You are on page 1of 2

Fusha: Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: V Klasa: X

Situata e të nxënit:
Nxënësit shfletojnë faqe të ndryshme web-i. Ata
Tema mësimore 3.1: Ndërtimi i web-it diskutojnë në klasë nën drejtimin e mësuesit/es mbi
mënyrën se si mendojnë se faqet e web-it janë
ndërtuar.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës
sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
 Përkufizon qartë konceptin e internetit. World Wide Web
 Dallon elementet e arkitekturës dhe funksionimit Mozilla
të web-it. Firefox
 Bën dallimin mes një faqeje web dinamike dhe Google Chrome
një faqeje web statike.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Kjo temë mësimore është e lidhur
Burimet: Tik 10, internet, faqe të ndryshme web
ngushtë me një sërë fushash të tjera kurrikulare si
shkencë, histori, gjeografi, gjuhë dhe komunikim etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Faza e parë: Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja shkruan në tabelë shkurtimin WWW.
Ftohen nxënësit të japin një fjalë të vetme në formën e idesë
Në tabelë listohen edhe disa nga veprimtaritë kryesore që
nxënësit kryejnë në internet:
• dëgjojnë muzikë, shohin video të ndryshme
• përdorin rrjetet sociale etj
Në fazën e rrjetit të diskutimit mësuesi mund të marr të dhëna edhe
mbi kohën e qëndrimit në internet dhe përparësitë e përdorimit të tij
nga nxënësit.
Faza e dytë: Njohuri të reja
Shkruhen në tabelë çifti i fjalëve klient –server. Nxënësit mund të shprehin njohuritë e tyre, nga klasat e
mëparshme. Shfaqet me projektor skema e funskionimit të internetit. Në mungesë të projektorit mund të
punohet me skemën e dhënë në libër.
Koncepte të reja
Renditen në tabelë elementet e nevojshme që duhet të ketë një faqe interneti:
• Informacionet jo tekstuale (imazhet). Hapet një faqe web dhe bëhet dallimi mes imazheve statike dhe
imazheve të animuara.
• Linket, format e ndryshme. Të gjithë këto elemente duhet të demostrohen nga ana e mësuesit. Nëse
shkolla ka një faqe interneti ajo mund të shërbejë për demostrim.
Faza e tretë: Punë e pavarur
Nxënësit shkruajnë në fletore strukturën e një dokumenti Html. Më pas ata diskutojnë rreth rëndësisë që ka
një dokument i tillë në një faqe web.
Vlerësimi:
Në përfundim të detyrës do të vlerësohet respektimi i kërkesave të dhëna dhe saktësia e realizimit të tyre.
Punimi më i mirë do të shpallet punimi që do të marrë më shumë vota nga vetë nxënësit.
PROVO NJOHURITË

1. E vërtetë - e gabuar
• Interneti është pjesë e World Wide Web V G
• Serveri shërben për të hostuar faqen web V G
• Jo çdo përdorues i internetit mund të quhet klient V G

2. Çfarë të përbashkëte kanë : html, JavaScript, CSS

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________________________________________________

3. Vëzhgo strukturën e mëposhtme të dokumentit html. Shpjego elementet e tij.

• <html> tag
• _________________________
• _________________________
• _________________________
• _________________________
• _________________________

4. Vizato skemën e funksionimit të web-it duke përdorur dy elemente ndihmëse: server – klientë

V. Heto një faqe web dhe çeko se cili prej elementeve të mëposhtëm shfaqet:
• Imazhe statike (gif, jpeg)
• Imazhe të animuara (flash etj)
• Audio
• Video
• Tekst ndëraktiv
• Linke
• Forma
• Informacion i fshehur

You might also like