You are on page 1of 7

Bisede Letrare

Tema:
“Tartufi” nga
Molieri

Lenda: Letersi
Klasa X-9
Punoi: Enrik Uliu
Titulli
Titulli I vepres eshte Tartufi. Per mua eshte titull I mire sepse eshte I
thjeshte per tu kuptuar, bazik dhe direkt ne teme per shkak se eshte
emri I antagonistit te vepres , Tartufi.

Autori
Molieri lindi më 15 janar 1622 e vdiq më 17 shkurt 1673.
Molieri (Zhan Batist Poklen) është një nga figurat më të ndritura të
letërsisë botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi
veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin “shekull të artë”
të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të
feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së
bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë,
të cilën e quan “Teatri mbreteror”, pikërisht në këtë kohë e ndërroi
emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën
aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte
lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të
doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të
logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose
shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Temat
delikate që trajtonte, i nxirrnin shumë telashe në jetë. Për shembull,
vënia në dukje e hipokrizisë së klerit tek Tartufi, e detyroi ta
përpunonte tri herë tekstin për ta shpëtuar nga censura, ndërkaq
guximin për ta shfaqur me çdo kusht para publikut, e pagoi me
shkishërim.
Molieri shprehu nëprmjet teatrit mendimin e vet për shumë nga
problemet të epokës kur jetoi, si për shembull: hipokrizinë klerikale
dhe shoqërore, degjenerimin moral e shpirtëror, preciozitetin,
kopracinë, tendencën e një pjesë të borgjezisë për të imituar
fisnikërinë, martesën borgjeze e despotizmin prindëror etj.
Teatri i Molierit është i veçantë, origjinal dhe krejt i ndryshëm nga ai i
bashkëkohësve të vet, Kornejit e Rasinit. Molierin nuk e shqetësonte
shumë ideja e respektimit të rregullave të ngurta të klasiscizmit. Para
se gjithash, ai dëshironte “t’i pëlqente publikut” dhe për të “kjo është
rregulla e madhe e të gjitha rregullave”. Sipas tij komedia duhet ta
bëjë spektatorin të vetëkorrigjohet duke qeshur. Kjo cilësi u quajt
katarsis komik. (d.m.th. të pastohesh shpirtërisht nëpërmjet së
qeshurës).
Veprimi komik në veprat e tij rrjedh natyrshëm, shpejt dhe me
tensionime. Kjo karakterizohet jo vetëm me situatat e freskëta
komike, kthesat e papritura dhe kontrastet e ashpra, por edhe me
dialogun e gjallë e shumë dinamik. Me mjeshtëri Molieri krijon
atmosferë të nxehtë, të shkaktuar nga veprimet dhe pasionet e
personazheve sipas mënyrës së të folurit dhe pasioneve të tyre i
nënshtrohen plotësisht idesë kryesore: përqeshja dhe demskimi i
ashpër i së keqes shoqërore dhe triumfi i drejtësisë. Veprat më të
njohura të Molierit mbahen: Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci
dhe Borgjezi fisnik.
Lloji I vepres
Lloji I vepres eshte komedi. Kam mbresa nje komedi tjeter me
autorin e njejte. Komedia e ka emrin “Kopraci”. Tek kjo komedi flet
per nje njeri qe ka rruajtur pasurine e tij prej viteve dhe nuk ia jep
askujt, nje njeri doreshtrenguar dhe kurnac. Kjo gje e con ne vjedhjen
e pasurise se tij nga biri I vet. Ai, me pas humbi mendjen dhe filloi te
fajesonte cdo person qe shifte. Eshte nje veper e bukur qe me ka
lene goxha mbresa.

Tema kryesore e pjeses


Hipokrizia fetare kundrejt virtytit të vërtetë të krishterë. Tema
qendrore e Tartufit është shfrytëzimi i hipokrizisë fetare në kontrast
me virtytin e vërtetë të krishterë. Tartufi është një hipokrit sepse ai
krijon një pamje të jashtme të devotshmërisë ekstreme dhe
përkushtimit fetar, ndërsa bën fshehurazi një jetë krimi dhe sjellje
imorale. Mund te shofim ketu edhe besimin e verber te Oregonit
kundrejt hipokritit Tartuf per shkak te virtytit fetar qe ka. Ai e strehoi
dhe i besoi nje njeriu qe nuk e njifte vetem nga perkushtimi I tij ndaj
fese qe ishte fals. Ai e besoi aq shum sa i dhuroi shtepine dhe doren
e vajzes se vet duke prishur edhe prentimin. Por ne fund te pjeses
perseri mbaroi me fund te lumtur. Ne kete rast Oregoni ishte njeriu I
perdorur per shkak te devotimit te tij ndaj fese qe u manipulua nga
hipokriti Tartufi.

