You are on page 1of 21

RASTET -

1.Shoqeria aksionare “Bleta” me seli ne Prizren ka lidhur kontraten e shitblerjes per 500kg
mjalte me vlere 5000 Euro, me Shoqerine aksionare “Pellumbi” ne Mitrovice.
Perkunder kalimit te te gjitha afateve per permbushjen e kontrates ne fjale rruge e vetme mbetet
qe kjo ceshtje te zgjidhet ne rruge gjyqesore per nje arsyeje se tashme vlera e cekur me lart eshte
bartur ne llogari te shitesit.

Perpilo padine per kete rast ne pajtim me


kompetencen gjyqesore?
Gjykata Themelore ne Prizren
Departamenti i Pergjithshem – Divizioni Civil

Baza juridike: Permbushje e kontrates


Vlera e kontestit: 5000 euro

Paditesi: Kompania “Pellumbi”


E paditur: Kompania “Bleta”

I. Me daten x paditesi dhe e paditura kane lidhur kontrate per shitblerjen e 500 kg mjalte me
vlere 5000 euro.
Prove: Kontrata nr.x e date x

II. Duke u bazuar ne kete kontrate palet ishin dakorduar qe paditesi si pale kontraktuese te beje
transferimin e parave ne llogarine e te paditures menjeher pas lidhjes se kontrates, ndersa e
paditura do te bente trasportimin e mjaltes me se largu brenda 7 diteve.
Prove: 1.Fletetransferibankar nr. x dt.x
III. Mirepo e paditura nuk kishte permbushur obligimin e saj. Paditesi ju kishte drejtuar me nje
kerkese permes email-it, ndersa e paditura kishte kerkuar edhe 3 dite shtese per dergimin e
mjaltes por qe nje gje te tille prap nuk e kishte bere.

Prove:1. Emaili I dt.x


Paditesi i propozon gjykates qe pas administrimit te provave te marre kete:

AKTGJYKIM

1. Detyrohet e paditura Kompania “Bleta” qe ne emer te kontrates se shitblerjes nr.x te beje


transportimin deri te Kompania “Pellumbi” te 500 kg mjalte, ose te beje kthimin e 5000
euro te paguara.

2. Te gjitha keto brenda 15 ditesh pas marrjes se formes se prere te ketij aktgjykimi, nen
kercenim te permbarimit te dhunshem.

2.Shoqeria aksionare “Gruri” me seli ne Gjilan ka lidhur kontraten e shitblerjes per 50 ton miell
ne vlere 5.000 euro, me Shoqerine aksionare “Pellumbi” ne Peje.

Perkunder kalimit te gjitha afateve per permbushjen e kontrates ne fjale shitesi nuk ka derguar
mallin e kontraktuar dhe rruge e vetme mbetet qe kjo ceshtje te zgjidhet ne rruge gjyqesore per
arsyejet se tash me vlera e cekur me larte eshte bartur ne llogari te shitesit permes transaksionit
bankar.

Perpiloni padine per kete rast?

Gjykata Themelore ne Gjilan


Departamenti i Pergjithshem – Divizioni Civil
Baza juridike: Permbushje e kontrates
Vlera e kontestit: 5000 euro

Paditesi: Kompania “Pellumbi”


E paditur: Kompania “Gruri”

I. Me daten x paditesi dhe e paditura kane lidhur kontrate per shitblerjen e 50 ton miell me
cmimin 5000 euro.
Prove: Kontrata nr.x e date x

II. Duke u bazuar ne kete kontrate palet ishin dakorduar qe paditesi si pale kontraktuese te beje
transferimin e parave ne llogarine e te paditures menjeher pas lidhjes se kontrates, ndersa e
paditura do te bente trasportimin e miellit me se largu brenda 7 diteve.
Prove: 1.Fletetransferibankar nr. x dt.x

III. Mirepo e paditura nuk kishte permbushur obligimin e saj. Paditesi ju kishte drejtuar me nje
kerkese permes email-it, ndersa e paditura kishte kerkuar edhe 3 dite shtese per dergimin e
miellit por qe nje gje te tille prap nuk e kishte bere.

