You are on page 1of 1

Format e grumbullimit online të të dhënave

(Google Forms, Wufoo, JotForm etj)

Dinamizmi i jetës viteve të fundit ka bërë që funksionimi i njerëzve të mos


mund të bëhet ashtuqë të jenë prezent gjithmonë në vend të caktuar për të kryer një
punë të caktuar, por këto punë mund të realizohen edhe në distancë përmes
përdorimit të aplikacioneve të ndryshme kompjuterike.
Një mënyrë e funksionimit online janë edhe format të cilat grumbullojnë të dhëna
të caktuara (aplikime të ndryshme, fletëparaqitje të ndryshme, teste etj).
Ekzistojnë disa mundësi të përdorimit të formave online sic janë Google forms,
Wufoo, JotForm etj. Ne do të fokusohemi tek Google Forms.

Google Forms janë pjesë përbërëse e Google Drive (Google Diskut), dhe
shërbejnë për krijim të anketimeve online, pyetësorëve ose testeve të ndryshme.
Janë falas dhe mundësojnë krijim të shumë pyetjeve brenda tyre varësisht prej
nevojës së shfrytëzuesit.

Google Forms mundëson variante të ndryshme të pyetjeve sic janë : tekstuale,


pyetje me më shumë zgjedhje, checkbox, listë e përgjigjeve etj. Tek secila pyetje
mund të vendosim nëse kemi dëshirë edhe ndonjë fotografi apo video.

Përparësitë e formave online janë:


- Numër i pakufizuar i formave dhe i pyetjeve në forma
- Krijim i lehtë
- Marrje e përgjigjeve online pa pas nevojë për të lëvizë askund
- Përcjellje direkte e përgjigjeve të pranuara, etj

Llojet e pyetjeve apo përgjigjeve në kuadër të Google forms janë:


1. Text, short answer - mund të jepet përgjigje e shkurtë tekstuale
2. Paragraph - mund të jepet përgjigje më e gjatë tekstuale
3. Multiple choice - zgjidhet një ose më shumë përgjigje të ofruara
4. Checkboxes - shenjëzohet përgjigja e saktë me check √
5. Choose from a list - zgjedhet përgjigja nga një listë përgjigjesh

Në kuadër të Google forms është edhe kategoria “Responses” ku i vërejmë në


kohë reale përgjigjet që i marrim nga ata që e plotësojnë formën tonë. Këto
përgjigje mund ti shohim një nga një por mund ti shohim edhe në kuadër të një
tabele me të gjitha përgjigjet e të gjithë plotësuesve të formave.

You might also like