You are on page 1of 27

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE


I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I LETËRSISË
Tel/Fax: +35 4 369 987 www.fhf.edu.al

Punim diplome

Elementët ekzistencialistë në veprën e Kasëm Trebeshinës

Punoi: Erisa Dule Udhëheqës: Prof.As.Dr: Viola Isufaj

1
Pasqyra e lëndës

ABSTRAKT.................................................................................................................................... 3

HYRJE.............................................................................................................................................. 4

Jetëshkrim i shkurtër i Kasëm Trebeshinës ..................................................................... 6

Antiheroi......................................................................................................................................... 7

“Odin Mondvalsen” Rjeta e paradoksit dhe absurdit....................................................... 10

Paradoksi “Një histori dashuria/ Historia e vërtetë........................................................ 12

Paradoksi Drejtësia-Krim......................................................................................................... 12

Paradoksi Spitali Psikiatrik-Çmendia.................................................................................. 13

Prania e kohërave dhe e personazheve nga epoka të ndryshme................................ 13

Humori i shprehur nëpërmjet paradokseve...................................................................... 14

Struktura narrative.................................................................................................................... 15

Distancimi fizik me mjedisin.................................................................................................. 17

Identiteti i vetëzgjedhur i antiheroit................................................................................... 18

Gjuha paradoksale e antiheroit............................................................................................. 19

Utopia.............................................................................................................................................. 20

Koncepti i tjetrit në veprën “Odin Mondvalsen”................................................................ 23

Përfundime..................................................................................................................................... 27

2
Abstrakt

Ekzistencializmi ashtu si "racionalizmi" dhe "empirizmi" është një term që i përket historisë intelektuale.
Termi shprehimisht është marrë si një vetëpërshkrim nga Jean-Paul Sartre dhe më pas nga përhapja e
gjerë e letërsisë dhe filozofisë së pasluftës me Sartr-in dhe bashkëpuntorët e tij si: Simone de Beauvoir,
Maurice Merleau-Ponty, Albert Camus. Ekzistencializmi u bë i identifikueshem si një lëvizje kulturore që
vërshoi në Europë në vitet 1940-1950.
Ekzistencializmi është një teori traditcionale e shqyrtimit filozofik i cili merr si pikënisje përvojën e
njeriut si subjekt, por jo thjesht subjektin mendimtar, por veprimin, ndjenjen, individualitetin e gjallë të
njeriut. Vlera mbizotëruese e mendimit ekzistencialist pranohet se është liria, virtyti i saj kryesor është
origjinaliteti. Sipas pikënisjes ekzistencialiste, pikënisja e individit karakterizohet nga ajo që është quajtur
“qëndrim ekzistencial”, ose një ndjenjë disorientimi, konfuzioni ose frike përballë një bote dukshëm të
pakuptimtë ose absurde. Shumë ekzistencialistë kanë shqyrtuar edhe filozofi tradicionale sistematike
ose akademike, si në stil ashtu edhe në përmbajtje, si tepër abstrakte dhe të largëta nga përvoja
konkrete njerëzore.
Me ekzistencializëm ne kuptojmë atë doktrinë që e bën jetën njerëzore të mundshme dhe që e pohon se
çdo e vërtetë e çdo veprim ka nevojë për një mjedis dhe një subjektivitet njerëzor 1. Ekzistencializmi
njehësohet me një gjë të shëmtuar. Sipas doktrinës ekzistencialiste ekzistenca vjen përpara esencës,
thënë ndryshe, se duhet pasur si pikënisje subjektiviteti. Ka dy lloje ekzistencialistesh, të krishterë dhe
ateistë. Ekzistencializmi ateist është më koherent. Ai pohon se në qoftë se Zoti nuk ekziston, ekziston të
paktën një qenie tek e cila ekzistenca paraprin esencën, një qenie që ekziston përpara se të mund të
përcaktohet nga ndonjë koncept dhe se ajo qenie është njeriu ose realiteti (Heidegger) 2.
Njeriu, sipas përfytyrimit të ekzistencialistit, nëse nuk është i përcaktueshëm, do të thotë se ai para së
gjithash nuk është asgjë. Ai do të përcaktohet vetëm pas krijimit të tij dhe do të jetë pikërisht ashtu siç
edhe është krijuar. Njeriu është vetëm, dhe jo vetëm ashtu siç konceptohet, por edhe ashtu siç dëshiron
ai vetë të jetë, ashtu siç koncepton ai veten pas ekzistencën, siç dëshiron të jetë pas hopit drejt
ekzistencës, njeriu nuk është gjë tjetër veçse ai që është bërë. 3
Për ekzistencializmin vetëdija për vdekjen përcakton edhe një stad njohjeje të botës, pasi njeriu nuk
bazohet mbi asnjë rend tjetër hyjnor apo që qëndron mbi të por vetëm mbi ekzistencën individuale.
Ekzistencializmi kërkon që njeriu ta çlirojë vetveten duke njohur mundësitë e tij. Domosdoshmëria për
t'ia arritur kësaj sjell përjetime si absurdi, neveria, ankthi, vdekja, mërzia, dhe këto janë ndjesitë që
përcaktojnë jetën e individit.Në këndvështrimin ekzistencial, për të kuptuar se çfarë është një qenie
njerëzore, nuk është e mjaftueshme të dish vetëm të vërtetat që shkencat ekzakte, përfshirë dhe
shkencën e psikologjisë mund të na thonë.Ekzistencializmi mund të përkufizohet si teoria filozofike që
tregon se një grup i mëtejshëm i kategorive, i drejtuar nga norma e autenticitetit është e nevojshme për
të rrokur ekzistencën njerëzore.

1
Jean-Paul SARTRE, Ekzistencializmi është humanizëm, Artan Puto, phoenixart,1997, f.9.
2
Jean-Paul SARTRE, Ekzistencializmi është humanizëm, Artan Puto, phoenixart,1997, f.15.
3
Jean-Paul SARTRE, Ekzistencializmi është humanizëm, Artan Puto, phoenixart,1997, f. 15-16

3
HYRJE

Objekti i studimit të këtij punimi është evidentimi i elementit ekzistencialistë në veprën e Kasëm
Trebeshinës “Odin Mondvalsen” duke e analizuar dhe interpretuar atë.
Aty ku liria duket e pamundur për të ekzistuar, aty ajo fillon shpërfaqet në dimensione të tjera, merr
trajta të reja, gjen mënyrën për të mbirë dhe aty ku toka është shterpë, e në këtë rast ajo bëhet më e
bukur e sfiduese, ngrihet lartë në piedestal, është e destinuar të kapërcej kufijtë e rëndomtë dhe të çajë
drejt një horizonti te gjerë e të lart. Pikërisht kështu ndodhi dhe me krijimin e romanit "Odin
Mondvalsen" një vepër e konsideruar ekzistencialiste dhe absurde, ku dëshira për lirinë e munguar dhe
privimi prej saj jo vetëm ne aspektin fizik por dhe ne atë mendor dhe psikologjik duket se është tema
kryesore ne roman. Kasëm Trebeshina është ndër ata autorë që mbetën të panjohur e pak popullor për
lexuesin. Veprat e tij u censoruan dhe nuk u botuan gjate sistemit diktatorial pasi konsideroheshin
agresive kundrejt politikave aktuale të kohës dhe jo vetëm veprat e tij por dhe Trebeshinës qëndrimet e
tij i kushtuan tre burgime.
Vepra "Odin Mondvalsen" është një ndër romanet e paktë që fillon me një me një diskutim
ekzistencialistë: "ku tregohet kush jam unë dhe kush nuk jam unë" kemi një ngjashmëri me veprën e
Shekspirit "Hamleti": të jesh apo të mos jesh, vepër e cila në fokus ashtu si te Odin Mondvalsen ka një
person në dukje të çmendur. Kuptojmë prirjen moderne dhe ekzistencialiste që Trebeshina kishte në
krijimin e kësaj vepre, dhe është pikërisht kjo prirje që e bën veprën e Trebeshinës origjinale në letërsinë
shqipe.
Në këtë punim do të shpaloset arsyeja se pse autori ka dashur të shkruajë një vepër ekzistencialiste, se
çfarë i bëri të mundur kjo vepër me të tilla elemente, të shprehte në sistemin e asaj kohe.
Në qendër të doktrinës ekzistencialiste qëndron pikërisht njeriu i cili nuk lëkundet nga të tjerët por
vepron sipas logjikës së tij në menyrë direkte pa marrë parasysh nëse këto veprime do të jenë të
kenaqëshme apo jo ndaj dhe Sartre shkruan se ekzistencializmi konsiderohet i shëmtuar pasi qëllimi i tij
nuk është të plotësojë dëshira por të jetë i vërtetë.
Vepra e tij "Odin Mondvalsen" konsiderohet ekzistencialiste, duke e nisur nga tipari më i thjeshtë se për
një lexues të standartizuar nuk ka kuptim dhe është absurde. Në këtë punim do të merremi çmitizimin,
konkretisht tek "Odin Mondvalsen" shpërfaqja e figurës së antiheroit. Figura e antiheroit i përqaset
ekzistencializmit pasi ai mëshiron tipare si idealizmi, kurajo dhe moralitet të lartë ndërsa heroi
tradicional është i pëlqyeshem nga të gjithë dhe bën gjithçka që të pëlqehet pra është i ndikuar
ndërkohë që sipas ekzistencializmit individi duhet të jetë krejtësisht i lirë gjë e cila përfshin kryerjen e
veprimeve plotësisht i pandikuar, gjë e cila krijon pakënaqesi. Personazhet e Trebeshinës kanë një
marrdhënie të pareshtur me mungesën e lirisë.
Duke qenë se Shqipëria ishte shumë larg vendit demokratik e të lirë ndiej se shkrimi i një vepre
ekzistencialiste, absurde ishte arratisja më e mirë që autori mund të bënte. Në këtë mënyrë ai mundi të
thyente barrierat mendore e psikologjike duke shkuar përtej horizontit që realizmi socialist kishte
përcaktuar.
Më tej është bërë një qasje në biografinë e autorit Kasëm Trebeshina, arsyeja e këtij jetëshkrimi është
për t'u njohur me jetën dhe me ngjarjet më të rëndësishme, duke kuptuar kështu periudhën në të cilën

