You are on page 1of 9

REPUBLIKA E SHQIPERISE

DHOMA E NOTEREVE
Nr........................REP
TIRANE
Nr………… KOL

KONTRATË QIRAJE

E lidhur në Tiranë sot, ditën e , datë , ndërmjet palëve:

I. 1. L M, i biri i S dhe Z, lindur në 01.01.1990 në Korçë dhe banues në


Tiranë në adresën: Rruga “aaaaaa”, Nd.5, H.1, Ap.10, Njesia Bashkiake
Nr.4, Kodi Postar 1006, me numër personal H123456789B;
2. A.Z.
që në vijim të kësaj kontrate do të quhen QIRADHËNËS.

II. …………., që në vijim të kësaj kontrate do të quhet QIRAMARRËS.

Palët me marrëveshje, me vullnetin e tyre të lirë dhe në përputhje me


dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë

VENDOSËN

të lidhin këtë kontratë me kushtet e mëposhtme:

NENI 1
Objekti:

Objekt i kësaj kontrate është dhënia me qira e zyrës në pronësi të


qiradhënësit, pasuria me nr. 1/140 + 1–N41, zona kadastrale 8160 Tiranë, e
përbërë nga holli, dy zyra dhe një banjo që ndodhet në “Abdi Toptani”, kati i dytë
(zyra 23), sipas planimetrisë bashkëngjitur kësaj kontrate.

1
Pronësia e qiradhënësit provohet nga fotokopje e çertifikatës së pronësisë.
Qiradhënësi ka në mënyrë të plotë të drejtën e pronësisë, përfshirë këtu dhe të
drejtën e disponimit.

NENI 2
Të drejtat që kalojnë te qiramarrësi dhe destinacioni i objektit

Qiradhënësi i jep me qira në përdorim të përkohshëm qiramarrësit për sa


është afati i kësaj kontrate zyrën objekt i kësaj kontrate dhe qiramarrësi duhet ta
përdorë vetëm për këtë qëllim. Ndërrimi i destinacionit pa pëlqimin e qiradhënësit,
i jep të drejtën këtij të fundit të kërkojë zgjidhjen e kontratës. Në këtë rast
qiramarrësit i duhet të largohet nga zyra jo më shumë se 5 ditë pas njoftimit të
qiradhënësit dhe duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e tij deri në momentin e
largimit të tij si dhe të shpërblejë dëmin nëse ka patur të tillë. Në të kundërt, këto
detyrime do të përmbushen nga depozita e sigurisë. Në këtë rast qiramarrësi duhet
të paguajë si penalitet për zgjidhjen e kontratës para afatit për faj të tij edhe
shumën prej 1500 € (njëmijë e pesëqind euro), që, gjithashtu, mund të mbahet nga
depozita e sigurisë.
Qiramarrësit nuk i lejohet ta japë me nënqira të gjithë zyrën ose pjesë të
veçanta të saj pa pëlqimin me shkrim të qiradhënësit, në të kundërt kontrata e
nënqirasë do të jetë e pavlefshme dhe qiradhënësit i lind e drejta të kërkojë
zgjidhjen e kontratës së qirasë. Në këtë rast qiramarrësit i duhet të largohet nga
zyra jo më shumë se 5 ditë pas njoftimit të qiradhënësit dhe duhet të përmbushë të
gjitha detyrimet e tij deri në momentin e largimit të tij, në të kundërt këto detyrime
do të përmbushen nga depozita e sigurisë. Në këtë rast qiramarrësi duhet të paguajë
si penalitet edhe shumën prej 1500 € (njëmijë e pesëqind euro), që, gjithashtu,
mund të mbahet nga depozita e sigurisë.

NENI 3
Dorëzimi i sendit

Qiradhënësi merr përsipër ta dorëzojë objektin e kontratës të lirë nga cdo


pretendim i të tretëve që cënon të drejtën e qiramarrësit për të përdorur i qetë
objektin e kësaj kontrate për gjatë gjithë zgjatjes së afatit të kësaj kontrate.
Sendi dorëzohet në datën .........
Palët duhet të jenë prezent në vendndodhjen e sendit me qëllim realizimin e
dorëzimit të sendit, duke verifikuar njëkohësisht edhe gjendjen në të cilën
dorëzohet sendi.