Prove:1. Emaili I dt.x

Paditesi i propozon gjykates qe pas administrimit te provave te marre kete:

AKTGJYKIM

1. Detyrohet e paditura:Kompania “Gruri” qe ne emer te kontrates se shitblerjes nr.x te beje


transportimin deri te paditesi te 50 ton miell, ose te beje kthimin e 5000 euro te paguara.

2. Te gjitha keto brenda 15 ditesh pas marrjes se formes se prere te ketij aktgjykimi, nen
kercenim te permbarimit te dhunshem.
3.Shoqeria aksionare “A” me seli ne Gjilan ne cilesi te shitesit ka lidhur kontrate te shitblerjes
me Shoqerin aksionare “B” me seli ne Prizren ne cilesi te blersit.

Lende e kontrates ne mes te paleve kontraktuese jane 100 radiator te madhesise 1.60mX0.60m ne
vlere 10.000 euro. Blersi shumen 10.000 euro e ka permbushur ne afatin kontraktual permes
transaksionit bankar, ndersa shitesi ka deshtuar ne dergimin e mallit sipas kushteve te parapara
ne kontrate.

Perkunder perpjekjeve qe ne rruge jashtegjyqesore te zgjidhet kjo mosmarreveshje, nje gje e tille
ka qene e pamundur, prandaj mbetet rruge e vetme qe te ngritet padia per zgjidhje te kontestit ne
rruge gjyqesore.

DETYRA: Formuloni padine per rastin konkret.

Gjykata Themelore ne Gjilan


Departamenti i Pergjithshem – Divizioni Civil

Baza juridike: Permbushje e kontrates


Vlera e kontestit: 10.000 euro

Paditesi: Kompania “B”


E paditur: Kompania “A”

I. Me daten x paditesi dhe e paditura kane lidhur kontrate per shitblerjen e 100 radiatoreve te
madhesise 1.60Mx0.60m me cmimin 10.000 euro.
Prove: Kontrata nr.x e date x
II. Duke u bazuar ne kete kontrate palet ishin dakorduar qe paditesi si pale kontraktuese te beje
transferimin e parave ne llogarine e te paditures menjeher pas lidhjes se kontrates, ndersa e
paditura do te bente trasportimin e 100 radiator te madhesise 1.60Mx0.60m euro me se largu
brenda 7 diteve.
Prove: 1.Fletetransferibankar nr. x dt.x

III. Mirepo e paditura nuk kishte permbushur obligimin e saj. Paditesi ju kishte drejtuar me nje
kerkese permes email-it, ndersa e paditura kishte kerkuar edhe 3 dite shtese per dergimin e 100
radiator te madhesise 1.60Mx0.60m por qe nje gje te tille prap nuk e kishte bere.
Prove:1. Emaili I dt.x

Paditesi i propozon gjykates qe pas administrimit te provave te marre kete:

AKTGJYKIM

1. Detyrohet e paditura Kompania “B” qe ne emer te kontrates se shitblerjes nr.x te beje


transportimin deri te paditesi te 100 radiatoreve te madhesise 1.60Mx0.60m ose te beje
kthimin e 10000 euro te paguara.

2. Te gjitha keto brenda 15 ditesh pas marrjes se formes se prere te ketij aktgjykimi, nen
kercenim te permbarimit te dhunshem.

4.Njomza, me vendbanim ne Skenderaj, me automjetin e saj mori rrugen per ne Tirane. Me te


hyre ne qytetin e Suharekes, e njejta peson aksident me crast krahas lendimeve te saj, nje
bashkeudhtare i saj peson vdekje.
Bashkeudhtari me emer Driton, kishte vendbanimin ne Gjilan. Familjaret e Dritonit jane te
interesuar qe te parashtrojne padi per kompenzim demi, por jane ne dileme se ciles gjykate duhet
drejtuar.

Detyre:Formuloni padine per rastin e mesiperm duke u bazuar ne dispozitat e LPK-se.


