You are on page 1of 2

Anarkia, Shteti dhe Utopia – Robert Nozick

Nozicku shtjellon dhe e vë theksin tek parimi i vetëpronësisë. Pikërisht parimi i vetëpronësisë
është epiqendra mbi të cilën ndërtohet ideja e Nozickut për funksionimin e shoqërisë. Parimi i
vetëpronësisë thotë se secili është pronar i vetvetes.

Nozicku e kritikon teorinë e Rawls, e cila ka të bëjë me drejtësinë si paanshmëri, sepse


konsideron se duke dashur të luftohet padrejtësia, në fakt po shkaktohet një tjetër padrejtësi.
Nozicku është veçanërisht kundër PRINCIPIT TË DIFERENCËS që e shtjellon Rawls, sepse
sipas Nozickut: Shoqëria nuk rritet dhe nuk zhvillohet duke u sakrifikuar një pjesë, në mënyrë që
të përfitojë pjesa tjetër. Ai thotë se jeta është një dhe si e tillë duhet jetuar, dhe se nuk duhet te
perfitoje tjetri ne kurriz te tjetrit. Nozicku konsideron se në momentin që e takson talentin ose ate
qe fiton me shume, ti e redukton atë dhe si rrjedhojë ke një shoqëri të pazhvilluar dhe jo të lirë.
Prona, është esenciale në teorinë e Nozickut. Ai konsideron se është pikërisht prona ajo që ja jep
lirinë një individi.

Teoria e Nozickut përbëhet nga 3 hallka kryesore:

- Secili njeri duhet të kryejë punën e tij { njerëzit duhet të jetojnë nga puna e tyre, që
rrjedhimisht paraqet edhe suksesin e tyre};
- Pasuritë që njerëzit kanë mund t’i shesin dhe t’i blejnë { e drejta e transaksionit}
- E drejta e kompensimit { e cila është përcaktuse}.

Një pjesë e konsiderueshme e veprës së tij i kushtohet shtetit, mënyrës se sa ka te drejte te


nderhyje ai ne jetet e njerezve. Nozick thotë se shteti duhet të jetë krejt MINIMAL dhe i kufizuar
vetëm në funksionet e ngushta të mbrojtjes kundër dhunës, vjedhjes, mashtrimit, zbatimit të
kontratave etj. Vetëm deri në këtë pikë justifikohet ndërhyrja e shtetit. Ai e jep idene e shtetit si
Roje Nate, pra qe rroli I tij eshte vetem sa I perket sigurise, sa po zbatohen kontratat ne mes
njerezve etj. Nese I kalon keto kompetenca, edhe nderhyn me shume ne jeten e njerzve, pra I
tatimon me shume, atehere ai ben shkelje te te drejtave te njeriut. D.m.th sa më i madh shteti, aq
më pak njerëz të lirë.
MAJ, 2019

You might also like