mij (100.000.oo) Euro ti takoj pales propozuese.
- Banesa në vlerë prej (30.000.oo) mij Euro ti takoj pales kundërporpozuese.
si dhe vetura në vlerë prej njëzetë mij (20.000) Euro ti takoj pales kundërporpozuese.
II. OBLIGOHET pala propozuese që kundërpropozueses ti paguaj shumën prej (50.000.oo)
mij Euro me qëllim të kompenzimit të vlerave të pasuris së përbashkët e cila ishte krijuar nga
bashkësia faktike e të dyja palëve me investim të përbashkët, dhe se e cila duhet ndahet
proporcionalisht mes tyre.
III. Shpenzimet e procedures bart pala propozuese.

Propozuesi:

_______________________

You might also like