Gjykata Themelore ne Prizren – Dega ne Suhareke
Departamenti i Pergjithshem – Divizioni Civil

Baza juridike: Kompenzim demi


Vlera fillestare e kontestit: X

Paditesit: Familjaret e Dritonit


E paditur: Njomza

I.Me daten 11.02.2017, ora 13:00, ne qytetin e Suharekes perderisa e paditura ka qene duke
drejtuar makinen e tipit x me targa x, duke mos ju permbajtur rregullave te komunikacionit, nga
pakujdesia, me nje shpejtesi te rritur e te pa pershtatur me kushtet e rruges, ka goditur me pjesen
e perparme automjetin tjeter duke shkaktuar edhe vdekjen e bashkeudhetarit te saj e tashme te
ndjerit Driton, ku edhe eshte shpallur fajtore.
Prove: Aktgjykimi P.nr.X, i dt.X

II. Nga ky aksident pervec demeve materiale, per shkak te lendimeve te marra ka humbur jeten
edhe familjari i paditesve, Dritoni nga Gjilani, me c’rast paditesve si familjar u jane shkaktuar
dhimbje te medha shpirtrore.
Prove:
1.Raporti i Oficerit Policor i dt.x
2. Raporti mjeksor i QKUK
3. Deshmia e vdekjes

III. Gjate jetes se tij i ndjeri kishte jetuar ne nje shtepi me paditesit si dhe ishte mbajtesi kryesor I
familjes si i punesuar ne ndermarrjen “Koral”, me te cilen kishte kontrate te perhershme dhe
mbane familjen me pagen prej 500 euro.
Prove:
1.Certifikata e bashkesise familjare
2.Kontrata e punes me nr.x e dt.x
3. Pasqyra e trustit pensional

IV. Familjaret e Dritonit e rezervojne te drejten per precizimin e padise sa I perket vellimit te saj
pas marrjes se mendimit te eskperteve te fushes.

Ne emer te kompenzimit te demit jo material per humbjen e anetarit te familjes dhe fitimit te
humbur ne forme te rentes jetesore i propozojme gjykates qe pas administrimit te provave te
marre kete:

AKTGJYKIM

1.Detyrohet e paditura Njomza qe ne emer te kompenzimit te demit jo material-shpirtror per


humbjen e anetarit te familjes, paditesve te ua paguaj shumen prej X si dhe ne emer te rentes
jetesore per te ardhurat te cilat I ndjeri do ti siguronte per paditesit si mbajtes i familjes shumen
prej X.

2.Te gjitha keto brenda 15 ditesh pas marrjes se formes se prere te ketij aktgjykimi, nen
kercenim te permbarimit te dhunshem.

5.Blerta ka paditur Bujarin per demshperblim ashtu qe gjykata pas pranimit te padise i ka derguar
te paditurit padine per pergjigje ne padi.

Gjykata pas pranimit te pergjigjes ne padi ka verejtur se i padituri e ka kontestuar padine dhe
kerkesepadine e paditesit si te pabazuar, mirepo nuk ka prezantuar fakte per ti mbeshtetur
konstatimet e tij dhe provat per ti vertetuar faktet eventuale.

DETYRA: Formuloni vendimin perkates te cilin gjykata duhet te marre ne kete rast.
C.nr.30/234

GJYKATA THEMELORE NË FERIZAJ-Departamenti i Përgjithshëm, me gjyqtarin X, në


çështjen juridike kontestimore të paditësit Blerta, kundër të paditurit Bujarit, lidhur me çështjen e
demshperblimit, gjatë përgatitjes se seancës për shqyrtim përgatitor-kryesor, me dt X, mori këtë:

AKTVENDIM

Të paditurit Bujarit, i KTHEHET në korrigjim dhe plotësim përgjigja në padi e dt.X, në afat prej
3 ditësh, nga dita e marrjes se këtij aktvendimi, në drejtim të rregullimit të përmbajtjes së
përgjigjes në padi në pajtim me neni 396 të LPK-së.

Arsyetim

Gjykata me rastin e përgatitjes së shqyrtimit kryesor të çështjes, pas marrjes së përgjigjes në padi
nga i padituri Bujari, ka vërejtur se e paditura Blerta ka kontestuar padinë dhe kërkesëpadinë e
paditësit si të pabazuar mirëpo nuk ka prezantuar fakte për t’i mbështetur konstatimet e saj dhe
prova për t’i vërtetuar faktet eventuale. Gjykata vlerëson se përgjigja në padi si e tille është në
kundërshtim me nenin 396 të LPK-së, që e rregullon atë se çka duhet të përmbajë përgjigja në
padi. Nga këto arsye gjykata në pajtim me dispozitat e nenit 102 të LPK-së vendosi si në
dispozitiv të këtij aktvendimi.

