You are on page 1of 4

Master profesional [MËSUESI]

Viti akademik: 2020-2021


ANALIZË KRAHASUESE E TEKSTEVE

DETYRË
[Dorëzimi deni në ora 12.00, 23 .03.2021]
21. 03. 2021

MBI POEZINË KANGË NË VETE TË MIGJENIT


I. Sprovë (e shkurtër) analize dhe interpretimi [500 – 700 fjalë]

[Si pikënisje marrim këtë përkufizim të konceptit “interpretim”: “[...[ qëllimi kryesor i intepretimit
është që të thotë atë që ka lënë pa thënë [drejtpërsëdrejti – K. J.] një tekst (...) [i caktuar – K.J.]: të
shpalosë ndërlikimet, të shpjegojë nënkuptimet dhe t’i ngrejë këto detaje specifike dhe konkrete në
një nivel më të përgjithshëm e abstrakt.” Robert Schloles, Text Book] SHËNIM: kjo sprovë do të
realizohet duke u mbështetur në tekstin autentik

I. Krahasoni dy dëshmitë/variantet e tjera të tekstit me tekstin autentik: Identifikoni


ndryshimet. Ndikojnë ato në rezultatet e analizës/intepretimit të tekstit? Nëse jo, përse?
Nëse po, përse dhe në ç’drejtime?

II. Ç’vështirësi kryesore hasët në procesin e kuptimit/interpretimit të tekstit?

III. Cilat janë leksemat/sintagmat/vargjet/sekuencat, ndriçimi i kuptimit e i funksionit të të


cilave paraqitet veçanërisht problematik, dhe pse?

IV. a. Në ç’masë dhe pse (nëse!) përmbysi/revizionoi/plotësoi/zgjeroi kuptimin tuaj për


tekstin tradita studimore mbi të? Sa e vlerësoni të kushtëzuar/’ndikuar’ interpretimin
tuaj prej saj? b. Cilën/cilat prej skemave interpretuese e/i gjykoni më të vlefshme dhe
pse? c. Formuloni dhe argumentoni kritikat tuaja për to.

V. Cilën vlerësoni si temë qendrore të poezisë “Kangë në vete”?

VI. A identifikoni pikëtakime/përafri/ngjashmëri të këtij teksti: a. me tekste të tjerë të autorit?; b. me


tekste autorësh të tjerë të letërsisë shqipe?; c. me tekste autorësh të letërsive të huaja? Me cilët
tekste konkretisht? (Argumentim)
I. Krahasoni dy dëshmitë/variantet e tjera të tekstit me tekstin autentik: Identifikoni
ndryshimet. Ndikojnë ato në rezultatet e analizës/intepretimit të tekstit? Nëse jo, përse?
Nëse po, përse dhe në ç’drejtime?

Duke krahasuar tekstin autentik me dy tekstet e tjera u vu re se ndryshimet ekzistojnë por janë të
natyrës drejtshkrimore si psh: në tekstin autentik kemi fjalën “véri” ku theksi bie tek zanorja e,
ndersa ne njerin prej varianteve theksi ka rene. Meqënëse theksi ka rënë duket se bashkë me të ka
rënë dhe fuqia që fjala “véri” përcjell në krahasim me “veri”.”far’e fis” e gjejmë në këtë formë në
tekstin autentik,ndërsa në një prej varianteve kjo fjalë del në formën “ farefis”. Duke qenë se
ndryshimet janë të kësaj natyre atherë ato nuk ndikojnë në ndryshimin e kuptimit meqenese fjalet
janë të njejta, por ajo çfarë ndryshon është mënyra e përcjelljes së emocionit dhe intonacioni me të
cilën lexohet. Edhe pse nga ana kuptimore nuk mund të ketë ndryshime, një teskt nuk quhet më i
njëjti kur i ndryshohet dhe një element aq i vogël si presja apo pika e më tej.

II. Ç’vështirësi kryesore hasët në procesin e kuptimit/interpretimit të tekstit?

Poezia shpeshherë lë hapsirë për abstraktim, ndaj dhe vështirësia më e madhe e një poezie është
interpretimi saktë i saj si dhe në rastin e “ Kangë në vete”. Vështirësia qëndron në zbërthimin saktë
të tekstit së bashku me elementët e tij dhe përpjekja për të krijuar një lidhje mes jetës së autorit dhe
asaj çfarë është shfaqur në poezi.

