You are on page 1of 3

GJYKATËS KOMUNALE NË SUHAREKË

PADITËSI: Halit Elshani nga Suhareka Rr. xxxxx nr. xx, të cilin e
përfaqson xxxxxxxxxxxxx,

I PADITURI: xxxxxxx Zyrapi nga Suhareka Rr. nr.xx, tani me


vendbanim të panjohur,

P A D I
me

PROPOZIM PËR LËSHIMIN E MASËS SË PËRKOHSHME

për kompensim dëmi:vlera: 1500 €

Paditësi është pronarë i paluajtshmërisë e cila evidentohet si


ngastër katastrale nr.xxxx me banesë në sipërfaqe prej 60 m² të evidentuar në
fletën poseduese nr. 4027 ZK Suharekë. Këtë palujtëshmëri Paditësi e ka
blerë me datën xx.xx.2008 dhe që nga ajo kohë është pronar i kësaj banese
dhe jeton në të së bashku me familjen e tij.

Provë: Kontrata e shitblerjes me të cilën


vërtetohet se pronari e ka blerë banesën.

Mirëpo, me të hyrë në banës dhe gjatë shfrytëzimit të saj


(qëndrimit në banesë) i padituri xxx Zyrapi në vazhdimësi bënë pengimin apo
po i krijon aso kushte nga e cila i shkakton shumë dëme gjë vjen deri te
pamundësia e shfrytëzimit të banjës (tualeti). Ne duke u mbështetur në
parimin mirëbesimit ne ja paraqesim rastin të paditurit disa herë me gojë
duke i thënë që t’i eviton parregullsitë në banjë në mënyrë që mos të pikë
banjën e tij në banjën time.

Provë: e pakontestueshme dhe


dëgjimi i palëve ndërgjygjëse

Meqenëse paditësi është dëmtuar me veprimet e tilla të


paditurit i paditësi e paraqet rastin edhe në Inspektoratin e Kuvendit Komunal
dhe në Policin e Kosovës-njësia Suharekë. Ne kemi bërë shpenzime në
evitimin e dëmeve që më janë shkaktuar nga i padituri. Edhe veprimet e
policisë të cilët ja kanë tërheq vërejtjen për rregullimin e banjës, por i padituri
asnjëherë nuk ka veprua sipas urdhrave të organeve kompetente. Inspektorati
Komunal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhërua që menjëherë të
ndërpritet ky aktivitet tejet i pasjellshëm, tejet i pamatur, i palogjikshëm, i
paditurit sepse është rrezik serioz për shëndetin e anëtarëve të familjes.

Provë: Raporti i Inspektoratit


Komunal me gjitha shtojcat

Paditësit në vazhdimësi po i krijohen kushte shumë të këqija nga ana e të


paditurit për shfrytëzim optimal dhe të papenguar të banjës së tij, tani çdo ditë e
më tepër banja e padituri po pikë, dhe nga kjo është shumë lehtë të fitohet
ndonjë sëmundje që pastaj dëmet do të ishin të mëdha.
Provë: e pakontestueshme

Duke i pasur parasysh të gjitha faktet dhe provat e lartcekura i propozoj


gjykatës që të merr këtë:

A K T GJ Y K I M

1. APROVOHET kërkepadija e paditësit Halit Elshanin nga Suhareka dhe


OBLIGOHET i padituri x x x x Z y r a p i nga S u a h r e k a që paditësit në
emër të shkaktimit të dëmit nga pikja e banjës së paditësit të njëjtit ti paguaj
shumën prej 1500 € e në afat prej 15 dite nga dita e marrjes së këtij
aktgjykimi nën kërcenim të ekzekutimit me dhunë.

2. Gjithashtu detyrohet i padituri që paditësit të ja kompensoi të gjitha


shpenzimet procedurale e në afat prej 15 dite nga dita e marjes së aktgjykimit.

Për shkak se ekziston rreziku se pa caktimin e masës e cila do të mundësonte


që mos të vazhdohet më me këtë sjellje e cila do pamundësonte
shfrytëzimin e lirë, dhe si rezultat i kësaj i propozojmë gjykatës që të bie
këtë:

AKTVENDIM

Aprovohet kërkesa e paditësit dhe CAKTOHET MASA E


PËRKOHSHME ashtu që të paditurit xxxxx zyrapi nga Suhareka t’i
NDALOHET shfrytëzimi i banjës së tij për shkak se po i sjell dëme të
pariparueshëm paditësit, dhe nga e cila mundë të lind ndonjë sëmundje
anëtarëve të familjes së paditësit ngase janë bërë kushte të cilat e bëjnë të
pamundshme shfrytëzimin e saj. Deri sa gjykata të bjerë këtë aktvendim si
masë e përkohshme ky i fundit të obligohet nga gjykata që të evitoj të gjitha
prishjet që janë në banjën e paditësit dhe të kompensoi dëmin ashtu si është
kërkuar në aktgjykim.
Në Suahrekë,
Me dt. xx.10.2010 Paditësi
shtojcë: dokumentacioni përkatës, Halit Elshani__________

You might also like