You are on page 1of 8

Stërvitje-Stërvitje- Stërvitje

Kopje Nr. ___ e___ kopjeve


Shtabi i b1k (XXAL)
SHKODER, DIAMONDLAND (34TCL795715)
110800Dhjetor2020
MH– 007
  
ANEKSI B (Zbulimi)

Për Urdhërin Operacional (MARQINETI 20-01)

Referencat:

1. Harta: shkalla 1:50 000, seria M7020, fleta 2977 I,II, IV; fleta 2978 II
2. Urdhri Operacional Nr. 20-01 i Komandantit të b1kMN
3. FM 6-0 (Commander and Staff Organization and Operations)

Koha lokale: Alpha

1- SITUATA

a. ZONA E INTERESIT (ZI), është afërsisht nje zone me gjatesi 18 km dhe gjerësi 11 km.

(ZI) KUFIZOHET NGA:

 VERI-PERËNDIM ---FUSHA E ARMATHIT në kuadratin 34TCL 7992


 VERI-LINDJE ---BILAJ në kuadratin 34TCL 9094
 JUG-PERËNDIM --- RRETH në kuadratin 34TCL 7976
 JUG-LINDJE---ALLGJATE në kuadratin 34TCL 9075

b. ZONA E OPERACIONIT (ZO), eshte afersisht nje zone me gjatesi 8 km dhe gjeresi 6 km.

(ZO) KUFIZOHET NGA:

 VERI-PERËNDIM ---KUCUKU në kuadratin 34TCL 8288


 VERI-LINDJE---BUDULLA në kuadratin 34TCL 8889
 JUG-PERËNDIM --- KRYQEZIMI I RRUGEVEnë kuadratin 34TCL 8380
 JUG-LINDJE ---URA E LIMUTHIT në kuadratin 34TCL 9080

c. TERRENI. (Shiko shtojcën e terrenit).

Terreni në pergjithesi ne zonën tonë të operacionit është një terren kryesisht kodrinor dhe fushor
me kodra te veshura , bimesia arrin deri në 1m. Duke analizuar terrenin ne pergjithesi dhe bazuar
dhe tek lloji i operacionit tone terreni favorizon forcat tona.

Krahu i djathe i mbrojtjes favorizin forcat tona pasi ka maskim dhe pengesa natyrore, lartesi të
mëdha, ujembledhesa, ndersa ne krahun e majte te mbrojtjes terreni favorizin manovren e te dyja
paleve , pasi terreni ne pergjithesi eshte i zhveshur.

1
Stërvitje-Stërvitje- Stërvitje

d. ANALIZA E TERRENIT NGA PIKEPAMJA USHTARAKE.

 Sheshpamja dhe sheshqitja nga pozicionet mbrojtëse është në përgjithësi e mirë që varion
nga 1000-2000 m minimumi dhe në raste të veçanta 3000-4000 m kjo në vartësi të
konfigurimit të terrenit dhe bimësisë.
 Maskim-Mbulimi ne zonen tone te operacionit ka nje maskim mbulim te mir qe perben nje
avantazh te konsiderueshem per forcat tona ne levizjen e trupave dhe mjeteve.
 Pengesat natyrore dhe artificiale.

Disa nga pengesat natyrore janë:


 lartësitë e kodrave
 kanalet kullues
 liqenet dhe
 ujembledhesit që vështirësojnë levizjet.

Disa nga pengesat artificiale mund te jene:


 banesa qe ndodhen ne zonen tone te operacionit,
 zonat bujqesore,
 kanale dhe burime uji qe perdor zona si dhe disa liqene artificiale.

e. PIKAT KYCE TE TERRENIT.

 Kodra e Manzës L. 266 (34TCL 8487)


 Kodra e Domës L. 181 (34TCL 8583)
 Kodra e Tafës L. 297 (34TCL 8786)
 Kodra e Gjatë L. 184 (34TCL 8484)
 Kodra e Sukës L. 174 (34TCL 8383)

f. RRUGET KRYESORE TE AFRIMIT

 SHAHINAJ(34TCL 8377) – METALLAJ (34TCL 8378) – VLASHAJ (34TCL 8480).


 KUÇ(34TCL 8778) – KODRA E KUÇIT(34TCL 8778) –KODËR VORË (34TCL 8782).
 Shpejtësi lëvizje në keto rruge kalime është nga 20-50 km/h.
 Rrugë paralel me vijën e frontit eshte rruga TIRANË-VORË-DURRËS.
 Zona e operacionit përshkohet edhe nga linja hekurudhore TIRANË-DURRËS.