III. Cilat janë leksemat/sintagmat/vargjet/sekuencat, ndriçimi i kuptimit e i funksionit të të


cilave paraqitet veçanërisht problematik, dhe pse?

Fjala “véri” që shfaqet që në fillim duket se mban një konotacion të rëndësishëm në poezi sepse
tregon për fuqinë e një fenomeni i cili ashtu si veriu, forcë e natyrës e pandalshme ashtu do të ishte
dhe ky fenomen.
“Pallate të kristalta” këto pallate të kristalta në mes të mjerimit? A do të ishin vallë të arritshme apo
thjesht një tundim për këta njerëz aq të varfër sa mund të bënin gjithçka për të dalë nga mjerimi me
premtimin e “ pallateve të kristalta”, që ashtu si kristali mund të thyhen lehtësisht.
Veçanërisht dhe vargjet e fundit përcjellin emocione të forta:
“me m’a fikë ket dritë
me m’a ngrî ket shpirt
me m’a dridh për ndjesijë tjetër me m’a joshë me andërr të vjetër.”

IV. a. Në ç’masë dhe pse (nëse!) përmbysi/revizionoi/plotësoi/zgjeroi kuptimin tuaj për


tekstin tradita studimore mbi të?
V. Sa e vlerësoni të kushtëzuar/’ndikuar’ interpretimin tuaj prej saj?
VI. b. Cilën/cilat prej skemave interpretuese e/i gjykoni më të vlefshme dhe pse?
VII. c. Formuloni dhe argumentoni kritikat tuaja për to.

Tradita studimore plotësoi dhe zgjeroi kuptimin mbi tekstin. Ajo është tepër e rëndësishme pasi një
ndër metodat më të mira për të studiuar dhe për të dalë në përfundime është ajo e krahasimin, në
këtë rast qoftë krahasimi mes studimit personal dhe traditës studimore apo mes traditave studimore
sepse në këtë mënyrë kuptohet se cili interpretim i përshtatet më tepër tekstit. Sigurisht që
interpretimi im është kushtëzuar nga tradita për të krijur një ide të përgjithshme dhe konkrete rreth
tekstit por nuk mund të them se tradita ka zhdukur plotësisht interpretimin tim personal, ajo është
baza mbi interpretimet e tjera.
Skemën interpretuese më qëndruese mund të konsiderohet ajo e Arshi Pipës pasi, duke marrë
parasysh dhe jetën apo ideologjinë e Migjenit kuptojmë se ai nuk ishte përkrahës i politikave të
kohës apo ideologjive nacionaliste dhe fetare. Pothuajse në të gjithë krijimtarinë e tij, Migjeni i
përbuz këto struktura dhe i dënon rëndë duke i bërë fajtorë për vuajtjet dhe mjerimet, ai
distancohet nga këto idelae të pavërteta dhe të vjetra dhe shpresat i ka gjithnjë tek rinia si e ardhmja
dhe shpresa.

V.Cilën vlerësoni si temë qendrore të poezisë “Kangë në vete”?

Si temë qendrore në poezinë “Kangë në vete” identifikoj thirrjen për largimin nga ideologjia e vjetër
e nacionalizmi dhe fesë.

VI. A identifikoni pikëtakime/përafri/ngjashmëri të këtij teksti: a. me tekste të tjerë të autorit?; b. me


tekste autorësh të tjerë të letërsisë shqipe?; c. me tekste autorësh të letërsive të huaja? Me cilët
tekste konkretisht? (Argumentim)

Me autorët e letërsisë shqipe Migjeni përafrohet me Ernest Koliqin, për nga natyra e krijimtarisë së
tyre. Këta dy autorë hodhën hapat e parë drejt letërsisë shqipe moderne.
Migjeni dhe Kafka ngjasojnë me njëri-tjerin, përveç faktit se u ndanë nga jeta të dy në moshë të re,
për nga mënyra e përdorimit të gjuhës. Ajo çfarë i bashkon këta autorë sat ë afërt dhe të largët
është mënyra e krijimit dhe realiteti i frikshëm dhe i drejtpërdrejtë që shfaqin në krijimtarinë e tyre.

PUNOI:ERISA DULE GR.C

You might also like