4
jetoi, ngjarjet që përshkruan jetën e tij dhe për të plotësuar, pohuar apo dhe mohuar lidhjet e saj me
veprën letrare.
Punimi është i strukturuar në 13 çështje, ku secila prej tyre përfaqëson nga një tipar ekzistencialist apo
modernist në veprën "Odin Mondvalsen". Është bërë e mundur që në këtë punim të kemi një qasje më
konkrete rreth elementëve që e konsiderojnë këtë vepër ekzistencialiste. Ky këndvështrim synon t'i japë
rëndësi elementëve ekzistencialistë të cilët e bëjnë këtë vepër unike në letrat shqipe por edhe autorin e
saj. Këto elemente na bëjnë të besojmë se nuk jan shfaqur në vepër nga rastësia por janë përdorur si
mjeti i vetëm që autori kishte për të përshkruar jetën, reflektimet e tij, raportin që ai kishte me mjedisin
përreth, me individët përbëres të këtij mjedisi dhe mënyrën sesi ky vend e trajtoi vetë Trebeshinën.
Analiza e këtyre elementëve do të na sjellë më afër krijimtarisë dhe mjeshtërisë letrare që autori ka
përdorur në këtë vepër.
Trebeshina është nga ata shkrimtarë që refuzimin dhe përjashtimin nga shoqëria për mbrojtjen e
idealeve apo vlerave morale e ka përjetuar vetë. Ai është përjashtuar pasi nuk ka vendosur të
kompromentojë vlerat dhe mendimet e tij, ka vendosur të jetë i vërtetë me veten dhe me mjedisin në të
cilin bënte pjesë dhe ishin pikërisht këto virtyte të personalitetit të tij të cilat e dënuan. Dënimi erdhi nga
një shoqëri e paformuar, e cila kishte rënë dakort në vjdhjen e identitetit dhe dinjitetit nga sistemi i
plotfuqishëm.
Trebeshina për fat të keq edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë shumë pak i njohur në shoqëri. Kontributi
që Trebeshina ka dhënë në letërsi është ndoshta një nga më të rëndësishmit që përbëjnë korpusin e
letërsise shqipe, e megjithatë përsëri ngelet si të thuash i neglizhuar. Për këtë kemi dëshmi edhe një nga
bisedat të cilën ka bërë me anë të telefonit me intervistuesin Renato Kalemi, ku duhet se ai ishte i
ndërgjeshëm për lënien në hije nga shoqëria shqiptare: "Unë jam një shkrimtarë i pabotuar. Çfarë do të
duan të dinë shqiptarët për mua?! Shumë vetë madje, nuk e dinë se jam ende gjallë". Ai rrëfen sesi një
studente letërsie, sapo kishte mësuar se cilin kishte përballë, do ta pyeste krejt e çuditur:" Kasëm
Trebeshina? Po, a nuk është shkrimtarë i kohës së Gjergj Fishtës?!" "Unë jam tetëdhjetë vjeç sot, mor
djalë... Pse duhe të flas unë për një popull që nuk më do dhe nuk e di që ekzistoj?" Punimi mund të
konsiderohet në veteveten e tij edhe si një kontribut për t'u njohur sa më shumë me veprimtarinë e
Trebeshinës dhe për ti atribuar atij vlerën e merituar.

5
Jetëshkrim i shkurtër i Kasëm Trebeshinës

U lind në Berat më 8 gusht 1926. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më
1939 kur u aktivizua edhe si drejtues formacioni më vonë në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas lufte punon
pak kohë në Ministrinë e Mbrojtjes e pastaj shkon për studime të larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski"
të Petërburgut, por i ndërpret. Më pas i kushtohet tërësisht krijimtarisë letrare. Qëndrimet desidente
dhe letra e tij "Promemorie" për Enver Hoxhën, ku denoncon vendosjen e pushtetit absolut prej Luigji
XVI në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e metodës së realizmit socialist do të
bëhet shkas për persekutimet dhe burgimet e para. Qëndrimet e tij të palekundura i kushtojnë tri
burgime, 17 vjet. Cilësohej si personazh problematik veprat,thëniet dhe qëndrimet e tij të palëkundura
konsideroheshin negative dhe kanë ndjellur mjaft debat. Veprat e tij nisën të botoheshin mirëfilli vetëm
në fillim të viteve 90.
Më sipër është paraqitur një biografi e shkurtër e jetës së autorit Kasëm Trebeshina gjë e cila është
tepër e rëndësishme në kuptimin e veprës së tij dhe pyetja që lind natyrshëm është "Pse?" Shkrimi i një
biografie dhe kuptimi i saj veçanërisht në letërsi shpeshherë ka një peshë të konsiderueshme në
interpretimin e kësaj vepre, pasi shpeshherë autorët bazohen në ngjarjet që kanë përshkruar jetën e
tyre të cilat i pasqyrojnë në krijime të ndryshme.Megjithëse biografia nuk mund të shpjegojë plotësisht
një vepër, ajo është një ndihmesë për ta dekodifikuar atë.
Kasëm Trebeshina ka një rol kyç në sferën e autoritetit dhe pavarsisë së shkrimtarit shqiptar. Trebeshina
e jetoi botën dy herë, njëherë në anën e sistemin dhe herën e dytë kundra tij. Ai në krye të herës kishte
qenë pjesë e një sistemi në të cilin besonte dhe në rrethanat e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore ai e
kundërshtoi, pasi së pari metoda e realizmit socialist kundërshtoi lirinë e tij si shkrimtarë.
Heqim një paralele me jetën e vërtetë të Kasëm Trebeshinës ku për shkak të qasjeve të tij demokratike
dhe ai u dëbua nga bota e të ashtuquajturve normal dhe u burgos, kemi të dhëna se disa herë ai ka
kaluar nën mbikqyrjen psikiatrike në spitalin e burgut në vitin 1962. 4
"Ka arsye dhe mendime rigide, që nuk njohin ndikime të jashtme dhe sa herë që tentohet për t'i
ndryshuar bindjet e tija ai më tepër i përforcon ato... Ai është i bindur se persekutohet nga të tjerët dhe
se atë e kanë torturuar. Bindjet e tij janë të palëkundura dhe nuk pranojnë asnjë lloj lëkundjeje."
Përfundimi: "është psikopat paranojak i dekompesuar dhe veprën penale e ka kryer nën ndikimin e
ideve delirante; Nuk është i përgjegjshëm karshi ligjit për veprën penale që ka kryer; Të dërgohet për
mjekim të detyruar në spitalin neuropsikiatrik të Elbasanit."

4
Dosja e hetuesisë, 12192/I, Relacion mbi kryerjen e akt-ekspertimit psikik, dt 4.6.1980,fl.14

6
Antiheroi

Antiheroi është një protagonist të cilit i mungojnë cilësitë e heroit tradicional, ai mund të jetë i
shëmtuar, i mungon kurajo dhe morali. Megjithëse veprimet e tij mund të jenë fisnike, ai shpeshherë
nuk vepron për arsyet e duhura, kryesisht është i padëshiruar në mjedisin e tij. Termi antihero është

përdorur për herë të parë nga Dostojevski (si fjalë mendohet të jetë përdorurnë 1715).  Sipas Bachtin,

këta personazhe, me karakteristikën e të qenët të huaj në botë, me vëzhgimin pasiv të botës


fitojnë tëdrejtën për të demaskuar konvencionalitetet, falsitetet dhe hipokrizitë e raporteve njerëzore.
Në krijimin e figurës së antiheroit një rol parësor pati dhe Lufta e Dytë Botërore, e cila bëri qe bota të
mos ishte më e njejtë dhe të shiheshin me dyshim të gjitha vlerat njerëzore si: dinjiteti, morali,
humanizmi.
Në letërsinë ekzistenciale personazhet zakonisht vuajnë "një krizë ekzistenciale" dhe kështu janë të
detyruar t'i përgjigjen pyetjeve ekzistenciale. Shpeshherë ata janë të detyruar krejtësisht të përballen
me situata të pakuptimta ose të pashpresa, si të jenë të detyruar të shtyjnë në përjetësi një gur sipër një
kodre (Kamy'Sizifi) ose të jenë të dënuar me vdekje, ose më keq të shikojnë të dashurit e tyre të vdesin,
në një kamp përqendrimi ( Gjatë Holokaustit) ose një ferr i pafund (Sarte'Pa dalje) dhe në rastin tonë
"Odin Mondvalsen" antiheroi që vuan nga një botë e cila është bërë më e vogël dhe tashmë i përket
atyre që nuk duhet t’i përkasi:

"Bota dikur në kohë të shkuar ka qenë më e madhe jo vetëm se ishim më të pakët, megjithëse fjalët i
kishim më të shumta...Po!... Ne kishim më shumë fjalë nga ato që na kishin mësuar nënat tona, kurse
tashti fjalët janë më të pakta dhe i fryjnë me qëllim që të mbushin me to hapësirat e pafund që kështu të
jenë vetëm fjalët e fryra të atyre që shkrifen e shkrifen edhe përtej asaj që njihet si shkrifje.Unë dola
edhe njëherë këtyre pyjeve që të gjeja atë që ishtë më parë, por medet!... Ajo nuk është më!...Bota
është zvogëluar fare dhe është mbushur me madhërinë e atyre që kërkojnë të varrosin madhërinë dhe
nga dëshira për lavdi e atyre që ngërdheshjet e majmunëve i marrin për fillimet e qytetërimit të
njerëzimit!..."5

Në të gjitha rastet që u përmendën më sipër i ashtuquajturi "Heroi ekzistencial" është ai apo ajo i cili
mundet apo duhet të krijojë, kuptimësinë apo botën e tij në ato situata ku është i dënuar të vuajë, ashtu
si personazhi i Odin Mondvalsen i cili shpeshherë duket se është i mbyllur në një godinë që herë duket si
qeli burgu e herë si dhomë spitali psikiatrik. Gjatë romanit kemi shpeshherë këto impakte:"Më 37 Gusht
më arrestuan ngaqë kisha zbritur në Mars"6 “Kur u duk se të gjitha i mori lumi, erdhi e më mori përsëri
në pyetje hetuesi im.”7
Këta heronjë ekzistencial apo antiheronjë duhet përsëri të sillen në përputhje me moralitetin e
5
Trebeshina, vep.cit.f.144
6
Trebeshina, vep.cit.f.83
7
Trebeshina, vep.cit.f.85

7
brendshëm. Dështimi ekzistencial apo antiheroi, humbësi, në kontrast është ai i cili është i paralizuar nga
situata apo intelekti i tij dhe është i paaftë të ngrihet mbi këto pakuptimësi.
Ekzistencializmi gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e figurës së antiheroit me
nocionin e absurdes dhe me shkëputjen nga trungu religjioz që do të njihej deri atherë.
Për Kamyn, heroi ekzistencial është dikush që ashtu si Sizifi, se megjithëse e dinte qëllimin absurd dhe të
pakuptimtë të detyrës së tij zgjedh ta përfaqësoj atë gjithsesi. Në shumë mënyra kjo shërben si një
metaforë që përfaqëson fatin tonë fatal. Ne nuk mund ta vlerësojmë me të vërtetë se çfarë është jeta
deri në momentin kur të pranojmë vdekjen, vdekja ajo e cila e çon jetën tonë drejt dëmit dhe fshin
kuptimësinë e saj.
Në botën e “Odin Mondvalsen” nuk mund të kemi veprim të kushtëzuar në kohë dhe në hapsirë për
shkak të abstraksionit poetik që ka zgjedhur autori.
Ferri ekzistencial, Deshtimi ekzistencial
Ferri ekzistencial metaforikisht është një vend në të cilin individi nuk është më i lirë të zgjedhë të jetojë
sipas botëkuptimit të tij. Në vepër Odin Mondvalsen është vazhdimisht nën presion dhe vazhdimisht
merret në pyetje për të treguar se ai është shqiptar dhe jo danez.

"Më parë kisha një emër, kurse tashti më quajnë...Më quajnë Odin Mondvalsen. Ç'punë u prish atyre se
mua më quajnë kështu?... Nuk e keni dëgjuar ndonjëherë këtë emër? Shumë mirë: dëgjojeni tashti! Si?...
Nuk doni ta dëgjoni? Pse?...Se nuk e keni dëgjuar? Dhe pastaj?... Nuk e ke dëgjuar më parë, dëgjoje
tashti.”

Ata të cilët konsiderohen si dështim ekzistencial janë individët të cilët refuzojnë të krijojnë realitetin e
tyre apo kuptimësinë e gjithçkaje pasi janë të paaftë për ta kryer këtë mision dhe në këtë mënyrë
fajësojnë të tjerët për zgjedhjet e tyre, paraqesin vetveten e tyre si "viktima" të rrethanave dhe e
përshkruajnë veten e tyre ashtu si të tjerët i shohin, jo në mënyrën që zgjedhin ata vet.