NENI 4

2
Afati

Kontrata do të lidhet për një afat 2 vjeçar, me të drejtë përsëritje për shtyrje
të afatit edhe për 2 (dy) vite të tjera. Afati i kësaj kontarte fillon të llogaritet nga dt.
01.01.2022. Kontrata nuk mund të rinovohet në mënyrë të heshtur pas mbarimit të
afatit të kësaj kontrate.

NENI 5
Shpërblimi dhe mënyra e pagimit

Kontrata do të lidhet kundrejt shpërblimit bruto 700 € (shtatëqind euro) në


muaj që paguhet nga qiramarrësi. Nga kjo vlerë qirammarrësi zbret tatimin
përkatës për këtë kontratë qiraje dhe diferencën ia paguan qiradhënësit. Vlera e
mbajtur nga qiramarrësi si tatim në burim duhet të paguhet për çdo muaj nga
qiramarrësi në organet tatimore. Kopje e çdo mandati të pagesës të bërë për tatimin
në burim i niset me email qiradhënësit në adresën kaskaviqi@yahoo.com jo më
vonë se 15 ditë nga kryerja e pagesës.
Shpërblimi do të paguhet nga data 01 – 10 të çdo muaji konkret (psh për
Janarin nga 01-10 Janar) dhe në rast vonese duhet të paguhet një kamatë-vonesë
1% e pagesës mujore për çdo ditë vonesë. Shpërblimi do të paguhet nga
qiramarrësi në “OTP Bank” në llogarinë në emër të qiradhënësit, me Nr llog.
00002091157 (Euro), (IBAN: AL322131 1020 0000 0000 0209 1157).
Pas çdo pagese duhet t’i niset qiradhënësit një kopje e dokumentit që
konfirmon pagesën në adresën e-mail: lm@yahoo.com jo më vonë se data 15 e
muajit përkatës.

NENI 6
Pagesa të tjera

Qiramarrësi merr përsipër të paguajë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kjo


kontratë si dhe nga përdorimi i kësaj zyre.
Për bashkëjetesën në objekt ai duhet të paguajë pjesën e shpenzimeve të
përbashkëta që i përket kësaj zyre, objekt kontrate, shpenzime këto të llogaritura në
bazë të tabelave të të përmijëtave e të paraqitura çdo muaj nga administratori i
godinës, që në tabelë i korrespondojnë njësisë së specifikuar “Zyra nr 23”.
Janë në ngarkim të qiramarrësit edhe shpenzimet që i përkasin përdorimeve
si ngrohja dhe ajri i kondicionuar. Të gjitha këto shpenzime qiramarrësi duhet t’ia
paguajë direkt administrimit të ndërtesës në bazë të paraqitjes së faturimeve mujore
të konsumeve, nga data 05 – 15 e çdo muaji konkret dhe në rast vonese duhet të
paguhet një kamatë-vonesë 3 % e vlerës për çdo ditë vonesë.

3
Gjithashtu, qiramarrësi merr përsipër të paguajë edhe ato detyrime që
rrjedhin nga konsumi vetiak i tij, si faturat e energjisë elektrike e të ujit. Në rast
vonese duhet të paguhet një kamatë-vonesë 3 % e vlerës për çdo ditë vonesë.
Në të gjitha rastet e mësipërme, pas çdo pagese duhet t’i niset qiradhënësit
një kopje e dokumentit që konfirmon pagesën me e-mail jo më vonë se 5 ditë nga
kryerja e tyre.

NENI 7
Komunikmi i palëve në rast vështirësie në pagesa

Në qoftë se qiramarrësi do të ketë vështirësi në shlyerjen në afat të


detyrimeve monetare që përmban kjo kontratë ndaj qiradhënësit, ai, brenda afatit të
shlyerjes së detyrimit, duhet të njoftojë qiradhënësin për këtë dhe në marrëveshje
mes tyre mund ta shtyjnë afatin konkret për maksimumi 15 ditë. Miratimi nga
qiradhënësi i çdo shtyrje është e nevojshme të bëhet në formë shkresore.

