You are on page 1of 4

E DREJTA ROMAKE –

Me nocionin e drejte romake(ius Romanorum)-kuptohet sistemi juridik I cili aplikohej ne shtetin romak nga
moment I themelimit 754 para eres sone deri ne vdekjen e mbretit Justinian 563 te eres sone..

Juristet romak perdornin termin ius per te drejten..Per ta termi ius nenkuptonte te drejten ne kuptimin objektiv si
teresi e normave juridike qe e lejon ose ndalon sjelljen konkrete te individeve por e nenkuptonte edhe te drejten
ne kuptimin subjektiv ,si teresi e autorizimeve juridike te cilat individet I fitonin ne baze te normave juridike
objective..

Per rregullat religjioze perdornin termin fas ,kurse termin ius e shfrytezonin per rregullat e sjelljes joreligjioze..

Ulpianus I thekson 3 kerkesat e drejtesise :tria praecepta sunt:honeste vivere ,alterum non laedere,suum cuique
tribuere ;Te jetosh me nder,tjetrit mos ti shkaktosh dem,dhe qdo njerit tja njohesh ata qe I takon..

Romaket kishin dy sisteme juridike:ius civiles dhe ius gentium..

-ius civiles-mund ta shfrytezonin vetem qytetaret romak kurse sistemi ius gentium aplikohej nga te gjithe popujte
qe jetonin ne territorin e shtetit romak ..Dallimi ne mes ius civiles dhe ius gentium lidhet me parimin e
personalitetit te se drejtes qe ka qene e zakonshme per kohen antike,ku qdo popull e ka pasur te drejten e vet..

Ius gentium mund te perkufizohet si teresi normash qe I krijuan romaket per qarkullim juridik me popujte e tjere te
botes antike..

Ius naturals – e drejta natyrore nenkuptonte parimet dhe rregullat qe natyra u a ka krijuar qenieve njerezore…

Ius honorarium-e drejta honorare I nenkuptonte normat dhe institutet qe I krijonin magistratet ajo perfshin
normat e krijuara me zakone,ligje ose me interpretime..

Padite e pretorit jane in factum conceptae…

Juristet romak I kategorizonin rregullat juridike ne dy grupe:Ius publicum (e drejta publike)dhe ius privatum (e
drejta private).. Sipas ulpianit e drejta publike eshte ajo qe I dedikohet pozites se shtetit ,kurse ajo private dobise
se individit ..Ulpiani sqaron se e drejta publike u dedikohet qeshtjeve sokrale,klerikeve dhe magistrateve ndersa te
gjitha rregullat tjera juridike e sajojne te drejten private..

E drejta publike permban norma qe u dedikohen pozites juridike te shtetit romak lidhur me rregullimin
shteteror ,burimes e se drejtes ,kompetences se organeve shteterore ,per vepra penale dhe procedura penale…

E drejta private I permbante normat juridike qe I mbronin interesat pasurore te individeve (personave fizik dhe
juridik)..

Ius privatum ndahet ne 3 pjese :omne autem ius quo utimun vel ad personas pertinent,vel ad res vel ad actiones..

Ius quod as personas pertinent-perfshin normat juridike me te cilat rregulloheshin te drejtat personale dhe
marredheniet personale ndermjet banoreve te shtetit romak,ne kuader te ketyre normave dalloheshin dy dege te
veqanta te se drejtes: e drejta familjare dhe e drejta statusore…
Ius quod ad res pertinent I perfshin rregullat per marredhenie pronesore ndermjet personave qe ishin bartes te
autorizimeve pasurore …Perfshinte dy grupe te medha :Inter vivos(ndermjet te gjalleve)-dhe mortis causa(ne rast
te vdekjes)..

Inter vivos ndaheshin ne dy grupe-iura in re-rregulla te cilat drejteperdrejte autorizonin ne shfrytezimin e sendeve
dhe iura in personam-rregulla per te kerkuar dicka nga personat tjere..

Rregullat mortis causa ishin rregulla te se drejtes trashegimoree…

Ius quod ad actiones pertinent I permbante rregullat juridike me te cilat mbroheshin te drejtat subjective te
karakterit personal dhe pasuror perkatesisht iu dedikoheshin padive dhe procedurave gjyqesore..

Ius cogens-romaket e perdornin termin ius publicum per ti emeruar normat e karakterit detyrues..

Ius commune ,ius singular kjo ndarje eshte bere duke marre parasysh numrin e subjekteve ndaj te cilave zbatohen
normat juridike..

Ius commune-ishin normat qe aplikoheshin ndaj te gjithe banoreve romak..