"Ai vazhdoi: - Këtu, megjithëse kemi një det të tërë me halle, përsëri nuk jemi keq... Por duhet shumë
kujdes me këta njerëz që mbajnë bluza të bardha. Se çmendia, sido që të jetë, përsëri është më e mirë
se kampet e përqëndrimit..."8

"Si për ty ashtu dhe për mua është më mirë që të mos dimë të flasim!... Më kupton mua ti? Këta...Ti e
kupton për të cilët e kam fjalën!... Këta nuk e kanë të vështirë të të shpien përsëri atje dhe të të japin një
dënim që nuk ta pret mendja." 9

Këto janë temat e trajtuara në dramën e Sartre "Pa dalje". Ferri nuk është një vend por një gjendje
shpirtërore, në të cilën ne nuk pranojmë apo përqafojmë përgjegjësitë për zgjedhjet që ne vetë bejmë
por pranojmë t'a jetojmë jetën ashtu siç na jepet. Ndryshe ndodh në romanin "Odin Mondvalsen" ku
antiheroi apo heroi ekzistencial zgjedh që të mbrojë idealet e tij dhe nuk pranon të kompromentohet, ai
vepron pa u ndikuar nga rrethanat dhe i mëshon vendimeve të tij, për më tepër nuk do të ketë asnjë
kontakt me këtë mjedis.
8
Trebeshina, vep.cit.f.92
9
Trebeshina, vep.cit.f.87

8
“ Prapësëprapë, duke qenë se nuk jam nga ky vend... Se, siç e dini mirë të gjithë, unë jam danez dhe nuk
mund të përzihem në punët e kësaj mbretëria këtu, nuk kam të drejtë të përzihem.”

Odin Mondvalseni insiston se është danez dhe se nuk i takon të merret me çështje të shteteve të tjera.
Nga kjo kuptojmë se ai nuk dëshiron të merret me çështjet në mjedisin e tij, nuk dëshiron të përzihet me
askënd dhe asgjë që ka lidhje me të pra kërkon të vetëizolohet në mjedisin e tij ku është normal kundrejt
botës së ashtuquajtur normale dhe që e bën atë "të çmendur".

" Siç ju thashë edhe aty më parë, unë jam danez dhe nuk mund të përzihem në çështjet polake."

Ferri është vetë dëshpërimi. Ferri është dështimi për të krijuar kuptimin, për të krijuar moralin apo vlerat
etike dhe më pas të jetosh sipas tyre, ose të përballesh me faktin se të tjerë kanë krijuar botë që
përplasen me tonat dhe shuajnë përpjekjet tona për të jetuar në kuptimësi. Këtë gjë e shohim në roman
ku protagonisti tashmë jeton në një botë e cila është zvogëluar dhe e zbrasur kundrejt botës ideale të
krijuar sipas tij.

((PARAGRAF NGA LIBRI)))

Kështu që ferri përfaqëson vetveten tonë ose të tjerët rreth nesh.


Antiheroi në letërsinë shqipe ishte i panjohur deri në vitin 1955 ishte i panjohur pasi zhanri i romanit dhe
dramës ndryshe nga letërsitë perëndimore nuk kishte arritur ende një shkallë shkëlqimi. Pas viteve 45
me vendosjen e metodës së realizmit socialist, u përcaktua mënyra se si veprat duhet të ishin të
strukturuara nga ana tipologjike dhe se ç'tipare duhet apo nuk duhej të shfaqeshin në të. Antiheroi në
letërsinë shqipe është viktimë e sistemit totalitar, antiheroi është i destinuar të persekutohet, të
distancohet nga gjithçka apo gjithkush, të internohet në skajet më të thella ku ndikimi i tij do të zbehej
para se të dëgjohej, antiheroi në letërsinë shqipe është i destinuar të shkatërrohet. Arrihet në përfundim
se antiheroi i Trebeshinës është tepër i largët me antiheroin perëndimorë.

 “Fill pas mbarimit të L.II.B u duk sikur komonistët kishin gjetur një gomë të çuditshme, që


sipasvullnetit dhe dëshirave të tyre fshinte nga historia dhe gjeografia në mënyrë magjike të gjithë
autorëtshqiptarë dhe veprat e tyre. Shkolla letrare e Jugut, megjithëse i kishte të gjallë dhe jo
të moshuar përfaqësuesit e saj, Poradecin dhe Kutelin, tashti sikur nuk kishte qenë kurrë ndonjëherë. Në j
etënletrare shqiptare mbeti e vetme dhe e gjithfuqishme shkolla e realizmit socialist. E tillë ishte
gjendjakur unë u ktheva në Shqipëri nga jashtë më 25 qershor 1950. Që në
fillim, edhe pa i kuptuar tëgjitha sapo ndodhnin, vendosa që të mos pajtohesha me atë realitet dhe
krijova bindjen se duhejshpallur një shkollë e re letrare”10

Tipologjia e këtij antiheroi do të krijonte një reaksion me mënyrën e krijimit në realizmin socialist, qëllimi
i të cilës ishte të mbyste lirinë krijuese dhe gjithçka që dilte jashtë kornizave krijuese të saj e shihte si

10
Kasëm Trebeshina, “Skicë për historinë e letërsisë shqipe”, Zëri i Rinisë, nëntor,1993

9
kërcenim, si një komponent mutant i cili duhej të asgjësohej dhe kurrë të mos njihej. Sipas Sartrit dhe
Kunderës metoda e realizmit socialist është një mënyrë e vdekjes së letërsisë.
Antiheroi Odin Mondvalsen u krijua në një kontekst jetësorë në të cilin ishte e detyrueshme që gjithçka
e brendshme të pasqyrohej jashtë, gjë e cila do t'i jepte strukturave mundësinë për të kontrolluar
gjithçka e çdokënd. Antiheroi Odin Mondvalsen "lindi" si kundërvenie dhe mospajtim me metodën
mbytëse të realizmit socialist i cili nuk ishtë gjë tjetër vetëm se një vorbull përseritëse dhe një tokë
krijuese e shterpë, e varfër shpirtërisht. Vepra "Odin Mondvalsen" është shfaqje e lirisë krijuese gjë e
cila sipas Trebeshinës është detyrë e çdo shkrimtari.

“Një shkrimtar që nuk gjen dot larine e tij brenda hapësirave kozmike nuk është shkrimtar… edhe në


periudhat historike kur njerëzimi kalon krizat e humbjes gati të plotë të identitetit të tij, shkrimtari është
i detyruar që ta ngrejë zërin për të dëshmuar qenësinë e lirisë, qoftë edhe në vendin ku e kanë varrosur”11

“Odin Mondvalsen” Rrjeta e paradoksit dhe absurdit

Vepra “Odin Mondvalsen” është e gjitha e ndërtuar mbi bazën e paradoksit 12 dhe absurdes13, dy
elementë të cilët janë tipare të letërsisë ekzistencialiste. Lidhja mes paradoksit dhe absurdes më së
shumti është trajtuar nga filozofët ekzistencialistë, tëcilët te paradokset fetare/kristiane gjejnë të
përcaktuar absurden.Për disa filozofë, “paradoksi” dhe “absurdja” janë të ndërkëmbyeshëm, trajtohen si

11
Kasëm Trebeshina, “Shkrimtari dhe diktatura”, Ars nr 1,31 mars 2001
12
Paradoksi është mendim i kundërt, që shkon në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm. Thuhet paradoksale
për një fjali që është e saktë, dhe njëherësh e gabuar, e pasaktë. Është pikëndodhje e kundërt me mendimin e
zakonshëm, me ide të pranuara përgjithësisht; herë-herë është tezë, që, në pamje të parë, duket se përmban një
kundërshti të brendshme. ( Etienne Souriau "Vocabulaire d'esthétique", "PUF", 199, f.1109)
Në kuptimin e gjerë krahasohet me një thënie që nuk pajtohet me kuptimin e zakonshëm, që është në kundërshtim
me mendimin e pranuar, me doksën. Në kuptimin e përpiktë, që lidhet me logjikën, përftohet prej një arsyetimi që
arrihet në përfundime krejtësisht të gabuara, ose edhe më mirë kundërshtuese midis tyre, ndryshe nga premisat e
arsyetimit. Michel Riffaterre dallonte paradoksin logjik dhe paradoksin letrar. Sipas tij, ky i fundit ka veçori
karakteristike të zbulojë, duke kundërshtuar mendimin e përgjithshëm, por dhe të bëjë të nëpërmendohet një e
vërtetë e madhe nën mbulesën e absurditetit/pakuptimësisë. Nga fundi i shekullit XIX deri në ditët e sotme letërsia
ka qenë pjellore me paradokse. (Paul Aron, Denis Saint-Jacques, Alan Viala "Le dictionnaire du littéraire", "PUF",
2002, f. 419-420)

13
Absurdja mirëfillshëm ka kuptimin e kundërt me arsyen dhe gjykimin e përgjithshëm; e paarsyeshme, që shkel/
dhunon rregullat e logjikës. Në ligjërim të përpiktë, sidomos filozofik, absurde është ajo që shkel/ dhunon në
mënyrë të dukshme rregullat e mendimit logjik, veçanërisht që bie në kundërshtim formal me vetveten. Më qartas
do të mund të thuhej e pakuptimtë, e palogjikshme, jashtë logjikës. Shkelja e logjikës, në art, e ndërfut në fushën e
estetikës, i jep kuptim estetik. Të gjitha shkeljet/ dhunimet e kësaj logjike estetikisht do të mund të quhem të
absurdes. Vonë prej ekzistencializmit, absurde është quajtur një botë, një shoqëri, një jetë e cilësuar si më vete,
veçan, vetjake/private e kuptimit dhe e përligjjes. Letërsi e absurdes janë emërtuar veprat në të cilat vihen në
dukje anë të tilla të realitetit. (Etienne Souriau "Vocabulaire d'esthétique", "PUF", 1990, f. 11-12 Absurdja është një
nocion filozofik, i shprehur te "Miti i Sizifit"(1942) prej Albert Kamysë dhe i konceptualizuar prej Zhan Pol Sartrit te
"Qenia dhe asgjëja/asgjësia" (1943).

