You are on page 1of 4

Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina "

Fakulteti Filozofik - Departamenti i Shkencave Politike, Viti II.

RECENSION :DREJTËSIA PREJ POZICIONIT FILLESTAR DHE VELIT TË PADIJES.

Vepra : DREJTËSIA SI PAANSHMËRI, RIFORMULIM ( JOHN RAWLS )

ORGEST TOPOJANI

753 Fjalë

MARS, 2020.
Një teori e suksesshme e drejtësisë duhet të shpjegojë pse padrejtësitë e qarta janë të padrejta,

dhe të na ndihmojë të zgjidhim mosmarrëveshjet aktuale. John Rawls ishte një filozof dhe

profesor i Harvardit, më i njohur për veprën e tij " Drejtësia si paanshmëri " i cili u përpoq të

përcaktonte një shoqëri të drejtë.

Rawls eksploron ndërveprimin mes forcave materiale dhe ndërtimit të njeriut, përmes

koncepteve të lirisë dhe barazisë. Disa njerëz janë të pasur, të tjerët vdesin sepse janë shumë të

varfër për të përballuar edhe gjërat esenciale ushqimore ose medikamente të caktuara. Në shumë

vende e kushtetuta, njerëzve u është mohuar e drejta e fjalës së lirë, për të marrë pjesë në jetën

politike ose për të ndjekur një karrierë, për shkak të gjinisë, fesë, racës apo faktorëve të tjerë.

Ndërsa në të njejtën kohë bashkëqytetarët e tyre gëzojnë këto të drejta.

Edhe njerëzit e arsyeshëm ndodh të mos pajtohen për mënyrën se si duhet jetuar, por ne kemi

nevojë për të strukturuar shoqërinë në atë mënyrë që anëtarët e asaj shoqërie të mund të pranojnë

një mënyrë apo një tjetër. Qytetarët mund dhe duhet të përpiqen të bien dakord kolektivisht për

rregullat themelore. Mund të shqetësohemi vetëm për rregullat që kanë të bëjnë me institucionet

kryesore politike dhe shoqërore, si sistemi juridik dhe ekonomia, të cilat formojnë "strukturën

themelore" të shoqërisë.

Rawls tregon se ne duhet ta kuptojmë konceptin e drejtësisë "si drejtësi". Dhe forma për të

identifikuar drejtësinë, sipas Rawls zhvillohet në dy koncepte : në atë të pozicionit fillestar dhe

velit të padijes apo injorancës.

Pozicioni fillestar është i caktuar ne mënyrë hipotetike. Rawls e sheh si zgjidhje për një fillim të

mirë dhe të ndershëm këtë pozicion. Por vetëm në kushte të ndershme, ku nuk ka pyetje se sa të
avantazhuar, ose sa fat ka një individ apo tjetri. Gjithashtu drejtësia arrihet përmes velit të

padijes, një " perde imagjinare " ku njerëzit që zgjedhin strukturën themelore të shoqërisë kanë

vetëm pa dije të karakteristikave ndaj shoqërisë. Pasi nuk kanë njohuri për këto tipare, asnjë

vendim që ata marrin nuk mund të jetë i njëanshëm.

Rawls mendon se një shoqëri e drejtë do të përputhet me rregullat që të gjithë do të pajtoheshin

në pozicionin fillestar. Meqenëse ata gjenden dhe diskutojnë pas velit të padijes, njerëzit nuk i

dinë rrethanat e tyre personale, madje as pikëpamjen e tyre për botën ose jetën e mirë. Kjo

ndikon në rezultatet që ata do të vijnë në përfundim dhe ti miratojnë: p.sh., do të ishte e

paarsyeshme që të pajtohen me një shoqëri ku vetëm të krishterët kanë të drejta pronësore pasi,

kur veli të jetë ngritur, ata rezultojnë të mos jenë të krishterë, kjo do të ndikojë negativisht në

perspektivat e tyre të jetës. Në mënyrë të ngjashme, diskutuesit me sa duket nuk do të zgjedhin

një shoqëri me baza raciste, seksiste ose praktika të tjera diskriminuese padrejtësisht, pasi përtej

velit, ata mund të përfundojnë në anën e gabuar të këtyre politikave. Rawls tregon se shoqëria

demokratike nuk është komunitet, por një pluralizëm i arsyeshëm. Shum komunitete të ndryshmë

arsyetojnë brenda shoqërisë demokratike, dhe bien përfundime të arsyeshme, duke marrë dhe

dukë dhënë diqka.

Të gjithë njerëzit kanë pretendime të barabarta për shumë liri, sa është në përputhje me të gjithë

të tjerët që kanë të njëjtin nivel lirie. Sidoqoftë, disa pabarazi mund të jenë të dobishme.

Mundësia për të fituar më shumë, mund të stimulojë njerëzit të punojnë më shumë, duke rritur

ekonominë dhe kështu duke rritur sasinë totale të pasurisë. Kjo na jep idealin e barazisë së drejtë

të mundësive: pabarazitë lejohen vetëm nëse ato lindin përmes punëve që njerëzit me talent të

barabartë kanë mundësi të barabarta për të marrë.


Rawlsi, teorine e tij mbi drejtesine e ka krijuar për tu implementuar në një shtet liberal. Kjo

forme e shtetit, mendon Rawls, eshte e drejte sepse zgjidhet nga njerez te cilet veprojne me

mendje te arsyeshme. Prandaj, mund te themi se teoria e Rawls, baze fundamentale e ka

drejtesine te themeluar nga nje demokraci moderne me nje kulture te theksuar demokratike, e

cila e ruan traditen e mendimit demokaratik, te mendimit ndryshe, ne kuader te krijimit te

institucioneve te qendrueshme te nje shoqerie pluraliste. Rawls ka dhënë kontributin e tijë, si një

ndër të parët e aplikimit të filozofisë liberale. Edhe pse është kritikuar nga filozof të tjerë, në një

mënyrë apo tjetrën Rawls ka ngjallur një frymë filozofike, dhe ka dhënë mendime dhe zbërthime

të rëndësishmë për pajtimin e koncepteve si liria dhe barazia.

You might also like