You are on page 1of 9

Firewall🔥

 Një firewall është thjesht një program ose pajisje


harduerike që filtron informacionin që vjen përmes
lidhjes së Internetit në rrjetin tuaj privat ose
sistemin kompjuterik. Nëse një paketë hyrëse e
informacionit është përcjellë nga filtrat, ajo nuk do
të lejohet përmes. Në thelb, një firewall është një
pengesë për të mbajtur larg forcat shkatërruese nga
prona juaj. Në fakt, kjo është arsyeja pse e quajnë
firewall. Puna e saj është e ngjashme me një mur
zjarri fizik që mban një zjarr të përhapet nga një
zonë në tjetrën. Firewall formon nje barrier në të
cilën duhet patjetër të kalojë trafiku në internet.
Politikat e sigurisë së firewall-it tregojnë se cili
trafik është i autorizuar për të kaluar në secilin
drejtim.
Qëllimet e nje Firewall-i

1. I gjithë trafiku nga brenda në botën e


jashtme dhe anasjelltas duhet të kalojë
mëpër firewall. Kjo arrihet duke i
bllokuar fizikisht të gjitha qasjet në rrjet
local përveç nëpërmjet firewall.
2. Vetëm trafiku i autorizuar, siç
përcaktohet nga politikat locale të
sigurisë, do të lejohet të kalojë
3. Firewalli është imun ndaj
penetrimeve. Kjo nënkupton përdorimin
e një sistemi të perforcuar me një sistem
operativ të sigurt. Sistemet e besuara të
kompjuterëve janë të përshtatshme për të
mbajtur firewall dhe shpeshë të
nevojshme në kërkesat e qeverisë.
Katër teknikat e përgjithshme që firewall
përdor për të kontrolluar hyrjet dhe për të
zbatuar politikat e siguris së faqes.

 Kontrolli i shërbimit: Përcakton llojet e shërbimeve


të internetit që mund të qasen, përbrenda apo nga
jashtë. Firewall mund të filtroj trafikun në baze të
IP Adresës, protokollit ose numrit të portit.

 Kontrolli i urdhëresave: Përcakton drejtimin e një


shërbimi të caktuar në të cilin mund të iniciohet
dhe të lejohet të rrjedh përmes firewall.

 Kontrolli i përdoruesit: Kontrollon qasjetnë një


shërbim sipas të cilit përdoruesi po përpiqet ta
përdorë. Ky tipar aplikohet në përdoruesit brenda
perimetrit të firewall-it (përdoruesit lokal).

 Kontrolli i sjelljes: Kontrollon se përdoren


shërbime të veçanta. Për shembull firewall mund të
filtroj emailat që mund të konsiderohen si spam ose
mund të mundësoj qasje nga jashtë të vetëm nje
pjese të informacioneve.

Si të konfigurojmë Windows
Firewall ne nje kompjuter
Windows Firewall ndihmon per te mbrojtur kompjuterin duke
bllokuar trafikun.Trafiku i dhene eshte cdo perpjekje per te
komunikuar me kompjuterin tuaj ne nje lidhje te rrjetit qe nuk
eshte kerkuar ne menyre specifike nga programet qe jane ne
funksion ne kompjuterin tuaj.Prandaj ,programe si Microsoft
Internet Explorer ose Outlook Express te funksionojne me
sukses ne aktivizimin e Windows Firewall.

Do te fokusohemi ne konfigurimin e Windows Firewall


General Settings.

Windows Firewall General Settings na lejon te sigurojme keto


opsione:
 On(recommended)-ky eshte opsioni parazgjedhur (me
zgjerimin Don’t allow te paperzgjedhu)
-Don’t allow exceptions-Kur zgjidhet ky opsion
Firewall-i eshte vendosur ne On With No Exceptions
mode,qe bllokon te gjitha kerkesat e dhena per tu lidhur
me kompjuterin tuaj.
 Off(not recommended)-Fikja e Windows FireWall mund
ta beje kompjuterin tuaj me te rrezikuar nga demtimet e
viruseve,krimbave(worms) ose nderhyrjeve.
 Per te modifikuar parametrat e parazgjedhura te
Windows Firewall duhet te ndiqni keto hapa:
 Hapni Windows Security Centre;
 Hapni Windows Firewall;
 Konfiguroni Windows Firewall On With No
Exception mode;
 Caktivizoni Windows Firewall;
 Verifikoni qe jane zbatuar konfigurimet ne
Windows Firewall General Settings.
Per te kryer kete veprimtari duhet te jeni te loguar si nje
pjesetar i grupit te administratoreve lokale.
Hapni Windows Security Centre.