10
termaanalogë, të cilët mund të përdoren në vend të njëri-tjetrit.
Vepra është ngritur mbi një sistem paradoksesh të jashtme që e kanë përfituar dhe pastaj të tjerë të
brendshëm që kanë dalë prej tyre.
Te “Odin Mondvalsen” absurdja nuk jepet përmes reflektimeve të karakterit filozofikmbi kuptimin e
botës dhe ekzistencës, ajo shpaloset vet. Kështu kemi të bëjmë me atë që ështëquajtur dimensioni i
Beketit, që nuk është një teori abstrakte për absurden, por një situatëkonkrete e saj. 14
Që në titull vërejmë se kemi një mospërputhje mes emrit të huaj dhe mes veprës e cila është shqip.
Natyrshëm lind pyetja, se përse autori ka vendosur të zgjedhë këtë titull dhe këtë emër i cili dihet se nuk
është tradicional në kulturën shqipe.
Duke qenë se titulli është ura lidhëse mes lexuesit dhe veprës, zakonisht zgjidhet sa më i thjeshtë dhe i
kuptueshëm, në lidhje me kontekstin që trajtohet në libër. Në këtë rast autori zgjedh një emër të
panjohur, padyshim të largët nga kultura shqiptare, një emër që nuk ngjall asnjë impakt tek lexuesi i
parë, lexuesi i standartizuar dhe ky ka qenë qëllimi i tij, të largojë këtë lexues dhe të "therrasë" lexuesin
e lartë, ate të emancipuar, të përmbushur shpirtërisht dhe të formuar nga ana intelektuale, i aftë kësisoj
të zbërthejë dhe të kuptojë qëllimin e vërtetë të veprës.
Në një bisedë vetë autori ka sqaruar se emri Odin vjen nga perëndia e mitologjisë nordike. Odin është
një zot i nderuar gjerësisht në mitologjinë Gjermanike. Mitologjia Norse, burimi i informacioneve më të
gjalla rreth tij e lidh figurën e tij me diturinë, urtësinë, shërimin, vdekjen, gjakun mbretëror, luftën,
fitoren, poezinë, furinë. Odini është padroni i të gjithë perëndive .Ai është një ndër figurat më misterioze
dhe të ndërlikuara në mitologjinë Norse dhe ndoshta në të gjithë botën. Odini konsiderohet si një
personazh “moskokëçarës” apo “i krisur” pasi nuk i respektonte disa vlera rëndom të njohura si
drejtësia, respekti për ligjin apo bindja.
Rezulton se Odini përfaqëson një tip antiheroi pasi lë mënjanë vlerat karakteristike që duhet të
përshkrojnë një hero. Themi se në këtë përshkrim gjejmë një lloj lidhjeje mes figurës mitologjike norse
dhe personazhit të Kasëm Trebeshinës, të cilin e karakterizojnë këto veçori si mosbindja, në momentin
kur ai refuzon të pranojë se është shqiptar:

"Duke harruar porositë që më kishte dhënë miku im aty pranë një ditë më parë, u përgjigja: - Po, zotni.
Jam danez nga që gjyshi im ka qenë italian dhe u martua me një franceze. Nëna ime u martua me një
danez...”15

Mbiemri “Mondvalsen” është një sajesë e vetë autorit. Mond-botë, valsen-vlerë. Antiheroi Odin
Mondvalsen ka vlera të larta njerëzore dhe morale, një njeri i cili nuk pranon të kompromentohet, apo
të tjetërsohet nga bota e jashtme, nga ndikimet e mjedisit dhe e situatave të krijuara, të cilat janë të
zbrazëta, bota rreth tij e ka humbur kuptimin, është e palogjikshme, e pakonceptueshme, e në të
njëjtën kohë e papranueshme për një person si ai i përmbushur intelektualisht.
Një tjetër arsye se pse autori ka zgjedhur të paraqesë personazhin e tij me origjinë nga Danimarka e
gjejmë dhe në historinë e këtij vendi. Duke qenë se Danimarka është një ndër vendet e para
demokratike në botë, ku individi ka lirinë shprehëse, paqen shpirtërore, kuptojmë dhe dëshirën e autorit
drejt lirisë, dëshirën drejt një vendi t ku e drejta e mendimit dhe liria e fjalës nuk bëhen shkas
14
Enoch Brater, The 'Absurd' actor in the Theatre of Samuel Beckett, Educational Theatre Journal, May 1975
15
Trebeshina, vep.cit.f.89

11
persekutimi, internimi apo burgosjeje. Shqipëria ishte tepër larg nga ky model aq shumë i dëshiruar, një
vend i vogël, i centralizuar dhe i distancuar nga çdo ndikim i jashtëm, ku çdo devijim nga struktura e
përcaktuar bëhej shkas përçmimi në të gjitha sferat për ata individë që ndijonin të shkonin në drejtim të
kundërt.

Paradoksi "Një histori dashurie”/ Historia e vërtetë

Nëntitulli "Një histori dashurie" na afron te stili i letërsisë rozë, stil tepër i njohur dhe i thjeshtë për t'u
kuptuar ndaj dhe kërkon lexues të rëndomtë. Ky nëntitull është një shpërqëndrim kundrejt masës së
standartizuar, për t'i devijuar ata nga qëllimi i vërtetë .

"- Unë të dua shumë dhe do të të mbaj në pëllëmb të dorës. Vetëm ti duhet të më duash pakëz. - I
thashë: - Unë të dua shumë!... Dhe pse mos të të dua? Ti je e bukur, ti je e mirë..."

Historia e dashurisë është tërësisht dytësore, një kamuflazh i nevojshëm, ku e vërteta qëndron në
dhunimin e lirisë dhe të drejtave universale të individit. Pothuajse të gjithë veprë e përshkron linja e
dashurisë mes Odin Mondvalsen dhe vajzës së tij.

"- Unë dua që të jemi gjithnjë bashkë. - i thashë unë. Ma priti ajo: - Ne nuk do të ndahemi kurrë... Atje
kemi shtëpinë tonë dhe unë do të të mbaj në pëllëmbë të dorës... Të dua shumë!... Ti nuk mund ta
marrësh me mend sa të dua!..."

Më shumë se një histori dashurie padyshim fshihet një histori dhune, rrethana të dhunshme, individë të
dhunshëm, të cilët e bëjnë të pamundur lindjen e një dashurie, e kësisoj nëntitulli në marrëdhënie me
situatën e vërtetë merr ngjyresa ironike, për pamundësinë jo vetëm të dashurisë por edhe të lirisë.

Paradoksi Drejtësia-Krim

Odin Mondvalsen, shqiptar, i vetëshpallur danez, që mesa u tha më sipër nënkupton dëshirën e madhe
drejt lirisë dhe mendimit të lirë, është shpallur fajtor dhe këto veprime konsiderohen si krime politike
kundrejt sistemit drejtues të Shqipërisë.

(((Paragraf nga libri)))

Odini tashmë është kriminiel për të vetmen arsye se ka shpallur hapur mendimet e tij, dhe perceptimin
e tij vetjak për botën. Mjedisi shoqëror ku mendimi i lirë është krim dhe ndalimi i tij është zbatim i ligjit
është tërësisht paradoksal. Hetuesit, mjekët të gjithë ata që janë në ndalim të lirisë dhe të vërtetës janë
zbatues të ligjit. Paradokset mendimorë, në referencë me të drejtën njerëzore, të mëshiruar në
shëmbëlletyrën e Danimarkës prej nga tërhiqet heroi, e përmbysin ose nga ana tjetër e kthejnë
përsëmbari mjedisin totalitar pra ashtu siç duhet të jetë, ashtu siç duhet të punojë logjika normale. Në

12
një univers paralel, si shembull ai i Danimarkës nga i cili mëshon aq shumë heroi jonë, Odini është
krejtësisht i pafajshëm, ligjet që shpallin të pafajshmit fajtorë dhe të fajshmit të pafajshëm janë
çnjerëzorë, ashtu si dhe të gjithë ata që përkrahin këtë lloj strukture absurde.

Paradoksi SPITALI PSIKIATRIK/ ÇMENDIA

Sipas strukturave përgjegjëse, mendimet, e folura dhe gjendja e Odin Mondvalsen nuk është normale
dhe ndaj ai është mbyllur në një spital psikitrik apo spital burgu. Në këtë mjedis totalitar ai është
ndryshe kundrejt të tjerëve të cilët janë normalizuar me mënyrën e jetëses ku liria personale, liria e
mendimit dhe fjalës është më shumë se e kufizuar, është e çrrënjosur me forcë nga mendjet e
individëve. Ai i cili do të dali kundër është i sëmurë mendor pasi të kërkosh të drejtat thelbësore është
një veprim i çmendur, i paarsyeshëm dhe ndaj meriton të mbyllesh në çmendinë. Të kërkosh
domosdoshmërinë jetësore, është sëmundje mendore dhe të mos e kërkosh atë është normalitet në atë
mjedis. Përsëri jashtë këtij mjedisi, në një shtet demokratik, liberal (Danimarka) kërkimi i të drejtave më
thelbësore është veprimi më normal dhe më i arsyeshëm ndaj dhe Odin Mondvalseni në këtë mjedis
është normal, por kur vija na çon në Shqipëri ai është i përjashtuar prej botës së normalëve dhe i
mbyllur në një spital psikiatrik.

Prania e kohërave dhe personazheve nga epoka të ndryshme

Në veprën "Odin Mondvalsen" gjejmë pjesë, ku është shkruar për Egjiptin e lashtë, konkretisht në
kapitullin e titulluar "Kapitulli që është para kapitujve të parë":

"Ne këtu jemi tanët dhe nuk duhet t'i fshehim gjë njëri-tjetrit. Unë bie fjala jam Faraoni i Madh i Egjiptit
të lashtë. Në muhabet e sipër miqtë janë të lejuar të më quajnë edhe Faraoni i Vogël. Kjo nuk na prish
fare punë. Por në të vërtetë unë jam Faraoni i Madh dhe ky këtu është Putifari!..."

Gjejmë një lidhje mes situatës aktuale dhe asaj në Egjiptin e lashtë ku problemi i përbashkët është
tirania e sundimtarit. Përpjekjet për të shtrëmbëruar shpirtin e individit, për ta shtypur dhe
nëpërkëmbur atë, përpjekjet për të tjetërsuar individin për t'i "vrarë" dinjitetin për hir të tiranisë, janë
probleme që gjenezën e tyre e kanë që në zanafillën e kohrave dhe si referencë është marrë Egjipti i
lashtë. Në 3000 vitet e kaluara në Egjipt shoqëria ishte e ndarë në klasa ku në krye ishte faraoni, pushteti
i të cilit ishte i padiskutueshëm, e në fund të klasave qëndronin skllevërit, qënie pa të drejta, të
konsideruar si kafshë pune, qëllimi i vetëm i tyre ishte t'i bindeshin urdhrave në favor të sundimtarit.
Çdokush që dilte kundër rregullave dënohej. Zhvendosemi tani në veprën aktuale "Odin Mondvalsen" ku
duket se koha ndryshon ama historia përsëritet, vetëm se me personazhe të ndryshme dhe viktima të
reja të sistemit. Këtu shohim një përpjekje për ta universalizuar apo përgjithësuar dukurinë në kohë e
hapsirë dhe na bën të udhëtojmë shumë pas në kohë, në një prej sistemeve hierarkike më të egra, atë të

13
Egjiptit të lashtë duke e krahasuar me kohën e veprës.

Humori i shprehur nëpërmjet paradokseve

Siç provon S.J. Perelman në librin e tij "Hektarë dhe dhimbje" situatat paradoksale mund të jenë aq të
kënaqëshme sa c'janë zhgënjyese dhe acaruese.

"Unë guxoj të them se një nga kontradiktat më të çuditshme,për të kënaqur njohësit e kontradiktave
ishte situata për t'u përballur me këdo që kërkonte strehim në New York. Jo vetëm që dhomat e hotelit
ishin më të rralla se një klloçkë e egër përpara Krishlindjeve, nëse sigurisht nuk e kishe problem të shkoje
në tregun e zi për të,- por arsyeja për pamjaftueshmërinë e tyre ishte se shumica e dhomave ishin zënë
nga njerëz të cilët ishin mbledhur në Ekzpozitën Kombëtare të hotelit për të diskutuar për
pamjaftueshmërinë e dhomave. Duket paradoksale apo jo?" (Perelman,1947)
Është e qartë se situata në të cilën ndodhet Odini nuk është aspak e këndshme dhe me anë të humorit ai
guxon dhe përmbys marrëdhenien e tij me të tjerët.