MOTI (Shiko shtojcen 3 Moti).

Në këtë periudhë të vitit, në përgjithësi, moti është i qëndrueshëm dhe me temperaturat që variojnë
nga 10-20 gradë.
Gjatë ditëve tona të operacionit pritet mot me temperatura mesatare me vranësira dhe me pak
reshje shiu.
Temp do të jenë nga 4-16 gradë me erëra me shpejtësi deri në 15-25 km/h.
Dielli lind në orën 06.27 dhe perëndon në orën 16.24.
Moti i qëndrueshëm, temperaturat normale si dhe mungesa e erës së fortë do të kenë ndikim pozitiv
në zhvillimin e operacionit.
Moti përgjatë ditëve të operacionit do të favorizojë forcat tona për arsye të operacionit mbrojtës.

2
Stërvitje-Stërvitje- Stërvitje

g. FORCAT KUNDËRSHTARE ( shiko shtojcen 2 Forcat Kundërshtare).

Situata ka ardhur duke u agravuar dhe pritet qe RUBYLAND te kryej sulm ndaj
DIAMONDLAND me qellim strategjik kapjen dhe mbajtjen e territorit te PLATINIUMLAND si
dhe kontrollin e resurseva e te shtetit DIAMONDLAND, si dhe vendosjen e autoritetit te saj ne
rajon.
RUBYLAND ka nxitur konfliktet dhe incidente në rajon si dhe ka organizuar grupe kriminale për
sulme ndaj objekteve kyçe të DIAMONDLAND.
Objektivi strategjik është të realizojë objektivat politike strategjike për pushtimin e
DIAMONDLAND, me qëllim shfrytëzimin e rezervave minerare, energjitike si dhe të ketë
influencë me të madhe në rajon.
Br348Kmot pjese perberese e Divizionit te 11, ka si objektiv realizimin e detyrave politiko
ushtarake, është i pajisur me teknikë të nivelit 2 dhe 3 dhe është i kompletuar në masën 85%.
Ka eksperiencë luftarake të mëparshme.
Taktika e preferuar është të sulmojë në pikën më të dobët.
Br348Kmot ka ne perberje:
- 3 Batalione te kombesorise se motorizuar
- 1 Batalion Artilerie
- 1 Batalion Artilerie kunderajrore
- 1 Batalion Logjistik
- 1 Kompani Zbulimi
- 1 Kompani Mirembajtje
- 1 Kompani Nderlidhje
- 1 Kompani Xhenjo
- 1 Kompani Kimie
- 1 Kompani Forca Speciale
- HELO
- UAV
 Grupet kriminale që veprojnë në zonë janë të organizuar nga forcat e shërbimeve sekrete dhe ushtarake të
RUBYLAND veprojnë në grupe të vogla 6-12 anëtarë, janë të pajisur me armë të lehta, godasin objektiva të
lehtë, grumbullojnë informacion dhe bëjnë propogandë. Mendohet se ne zonën e PLATINIUMLAND
mund te veprojnë deri në 40 anetare.

VARIANTI I VEPRIMIT ME I MUNDSHEM I KUNDËRSHTARIT

Br348KMot bazuar në informacionet aktuale të zbulimit e mbështetur edhe nga grupe rrebele
mund të kalojë në mësymje duke filluar nga dita “D”, me b2kmot në drejtimin kryesor KODËR
VORË (34TCL 8782) - SHARGË (34TCL 8885) – PALAQ (34TCL 8787) si dhe me b1kmot ne
drejtimin ndihmues MARIKAJ (34TCL 8580) – KARREC (34TCL 8483) – KAMERAS (34TCL
8386).