GJYKATA THEMELORE NË FERIZAJ-Departamenti i Përgjithshëm

C.nr.30/234, dt.xxx Gjyqtari

UDHEZIM JURIDIK: Kundër këtij aktvendimi nuk është e lejuar ankesa


6.Personi F nga komuna e Prizrenit dhe personi H po ashtu nga komuna e Prizrenit, kishn nje
kontest pronesor. Personi F si pale paditese paraqet padi ne Gjykaten Themelore ne Prizren (me
tej Gjykata) kunder te paditurit H me qellim te vertetimit te drejtes se pronesise. Gjykata pas
mbajtjes se shqyrtimit kryesor kishte dhene Aktgjykim C.nr.18/6, date 20.02.2018, me te cilin
kishte refuzuar si te pa bazuar kerkesepadine e paditesit. Andaj, personi F, pretendon se Gjykata
ka dhene aktgjykim jo te drejte, dhe me date 20.03.2018 paraqet ankese kunder aktgjykimit.
Gjykata pas shqyrtimit paraprak te ankeses se pales paditese F, gjen se ankesa e bere kunder
aktgjykimit te lartcekur eshte paraqitur pas afatit te lene ligjor per ankim.

Detyre: Ju ne cilesine e gjyqtarit, perpiloni/hartoni vendimin perkates?

Ac.nr.12/321

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS, në kolegjin e përbërë prej tre gjyqtarëve Jon Kajtazi,
kryetar i kolegjit dhe Riadi e Endriti anëtarë të kolegjit, në çështjen juridike të paditësit Personit
“F” nga Komuna e Prizrenit, kundër të paditurit Personi “H” për shkak të vertetimit te se drejtes
se pronesise, duke vendosur sipas ankesës të paditësit të ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës
Themelore në Prishtinë, C.nr.21.243 të dates 12.11.2019 , në seancën e kolegjit të mbajtur me
datë 10.02.2010, mori këtë:

AKTVENDIM

HUDHET ankesa e paditësit, si e PASAFATSHME

Arsyetim

Paditesi Personi “F” nga Komuna e Prizrenit prane kesaj gjykate ka parashtruar padi kunder te
paditurit personi “H” per shkak te vertetimit te se drejtes se pronesise.
Gjykata pas mbajtjes se shqyrtimit kryesor ku kishte shqyrtuar me kujdes te gjitha shkresat e
lendet kishte dhene Aktgjykim C.nr.18/6, date 20.02.2018, me te cilin kishte refuzuar si te pa
bazuar kerkesepadine e paditesit.

Ne seancen e rradhes te mbajtur me date 20.03.2018, personi “F” pretendon se gjykata ka dhene
aktgjykim jo te drejte dhe paraqet ankese kunder aktgjykimit C.nr18/6.

Gjykata pas shqyrtimit te kesaj ankese te pales paditese personit “F” gjen se ankesa e bere
kunder aktgjykimit te lartcekur eshte paraqitur pas afatit te lene ligjor per ankim sepse pala
paditese ka te drejte ankese vetem ne afatin prej 15 diteve.

Ne baze te te cekurave dhe duke e marre per baze se afati per ankese eshte afat prekluziv Gjykata
e Apelit vendosi si ne dispozitiv te ketij aktvendimi.

GJYKATA E APELIT E KOSOVES Ac.nr.xxxxx te dates xxxxxx

7.Veton GASHI eshte avokat i licensuar nga OAK i cili ne kontestin per demshperblim e
perfaqeson sipas autorizimit klienten e tij Vera KELMENDI ne cilesi te paditeses ne Gjykaten
Themelore ne Prishtine.

Avokati per shkaqe subjektive dhe objektive vendos qe tash e tutje te mos e perfaqesoj Veren ne
kontestin perkates.

Ne cilesi te avokatit perpiloni shkresen perkatese ne menyre qe te njoftohet gjykata per


kete rrethane te re te krijuar perkitazi me kete ceshtje juridike kontestimore.

C.nr. 26/19

Gjykatës Themelore në Prishtine


Paditësi: Vera Kelmendi nga Prishtina, rr.”Isa Boletini” nr.26, të cilin e përfaqëson i autorizuari
i tij av. Veton Gashi nga Prishtina.