"-Për të lodhur nuk do lodhet shumë në shpinën tënde, por do ta qeshin shokët.
- Të tjerët do t'i thonë se ka hipur në rracën më të ndyrë të gomarëve të të gjithë planetëve..."

Odini i karakterizon këta njerëz në dukje superior ndaj tij si njerëz të pavlerë e të ndyrë. Me anë të
humorit të zi shprehet dehumanizmi i mjedisit.

"Shumë keq se mesa di unë lëkura e njerëzve nuk është e mirë për këpucë. Në të parë ka të parë që
mund të jenë të bukura, por nuk mund të vishen... Ndofta lëkura e njerëzve do të ishte e mirë për çanta
grash. Zyrtaresh. Ose edhe shkrimtarësh të zyrtarshëm!... Dhe për këtë duhet t'i mësoni që më parë
gratë tuaja dhe zyrtarët tuaj që të dinë si t'i përdorin çantat."

"- Unë, kushëri i dashur, jam në një hall të madh... Më ka ikur gruaja nga shtëpia!... I thashë:- Të kuptoj,
miku im! Ky është me të vërtetë një hall i madh, por më keq duhet ta ketë patur ai fshatari kur i humbi
lopa..."
"Më tha ai:- Nuk më kuptove, kushëri! Mua nuk më ka humbur lopa por gruaja!... I fola: -Njëlloj janë.
Edhe pse gruaja ka dy këmbë dhe lopa katër. Kjo shkon në favorin tënd!..." 16

Në një situatë të tillë tepër të vështirë ku personazhi nuk do të përballet me realitetin mënyra më e mirë
për t'i bërë ballë atij është nëpërmjet humorit të cilin siç u tha më lartë e gjejmë në situata pradoksale.
Shkrimtarët e zyrtarshëm nuk janë shkrimtarët me shpirt të lirë krijues. Janë ata individë të punësuar
nga sistemi për të shkruar propaganda në lidhje me të.

16
Trebeshina, vep.cit.f.120

14
Struktura narrative

Nuk kemi të bëjmë me një rrëfim klasik, në të cilin personazhi menjëherë paraqitet me të gjitha
tiparet e tij, madje duke na treguar edhe të shkuarën e tij, fëmijërinë etj. Përkundrazi, analogjia e
rrëfimit letrar e ngjarje të supozuara jetësore thyhet që në fillim të rrëfimit. Personazhi me identitet të
koklavitur dhe me vetëdije të traumatizuar, shmang përngjasimet me modelet e narracionit klasik,
të tipizimit duke marrëpërmasa më universale dhe përgjithësuese
Struktura narrative është e ndërtuar si një subjekt me tituj kapitujsh të ngatërruar, alogjike dhe tepër
komplekse, dhe vijon si më poshtë:
Kapitulli i parë, i dytë dhe i tretë; kapitulli i katërt; kapitulli i pestë; kapitujt që nga i gjashti gjer tek i
tetëmbëdhjeti; kapitulli i nëntëmbëdhjetë; kapitulli që vjen pas të dymbëdhjetit, kapitulli që është para
kapitujve të parë; kapitulli i dytë para kapitujve të parë; kapitulli i tretë pas të dytit; kapitulli i katërt dhe i
pestë; kapitulli i gjashtë; kapitulli i shtatë; kapitulli i tetë; kapitulli i nëntë; kapitulli i dhjetë; kapitulli i
njëmbëdhjetë; kapitulli i dymbëdhjetë; kapitulli i trembëdhjetë; kapitulli i katërmbëdhjetë; kapitulli i
pesëmbëdhjetë; kapitulli i gjashtëmbëdhjetë; kapitulli i shtatëmbëdhjetë; kapitulli i tetëmbëdhjetë;
kapitulli që vjen mbas atij që nuk u shkrua; kapitulli i dytë; kapitulli i tretë; kapitulli i katërt.
Romani ka tre kapituj të katërt, dy të dytë, të tretë, të pestë, të gjashtë, të tetëmbëdhjetë.
Mënyra se si janë renditur kapitujt nga ana strukturale është e pakuptimtë, e ngatërruar, jo një renditje
tradicionale kronologjike. Studiuesi Aurel Plasari vlerëson një tjetër specifikë zhanrore: parodizmi i
zhanrit ( qesëndia, ironia). Duket se Trebeshina e thyen autenticitetin dhe rregullin mbi të cilin krijohet
një vepër serioze letrare. Ai e thyen këtë lloj ngurtësie duke luajtur me titujt e kapitujve duke shfaqur
kështu një elementin e ironisë dhe parodisë.
Renditja e tyre kompozicionale nuk përputhet me emërtimet e titujve, as me numrat e tyre dhe
njëkohësisht as me ecurinë e historisë së rrefyer. Për të treguar botën e brendshme të personazhit Odin
Mondvalsen, botën e tij të brishtë shpirtërore dhe gjendjen e rënduar psikologjike, autori zgjedh të
krijojë një rrjedhë të tillë kronologjike. Mënyra se si autori i ka renditur kapitujt është një parregullsi e
qëllimshme, një mënyrë për të dhënë efektin e kaosit, rrëmujës, çorientimit, gjëndje të cilat përshkrojnë
Odin Mondvalsen. Rrëmuja narrative përfaqëson rrëmujën mendore të personazhit, gjendjen e rënduar
në të cilën ai ndodhet, traumën logjike dhe vështirësitë që ai gjen në përpjekjen për të komunikuar me
mjedisin e jashtëm.
Vërejmë se tri kapitujt e parë janë bërë një, gjë e cila nga formon figurën e elipsës, tkurrjes së
informacionit.
Mes kapitullit të parë, të emërtuar "i pari, i dyti, i treti", dhe mes kapitullit të fundit, të emërtuar i katërti
kemi një rend logjik në këtë rast, kapitulli i parë, i dytë, i tretë, i katërt, përveçese kronologjisë kanë dhe
një lidhjë të brendshme. Vepra hapet me arrestimin e personazhit dhe me këmbnguljen e tij për të
pohuar origjinën e tij daneze që përfaqëson dëshirën e tij për liri dhe mbyllet me vrasjen e vajzës së tij të
dashur e cila përfaqëson ëndrrën e tij, dashurinë për lirinë por që "vritet" dhe tani Danimarka, liria nuk
është gjë tjetër veçse një iluzion i bukur por i largët.

15
"Zot i Madh! Kush mund të duronte që t'i vdiste dy herë njeriu i dashur?!... Kush mund të duronte ta
shihte përsëri atë pellgun e gjakut të saj?!... A mund ta shikonte përsëri të mbuluar me një çarçaf të
bardhë?!... Oh!...Sa larg që ishte Danimarka!..."

Kapitujt nga "Kapitulli që është para kapitujve të parë" e deri tek i tetëmbëdhjeti kanë një lidhje
kuptimore të brendshme. Kemi përsiatjen e motivit të dashurisë tragjike. Autori që në të njëjtën kohë
është edhe personazhi rrëfimtar, përdor praninë e njerëzve-rrëfime, siç është rrëfimi i njeriut "sa një
pëllëmbë hipur mbi një pilivesë të madhe sa një zarigogë".

"Puna është se në Akademinë e Shkencave të Pyllit Mbretëror kanë rënë në një hall të madh për Irenën
e Gjergj Dushmanit. Çështja është ngatërruar keq, se shumë shkencëtarë ngulin këmbë që ajo vrau
veten porsa dëgjoi për vrasjen e Lekë Zaharisë. E kush e di të vërtetën?!... Se ka dhe nga ata që janë të
mendimit për një ndodhi tragjike në shkretëtirë. Një histori dashurie në Egjiptin e Lashtë; ndofta në një
nga fermat e Kartagjenës. Thuhet se dy skllevër...Një skllav i ri dhe një skllave e re... Po,po!... Ata kishin
rënë në dashuri dhe një ditë vendosën që të çanin shkretëtirën dhe të dilnin përtej, atje ku lirija sjell atë
lumturi që mund të gëzohet në këtë tokë..."
Këtu përmasa e historisë së ndërfutur e dominon përmasën e historisë kryesore.

Megjithëse mungojnë të dhënat për kohën reale, për kohën kur ka ndodhur ngjarja, autori përdor një
kod kronologjik me emërtime reale të botës socialiste shqiptare, si: Bllok, Bashkime Profesionale,
kooperativë etj.

“-Çfarë bëhet këtu?...


U përgjigj Faraoni i Madh:
- Një mbledhje e vogël e Bashkimeve Profesionale!...” 17

“Të nesërmen u dukën përsëri Faraonët e Egjiptit të Lashtë. Dhe tashti kishin një hall tjetër më të madh.
Atje diku, në Mbretërinë Faraonike më të Lashtë, kishin vendosur të ngrinin kooperatiat bujqësore!...
I them unë Faraonit të Madh:
- Kur e kanë vendosur që t’i ngrenë kooperativat bujqësore, atherë pse të mos i ngrenë?
Faraoni i Madh u çudit shumë nga fjalët e mia dhe më pyeti:
- T’i ngrenë koopertivat thua ti?!”18

Personazhi Odin Mondvalsen është një karakter që nuk përshkruhet me tipare fizike por në situata të
ndryshme kuptojmë veçoritë e tij psikologjike dhe pikëpamjet e tij nëpërmjet reagimeve që bën.
Ligjërimi i Odin Mondvalsen mbështetet tek monologu i brendshëm që në këtë rast e përfshin edhe
lexuesi, sepse i drejtohet atij në mënyrë të drejtpërdrejtë. Autori nuk ndërhyn në rrëfimin e personazhit
të tij për të sqaruar lexuesin por e lë ngjarjen tërësisht në dorë të personazhit rrëfimtarë. 19

17
Trebeshina, vep.cit.f.96
18
Trebeshina, vep.cit.f.111
19
Trebeshina, vep.cit.f.141

16
Distancimi fizik me mjedisin ( Mosveprimi )

Në veprën "Odin Mondvalsen" njihemi me një dimension të ri të absurdes, absurdja fizike. 20


Absurdja fizike pra distancimi fizik nga mjedisi i jashtëm, distancimi nga ndikimet, impaktet apo dhe nga
individët e botës fizike, të jashtme. Absurdja fizike kryesisht dhe ndoshta tërësisht ndeshet në Teatrin e
Absurdes si shembull marrim veprat e Samuel Beketit, personazhet dramatikë të të cilit janë në
disharmoni me skenën. Në rastin e Odin Mondvalsen ai është në një distancim apo disharmoni mes
botës së tij shpirtërore e mendore dhe mes botës së mjedisit rrethues. Pra Odini ndihet i përjashtuar, i
dëbuar nga bota e cila konsiderohet "normale" për masën e cila ka zgjedhur ta pranojë si të tillë.
Filozofia e Odinit me filozofinë apo mënyrën sesi funksionon mjedisi i jashtëm janë në një jokoordinim të
skajshëm sa e kanë çuar personazhin në një gjendjeje të absurdes fizike.