Personazhet
Orgoni Personazhi qendror që bie nën ndikimin e hipokritit Tartuf.
Gruaja e dytë e Elmire Orgon që përfaqëson një qëndrim të
arsyeshëm ndaj jetës.
Damis,djali I Orgonit, i cili përpiqet të provojë Tartuffe një hipokrit
dhe ia del mbanë vetëm ta ç'trashëgojë veten.
Mariana që është e dashuruar me Valere dhe që po detyrohet të
martohet me Tartuffe.
Valere, djali i klemontit dhe kerkon te martohet me marianen
Pernelle Orgon e cila është krejtësisht e mashtruar nga Tartuffe.
Klemonti, i cili përpiqet t'i bëjë të gjithë t'i shohin gjërat me qetësi
dhe arsye.
Tartuf ,hipokriti fetar që gërsheton rrugën e tij në besimin e Orgonit
dhe më pas e tradhton atë.
Dorina, e cila funksionon si manipuluese dhe komentuese ,dinake e
veprimeve të shfaqjes.

Analize personazhe
Tartufi
Ai është një i hipokrit i zgjuar që mund të bëjë çdo gje per te arrituar
ate qe deshiron. Si një asket fetar, ai bind Orgon dhe Zonjën
Pernelën se ai është një njeri i devotshëm dhe i përulur. Rënia e tij
eventuale është shkaktuar nga epshi i tij. Në vend që ta shndërrojë
Tartufin në një përbindësh çnjerëzor, Molieri tregon se si epshi e bën
hipokritin e zgjuar të ulë maskën dhe të zbulojë hipokrizinë e tij.
Orgoni
Ndërsa Tartuffe është hipokrit dhe i poshtër i dukshëm, Orgoni është
një personazh shumë më kompleks. Pasi ka adoptuar një herë një
jetë të devotshme, Orgoni përpiqet të bëhet mishërimi i personit të
devotshëm dhe shkon në ekstreme absurde si në fjalë ashtu edhe në
vepra. Në të kundërt, kur zbulon hipokrizinë e Tartufit, ai përmbyset
dhe vendos të urrejë dhe persekutojë të gjithë njerëzit e devotshëm.
Dorina
Dorina është një personazh aksionar që gjendet në shumë prej
komedive të Molierit dhe, në fakt, është bërë një lloj i gjetur në
komeditë e të gjitha periudhave. Ajo është shërbëtorja e urtë që
sheh me të gjitha pretendimet, dhe duke qenë inferiore, për sa i
përket pozitës shoqërore, ajo është eprorja në çdo garë zgjuarsie. Ajo
shfaqet gjithmonë si një person shumë i aftë për të perceptuar të
vërtetën mes hipokrizisë dhe fanatizmit; ajo është personi që shpreh
në mënyrë satirike një pjesë të madhe të acarimit që ndjen audienca.

Pjesa e preferuar
Pjesa ime e preferuar eshte nga Akti I, Skena IV. Ne kete skene
zhvillohet nje dialog midis Dorines dhe Oregonit qe sapo erdhi.
Oregoni e pyt Dorinen per gjerat qe ka ndodhur ne shtepi kur ai nuk
ka qen. Ajo fillon te flasi per gjendjen e keqe te gruas se tij edhe
gjerat qe e shqetsojne ate, kurse ai pyt per Tartufin. Kjo me ironi ia
kthen qe ai eshte shendoshe e mire. Ne kete rast Oregani ia kthen
pergjigjen me fjalet “I shkreti ai”. Me pelqen kjo pjese sepse nga kjo
pjese kuptojme fiksimin dhe adhurimin qe ka Oregani ndaj hipokritit
Tartuf. Eshte komike perdorimi I ironise nga Dorina dhe Oregani qe
nuk e kupton kete ironi qe po ben ajo.

Fjalori me fjalet kyc


-hipokrit -vella
-Tartuf -epsh
-Devotim -besimtar
- Zot -kishe
-martese -testament
Analize gjuhesore/semantike
Ne kete veper shofim perdorim te larte te figures letrare te
krahasimit edhe te figurave te tjera si epiteti dhe metafora. Disa
shembuj jane: ka nisur te molepset shpirti juaj, thengjilli i mbuluar,
etj. Shohim edhe perdorim te ironise dhe sarkazmes ne kete veper.

Mesazhi
Besimi, nje nga vyrtytet me te cmuara te njeriut nuk duhet te
shperderohet dosido ne shoqeri.

Lidhni tematiken me ditet e sotme


Ne kohet e sotme nuk ka hipokritizim fetar te larte por ka
hipokritizim ne shoqerine njerezore.
Kjo duket ne shume karktere te njerezve qe duan te perfitojne dhe te
marrin edhe ate qe nuk I takon. Shume njerez perpiqen te marrin
merita qe I perkasin te tjereve por ne fund deshira e tyre per me
shume I con ne deshtimin e tyre.
Besimi fetar ne kohet e vjetra ka pasur pushtet me te larte politik ne
jeten e njerezve sesa ne kohet e sotme. Sot besimi fetar eshte me
tolerant dhe nuk hipokritizim me te larte se atehere dhe eshte me
shume shpirteror.

Realizoni nje mbyllje tjeter


Per mua nje fund tjeter mund te ishte e kunderta qe ndodhi. Ne vend
te arrestimit te Tartufit ndodh arrestimi I Oreganos duke prishur
fundin e lumtur me arrestimin e Oreganos. Mendoj se kjo mund te
jete nje fund me I mire sepse e shpreh me mire mesazhin qe jep
pjesa dhe e ndihmon lexuesin te kuptoje pasojat.

You might also like