I padituri: _____________ nga Gjilani, rr.” Zahir Pajaziti” nr.___. ?????

Objekt i kontestit: Demshperblim

Parashtresë e të autorizuarit të paditësit

Përmes kësaj parashtrese e informoj gjykatën se e denoncoj autorizimin të cilin ma ka dhënë


paditësja Vera Kelmendi në këtë çështje kontestimore. Përndryshe gjykatën e informoj se në
lidhje me këtë denoncim të autorizimit, personalisht e kam informuar paditësin (autorizim-
dhënësin), ndërsa kërkoj nga gjykata që për këtë ta informojë edhe palën e paditur.

Prishtine, I autorizuari i paditesit

Dt. 11,02.2017 Av. Veton Gashi

8.Shpresa eshte poseduese e prones, ngastres kadastrale e cila figuron ne pronesi shoqerore, te
komunes se Prizrenit. Petriti ka paraqitur padi per vertetimin e pronesise ndaj Shpreses.

Palet ne procedure kane propozuar pajtim gjyqesor ashtu qe e paditura, Shpresa t’ia jep 50.000
euro pales paditese, Petrit, me qellim te zgjidhjes se kontestit.

Cili eshte vendimi gjyqesor qe duhet ndermarr ne kete rast.


Cnr.90/18

Date 22.08.208

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË-Departamenti i Përgjithshëm, me gjyqtarin X, me


procesmbajtësen X, në kontestin e paditësit Petriti nga Prizreni, rr. “Milan Shuflaj” nr.___, të
cilin e përfaqëson e autorizuara e tij av.Halil Halili nga Prishtina, kundër të paditurit Shpresa nga
Prishtina, rr.”Ismail Qemali” nr.____, të cilin e përfaqëson i autorizuari i tij av. Omer Latifi nga
Prizreni, për shkak të vërtetimit të së drejtës së pronësisë, vlera e kontestit 50.000 Euro, në
seancën e datës ___________, mori këtë:

AKTVENDIM

REFUZOHET propozimi i paditesit dhe i te paditures permes te cilit kane kerkuar nga gjykata qe
ta aprovoje pajtimin gjyqesor me permbajtje si ne vijim:

Arsyetim

Paditesi, Petriti, ka parashtruar padi kunder te paditures Shpresa, nga Prizreni, per shkak te
vertetimit te se drejtes se pronesise.

Ne seancen e dates 18.08.2014, palet ndergjyqese permes te autorizuarve te tyre, e kane njoftuar
gjykaten se ne mes tyre kane arritur pajtim sikurse ne dispozitiv te ketij aktvendimi, andaj edhe i
jane drejtuar gjykates me propozimin qe kete pajtim te tyre gjykata ta miratoje si te bazuar.
Duke vendosur sipas ketij propozimi te te autorizuarve te paleve ndergjyqese, gjykata ka
shqyrtuar me kujdes propozimin e lartcekur per pajtim gjyqesor, si dhe shkresat e tjera te lendes,
duke gjetur se propozimi per miratimin e pajtimit te lartcekur, eshte i pabazuar.
Ne fakt me shikim ne shkresat e lendes gjykata ka konstatuar se ngastra kadastrale e cila eshte
objekt i ketij kontesti, evidentohet me emer te Komunes se Prizrenit si prone shoqerore, e jo ne
emer te paditesit. Andaj duke qene se kjo ngaster nuk evidentohet ne emer te paditesit, del
perfundim se ky i fundit nuk mund te disponoje me te, sepse e njejta nuk eshte prone e tij por
prone e personit te trete.

Nga sa u tha me larte vendoset si ne dispozitiv te ketij aktvendimi.

KESHILLE JURIDIKE: Kunder ketij aktvendimi pala e pakenaqur ka te drejte ankese ne afat
prej 15 diteve pas dites se pranimit te njejtit, Gjykates se Apelit, nepermjet kesaj gjykate.

9.Ne seancen gjyqesore te dates 11.01.2017, paditesi i kishte propozuar gjykates marrjen e
proves permes ekspertizes financiare e cila gje ishte aprovuar nga ana e gjykates, ne seancen e
radhes i padituri pasi qe nuk ishte pajtuar me mendimin e ekspertit financiar i njejti i propozon
gjykates marrjen e proves permes superekspertizes.