"Nuk mund ta gjeja me mend ç'po bëhej andej jashtë dhe po mundohesha t'i merrja të gjitha sa kishin
ndodhur si një gjë të jashtëzakonshme për një vend tjetër, por për praktikën dhe në praktikën e njohur
të vendit ku ndodhesha, ato të gjitha ishin më se të zakonshme"
Ajo ç'ka mund të konsiderohet e zakonshme për mjedisin, është e paperceptueshme për personazhin
dhe kjo çon në një gjendje pamundësie veprimi, në një gjendje "paralize". Mosveprimi, mungesa e
kontaktit me të tjerë fizikisht është një mënyrë veprimi mendërisht, duke mos u ndikuar nga mjedisi i
jashtëm i cili është "helmues" Odini ka mundësinë të veprojë në imagjinatën e tij. Kjo shihet si mënyra
më e mirë për të ruajtur lirinë e vërtetë në një mjedis i cili nuk e njeh një gjë të tillë.
Mungesa e veprimit e bën Odin Mondvalsenin antihero pasi tradicionalisht heronjtë nuk janë ata
personazhe të cilët nuk veprojnë por duke e parë në një shtresëzim më të hollë është pikërisht ky detaj,
mosveprimi apo pasiviteti që e bëjnë Odinin hero. Mosveprimi i Odin Mondvalsen nuk vjen si shkak i
paaftësisë por individët si Odini të cilët përfaqësonin lirinë dhe drejtësinë dënoheshin dhe pikërisht këtu
qëndron paradoksi mes Odinit aniheroit pozitiv dhe individëve të tjerë të cilët ishin përkrahës të sistemit
dhe nderoheshin si zbatues të ligjit nëse ishin zbatues të dhunës, shkeljes së dinjitetit etj. Për njerëz si
Odin Mondvalsen bota nuk kishte vend, ajo tashmë ishte e mbipopulluar:

" Dhe faraonët tashti kishin mbushur gjithë botën dhe e kishin zvogëluar sa nuk mund të banohej më në
të."

Odini mbron me rigorozitet botën e tij të brendshme, nuk pranon të kompromentohet dhe kthehet në
një partizan të lirisë:

"Aty ishte dhe njëri nga Faraonët, por Danimarka ishte shumë larg dhe shkretëtira e paanë nuk dukej
gjëkundi. Kishte të ngjarë që ta kishin pushtuar këta njerëz që vrisnin gratë dhe që kërkonin ata që
shisnin qumësht..."

20
Niveli i absurdes fizike-përcaktimi i Enoch Brater

17
Identiteti i vetëzgjedhur i antiheroit

Protagonisti Odin Mondvalsen e zgjedh vetë identitetin dhe prejardhjen e tij. Vetëzgjedhja e identitetit
është një mënyrë për të mohuar lidhjen me realitetin. Personazhi në brendësi të tij nuk ka asnjë lidhje
me mjedisin apo me individët përreth, ndaj dhe identiteti i zgjedhur prej Danimarke është një nga
mënyrat që Odini paraqet për të mos u asimiluar nga një realitet i cili nuk i përgjigjet pritshmërive më
minimale të personazhit dhe jo vetëm, ky realitet në botën e Odinit nuk i përgjigjet të drejtave minimale
për një individ normal dhe të lirë.

"Më parë kisha një emër, kurse tashti më quajnë... Më quajnë Odin Mondvalsen. Ç'punë u prish atyre se
mua më quajnë kështu?... Nuk e keni dëgjuar ndonjëherë këtë emër? Shumë mirë: dëgjojeni tashti! Si?...
Nuk doni ta dëgjoni? Pse?... Se nuk e keni dëgjuar? Dhe pastaj?...Nuk e ke dëgjuar më parë, dëgjoje
tani."21

Identiteti që zgjedh personazhi është nga Danimarka, një vend tepër i largët nga Shqipëria, jo vetëm në
distancën fizike por dhe në atë të sferave mendore, politike e shoqërore. Është një emër i padëgjuar më
parë në mjedisin shqiptar, një identitet i huaj.
Odini vazhdimisht vë theksin te prejardhja e tij duke pohuar herë pas here që është danez dhe jo
shqiptar: " se jam danez, dhe nuk më lejohet të përzihem në punët e një vendi tjetër" Pra duke pohuar
se ai është danez mohon në këtë mënyrë të përballet me realitetin shqiptar, pasi mëndësia e tij nuk
përkon me atë të mjedisit ku ndodhet aktualisht, kemi një përplasje mes dy botësh, bota e brendshme e
Odin Modvalsen dhe bota e jashtme e mjedisit rrethues. Distancimi është aq i fortë sa personazhi ka
zgjedhur shkallën më të lartë të tij i cili është mohimi i nënshtetësisë, përzgjedhja e një emri tjetër prej
një origjine tjetër. Shkëputja paradoksale bëhet dhe më e fortë kur ai e përforcon mendimin e tij se dhe
paraardhësit e tij nuk kanë lidhje me kombësinë shqiptare:

"Po zotni. Jam danez ngaqë gjyshi im ka qenë italian dhe u martua me një franceze. Nëna ime u martua
me një danez..."22

Duke vendosur të bëjë këtë zgjedhje ku mohon dhe rrënjët e tij të jenë shqipatre kuptojmë se Odini
Mondvalseni është rritur në një familje me prirje perëndimore dhe liberale, përmend shtete si Italia dhe
Franca dhe kësisoj dhe ai vetë është idealist i këtyre prirjeve.
Përderisa Odini është i paaftë të veprojë në strukturat e tij rrethuese ai zgjedh që të largohet nga to në
të gjitha mënyrat duke përfshirë distancimin mendor, psikologjik, distancimin etnik pasi nuk e sheh të
logjikshme të bëhet pjesë e tyre megjithëse kjo në botën e normalëve do t'i kushtoje statusin "i
çmendur" dhe jo normal por në të vërtetë absurditeti qëndron mes atyre që konsiderohen si njerëz të
ligjshëm dhe zbatues të ligjit. Odin Mondvalsen është i vetëdijshëm për zgjedhjen që ka bërë, në të

21
Trebeshina, vep.cit.f.81
22
Trebeshina, vep.cit.f.89

18
vërtetë ai e di dhe se cili ka qenë identiteti i tij i mëparshëm por rezulton që nuk do ta përfaqësoj më
atë. Odini nuk do t'i përkasi më mjedisit të tij absurd i cili nuk i plotëson më kriteret e jetesës për një
individ si ai.

" Pikërisht për këtë desha të flisja me ty. Se një gjysmë ore më parë erdhën dy oficerë dhe më thanë se
ti ke lindur këtu dhe je shtetas i këtij vendi si dhe ne të gjithë..."

Gjuha paradoksale e antiheroit

Absurdja i referohet nje eksperience krejtësisht private, nga e cila kanë dalë një sërë sistemesh filozofike
dhe punë letrare. Kjo eksperiencë ka të bëjë me perceptimin e realitetit i cili vazhdimisht përmbyt
tentativat e njeriut për ta përshtatur atë në një sistem racional të mendimit, sipas Sartre: " bota e
shpjegimeve dhe arsyes nuk është bota e ekzistencës"
Gjërat janë të panevojshme, falas, tërësisht edhe pa shpjegim ndaj dhe përpjekjet e individit për t'i
shpjeguar këto gjëra janë qesharake. Bota nuk është shtëpia e njeriut pasi njeriu e ka të nevojshme të
kërkojë arsye, të cilat nuk do t'i gjejë kurrë. Termi absurd shënon disharmoninë thelbësore mes njeriut
dhe botës në të cilën ai duhet të jetojë. 23
Shpërbërja dhe prishja e gjuhës që ilustron idenë dhe ndjenjën e "absurdes" është konceptuar nga
shkrimtarët dhe kritikët si rrjedhojë e Luftës së Dytë Botërore. Kjo veçori e gjuhës së absurdes së pari
është shfaqur në teatrin e absurdes ku përmendim Samuel Beckett "Duke pritur në Godonë".
Martin Esslin në veprën e tij "Teatrini Absurdes" e shpjegoj atë si një përpjekje për të shprehur sensin
pakuptimësisë së gjendjes njerëzore dhe pamjaftueshmërisë së qasjes racionale nga braktisja e hapur e
paisjeve racionale dhe mendimit diskursiv, duke u përpjekur të arrijë një unitet mes supozimeve
thelbësore dhe formës në të cilat këto janë shprehur.
Odin Mondvalsen mund të flasë si një i marrë por gjuha e tij paradoksale dhe absurde demaskon
ideologjinë e një shteti të tërë me gjithë strukturat dhe individët që e përbëjnë atë.
Pakuptimshmëria ofron liri të pakonceptueshme, liri të pandikuara, pakuptimshmëria apo çmenduria e
afron njeriun me esencën dhe thelbin e tij. Gjuha per absurden në pamundësi të ndërveprimit fizik
mbetet si e vetmja mënyrë për të shfaqur ekzistencën dhe në këtë rast qëllimi i gjuhës për të
komunikuar shpërbëhet dhe merr një dimension të dytë dhe më të lartë siç është shprehja e ekzistencës
vetjake të individit.
Gjuha e Odin Mondvalsen në një rrafsh të parë është çmënduria e tij pra një element që tregon se ky
njeri vuan mëndërisht, po në këtë rrafsh gjuha e tij e bën atë të dobët dhe të padëmshëm në sy të
strukturave që e kontrollojnë.

"Jo!... Odin Mondvalsen unë isha edhe më parë se të zbrisnim në Hënë. Odin Mondvalsen unë isha
atëherë kur nuk isha unë. Pastaj zbritëm në Hënë ku mblodhëm kunguj, domate dhe qiqra." 24

23
Stephen M. Halloran, Langugage and the absurd
24
Trebeshina, vep.cit.f.81

19
"Më 37 Gusht më arrestuan ngaqë kisha zbritur në Mars. Më rrethuan një numër i madh njerëzish me
uniforma dhe më arrestuan në vend.”25

Njëherazi gjuha apo komunikimi i tij absurd dhe i shprishur është një mjet që tregon tjetërsimin e njeriut
në sistemin totalitar, tregon dhunën dhe traumën e shkaktuar nga ky sistem i cili kërkon shkatërrimin
dhe vjedhjen e identitetit dhe dinjitetit te individit e kështu e kthen atë në qenie të zbrazët dhe ç'ka
është më e rëndësishmja për ta, e kthen individin në një qenie të padëmshme për sistemin.
Gjuha e çmendurisë është një element tjetër që na tregon se personazhi i Trebeshinës shpreh
distancimin nga bota e jashtme edhe me anë të komunikimit të tij të çmendur dhe të pakuptimtë. Lirinë
e tij meqënëse nuk mund ta shprehë në botën e normalëve zgjedh që të sheshojë kufijtë e saj me anë të
gjuhës së tij paradoksale e cila nuk është as racionale dhe logjike por që nuk lë vend për gjykim nga
heuesit apo mjekët dhe kështu i jep të gjithë hapsirën e nevojshme për t’u shprehur.
Gjuha paradoksale e përdorur nga Odin Mondvalsen, konsiderohet dhe si një kundërvenie apo rebelim
ndaj gjuhës standarte e patetike të përdorur në mjedisin rrethues. Duke shprehur komunikimin e tij me
anë të gjuhës absurde dhe paradoksale ai refuzon të bëhet pjesë e sistemit dhe pjesë e turmës.

"Ishte një gjë e trishtuar të shikoje Tokën nga Hëna, kur e dije se atje ishte dikush që të kërkonte me sy,
ngaqë kishte mall të të shihte dhe nuk të shihte dot."

Personazhi i Trebeshinës nga mënyra se si komunikon duket tepër konfuz dhe i pasigurt.Shpeshherë
ngatërron datat, ngjarjet e rrjedhën e situatatve.

" Nuk mund të them me siguri sesi shkuan punët..."

