You are on page 1of 1

Marketingu digjital

Viteve të fundit ekonomia krahas zhvillimit të saj në mënyrën tradicionale ka


filluar në masë të madhe të zhvillohet edhe online. Në këtë sferë reklamimi apo
marketingu është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në të shkuaren, kur kompanitë
dëshironin të reklamonin produktet apo shërbimet e tyre, atë e bënin përmes
kanaleve të marketingut tradicional sikur TV, radio apo gazetat ditore.

Deri vonë kjo, ka funksionuar mirë dhe ka qenë efikase, por e njëja s’mund
të thuhet edhe për dekadën e fundit. Kjo sepse zhvillimet e mëdha teknologjike
që kanë ndodhur kanë ndryshuar mënyren se si sot konsumatorët komunikojnë
dhe bëjnë blerje në krahasim me vitet e mëhershme. Kjo është arsyeja kryesore
pse është i nevojshëm dhe duhet të planifikohet mirë marketingu digjital.

Disa arsye të përdorimit të marketingut digjital janë:


- Kthimi i investimit i shpejtë
- Më i lirë dhe më efektiv
- Audiencë më e madhe dhe e targetuar
- Menaxhim i lehtë dhe praktik
- Përcjellja online dhe direkte e shitjes
- Zgjatja e reklamës shumë e gjatë, etj...

You might also like