NENI 8

Depozita e sigurisë

Qiramarrësi do të paguajë si depozitë sigurie për këtë kontratë shumën 2100


€, e barabartë me shumën e shpërblimit të tre muajve. Kjo shumë do të paguhet
ditën e lidhjes së kontratës dhe do të shërbejë për të siguruar qiradhënësin nga
humbjet e ndryshme që mund të pësojë nga kjo kontratë si pasojë e sjelljes jo të
rregullt të qiramarrësit. Pagesa do të bëhet nga qiramarrësi në “OTP Bank” në
llogarinë në emër të qiradhënësit, me Nr llog. 00002091157 (Euro), (IBAN:
AL322131 1020 0000 0000 0209 1157).
Shuma e paguar si depozitë sigurie do t’i kthehet qiramarrësit në përfundim
të kontratës pasi të jenë bërë zbritjet për të gjitha detyrimet e papërmbushura të
qiramarrësit (nëse do të ketë të tilla) apo të dëmeve që ai mund t’i ketë shkaktuar
objektit të kontratës. Kjo shumë nuk mund të kthehet nëse nuk është bërë dorëzimi
i objektit të kontratës.

Gjendja e objektit

NENI 9

Zyra – objekt kontrate jepet e mobiluar. Qiramarrësi do të kujdeset për


mirëmbajtjen e pajisjeve, të cilat do t’i dorëzojë së bashku me zyrën pas

4
përfundimit të kontratës, në të njëjtën gjendje që i ka marrë, duke marrë parasysh
konsumin normal të sendit.

NENI 10

Qiramarrësi duhet ta mirëmbajë zyrën objekt i kontratës dhe detyrohet të


bëjë me shpenzimet e veta ndreqjet e të gjitha dëmtimeve që mund të pësojë kjo
zyrë. Ai nuk mund të bëjë asnjë ndryshim, përmirësim apo rregullim pa miratimin
e qiradhënësit, në të kundërt për të lind përgjegjësia për ta shpërblyer qiradhënësin
për dëmet që i shkakton. Qiradhënësit i lind e drejta të kërkojë zgjidhjen e
kontratës nëse ndryshimet apo dëmtimet janë të konsiderueshme. Në këtë rast,
qiramarrësit i duhet të largohet nga zyra jo më shumë se 5 ditë pas njoftimit të
qiradhënësit dhe duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e tij deri në momentin e
largimit të tij, në të kundërt këto detyrime do të përmbushen nga depozita e
sigurisë. Në këtë rast qiramarrësi duhet të paguajë si penalitet për zgjidhjen e
kontratës para afatit për faj të tij edhe shumën prej 1500 € (njëmijë e pesëqind
euro), që mund të mbahet nga depozita e sigurisë.
Në përfundim të kontratës çdo ndryshim, modifikim apo përmirësim i
autorizuar mbetet në favor të qiradhënësit pa kundërshpërblim, kur ai nuk mund të
shkëputet nga objekti i kontratës pa e dëmtuar atë.

Raste të tjera të zgjidhjes së kontratës

NENI 11

Nëse qiramarrësi nuk do të tregohet korrekt në përmbushjen e detyrimeve që


rrjedhin nga kjo kontratë për dy muaj të njëpasnjëshëm ose sjellja e tij jokorrekte
do të përsëritet së paku 3 herë të veçuara qoftë dhe në aspekte të ndryshme të kësaj
kontrate, qiradhënësit i lind e drejta të kërkojë zgjidhjen e kësaj kontrate. Në këtë
rast qiramarrësit i duhet të largohet nga zyra jo më shumë se 5 ditë pas njoftimit të
qiradhënësit dhe duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e tij deri në momentin e
largimit të tij, në të kundërt këto detyrime do të përmbushen nga depozita e
sigurisë. Në këtë rast qiramarrësi duhet të paguajë si penalitet edhe shumën prej
1500 € (njëmijë e pesëqind euro), që gjithashtu mund të mbahet nga depozita e
sigurisë.

