You are on page 1of 11

KUPTIMI PËR WEB DITARIN

(BLLOG)
Edmond Jajaga
PËRMBAJTJA
 Çka është ueb-ditari (blog)
 Pjesëmarrësit dhe shfrytëzuesit e blogjeve
 Përpunimi i blogut
 Rregullimi i përmbajtjes së blogut
 Komentimet e blogjeve ekzistuese
Rikujtim
INTERNETI
 Interneti është rrjet kompjuterik më i njohur dhe
më i madh në të cilin janë lidhur rrjetat tjerë dhe
kompjuterë të tjerë nga gjithë bota.

 WWW apo Uebi është bashkësia e të gjitha


faqeve që janë prezente në Internet

 Që të mund të hapësh ndonjë faqe (lokacion),


duhet të dish URL – adresën e tij dhe ta shkruash
në shiritin e adresës.
ÇKA ËSHTË UEB – DITARI (BLOG)?
 Ueb –ditari apo blogu është lokacion në Internet
në formë të gazetës elektronike apo ditarit, i
përbërë prej përmbajtjeve që paraqiten në
radhitje të kundërt kohore: tekstet më të reja janë
të paraqitura në maje.

 Bllogu është sikur gazetë apo ditar – i shkruar


online

 Autori i ueb –ditarit quhet bloger (blogger).


Shembull i një bllogu
Për çka na duhen ueb-ditari?
 Aty mundet secili ta tregojë mendimin e vet.
 Ueb-ditarët kanë të bëjnë me një apo më shumë tema
për të cilat vizituesit mund të shkruajnë komentime
apo të parashtrojnë pyetje.
 Përmbajtjet mjaft shpesh ndërrohen dhe kjo i bënë
ueb-ditarët shumë të popullarizuara.
 Autor i ueb-ditarit mund të jetë secili. Një numër i
madh i personave të njohur kanë ueb–ditarët e vet
 Blogjet mund të jenë zbavitëse, por nga ana tjetër prej
tyre mund edhe të mësosh gjëra të ndryshme. Në to
mund të gjenden edhe shumë përmbajtje arsimore.
Çka mund të përmbajë bllogu?
 Ueb-ditari mund të përmbajë tekste në formë të
lajmeve, temave për diskutim apo diskutimeve,
por edhe fotografi , skica, adresat e lokacioneve
tjera të Internetit etj.
 Tekstet i shkruan autori i blogut apo i ofrojnë
shfrytëzuesit e tjerë, por mund të zgjidhen edhe
nga ueb-lokacione tjera.
Shfrytëzimi etik i ueb – ditarëve
 Mos shkruaj përmbajtje të panevojshme që nuk
janë pjesë të bisedës së kultivuar. Do të lexosh
shumë mendime që ndoshta nuk përputhen me
ato tuat.

 Respekto qëndrimet e njerëzve të tjerë edhe kur


ato janë në kundërshtim me të tuat.

 Në komunikim sillu miqësisht.


Këshillat për siguri
 Askujt mos i jep të dhënat e tua personale, siç janë:
adresa, numri i telefonit, vendi i punës së prindërve, emri i
shkollës etj, pa lejen e prindërve.
 Askujt mos i trego fjalëkalimet e tua, po edhe shokëve të tu
më të afërt.
 Askujt mos i dërgo fotografit e tua apo të familjes pa lejen
e prindërve.
 Menjëherë shkyçu nga Interneti nëse sheh apo lexon diçka
që do të të shqetësojë dhe për këtë tregoju prindërve të tu
apo arsimtarëve.
 Asnjëherë mos prano takim me dikë të cilin e ke njoftuar
on-line para se t’i lajmërosh prindërit, t’i pyesësh dhe të
marrësh lejen e tyre.
 Prindërit e tu duhet t’i njohin edhe shokët e tu online, siç i
njohin shokët e shkollës tënde.
Detyrë Shtëpie – pyetjet fq. 3
1. Çka është ueb–ditari?
2. Çfarë përmbajtje mund të ketë në ueb–ditar?
3. Kush i shkruan përmbajtjet e ueb –ditarëve?
4. Si quhet autori i ueb–ditarit?
5. Për kë janë të dedikuar përmbajtjet e ueb –
ditarëve?
6.Kush mund të jetë vizitor dhe shfrytëzues i ueb –
ditarit?
Ju faleminderit për vëmendjen
Pyetje

You might also like