3
Stërvitje-Stërvitje- Stërvitje

Koncepti i mësymjes i Br348KMot mendohet se do të ndërtojë rëndimin e luftimit me një


skalion me rezervë, ku në skalion të parë do të ketë b1kmot - b2kmot dhe në rezervë b3kmot ,
mbeshtet veprimet mesymese bAT se bashku me elementë të tjerë mbështetës
Batalionet e Br348KMot në skalionin e I-rë mendohet se do kene si objektiv kryesor realizimin
e detyrës së afërt e cila eshte (RADË 34TCL 8285 – FUSHE PREZE 34TCL 8986) dhe krijimin e
kushteve per futjen ne luftim te rezerves b3kmot per plotesimin e detyrës së largët e cila eshte
(FUSHA e ARMATHIT 34TCL 7991 – FUSHË KRUJA 34TCL 9292)

VARIANTI I VEPRIMIT ME I RREZIKSHEM I KUNDËRSHTARIT

Br348KMot bazuar në informacionet aktuale të zbulimit e mbështetur edhe nga grupe rrebele
mund të kalojë në mësymje duke filluar nga dita “D”, me b1kmot ne drejtimin kryesor
MARIKAJ (34TCL 8580) – KARREC (34TCL 8483) – KAMERAS (34TCL 8386) si dhe me
b2kmot në drejtimin ndihmues KODËR VORË (34TCL 8782) - SHARGË (34TCL 8885) –
PALAQ (34TCL 8787).
Koncepti i mësymjes i Br348KMot mendohet se do të ndërtojë rëndimin e luftimit me një
skalion me rezervë, ku në skalion të parë do të ketë b1kmot - b2kmot dhe në rezervë b3kmot ,
mbeshtet veprimet mesymese bAT se bashku me elementë të tjerë mbështetës
Batalionet e Br348KMot në skalionin e I-rë mendohet se do kene si objektiv kryesor realizimin
e detyrës së afërt e cila eshte (RADË 34TCL 8285 – FUSHE PREZE 34TCL 8986) dhe krijimin e
kushteve per futjen ne luftim te rezerves b3kmot per plotesimin e detyrës së largët e cila eshte
(FUSHA e ARMATHIT 34TCL 7991 – FUSHË KRUJA 34TCL 9292)

2. MISIONI (Shiko Urdherin Operacional).


Misioni i trupave te zbulimit te b1k është që me marrjen e urdhërit, të organizojnë dhe të përgatisin
planin e grumbullimit të informacionit bazuar në Planin e S2 dhe ti përgjigjen kerkesave të
zbulimit për informacion zbulimi dhe ta raportojnë atë në kohë duke pasur parasysh dhe kërkesat e
komandantit për inforamcion kritik zbulimi.

3. ZBATIMI

a. Skema e grumbullimit të Informacionit.


 Për realizimin e misionit toga e zbulimit dhe seksioni i zbulimit të organizojnë grumbullimin
e informacionit rreth kundërshtarit që vepron në ZI dhe ZO të b1k, duke organizuar
elementët e zbulimit (PV, patrulla zbulimi etj) në bazë të planit të përpiluar nga shefi i
zbulimit të b1k.
 Vend të rëndësishëm në sigurimin e informacionit do të zërë PV dhe Patrulla e zbulimit të
nxjerra nga toga e zbulimit te b1k gjatë kryerjes së detyrave luftarake në zonën e
përgjegjësisë.
 Gjithashtu, në ZO do të bashkëpunohet me organizatat qeveritare e jo qeveritare për të
grumbulluar informacion për kundërshtarin por dhe për grupet terroriste.
 Zonat kryesore që do të fokusohen për grumbullim informacioni janë qendrat e banuara duke
shfrytësuar pikat kyqe të terrenit.

4
Stërvitje-Stërvitje- Stërvitje

b. Detyra zbulimi për nënreparte vartëse.

1. Të përgjithshme

a) Të raportohet në kohë cdo e dhënë dhe aktivitet mbi armikun.


b) Informacionet e mbledhura të dërgohen në kohë në seksionin e zbulimit nga e cila do të kryhet
dhe përpunimi e shpërndarja.
c) Raportet periodike të raportohen cdo 4 orë.
d) Cdo efektiv që merr informacion për kundërshtarin duhet të raportojë në kohë.
e) Të dhëna që kanë të bëjnë me ndryshime të situatës dhe diktimi mbi lëvizjen e rezervave, AT
dhe ADM nga thellësia e armikut të raportohen menjëherë.
f) Të merren masa për kryerjen e veprimeve të vrojtimit dhe zbulimit nga të gjitha armët e
shërbimet te b1k.
g) Forcat kryesore të zbulimit të përqendrohen në drejtimin kryesor të kundërshtarit.
h) Cdo efektiv eshte nje grumbullues dhe sensor zbulimi.