NENI 12

Nëse njëra nga palët kërkon zgjidhjen e kontratës para afatit, kjo palë duhet
të njoftojë me shkrim palën tjetër minimumi 60 ditë më parë. Në këtë rast pala që

5
do të kërkojë zgjidhjen e kontratës do të penalizohet me vlerën e një shpërblimi
mujor = 700 € (shtatëqind euro). Pra, nëse zgjidhja e kontratës do të kërkohet nga
qiramarrësi atij do t’i duhet t’i paguajë si penalitet qiradhënësit një muaj më shumë
qira se sa e ka përdorur zyrën (kjo shumë mund të mbahet nga depozita e sigurisë
nëse nuk paguhet vullnetarisht). Kur zgjidhja e kontratës do të kërkohet nga
qiradhënësi, qiramarrësi fiton të drejtën që të mos paguajë shpërblimin e muajit të
fundit që e ka përdorur zyrën.
Nga ky rregullim i bërë në këtë nen të kontratës përjashtohen rastet e
rregulluara në nenet 2, 10, 11 të kësaj kontrate.

NENI 13

1. Nëse afati i njoftimit i parashikuar në nenin 12 për të vënë në dijeni më


parë palën tjetër do të jetë më pak se 60 ditë, por jo më pak se 30 ditë, atëherë
shuma që kjo palë do të paguajë si penalitet do të jetë 1400 € (njëmijë e katërqind
euro).
2. Kur ky afat do të jetë më pak se 30 ditë, por jo më pak se 15 ditë, atëherë
shuma që kjo palë do të paguajë si penalitet do të jetë 1750 € (njëmijë e shtatëqind
e pesëdhjetë euro).
3. Nëse afati i lajmërimit të palës tjetër do të jetë më pak se 15 ditë, atëherë
penaliteti për palën kërkuese do të jetë 2100 € (dymijë e njëqind euro).
Këto shuma mund të mbahet nga depozita e sigurisë.

NENI 14
Kthimi i depozitës së sigurisë

Shuma e paguar si depozitë sigurie do të kthehet, me zbritjet që mund t’i


bëhen (nëse ka), jo me parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 60 ditë nga data e
përfundimit të kësaj kontrate, për t’i dhënë mundësi qiramarrësit për të përmbushur
vullnetarisht të gjitha detyrimet e tij. Nga kjo depozitë sigurie do të zbriten të gjitha
detyrimet e qiramarrësit që kanë lindur nga kjo kontratë (të përmendura apo jo
shprehimisht në këtë kontratë) dhe që nuk janë përmbushur prej tij deri në
momentin e kthimit të kësaj depozite. Kjo depozitë do të kthehet vetëm pasi të jetë
shmangur çdo mundësi dëmtimi e qiradhënësit nga sjelljet jokorrekte të
qiramarrësit.
Nëse detyrimet e papërmbushura të qiramarrësit, si dhe penalitetet e
ndryshme me të cilat ai mund të jetë ngarkuar gjatë kësaj kontrate nuk përmbushen
tërësisht nga depozita e sigurisë, atëherë qiramarrësi mbetet debitor ndaj
qiradhënësit për diferencën që nuk mbulon kjo depozitë. Ky detyrim duhet të

6
përmbushet jo më vonë se 70 ditë nga mbarimi i kontratës dhe në rast vonese
qiramarrësi detyrohet të paguajë 2 % të detyrimit për çdo ditë vonesë.

NENI 15
Kthimi i objektit të kontratës

Qiramarrësi merr përsipër të dorëzojë zyrën, objekt i kësaj kontrate ditën që


përfundon afati i kësaj kontrate ose, në rastet e zgjidhjes para afatit 2 vjeçar ditën
kur mbaron afati në varësi të kushtit zgjidhës konkret. Në rast vonese në dorëzim,
ai detyrohet të paguajë një penalitet prej 60 € për çdo ditë vonesë, veç detyrimeve
kontraktore deri në momentin e dorëzimit të sendit.
Qiramarrësi duhet ta lyejë zyrën përpara se ta dorëzojë. Në rast
mospërmbushje të këtij detyrimi qiramarrësi detyrohet t’i paguajë qiradhënësit
shumën 350 €, si vlerë e këtij deryrimi të papërmbushur. Kjo shumë mund të
mbahet nga depozita e sigurisë nëse qiramarrësi nuk e përmbush vullnetarisht këtë
detyrim.
Gjithashtu, ai duhet të bëjë çdo ndreqje të nevojshme, nëse ka pasur
dëmtime të zyrës objekt kontrate, me qëllim që ta kthejë atë në të njëjtën gjendje
që e ka marrë.