1. Klikoni Start dhe me pas Control Panel;


2. Ne Control Panel klikoni Security Centre.
3. Hapni Windows Firewall
Window Firewall Window

Firewall On With
No
Exceptions mode
Çaktivizimi i Windows
Firewall
Kujdes! Çaktivizimi i Windows Firewall do te
ekspozoje ne internet, nese nuk ekziston asnje Firewall
tjeter.
Per te caktivizuar Windows Firewall veprojme ne kete
menyre:
1. Ne Windows Security Centre,poshte Manage
security settings for,klikoni Windows Firewall.
2. Ne dritaren dialoguese te Sindows Firewall
zgjidhni Off(not recommended).
Klikoni Ok,me pas mbylleni Windows
Firewall,mbyllni dhe Control Panel.
Verifikoni qe jane zbatuar konfigurimet ne Windows
Firewall General Settings.
Kur verifikoni mjedisin Window Firewall disa tabela
dhe opsione ne dritaren dialoguese Windows Firewall
mund te jene te padisponueshme ne varesi te
konfigurimeve tuaja.
Per te verifikuar Windows Firewall General Setting
duhet te kryejme keto veprime:
1. Klikoni Start dhe me pas klikoni ne Control Panel.
2. Poshte Pick a category klikoni Security Centre.
3. Poshte Manage Security Settings for klikoni
Windows Firewall.
4. Klikoni tabelen General dhe verifikoni se
konfigurimi juaj eshte aplikuar ne Windows
Firewall dhe me pas klikono Off.

Algoritmet HASH
Qëllimi i kriptimit të të dhënave është të mbrojë
informatën që ajo mos të lexohet nga personat të cilëve
nuk ju dedikohet,mirëpo kjo nuk mund t'i ndaloj
shfrytëzuesit "malicious" që ta nryshojnë atë.Kështu për
shembull,të marrim rastin kur dërgojmë një email
përmes inernetit.Nëse e përdorim kriptimin,pranuesi i
këti emaili është relativisht i sigurtë se askush tjetër nuk
e ka lexuar mesazhin që përmban ai
email.Mirëpo,marrësi kurrsesi nuk duhet të jetë i sigurtë
se mesazhi i pranuar është i ngjashëm me mesazhin
origjinal të cilin e kemi dërguar.Ai mund të jetë i
ndryshuar gjatë rrugës. Për ta luftuar këtë na nevoitet
një procedurë e shkurtër dhe mjaftueshëm efikase që të
verifikojmë integritetin(e në disa raste edhe
origjinalitetin) e mesazhit. Ky rol në kriptografi i është
dhënë hash kodit.Hash kodi na mundëson të verifikojmë
që të dhënat kanë mbetur të pandryshuara,përderisa
kriptimi bën që të dhënat të jenë të palexuara nga
përgjuesit.

Funksionimi i Hash
Algoritmeve
Hash algoritmet marrin një sasi arbitrare të të
dhënave(si një bllok i madh i informatave binare) dhe i
shfrytëzon ato që të gjenerojë një hash kod të shkurtër i
cili efektivisht është unik për atë informatë. Të gjitha
hash algoritmet për kriptim duhet të jenë:

 One-way(Njëkahore)-që nënkupton se është


tërësisht e pamundur që të rikrijohet dokumenti nga
hashi,për arsye se hashi nuk i përfshinë të gjitha
informatat që janë në dokument.
 Collision resistant-që nënkupton se dy dokumente
të ndryshme kanë hashe të ndryshme.

You might also like