2. Komandanti i Togës së zbulimit.

 Të marrë masat dhe të përqëndrojë forcat kryesore të zbulimit në drejtimin kryesor të


kundërshtarit.
 Të analizojë rrezikun dhe të japë reakomandimet e tij.
 Te ngreje postat e vrojtimit
 Të grumbullojë informacion për ndonjë sulm surprize të mundshëm të kundërshtarit.
 Të mbulojë dhe grumbullojë informacion mbi zonën e interesit .
 Të japë rekomandime për terrenin dhe objektivat kyç.
 Tu përgjigjet kerkesave të komandantit për informacion kritik, kërkesave prioritare për
zbulim dhe kërkesave të forcave mike për informacion zbulimi
 Të marrë masa për dokumente të kapur, aktivitetin dhe informacione të tjera.
 Me afrimin e forcave të kundërshtarit, toga e zbulimit do të tërhiqet në vijën e dytë të
RM nëpërmjet pozicioneve të kompanisë.
 Do të jetë në koordinim me S2.

3. Për trupat e tjera:

 Çdo efektiv është një grumbullues dhe sensor zbulimi.


 Çdo efektiv është përgjegjës për grumbullim informacioni.
 Pas operacionit të gjithë duhet të merren në pyetje dhe të raportojne të S2.
 Sejcili që merr informacion mbi kundërshtarin duhet të raportojë.
 Pikat e vrojtimit duhet të raportojnë në kohë për armikun që afrohet.
 Patrullat e rikonicionit duhet të organizojnë patrulla për të mbuluar hapësirat e
vdekura si dhe të asgjesojnë forcat e zbulimit kundërshtar.

5
Stërvitje-Stërvitje- Stërvitje

4. Kundrazbulimi.

 Të mos lejohet asnjë kontakt me persona civilë, përjashtura atyre që janë të autorizuar dhe që
lidhen me kryerjen e detyrës së tyre.
 Të zbatohet regjimi i radiondërlidhjes (shih Aneksi H, i ndërlidhjes) dhe zjarrit (shih Aneksi D,
Zjarri).
 Të merren masa të rrepta për ruajtjen e sekretit ushtarak dhe sigurimin e personelit dhe
objekteve.
 Të vendoset rregull në përdorimin e dokumentave sekretë sipas klasifikimit të bërë nga
komanda.
 Të kontrollohet hyrja dhe dalja në objektet e rëndësishme ushtarake sipas udhëzimeve.
 Të izolohen menjëherë aventurierët që nuk zbatojnë urdhërat luftarake.
 Me masa të forta sigurie të ruhen komanda e operacionit, shtabi dhe nënrepartet.

5 . Kërkesa prioritare për informacion zbulim.

 Përbërja, organizimi dhe veprimet luftarake të forcave që do të kalojnë në mësymje në zonën


tonë të operacionit. Të përcaktohen drejtimet e afrimit të kundërshtarit.
 Vendodhjen e AT, llojin dhe sasinë e tyre, si dhe objektivat që mund të kërkojë të godasë.
Nëse ka ADM dhe ku janë të përqendruar teknika për përdorimin e tyre.
 Aktivitetin ajror të armikut si dhe përdorimin e armëve të reja dhe të panjohura më parë.
 Afrimi i trupave nga thellësia, si dhe teknika dhe armatimi që mund të përdorë para zonës së
përgjegjësisë, drejtimet e lëvizjes.
 Ku mund të vendosen rezervat e armikut dhe si do ti përdorë ato, rrugët e lëvizjes dhe
drejtimet e futjes në luftim?
 Ku mendohet të vendoset artileria e kundershtarit ?
 Cili është drejtimi kryesorë i mundshëm i kundërshtarit?
 Cilat janë objektivat më të rëndësishëm që e cojnë më shpejtë armikun në pikën kulmore?

Kërkesa për informacion zbulimi.

 Vendislokimet e rezervës, kohën që mund ti perdor dhe drejtimet e afrimit.


 Furnizimet me teknikë dhe armatim të rëndë që mund të afrohet nga thellësia.
 Veprimtaria e grupeve speciale dhe atyre terroriste.

6. Masa për trajtimin e personelit të dokumenteve dhe materialeve.


(a). Robërit e Luftës. Refugjatët, të riatdhesuarit, banorët dhe personat e tjerë të trajtohen sipas
konventave ndërkombëtare në fuqi dhe ligjeve të shtetit DIAMONDLAND në rajonet e tyre të
grumbullimit, sipas nivelit të gradave të personelit.
Robërit ushtarë të veçohen nga oficerët dhe nënoficerët.
Marrja në pyetje të organizohet sipas niveleve të strukturave të zbulimit.

