You are on page 1of 2

Komandat (urdhëresat) themelore në HTML

Derisa gjuha HTML përbëhet krejtësisht prej urdhëresave apo komandave tekstuale
përmes cilave bëhet krijimi i një web faqeje, në vijim do të shohim disa urdhëresa
themelore në lidhje me shkrimin e tekstit si pjesë përbërëse e veb faqes.

Urdhëresa Center:
Urdhëresa <center> përdoret për të vendosur tekstet, fotografitë, dhe tabelat në mes të
web faqes. Urdhëresa center mbyllet me </center>
<center>TEKSTI NË MES</center>
Urdhëresa Bold:
Urdhëresa <b> shëndrron tekstin në një pamje më të trashë. Kjo urdhëresë mbyllet me </b>.
<center><b>Teksti i trashë në mes</b></center>
Urdhëresa Italic:
Urdhëresa <i> vendos tekstin në pozitë të pjerrët, mbyllet me </i>.
<center><b><i>Teksti i trashë dhe i pjerrët në mes</i></b></center>

Urdhëresa Underline:
Urdhëresa <u> e nënvizon tekstin, mbyllet me </u>.
<center><b><i><u>Teksti i trashë, i pjerrët dhe i nënvizuar në mes</u></i></b></center>

Ndarjet e rreshtave, kalimi në rresht të ri (Line Breaks):


Urdhëresa të cilën e përdorim për të kaluar në rresht të ri është Urdhëresa <br>. Kjo
urdhëresë do të fillojë një rresht të ri, dhe nuk kërkon urdhëresë për mbyllje.
<center><b><i><u><br>Teksti i trashë, i pjerrët dhe i nënvizuarnëmes<br></u></i></b></center>

Urdhëresa Horizontal Rule:


Urdhëresa <hr> do të shkruan një vijë horizontale në tërë faqen dhe nuk kërkon urdhëresë për
mbyllje.
Urdhëresa Size përdoret për të caktuar madhësinë e shkronjave apo elementeve tjera që
përdoren në brendi të faqes.

Urdhëresa Align përdoret për të caktuar pozitën e paraqitjes së tekstit apo të një elementi
tjetër e kjo pozitë krahas mesit mund të jetë edhe në anën e majtë ose të djathtë të faqes që e
krijojmë apo align="right" dhe align="left" .

<html>
<head>
<title>FAQJA IME E PARË</title>
</head>
<body>
<center>Teksti i pare ne nje faqe i vendosur ne mes</center>
<center><b>Tekst me forme te trashe</b></center>
<center><b><i>Teksti i trashë dhe i pjerrët në mes</i></b></center>
<center><b><i><u>Teksti i trashë, i pjerrët dhe i nënvizuar në mes</u></i></b></center>
<center><b><i><u><br>Teksti i trashë, i pjerrët dhe i nënvizuarnëmes<br></u></i></b></center>
<hr>
</body>
</html>

You might also like