You are on page 1of 2

Shenja digjitale

Gjatë përdorimit të Internetit ne hapim faqe të ndryshme, dërgojmë dhe pranojmë letra
elektronike, postojmë, publikojmë apo edhe komentojmë në postime të ndryshme. Të
gjitha këto mund të jenë publike dhe të dukshme për secilin i cili ka qasje në Internet.
Shenja digjitale është shenja e veprimit që e lëmë pas vetes gjatë përdorimit të
internetit. Shenjat e tilla mund të jenë të mira ose të këqija.

Kryesisht shenja digjitale krijohet nga punët e dukshme sic mund të jenë postimet në
rrjetet sociale. Në këtë bëjnë pjesë edhe fotografitë eventuale, statuset e updejtuara,
çekimet në lokacione të ndryshme, grupet ku je i kycur, faqet që ke vizituar apo vendet
ku ke shtypur LIKE, si dhe shpërndarjet që ke bërë.

Në kuadër të shenjës digjitale që e lëmë merren informata për ne varësisht prej faqeve
që kemi vizituar, informatave personale që kemi vendosur, letrave dhe porosive që kemi
dërguar etj.

Edhepse shenjave digjitale që lihen gjatë punës në Internet nuk ju jepet shumë rëndësi
megjithatë disa këshilla që duhet ti ndjekim janë:

 Rregullo privatësinë në rrjetet sociale ashtuqë informatat private të jenë të


dukshme vetëm për një rreth të njohur të njerëzve

 Mundësisht prano miqësi prej njerëzve që i njeh edhe në jetën reale

 Rregullo mundësinë e postimit të dikujt për ty vetëm pasiqë të jesh i pyetur ti

 Fshij të dhënat e panevojshme dhe ato që mund të i keqpërdor dikush

 Ndrysho fjalëkalimin shpesh dhe bëje atë të vështirë për tu qëlluar

 Mendo mirë para se të postosh dicka, pasiqë ajo mund të merret apo lexohet nga
shumëkush, etj...

You might also like