6
Stërvitje-Stërvitje- Stërvitje

(b).Dokumentet e kapura. Të njoftohet menjëherë Shefi zbulimit cili do të marrë masa për
trajtimin e tyre.
(c). Materialet e tjera. Nga të dhënat e siguruara të zbulimit është mësuar se armiku ka futur në
përdorim UAV dhe GLKT model të ri me karakteristika të panjohura më parë.
Është e domosdoshme që këto armë të kapen dhe te njoftohet S2i b1k.
Të përpunohen sipas shkallës së informacionit që mbartin dhe rëndësisë së saj.

(d). Kërkesa për informacion e pajisje.


 Fotografi ajrore të zonës së operacionit që do tu kapet armikut, të informohen Komandantet
dhe më pas të dërgohen në seksionin e zbulimit në VKK të b1k për përpunim të mëtejshëm.
 Informacion më të hollësishëm për luftën elektronike të armikut të dërgohet në seksionin e
zbulimit në VKK të b1k për përpunim të mëtejshëm.
 Përkthim dhe deshifrim të dokumenteve të ndryshme të dërgohet në kohë në seksionin e
zbulimit në VKK të b1k për përpunim të mëtejshëm.
 Mundësia dhe koha e përdorimit të ADM nga ana e armikut.

Shpërndarja e rezultateve të zbulimit.


 Të dhënat e rëndësishme të zbulimit të raportohen menjëherë.
 Informacioni i ri çdo 2 orë.
 Raportet e zbulimit çdo 3 orë.
 Raporti përmbledhës çdo 6 orë.

Rregulli i shpërndarjes.
- Komanda dhe shtabi i b1k
- Komandantëve të Kompanive të manovrës.

(g). Udhëzime të tjera.


- Ekipi i marrjes në pyetje të robërve të luftës, do të punojë në afërsi të VKK të b1k.

4. MBËSHTETJA LOGJISTIKE (Shih Aneksin F të Logjistikës).

Toga e zbulimit të b1k duhet të:


 Tërheq nga depoja e b1k, 1 komplet luftarak për cdo armë.
 Furnizohet me harta të rajonit të shkallës: 1:50.000, seria M7020, fleta 2977 I, II,IV,
fleta 2978 II.
 Tërheq dylbit e shikimit natën dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për zbulim.
 Transporti i materialeve dhe robërve të kapur do të bëhet me mjetet e transportit të
kompanisë logjistike të b1k dhe të shoqëruar.

7
Stërvitje-Stërvitje- Stërvitje

5. KOMANDIMI DHE NDËRLIDHJA.

a. KOMANDIMI:
 Vendodhja e shefit të zbulimit të b1k është në VKT
 Seksioni i grumbullimit dhe përpunimit të dhënave i forcave të b1k do të jetë pranë
vendkomandës kryesore.

Zinxhiri i komandimit do të jetë:


 Shef i Zbulimit
 Specialist i zbulimit
 Kom. Togës zbulimit.

b. NDËRLIDHJA. (Shih aneksin H te ndërlidhjes).


 Sipas proçedurave standarde për komunikimin.
 Mjetet e ndërlidhjes duhet të ruhen dhe të mos bien në duar të kundërshtarit.
 Strukturat e zbulimit për komunikim do të përdorin mjetet e tyre në organike dhe për
probleme të tjera të zbatohet udhëzuesi për ndërlidhje i planit të operacionit.
 Ndërlidhja për elementët e zbulimit do të realizohet kryesisht me radio dhe telefon duke
përdorur kanale dhe tabela të veçanta në sistemin e komunikimit.
VERTËTIMI I MARRJES

Per te gjithe te adresuarit:


Konfirmin te marrjes se dokumentit brenda 1 ore nga mberritja ne adresen tuaj

KOMANDANTI b1k
Kapiten Kastriot Uba
PËRPILUESI:
SHEFI ZBULIMIT I b1K
Kapiten Florenc Bardhi

SHTOJCAT:
a. Shtojca 1 (Terreni)
b. Shtojca 2 (Kundërshtari)
c. Shtojca 3 (Moti)

SHPËRNDARJA:
Shtabi i b1k
kAlfa
kBravo
kCharli
k.shtabit
k1M120mm
T. M82mm
8

You might also like