You are on page 1of 32

Plagjatura

çfarë është dhe si ta


evitojmë

Kapitulli 7
Çfarë do të trajtohet

 Çfarë është
 Terminologjia
 Llojet e Plagjaturës
 Si ta evitojmë
 Metodat
 Citimet e duhura
Plagjatura

Plagjatura është akti i vjedhjes së punës së dikujt


tjetër dhe përpjekja “për ta paraqitur” si punë
vetjake. Kjo mund t’i atribuohet gjithçkaje që nga
detyrat e kursit deri tek fotografitë, këngët, madje
dhe idetë!
A e dini?

Fjala plagjaturë rrjedh nga latinishtja


“plagiarius” që do të thotë
“rrëmbyes/grabitës”
Plagjatura: Çfarë është?

Vjedhje
#1 – A është plagjaturë ?

Ju jeni pjesëtar i një


audience, ku paraqiten
rezultatet e kërkimeve. Ju
përdorni idetë e përshkruara
nga një pjesëmarrës për të
hartuar projektin tuaj të
ardhshëm kërkimor.
#2 – A është plagjaturë?

Ju po lexoni një artikull


reviste, kapitull ose libër. Ju
perifrazoni pjesë nga teksti i
materialit që po lexoni në
rishikimin e literaturës së
dorëshkrimit që po
shkruani.
#3 – A është plagjaturë?

Ju po rishikoni një
dorëshkrim të dorëzuar.
Ju vendosni të përdorni
metodat e reja të
përshkruara në atë
dorëshkrim për të
përmirësuar kërkimin tuaj.
#4 – A është plagjaturë?

Ju po bëni kërkim duke


përdorur internetin. Ju zgjidhni
të përdorni idetë nga website
për të dizenjuar projektin tuaj
të ardhshëm kërkimor dhe
gjithashtu përdorni disa fjali
nga website në rishikimin tuaj
të literaturës.
#5 – A është plagjaturë?

Ju po shkruani një
dorëshkrim për ta botuar, që
bazohet në një kërkim tuajin
të mëparshëm. Ju përfshini
disa përmbledhje tekstuale
nga dorëshkrimet tuaj të
mëparshëm në artikullin e ri.
Dy tipe plagjature:
 E paqëllimshme
 E qëllimshme
 Perifrazim i pakujdesshëm
 Kopjimi i punimit të shokut
 Dokumentim i varfër
 Blerja ose huazimi i detyrave
 Kuotimi i tepërt
 Prerja dhe kopjimi i teksteve
nga burime elektronike pa u  Dështim në përdorimin e
dokumentuar “zërit” vetjak
 “Huazimi” nga media pa u
dokumentuar
 Publikimi në web pa lejen e
krijuesve
Plagjatura e Paqëllimshme
 Perifrazim i varfër: ndryshimi i pak fjalëve pa
ndryshuar strukturën e fjalisë të burimit origjinal,
ose ndryshimi i strukturës së fjalisë pa ndryshuar
fjalët e përdorura.
 Kuotimi/citimi i varfër: vendosja e shenjave të
citimit, në pjesë të citimit por jo në të gjithin ose
vendosja e shenjave të citimit në një pasazh që
pjesërisht citohet dhe pjesërisht perifrazohet.
 Citimi i varfër: evitimi i një citimi rastësor ose citimi
në mënyrë të papërshtatshme.

Manuali MLA për shkrimtarët e artikujve kërkimorë (7th ed.). The Modern Language Association of America. New York: 2009. Print.
Justifikime
Të gjithë e bëjnë!
Është në rregull nëse ???
nuk më kapin!

Kam qenë shumë i zënë


Kjo detyrë për të shkruar këtë detyrë!
është e mërzitshme (teste, detyra shtëpie..!)

Mësuesit e mi
presin aq shumë! Prindërit e mi
presin
“10”ta!
Një person që bën plagjaturë është:

 Shumë i pakujdesshëm
 Shumë dembel
 Shumë i pandershëm

PËR TË BËRË NJË PUNË TË MIRË!

Cindy Nottage
Përse studentët bëjnë plagjaturë?

 Mungesa e aftësive kërkimore


 Probleme në vlerësimin e
burimeve të internetit
 Paqartësi dhe konfuzion midis
plagjaturës dhe perifrazimit
 Paqartësi lidhur me
terminologjinë
 Pakujdesi në mbajtjen e
shënimeve
 Paqartësi në citimin e duhur të
burimeve
Përse studentët bëjnë plagjaturë?

 Paaftësi në menaxhimin siç duhet të kohës dhe


planifikimin e detyrave
 Frika se të shkruarit apo idetë e tyre janë të
papërshtatshme
 Besojnë se probabiliteti “për t’u kapur” është i ulët
 Nuk kuptojnë se çfarë po bëjnë – dokumentim i
papërshtatshëm i materialeve
 Keqkuptimi lidhur me njohuritë e përgjithshme
 Perceptimi se çdo informacion online është njohuri
publike
Mashtrimi Akademik
 80% e studentëve më të mirë të vendit kanë
mashtruar për të qenë në fillim të klasës së tyre
 Më shumë se gjysma e studentëve të anketuar
mendojnë se mashtrimi nuk është ndonjë “gjë e
madhe”.
 95% e mashtuesve thonë se nuk janë “kapur”.
 40% kanë mashtruar në një test ose kolegium.
 67% ka kopjuar detyrat e shtëpisë së dikujt
tjetër.
Studimet e kryera në SHBA
 Disa studentë nuk ndjekin arsimin e lartë në
kërkim të edukimit/arsimimit. Në vend të këtij,
ata kërkojnë kredenciale që do t’i sigurojnë
një vend pune. Të mësuarit nuk është një
prioritet, sigurimi i një pune kur të diplomohet
është.

