You are on page 1of 3

RREGULLORE

“Mbi ndalimin e konsumit të duhanit në mjediset e


FED invest”

(Miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të “FED invest”, datë 04.11. 2016)


Neni 1
Baza ligjore

Kjo rregullore miratohet ne mbeshtetje dhe zbatim të:

• Ligjit nr. 52/2016 datë 19.05.2016 “Për SHKK dhe Unionet e tyre”.
• Ligjit Nr. 9636, date 06.1.2006 “Për mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit”, i
ndryshuar.
• Statutit të “FED invest”.
• Aktet rregullative të “FED invest”.

Në kuadër të parandalimit të pasojave të dëmshme që sjell duhani në shëndetin e


njeriut, sidomos konsumuesit pasiv, si dhe mbrojtjen e ambjenteve të punës brenda
ambjenteve të “FED invest”, miratohet kjo rregullore e cila ka si qëllim disiplinimin e
stafit të “FED invest” për zbatimin e legjislacionit antiduhan dhe konsumin e tij,
vetëm në ambjentet e lejuara.

Neni 2
Ambjentet ku ndalohet duhani

Ndalohet kategorikisht konsumi i duhanit në të gjitha ambjentet e “FED invest”, të


tillë si :
a) Zyrat;
b) Korridoret;
c) Tualetet;
d) Automjetet;
e) Mjediset e përbashkëta të qarkullimit brenda godinës,
f) vende të tjera brënda këtij institucioni,

duke vendosur shenja paralajmëruese të madhësisë 40cm2 me mbishkrimin


“NDALOHET DUHANI” në vënde ku mund të lexohen nga largësia 5m.

Neni 3
Mesazhet sensibilizuese

Në faqen zyrtare të institucionit, do të publikohet në një vënd të dukshëm një


mesazh informues për ndikimin e duhanpirjes dhe për pasojat që ka ai në shëndet, si
dhe rreziqet nga produktet e duhanit. Për përmbushjen e këtij detyrimi ngarkohet
Sektori i IT.
Neni 4
Hapësirat e lejuara

Për punonjësit të cilët e konsumojnë duhanin, caktohet hapësira jashtë objektit, e cila
do të përdoret ekskluzivisht si vendi ku do të konsumohet duhani në institucion.

Neni 5
Shkelësit e rregullores

Për të gjithë punonjësit që do të identifikohen duke konsumuar duhan në vendet e


përcaktuara sipas nenit 2, do të aplikohet gjoba prej 5,000 lekë (pesë mijë) lekësh. Në
rast përsëritje do të ndërmerren masa disiplinore për shkelje të kësaj rregullore.

Neni 5
Konstatimi i shkeljes së rregullores

Me qëllim zbatimin rigoroz të ligjit antiduhan dhe kësaj rregullore, detyrohen të


gjithë punonjësit që identifikojnë persona të cilët konsumojnë duhanin brënda
institucionit “FED invest”, të lajmërojnë personin përgjegjës në mënyrë që të merren
masat e nevojshme.

Neni 6
Personi përgjegjës

Struktura përgjegjëse për zbatimin e kësaj rregullore është Sektori i Burimeve


Njerëzore, i cila cakton nje person pergjegjes dhe te dedikuar për këtë qëllim. Personi
përgjegjës është i detyruar në vendosjen e shenjave të dukshme, të cilat demostrojnë
se pirja e duhanit në këto mjedise ndalohet si dhe nuk lejon vendosjen e tavllave të
duhanit.

Neni 7

Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë. Kopje e saj vendoset në çdo adresë (qëndër
dhe degë) ku ushtrohet veprimtaria e institucionit “FED invest”.

You might also like