Si do te veproj gjyqtari i ceshtjes lidhur me kete?

(Doracaku fq.247ja pershtate detyres edhe vec ja bon qaty superekspertize edhe bon tre
emra te eksperteve jo vec njo)

C.nr. 23/345

GJYKATA THEMELORE NË FERIZAJ-Departamenti i Përgjithshëm, me gjyqtarin Jon


Kajtazi, duke vendosur në çështjen juridike kontestimore të paditësit Mirjeta, të cilin e
përfaqëson Elvira, avokate nga Prishtina, kundër të paditurës Nazmije, të cilën e përfaqëson me
autorizim Xheneta, për kompensim dëmi, jashtë seance, me date 12.02.2018, merr këtë:

AKTVENDIM
I. CAKTOHEN si ekspert gjyqësor financiar: ecc. dipl.Jon Kajtazi, Riad Feka dhe Hysni Hysniu.

II. Ekspertet duhet ta llogarisin lartësinë e rentës se paditësit për kohen e kaluar kontestuese nga
dt. 20.02.2019 e deri me dt. 20.09.2019, si fitim i humbur, si dhe lartësinë e rentës mujore që do
t’i takonte paditësit në të ardhmen e nga dt. 20.11.2019 e tutje.

III. Lartësia e shpenzimeve për ekspertizë caktohet në shumen prej 800€, të cilën shumë paditësi
është i detyruar ta deponojë në xhirollogarinë e eksperteve në afat prej 7 ditësh nga dita e marrjes
së ekspertizës së hartuar nga ekspertet.

IV. Ekspertet konstatimet dhe mendimet e tyre në formë të shkruar duhet t`ia dorëzojne kësaj
gjykate në afat më së largu pas 7 ditësh, nga marrja e këtij aktvendimi, në kopje të mjaftueshme
për gjykatën dhe palët.

Arsyetim

I autorizuari i paditësit Elvira në seancën përgatitore të datës 11.01.2017 i ka propozuar gjykatës


që në këtë çështje të bëhet nxjerrja e provës me ekspertizë dhe të caktohen ekspertet financiar me
qëllim të llogaritjes së rentës për paditësin. Gjykata në këtë seancë, duke u bazuar në nenet 356
dhe 361 të LPK-së , ka aprovuar propozimin e të autorizuarit të paditësit pasi që ka vlerësuar se
për vendosjen meritore të çështjes konkrete juridike është i domosdoshëm mendimi profesional i
eksperteve te përmendur.

Nga sa u tha më lartë gjykata vendosi si në dispozitiv të këtij aktvendimi.

GJYKATA THEMELORE NË FERIZAJ-Departamenti i Përgjithshëm C.nr. _____________,


dt.______________

G
jyqtari

UDHËZIM JURIDIK: Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë.


10.Agroni me padi i eshte drejtuar gjykates kompetente duke kerkuar nga e njejta anulimin e
kontrates per dhuraten dhe kthimin e paluajtshmerise ne posedim, kunder pales se paditur
perkatesisht Komuna e Prishtines.

Gjate seances pergatitore te mbajtur me 27.12.2017, i autorizuari i paditesit e njofton gjykaten se


paditesi ka vdekur dhe te njejtes i dorezon Certifikaten e vdekjes me nr.rend.163 te dates
03.11.2017, te leshuar nga Komuna e Prishtines.

DETYRA: Formuloni vendimin perkates lidhur me kete situate juridike ne rolin e


gjyqtarit te ceshtjes.

(Doracaku fq.272)

C.nr.21/345

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË-Departamenti i Përgjithshëm, me gjyqtarin Jon


Kajtazi, me procesmbajtësen Dafina Kajtazi, në çështjen juridike kontestimore të paditësit Agron
nga Prishtina, të cilin e përfaqëson i autorizuari i tij av. Hysni Klinaku nga Prishtina, kundër të
paditurit Komuna e Prishtines, e përfaqësuar nga Avokati Publik Komunal Leke Dugagjini, për
shkak të anulimit të kontratës mbi dhuratën dhe kthimit të paluajtshmërisë në posedim, me datën
12.12.2019, mori ketë:

AKTVENDIM

Procedura në këtë çështje juridike kontestimore NDËRPRITET për shkak të vdekjes se paditësit
Agron ish nga Prishtina. Procedura e ndërprerë do të vazhdojë kur trashëgimtarët e paditësit e
marrin përsipër procedurën, apo kur të njëjtit i thërret gjykata që ta bëjnë këtë me propozimin e
palës kundërshtare.