“Siguro arsimimin/edukimin .... jo thjesht


një diplomë!
Trajtat e Plagjaturës

 Plagjatura e Fjalëve
 Plagjatura e Strukturës
 Plagjatura e Autorësisë
 Plagjatura e Ideve
 Plagjatura e Vetvetes
Llojet e Plagjaturës: Kopjimi

Forma më e njohur, më e
përhapur e plagjaturës
është:kopjimi.
Nëse ju kopjoni punën e
dikujt dhe vendosni emrin
tuaj mbi të, atëherë ju keni
bërë plagjaturë.
Llojet: Plagjatura e
bashkimit të pjesëve
Lloji i dytë i plagjaturës është
i ngjashëm me kopjimin dhe
ndoshta është lloji i dytë më i
përhapur i saj: bashkimi i
pjesëve. Kur individi huazon
fraza nga burimet origjinale
dhe i paraqet si të tijat, pa
përdorur citimet.
Llojet:Perifrazimi

Lloji i tretë i plagjaturës quhet plagjaturë e


perifrazuar. Kjo ndodh kur individi perifrazon ose
përmbledh punën e dikujt tjetër pa cituar burimin
origjinal. Madje edhe ndryshimi i fjalëve apo
përdorimi i sinonimeve, por ruajtja e mendimit
themelor të autorit origjinal, strukturës së fjalive, pa
cituar burimin origjinal konsiderohet plagjaturë.
Llojet: Plagjaturë e
Paqëllimshme

Lloji i katërt quhet


plagjaturë e paqëllimshme
– ndodh kur autori kuoton
apo citon në mënyrë
jokorrekte burimin që
përdor.
Zbulimi i Plagjaturës
 Punimi i studentit tejkalon kërkimin e tij/saj ose aftësitë e tij/saj kërkimore dhe të të
shkruarit, është tepër profesional, gazetaresk apo akademik.
 Punimi i studentit përmban fjalor kompleks ose të specializuar, zhargon, terma
teknikë ose fjalë apo shprehje përtej asaj që mund të pritet nga një student në
nivelin specifik.
 Cilësia e të shkruarit nuk është e qëndrueshme. Për shembull, hyrja ose
konkluzionet janë të shkruara në mënyrë më të cekët apo të varfër sesa pjesa tjetër
e detyrës.
 Faqja e titullit, shkronjat, referencat, formati apo formatimi i detyrës janë të
paqëndrueshëm.
 Ekzistojnë lidhje, ndarje faqesh apo numra jokorrektë faqesh në detyrë.
 Tema e punimit nuk përputhet me orientimet, leksionet apo shënimet.
 Bibliografia mund të jetë e dyshimtë në njëfarë mënyre. Për shembull, mund të jetë
shumë e gjatë, stili i përdorur i saj mund të jetë i ndryshueshëm, citimet janë nga
burime të papërditësuar, pak ose asnjë nga materialet e referuar nuk gjenden në
bibliotekë.
 Referencat janë të gjitha të huaja.
Evitimi i Plagjaturës

Evitimi i plagjaturës është i thjeshtë. Mënyra më e


thjeshtë për ta evituar është thjesht të jesh i ndershëm:
kur ke përdorur një burim në detyrën, artikullin apo
materialin tënd, jepi vlerë atij që duhet. Bëj të njohur
autorin e punimit origjinal që ke përdorur.
Evitimi i Plagjaturës
 Një mënyrë tjetër për të evituar plagjaturën
është të përdorësh punën tënde sa më shpesh
të jetë e mundur. Kuotimi dhe citimi i burimeve
janë të paevitueshëm dhe të kërkuar kur bëni
kërkim, pasi kështu mbështesni edhe punën
tuaj. Por përdorimi i tepruar i punës së dikujt
tjetër mund të konsiderohet si plagjaturë.

 Një mënyrë tjetër është kuotimi dhe citimi në


mënyrën e duhur i burimeve që përdor.
Mund të “huazosh” nga
punimet e të tjerëve në
detyrën tënde!
Përdor tri strategjitë e mëposhtme

 Kuotimin
 Perifrazimin
 Përmbledhjen

Për të përfshirë materialet e të tjerëve me


të tuat, sigurohu që zëri yt të dëgjohet.
Parandalimi?

 Një kod i qartë ndershmërie


 Udhëzime të qarta për ndjekjen e rasteve të
mashtrimit dhe plagjaturës
 Penalizime të qarta
 Të dhëna që rregullat janë zbatuar
 Në mungesë të tyre, të flasësh për mashtrimin
dhe plagjaturën është thjesht fjalë...
“Adami ishte i vetmi burrë, që
kur thoshte diçka të mirë, e
dinte se askush tjetër nuk e
kishte thënë përpara tij."
Mark Twain
“Më mirë të humbësh me nder,
sesa të triumfosh me mashtrim.”
-Sofokliu-

You might also like