"U ngrita në këmbë, e kapa për rrobash dhe e hodha në dysheme... Nuk më kujtohet mirë në e hodha
në dysheme dhe pastaj i fola, ose i fola dhe pastaj e hodha në dysheme dhe i hyra me shqelma!..."

“Bre! Sa u bënëqiqrat atë vit!... Ne hëngrëm sa u dendëm dhe pastaj unë dola përjashtë tek nata
dyjavëshe e Hënës nga që doja të vështroja Tokën në dritën e Hënës.”

Fjalitë janë të rregullta strukturalisht dhe nga ana gramatikore por kuptimisht nuk janë të logjikshme.

" Më duket se putha edhe Gjergjin e Parë të Balshajve, megjithëse tani mund të ishte bërë ndërkaq
edhe Sekretar i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë..."

Nëse do të bëjmë një analogji të fjalëve që janë përdorur si: Hënë, qiqra, kunguj, domate, Gjergji i Parë,
Sekretar i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë arrihet në një konkluzion se këto fjalë kanë një lidhje mes
tyre. Odini i shpreh këto fjalë ku përveç dhunës e traumës kuptojmë se personazhi do ta çojë këtë
problem në gjenezën e tij, në kohë dhe hapsira të ndryshme siç është periudha e mesjetes me Gjergjin e
Balshajve, periudha e antikitetit kur përmend Faranonin e Madh por edhe atë të vogël si dhe vija
25
Trebeshina, vep.cit.f.83

20
momentale e situata aktuale kur përmendet Sekretari i Parë i Partisë së punës së Shqipërisë.
Boshti kuptimorë që bashkon Faraonin, Mbretin dhe Sekretarin e Parë të Partisë së Punës së Shqipërisë
është jo gjë tjetër përveçëse akti i sundimit përmes tiranisë dhe shtypjes së masës.
Hetuesi dhe Odini jetojnë në të njëtin vend, por të dy e perceptojnë dhe e emërtojnë ndryshe këtë vend.
Për Odinin vendi ku ndodhet është planeti Mars, planet i pabanueshëm dhe helmues në munges të
oksogjenit por edhe të shumë paratrave të tjerë jetësorë. Për Hetuesin është Bota e re e cila logjikisht
do të thotë diçka e re, premtuese dhe e bukur, nga këtu mund të kuptojmë paradoksin që krijohet mes
dy figurave shumë të ndryshme Odin-Hetues.

"- Qëllimi i udhëtimit? -Të vij ktu në Mars. - Ku? - Në Mars. - Ku? - Të vij këtu ku jam dhe ku më mirë të
mos isha... - Shkruaj!- urdhëroi Hetuesi sekretarin e tij.- Erdha në Botën e Re për qëllime të dobëta
spiunimi."

Në një mjedis totalitar gjuha, me konvencionalizmin e skajshëm, me karakterin ideologjik propagandues


të steriotipizuar, shndërrohet në "mjetin" më efikas për të desubjektivizuar njeriun. Si kundërpërgjigje e
kësaj është gjuha e "të çmendurit"- Odinit, e cila ka funksion të kundërt, atë të përpjekjes për t'u larguar
nga denatyrimi i qenies njerëzore.

"Po!... Ne kishim më shumë fjalë nga ato që na kishin mësuar nënat tona, kurse tani fjalët janë më të
pakëta dhe i fryjmë me qëllim që të mbushim me to hapsirat e pafund që kështu të jenë vetëm fjalët e
fryra të atyre që shkrifen e shkrifen edhe përtej asaj që njihet si shkrifje."

Utopia

Dijetari anglez Tomas Mor (Thomas More), me veprën fundamentale Utopia, krijoi themelet e kurorën e
një mënyre tjetër të mendimit e të imagjinimit. Themeli nis me shpikjen e neologjizmit utopia (u-topos)
vend që nuk ekziston (Askund), pra me emërtimin e fenomenit. Kërkimi i fenomenit, më herët e më
vonë se Tomas Mori, dëshmon që ky fenomen i përkufizuar në funksion të vendit (u-topos), (Askund),
synon të jetë Gjithkund; ndërsa i përkufizuar në funksion të kohës (ukroni), (Pa-kohë, jo-kohë), synon
Gjithëkohësinë (Përhershmërinë).
Utopinë dhe utopizmin e prodhon një e tashme dhe, më saktë, grindja ndërmjet reales e ideales.
Prandaj, utopitë më të njohura janë krijuar gjatë krizave më të mëdha ose pas tyre, si shteg i daljes dhe i
shpëtimit. Pohimi i ideales është mohimi absolut i reales. Projekti i shoqërisë së përsosur është mohimi i
shoqërisë së padrejtë. Tregimi imagjinar është kundërshtim i dëshmisë së shëmtuar. 26 Dy konstantat e
utopisë janë: e para, projekti i shoqërisë ideale e dyta, përshkrimi i jetës kolektive.
Utopia është një shoqëri e vetëmjaftueshme, prandaj, komunikimi me të tjerët është i pakët, më tepër
për t’i njohur se sa për të marrë e për të dhënë. Prandaj, shoqëritë e utopisë zakonisht janë ujdhesa, me
kufij detarë të përcaktuar, janë shoqëri të ishulluara. Odini ka zgjedhur të vetëizolohet e të shkëputet
nga gjithçka që e rrethon, duke krijuar kështu mjedisin e tij ideal në vetëdijen e tij.

26
Sabri Hamiti, “Utopia letrare”, 2013, f.17,18

21
Me gjuhën moderne do të thuhej shoqëri të izoluara nga botërat e tjera. Ky ishullim ka një parabazë
empirike, janë kërkimet e botërave të reja dhe zbulimet e tyre, që bëhen me udhëtime përtej deteve
dhe oqeaneve, që imagjinohen e gjenden si toka midis detesh. Në anën tjetër barazia njerëzore mund të
projektohet vetëm duke ikur në kohë e në hapësirë nga pabarazia si karakteristikë empirike e shoqërive
të provuara evropiane, në antikitet e në Renesancë. Apo si ikje nga represioni pushtetor në modernitet.
Kërkimi shpie kah ndërtimi i një shoqërie tjetër, të përsosur e të lumtur, në fakt kah arritja e një
gjendjeje të përhershme si Parajsa apo Eldorado nëpërmjet instrumentit të Revolucionit. 27

Në veprën "Odin Mondvalsen" kemi përplasjen mes reales së mjedisit totalitar dhe ideales në mendjen e
personazhit. Tema kryesore është kundërtotalitarizmi, mungesa e të drejtave themelore njerëzore,
mungesa e skajshme e lirisë. Utopia pozitive apo ideale është dashuria lumturuese që lind në Spitalin
Psikiatrik, si do të ishte e mundur që një dashuri e tillë të krijohej në kushte të tilla, ku Odini është i
përndjekur këmba dorës, mbahet nën vëzhgim nga mjekët dhe hetuesit e megjithatë ai e gjen hapsirën
për dashuri, kjo njëherazi përbën dhe një paradoks tepër të veçantë, Odin Mondvalsen atë që nuk
mundi ta gjejë në jetën e lirë dhe ne lirinë fizike e gjen në një mjedis të tillë, ku logjikisht zhvillimi i
ndjenjave të tilla është pothuajse e pamundur. Dashuria në këtë rast nuk përfaqëson vetëm
marrëdhënien e thjeshtë mes një burri dhe një gruaje, ajo ka një mision më të lartë, përfaqëson botën
ideale të Odin Mondvalsen, nëpërmjet shëmbëlltyrës së dashurisë, antiheroi krijon iluzionin e lirisë së
munguar e shpërfaqur në një ndjenjë aq universale, të fuqishme, e të pakontrollueshme siç është
dashuria dhe siç duhet të jetë liria.

"- Unë dua që të jemi gjithnjë bashkë. - i thashë unë. Ma priti ajo: - Ne nuk do të ndahemi kurrë... Atje
kemi shtëpinë tonë dhe unë do të të mbaj në pëllëmbë të dorës... Të dua shumë!... Ti nuk mund ta
marrësh me mend sa të dua!..."

Dashuria është ajo që i ofron aq shumë lumturi dhe qetësi Odinit. Ajo është arratisja psikologjike nga
spitali psikiatrik,dhe një nga mënyrat që të përballojë gjendjen e burgosjes fizike dhe mendore në të
cilën ndodhet. Këtu lind dyshimi nëse kjo dashuri është diçka e vërtetë apo fryt i një imagjinate, ëndërr
apo vegim halucinant.

"...po nuk pata kohë që të mendoja më gjatë, se në dhomë hyri një vajzë...Po!...Ishte një vajzë shumë e
bukur, me flokë të verdhë. Mbante bluzën e bardhë...Pastaj m'u afrua, u përkul mbi mua dhe më...Ajo
më puthi në buzë!...Nuk po kuptoja gjë, por ajo sa më puthi në buzë, doli nga dhoma me nxitim...Vajza e
bukur me bluzë të bardhë nuk ishte më në dhomë...Ç'kishte ndodhur?!...Vajza ishte zhdukur...Atje në
anë ishte një copë letër. Një copë letër e shkruar me bojë të kuqe: "Të lutem, të më falësh! Unë të
dua..."28

Mënyra sesi ndodhin të gjitha veprimet është e papritur. Duke mos pasur asnjë histori se cila ishte kjo
vajzë dhe ç'lidhje kishte me Odin Mondvalsen për më tepër për të kryer veprime intime si: puthja në
buzë, letra me shkrimin "Unë të dua", duke mos pasur asnjë pikënisje për të justifikuar veprimet intime,
27
Sabri Hamiti, “Utopia letrare”, 2013, f.19-20
28
Kasëm Trebeshina “Legjenda e asaj që iku”, “Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve”, Tiranë,1992,f.92-93

22
si dhe koha e shkurtër në të cilën vajza shfaqet, largimi nga dhoma me nxitim, zhdukja e menjëhershme,
të gjitha të zhvilluara në një fraksion të shkurtër të kohës, sa Odini nuk e kupton se çfarë po ndodh dhe
ndjesia e lumturisë që përjeton na bën të besojmë se e gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse një endërr
pasi ka të gjitha tiparet e tilla.

" Kapitulli i tretë pas të dytit që merret me çfarë mund të ndodhë natën kur ti je duke fjetur." Ne
hëngrëm darkën, morëm ato kokrrat që ata me bluza të bardha na dhanë... Por nuk i pimë dhe, pa folur
qoftë edhe një fjalë të vetme, ia shtruam me gjumë. Kur, papritur, ndjeva se dikush po më trazonte në
shtratin tim... I hapa sytë me zor dhe pashë... Nuk po u besoja syve! Ajo vajza e veshur me të bardha...
Po. E kishte hequr bluzën e bardhë... Kishte një rrobë të bardhë, të hollë. Dhe po hynte në shtratin tim...
Më pushtoi me krahët e saj lakuriq dhe nisi të më puthte si të ishte... Sikur unë do t'i ikja!........ U ngrita
shkova tek dera dhe e hapa: korridori ishte i shkretë. Ku ishte zhdukur ajo?........ Ajo kishte qenë aty në
shtratin tim... Ne kishim qenë bashkë dhe tashti ajo nuk ishte më. Ç'po ndodhte me mua ashtu?!...” 29

Sqarimi " çfarë mund të ndodhë natën kur ti je duke fjetur, tregon se ky veprim ka ndodhur natën. Nata
përfaqëson gjumin dhe ëndrrat dhe jo kthjelltësinë e ditës ku gjithçka është më e sigurt se natën dhe
gjërat perceptohen më mirë se në errësirë. Më tej sqarohet " ia shtruam në gjumë" pra përforcohet
mendimi se është në gjumë duke fjetur dhe jo zgjuar. Më pas përsëri papritur ndjen se vajza i hyn në
shtrat, këtë herë ajo ishte dhe më tërheqëse se herën e parë pasi e kishte hequr rrobën e bardhë dhe
kishte veshur diçka më intime një rrobë të bardhë e të hollë. Si ishte e mundur që vajza ishte futur në
dhomën e një të sëmuri mendor të dënuar dhe mbi të gjitha i kryem të gjitha në prani të shokut të tij të
dhomës. Mënyra sesi ndodhin veprimet tregojnë se Odini nuk lëviz në asnjë moment, ai është aty i
shtrirë, pasiv. Këto të dhëna na afrojnë më shumë drejt mendimit se e gjithë kjo është një ngjarje,
origjina e së cilës vjen nga ëndrrat, për më tepër këtë e përforëcon më shumë dhe shprehja "nuk u
besoja syve" .