Arsyetim

Paditësi Agron, nga Prishtina të cilin e përfaqëson i autorizuari i tij av. Hysni Klinaku nga
Prishtina, pranë kësaj gjykate ka parashtruar padi kundër të paditurit Komuna e Prishtinës, e
përfaqësuar nga Avokati Publik Komunal Leku Dugagjini, për shkak të anulimit të kontratës mbi
dhuratën dhe kthimit të paluajtshmërisë në posedim.

Gjatë seancës përgatitore të mbajtur me datën 30.03.2012, i autorizuari i paditësit, av.Hysni


Klinaku nga Prishtina, e ka informuar gjykatën me faktin e vdekjes për paditësin Agron ish nga
Prishtina, për çka edhe ia ka dorëzuar gjykatës një certifikatë vdekjeje me nr. Rendor 163 të
datës .03.11.2017, të lëshuar nga Komuna e Prishtinës.

Andaj duke marrë parasysh të lartcekurat, gjykata vendosi si në dispozitiv të këtij aktvendimi, e
konform nenit 277 pika (a) të Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK).

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË-Departamenti i Përgjithshëm

C.nr.21/345, datë ______________ Gjyqtari

KËSHILLË JURIDIKE: Kundër këtij aktvendimi është lejuar ankesa në afat prej 15 ditëve, pas
majës të njëjtit, Gjykatës së Apelit, nëpërmjet të kësaj gjykate.

11.Personi A nga Vushtrria kishte marre nje hua ne shumen prej 55.500 euro nga personi B nga
Prizreni per nje investim ne nje toke bujqesore.

Meqe investimi kishte deshtuar teresisht, ai nuk ishte me ne gjendje te kthente huan. Personi B
deshironte te arrije tek “parate e tij” dhe vjen te ju si avokat dhe kerkon ndihme prej jush.
Ai kerkon prej jush qe urgjentisht te ndermerrni hapa konkret ne rruge gjyqesore.

Cka do te ndermerrni ju konkretisht?

(Prap padi detyrimi, pak a shume formen pe dini qysh bohet, vec te provat psh nese kem kontrate
te huase e bojme kontraten e nese skem te provat munem me bo naj deshmitar qe u kon prezent
kur ja kem dhone paret edhe me kerku me ja kthy ne kerkesepadi)
Gjykata Themelore ne Vushtrri
Departamenti i Pergjithshem – Divizioni Civil

Baza Juridike: Kthimi i borxhit

Vlera e kontestit:55.500 euro

Paditesi: Personi “B”

I padituri: Personi “A”

I.Me daten 20.01.2020 Personi “A” nga Vushtrria kishte marre nje hua ne shumen prej 55.500
euro nga Personi “B” nga Prizreni per nje investim ne nje toke bujqesore.
Paditesi ne pranine e nje te njohuri i jep hua te paditurit pa kamate me qellim te investimit ne nje
toke bujqesore ne shume prej 55.500 euro.

Prove: Degjimi i deshmitarit

II.Edhe pse kthimi i te hollave nuk eshte bere paditesi dhe i padituri me ane te letres se derguar
me shkrim jane marre vesh qe parate e huazuara t’i kthej me se voni gjer me date 20.01.2021.

Prove:Letra origjinale e paditesit derguar te paditurit me date 20.10.2020

III.Meqenese ka skaduar afati i dates 20.01.2021 e i padituri nuk e ka kthyer borxhin dhe i
shmanget takimit me paditesin refuzon te bisedoje lidhur me te ne telefon, paditesi eshte i
shtrenguar ta paraqese kete padi dhe propozon te caktohet shqyrtimi kryesor ne te cilin do te
paraqiteshin faktet dhe provat dhe kerkon te nxirret ky:

AKTGJYKIM
I padituri detyrohet qe paditesit t’ia ktheje-paguaj shumen prej 55.500 euro te marra hua me
kamate prej 8,5 % duke filluar nga data e paraqitjes se padise, te kompenzoj shpenzimet e
kontestit ne afat prej 15 diteve pas plotefuqishmerise se aktgjykimit me kercenim te ekzekutimit
me dhune.