Detyrimet e palëve në përfundim të kontratës

NENI 16

Pas mbarimit të kësaj kontrate qiramarrësi duhet t’i njoftojë me shkrim


qiradhënësit adresën e re të tij, në të kundërt humbet të drejtën të kërkojë kthimin e
depozitës së sigurisë deri në njoftimin e kësaj adrese, edhe pse mund të kenë kaluar
më shumë se 60 ditë nga përfundimi i kësaj kontrate dhe qiradhënësi nuk
konsiderohet në vonesë në këtë rast, sepse është në vonesë qiramarrësi.

NENI 17

1. Qiradhënësi duhet t’i japë me shkrim të gjitha adresat e mundshme të


kontaktimit të tij qiramarrësit, në të kundërt mban përgjegjësi për pasojat që mund
të vijnë nga mungesa e kontaktimit për faj të tij dhe qiradhënësi në këtë rast është
në vonesë.
Adresat e qiradhënësit:
- Banesa: Rruga “aaaaaa”, Nd.5, H.1, Ap.10, Njesia Bashkiake Nr.4, Kodi
Postar 1006.
- Email: lm@yahoo.com

7
- Celulari: + 355682020250
Qiramarrësi duhet t’i japë me shkrim të gjitha adresat e mundëshme të
kontaktimit të tij qiradhënësit, në të kundërt mban përgjegjësi për pasojat që mund
të vijnë nga mungesa e kontaktimit për faj të tij. Në këtë situatë qiramarrësi është
në vonesë.

NENI 18
Përsëritja e kontratës

Nëse qiramarrësi kërkon që të lidhë përsëri kontratë qiraje pas përfundimit të


afatit, ai duhet të vërë në dijeni qiradhënësin jo më pak se 60 ditë para përfundimit
të afatit 2 vjeçar.

Detyrime të tjera

NENI 19

Qiramarrësi merr përsipër të respektojë rregulloren e bashkëpronësisë së


godinës, të cilën mund ta gjejë pranë administratorit të ndërtesës.

NENI 20

Janë në ngarkim të qiramarrësit çdo shpenzim i mundshëm për regjistrimin e


kësaj kontrate dhe të gjitha taksat që rrjedhin prej saj, si dhe çdo shpenzim tjetër i
mundshëm apo detyrim tjetër monetar që mund të lindë nga kjo kontratë.
Në mënyrë specifike, është në ngarkim të qiramarrësit pagesa e tatimit në
burim për kontratën e qirasë, në përputhje me nenin 5, paragrafi i parë të kësaj
kontrate.

Rregulla të fundit

NENI 21

Kjo kontratë, me marrëveshje të palëve, është hartuar jashtë zyrës noteriale.


Palët kanë vendosur ta nënshkruajnë në prani të noterit, i cili duhet të realizojë
vërtetimin e nënshkrimeve.
Kjo kontratë hartohet në gjuhën shqipe në 3 kopje të barasvlefshme, nga një
për secilën palë dhe një noteri.

NENI 22

8
Kësaj kontrate i bashkangjitet dhe është pjesë e saj: planimetria e zyrës dhe
kopje e çertifikatës së pronësisë.

NENI 23

Palët duhet të respektojnë detyrimet që rrjedhin për ta nga kjo kontratë deri
në përfundim të afatit të kësaj kontrate, në të kundërt për ta do të lindin pasojat që
parashikohen në këtë kontratë si dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë.

NENI 24

Për çdo problem palët duhet të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe të


mundohen t’i zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshjet e tyre dhe vetëm në
pamundësi për t’i zgjidhur me mirëkuptim, t’i drejtohen Gjykatës së Tiranës.

QIRADHËNËSI QIRAMARRËSI

Noter

You might also like