Koncepti i tjetrit në veprën “Odin Mondvalsen”

Pa autorizimin e grupit dominant në këtë rast të sistemit totalitar socialist, personat e nënshtruar (Odin
Mondvalsen) apo të pafuqishëm kundrejt këtij grupi nuk mund të tregojnë historinë e tyre, mendimet,
pikëpamjet apo nuk mund t'a përkufizojnë veten por duhet të pranojnë përshkrimin që grupi dominant
bën kundrejt tyre, në mënyrë agresive dhe të pavërtetë. Kështu që atyre jo vetëm i grabitet zëri i tyre
por dhe identiteti, sensi i vetëvetes dhe sensi i vlerës së tyre. Megjithatë, filozofi Emmanuel Levinas
argumenton se koncepti i vetes nuk mund të ekzistojë, nuk mund të ketë një koncept të vetvetes si
vetja, pa konceptin e tjetrit. Levinas citon " Lidhja ime etike prej dashurie për tjetrin buron nga fakti se
vetja nuk mund të mbijetojë vetëm, nuk mund ta gjejë kuptimin duke qenë vetëm në botë. Vetja duhet
të përballet me tjetrin, me fytyrën e ndryshimit për të treguar se çfarë ose cili nuk është. Rrjedhimisht
edhe koncepti " i tjetrit" kërkon "veten" për të gjetur kuptimin.Vetja dhe tjetri janë në një sens imazhe
pasqyrë të njëri-tjetrit, secili i ndryshëm por në një mënyrë të njëjtë, të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet

29
Trebeshina, vep.cit.f.99-1008

23
reflektimeve të tyre.
Koncepti i tjetrit në letërsinë shqiptare shfaq një dimension origjinal dhe unik, të nevojshëm gjatë
periudhës diktatoriale, një kohë gjatë së cilës koncepti i tjetrit do të përshkruhej lehtësisht me përballjen
me ideologjinë politike. Në vepër Odin Mondvalsen i cili përfaqëson konceptin e tjetrit, është i krijuar në
dy mënyra, duke e përjashtuar dhe dëbuar ate nga shoqëria duke e izoluar individin në një spital
psikiatrik burgu dhe gjithashtu si vetëpërjashtim nga vetë personazhi i cili e bën këtë të qartë duke
ndryshuar emrin dhe origjinën dhe duke u distancuar nga gjithçka në mjedisin që e rrethon. Koncepti i
tjetrit në letërsinë shqipe, konkretisht në veprën " Odin Mondvalsen" është një mekanizëm i nevojshëm
mbijetese apo dhe përballje me realitetin në mjedisin helmues totalitar. Koncepti i tjetrit është i
rëndësishëm sepse në këtë mënyrë personazhi arrin të ruajë vlerat e tij të vërteta, duke e identifikuar
veten me tjetrin.

"Më parë kisha një emër, kurse tashti më quajnë...Më quajnë Odin Mondvalsen. Ç'punë u prish atyre se
mua më quajnë kështu?... Nuk e keni dëgjuar ndonjëherë këtë emër? Shumë mirë: dëgjojeni tashti! Si?...
Nuk doni ta dëgjoni? Pse?...Se nuk e keni dëgjuar? Dhe pastaj?... Nuk e ke dëgjuar më parë, dëgjoje
tashti.”

I vetmi tregues me të cilin mund të dallojmë tiparet e Odin Mondvalsen, identitetin e tij, raportin e tij
me të tjerët, për atë që është dhe nuk është, është emri i tij. Që në fillim ai është i identifikueshëm si
tjetri, i përjashtuari. Menjëherë kuptojmë se të qenit ndryshe është tipari që bie në sy për këtë
personazh. Ai nuk është pjesë e shoqërisë, pasi që në fillim gjendet në një spital psikiatrik, një vend që
është për individët të cilët nuk janë si të tjerët. Nevoja jonë për të identifikuar subjekte si tjetri, çon në
karakterizimin e tjetrit si negativ. Tek "Odin Mondvalsen" kemi një botë absurde ku spitali psikiatrik dhe
bota e normalëve ndërkëmbejnë vendet. Modeli i çmendinës dhe i të të sëmurëve mendorë na çon
menjëherë në pyetjen nëse Odin Mondvalsen është apo jo me të vërtetë i çmendur apo nëse çmendina
është me të vërtetë e tillë apo është një ndërtim i rremë, një shtëpi kukullash që na ndihmon të nxjerrim
në pah të vërtetën se çfarë përfaqëson me të vërtetë Odin Mondvalsen dhe mjedisi i jashtëm në të cilin
ai bën pjesë.
Maska e çmendurisë për të thënë të vërtetat është ndoshta mjeti më interesant që shkrimtarët mund të
përdorin, ajo i lejon personazheve të tyre të thonë gjëra që për një njeri normal janë të patolerueshme,
maska e çmendurisë është një mënyrë për të qëndruar i vërtetë me veten dhe për të përballuar
dhimbjen apo traumën e shkaktuar nga sistemi. Ideja se personazhi fshihet mbas marrëzisë është i
gjendshëm shpesh në letërsitë e krijuara nën kthetrat e sistemeve të egra totalitare. Odini duket se e
beson me të vërtetë se është danez dhe jo shqiptar.

"Fol pak dhe qartë...Kryesorja është të mos i zësh me gojë ato punët e Danimarkës. U thuaj atyre që je
shqiptar. E kupton? Kjo ka rëndësi të madhe. - Mirë, i thashë, megjithëse nuk më vinte hiç mirë që të
mohoja kombësinë time daneze." Në këtë moment edhe kur vajza e tij e këshillon që të thotë se është
shqiptar dhe jo danez, Odinit nuk i vjen mirë që të mohojë prejardhjen e tij të vërtetë prej Danimarke,
një aspekt ku kuptojmë se ai e beson pra me të vërtetë se është prej atij vendi. Momenti tjetër për të
përforcuar këtë mendim, është fundi i romanit, në të cilin personazhi pohon:

24
"Oh!...Sa larg që ishte Danimarka!...

Këtu Danimarka del si vendi aq shumë i dëshiruar dhe i idealizuar nga Odini. Danimarka përfaqëson
utopinë pozitive, ai shtet është vendi ideal ku mëshirohen të gjitha vlerat e moralet pozitive që një
individ apo shtet normal duhet të ketë në bazë. Odini është një i marrë i paaftë fizikisht të veprojë në
mjedisin e tij, dhe sistemi e ka bërë të humbasë aftësinë për të vepruar apo dhe dëshirën për të vepruar
në atë mjedis. Nga ana tjetër ai gëzon një aftësi mendore tepër të zhvilluar sesa individët e tjerë, mund
të jetë pikërisht kjo aftësi, e cila e çoi drejt vlerësimit si i çmendur dhe e burgosi pasi të tjerët nuk mund
ta rroknin dot në normalitetin e tyre. Në të vërtetë arsyeja pse Odini është konsideruar si i marrë është
gjuha e tij e ndërlikuar. Vajza e këshillon atë të flasë sa më thjeshtë, domethënë si një njeri normal, që
mjekët të firmosin daljen e tij. Thjeshtësia e mendimit dhe e të shprehurit bëhet "bileta" e Odinit për të
dalë në botën e normalëve të cilëve i atribuohet gjuha e thjeshtë dhe e perceptueshme lehtë. Këtu
kuptojmë qëllimin e sistemit shtypës, i cili do ta kthejë njeriun në një qenie të thjeshtë, më të vogël, më
të kontrollueshëm pothuajse si një organizëm një qelizorë.

"Bota dikur në kohë të shkuar ka qenë më e madhe jo vetëm se ishin shumë të pakët, megjithëse fjalët i
kishim më të shumta... Bota është zvogëluar fare dhe është mbushur me madhërinë e atyre që kërkojnë
ta varrosin madhërinë për fillimet e qytetërimit të njerëzimit."

Thjeshtëzimi, zvogëlimi dhe skllavërimi mendor është kriter për të hyrë në botën e normalëve dhe kriter
që të mos ngrihen polemika kundrejt individit, që të burgoset apo më keq akoma, t'i referohet statusi "i
çmendur".

Çmendina është një heterotopi, një realitet ndryshe që bota e jashtme, bota e totalitarizmit të ndihet
normale ka nevojë për një vend të tillë. Spitali psikiatrik ka si qëllim të rehabilitojë individin dhe jo
thjesht ta veçojë apo ta tjetërsojë atë për hir të botës së konsideruar normale. Çmendina në njëfarë
mënyra i shpëton personazhet pasi ata nuk gjykohen për njerëz normalë por si njerëz të cilët nuk janë të
aftë të perceptojnë botën normale për shkak të anomalive në mendjen e tyre, e kështu ata nuk gjykohen
egërsisht. Brenda çmendinës Odin Mondvalsen gjen paqen, duke u larguar nga bota, duke mohuar
gjithçka që e lidh atë me atë vend pra identiteti i tij, prejardhja e tij. Odini është i lumtur aty si një fëmijë
i cili ka mundësinë dhe aftësinë për të krijuar botën e tij të dëshirave dhe në rastin e Odinit botën ideale
ku ka mundësinë të dashurohet dhe të jetojë i lumtur. Nga ana tjetër në botën e normalëve atij i vrasin
vajzën e tij, pra i vrasin endrrat, shpresat dhe premisat për një jetë të lumtur jashtë spitalit psikiatrik ose
jashtë flluskës së tij të lumturisë e cila "çahet" sapo del jashtë atij mjedisi. Bota normale nuk i sjell gjë
tjetër veçse dhimbje e në këtë mënyrë ai humb shpresën pasi bota e normalëve i sjell vuajtje të
vazhdueshme dhe të përsëritura. Siç duket dhe në fragmentin e mëposhtëm ku kuptohet se Odini është
lënduar dy herë, njëherë kur u fut në spitalin psikiatrik dhe u izolua nga bota dhe herën e dytë përsëri
kur doli në botën e normalëve, e cila e zhgënjeu përsëri duke treguar se individë si ai janë të destinuar të
vuajnë pavarsisht të gjithave në atë lloj sistemi.

"Zot i madh! Kush mund të duronte t'i vdiste dy herë njeriu i dashur?!... Kush mund të duronte ta shihte
përsëri atë në pellgun e saj?!... A mund ta shikonte përsëri të mbuluar me një çarçaf të bardhë?!..."

25
26
Përfundime

27

You might also like