12.Drita me padi i eshte drejtuar gjykates kompetente duke kerkuar nga e njejta qe te vertetohet e
drejta e autorit, kunder pales se paditur perkatesisht Blertes.

Ne nderkohe vajza e Blertes, Mirushja permes parashtreses e njofton gjykaten se nena e saj ka
vdekur, fakt ky i provuar ne baze te Certifikates se vdekjes me nr.rend.158 te dates 03.11.2017,
te leshuar nga Komuna e Prishtines.

DETYRA: Formuloni vendimin perkates lidhur me kete situate juridike ne rolin e


gjyqtarit te ceshtjes.

CE.nr.20/231

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË – DEPARTAMENTI PËR ÇËSHTJE


EKONOMIKE, me gjyqtarin X, me procesmbajtësen X në kontestin e paditësit Drita nga
Prishtina, rr. “Hoxhë Kadri Prishtina” nr…., kundër të paditurit Blerta nga Prishtina rr. “Zahir
Pajaziti” nr.___, për shkak të vërtetimit të së drejtës së autorit, me datën X, mori këtë:

AKTVENDIM

Procedura në këtë çështje juridike PUSHON për shkak të vdekjes së të paditurit Blerta, ish nga
Prishtina.

Arsyetim

Paditësi Drita nga Prishtina, rr. “Hoxhë Kadri Prishtina” nr.___, pranë kësaj gjykate ka
parashtruar padinë, kundër të paditurit Blerta nga Prishtina rr. “Zahir Pajaziti” nr.___, për shkak
të vërtetimit të së drejtës së autorit.

Përmes parashtresës së datës 03.11.2017, të parashtruar nga ana e vajzes të të paditures,


Mirushes, gjykata ka konstatuar se e paditura Blerta, ka ndërruar jetë më 17.12.2013, fakt ky i
provuar në bazë të certifikatës së vdekjes me nr. Rendor 158, të datës 03.11.2017, të lëshuar nga
Komuna e Prishtinës.

Andaj duke marrë parasysh të lartcekurat, gjykata vendosi si në dispozitiv të këtij aktvendimi, e
konform nenit 282.1 të Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK).

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË – DEPARTAMENTI PËR ÇËSHTJE


EKONOMIKE

CE.nr.20/231, datë 20/12.2017 Gjyqtari

KËSHILLË JURIDIKE: Kundër këtij aktvendimi është lejuar ankesa në afat prej 15 ditëve, pas
marrjes të njëjtit, Gjykatës së Apelit, nëpërmjet të kësaj gjykate.
13.Palet kane arritur pajtim jashtegjyqesor ashtu qe i padituri ia ka dhene 10.000 euro pales
paditese, per kontestin e caktuar.

Pas 3 muajsh te afermit e pales paditese, i kane thene se nese do te shkonte ne procedure
gjyqesore do te merrte diku rreth 30 000 eurove, dhe se i njejti ishte mashtruar.

Si duhet te veprohet ne kete rast!

Duhet me inicu procedure me padi nga fillimi, padia varet prej rastit qfare paraqitet me detajisht
ne detyre sepse pajtimi jashtegjyqesor nuk vlene ne procedure gjyqesore vec ndermjet paleve
edhe mundet me fillu prap proceduren edhe pse kane lidhe pajtim jashtegjyqesor njehere. (Vec
me qit tekst nuk po muj me kuptu ma shume se cka ka lype Rrusta…)

14.Kryqi i Kuq i Kosoves pretendon se i takon e drejta qe sipas Ligjit perkates te ….. kompanit
e sigurimeve te kontribojn ne fondin e Kryqit te Kuq me 1% te primit neto nga ….. policave te
sigurimit nga autopergjegjesia.

Formuloni padine per nje rast te tille?

(Duhet me formulu padi detyrimi psh si te rasti I pare me dorezimin e mjaltes mirepo ktu ne baze
te ligjit edhe te dhenave ma shume qe jepen ne detyre se nuk paska shume informata per me
formulu padine, nese detyrohet me ligj I takon pra me padi detyrimi e inicon procedure dmth
forma e njejte vec ja pershtate tesktin detyres konkrete)

You might also like