Ius singulare- perfshinte rregulla qe u dedikoheshin ne nje rreth me te ngushte te banoreve romak …

Ius scriptum –e drejta e shkruar krijohej nga organet publike te shtetit qe kishin funksion legjislativ dhe ishte e
shkruar..Romaket ne ius scriptum I perfshinin ligjet(leges dhe plebiscita),ediktet e magjitrateve ,perfundimet e
senatit,mendimet dhe pergjigjet e juristeve dhe konstitucionet mbreterore…

Ius nonscriptum –e drejta e pashkruar I perfshinte zakonet dhe te drejten zakonore.Zakoni ishte norme shoqerore
e cila krijohej me nje perseritje te gjate kohore te sjelljes konkrete dhe fuqine detyruese e perfitonte nga ajo
perseritje te gjate kohore te sjelljes konkrete dhe fuqine detyruese e perfitonte nga ajo perseritje…E drejta
zakonore krijohej kur zakoni fitonte sanksion shteteror me mbrojtje juridikee…

Burimet per historine e te drejtes romake ndaheshin ne:

B.materiale(fortes iuris esendi)-me to nenkuptojme shkaqet qe e krijojne te drejten

B.formale(fortes iuris cognascendi)-me to kuptohet permbajtja e te drejtes..

Burime material ishin:zakonet,e drejta zakonore,leges,ediktet e magjistrateve,mendimet e juristeve ,konstitucionet


e perandorit…

Burime formale ishin veprat e juristeve romak ,veprat e ekonomisteve ,historianeve ,filozofeve,letrareve..

Periudha e pare e zhvillimit historic dhe e te drejtes romake fillon prej vitit 754 para epokes sone ,deri ne
themelimin e romes deri ne perfundim te luftes punike ..Kjo ishte perioda e shkaterrimit te rregullimit gjentil dhe
krijimit te shtetit romak…ketu dallohen dy faza

A) E ashtuquajtura faza e mbreterise prej vitit 754-509 para epokes sone


B) Faza e republikes prej vitit 509-201 para epokes sone..
Periudha e dyte fillon prej vitit 201-27 p.e.s nga fundi I luftes se dyte punike e deri ne krijimin e mbreterise
sipas Augustit…

Periudha e trete fillon nga viti 27 p.e.s deri ne vitin 235 te e.s –ishte koha e monarkise me kushtetute
republikane –e quajtur principatee..

Periudha e 4 prej vitit 235-565 te e.s nga koha e vdekjes se perandorit aleksander sever deri te vdekja e
perandorit Justinian kjo ishte koha e monarkise absolute te quajtur dominat.
Midis veprave te shkruara te juristeve romak burimet me te rendesishme jane :Institucioni I gait dhe
corpus iuris civilis I justinianit..

Demakracioni ushtarak ishte forme e organizimit te njerezve te cilet jetonin ne shkallen me te larte te
barbarizmit ku ne mase te konsiderueshme zhduken elementet e bashkesise fillestare primitive si ;
Rregullimi gjentil(Mosekzistimi I dallimeve klasore,as aparatit per detyrim klasor).

Septimonium-Lidhja nderfisnore e shtate kodrinave…


Roma quadrata-qytet I fortifikuar..
Shteti romak u krijua nga 300 gjense te cilat ishin te bashkuar ne 30 fise curia ..Kuriet ishin te bashkuar
ne 3 fise ndersa bashkesia e ketyre fiseve e perbente popullsin romake..

Ne shkaterrimin e gjeneve dhe rregullimit gjentil ndikim te madh paten persosja e mjeteve te
prodhimit ,ndarja e punes dallimet pasurore ndermjet antareve te gjensit,paraqitja e roberise,si dhe
paraqitja e plebejeve …

Organi me I larte I pushetit shteteror ishte kuvendi popullor –comitia aj vendoste per paqen dhe
luften,zgjidhte mbretin ,para tij beheshin adoptime dhe perpiloheshin testament… Dhjete kurij e sajonin
tribusin..

Organ tjeter ishte senati te cilin e perbenin eproret e gjenseve ..Senati jepte pelqime per vendimet qe
merreshin ne kuvend dhe I ekzekutonte ato gjithashtu ishte organ keshilldhenes I perandorit(konsilum
regis)

Perioda me e vjeter e histories te se drejtes romake emerohet period e mbreterise sipas institutit rex.
Rex-I zgjidhej ne kuvende dhe kishte disa funksione politike,ushtarake,gjyqesore dhe fetare…
Patricet ishin anetare te barabarte te bashkesise se lashte xhentile ,dhe vetem ata mund ti shfrytezonin
mallet dhe fushat e perbashketa(ager gentilius)…
Plebejt ishin njerez te lire,banore te varfer romak…Kishin te drejte te lidhnin pune juridike sipas te drejtes
civile (commercium),qe te mund te tregtojne me patricet…

Burimet e te drejtes se lashte ne perioden e mbreterise jane:


1.E DREJTA E LASHTE CIVILE-IUS NONSCRIPTUM
2.ZAKONI
3.E DREJTA ZAKONORE
4.IUS SCRIPTUM
5.Ligji I XII Tabelave
6.Leges
7.Plebiscita
8.Ediktet e Magjistrateve
9,Ius Gentium
10.Interpretatio

You might also like