You are on page 1of 4

Detyre portofoli

Tema: Gazet serre dhe


ngrohja globale

Lenda: Kimi
Klasa X-9
Punoi: Enrik Uliu
Efekti serre
Efekti serre nuk eshte nje dukuri natyrore.Në pranverën e hershme temperaturat
e ajrit, veçanërisht natën janë të ulëta. Nëse e masim temperaturën e ajrit ne
brendësi të serrës do të shohim se ajo është shumë më e lartë se jashtë serrës.
Kjo dukuri ngjan për arsye se serra funksionon si një ventil njëkrahesh. Mbulesa e
serrës gjatë ditës lejon depërtimin e rrezeve të diellit, mirëpo nxehtësinë e krijuar
brenda serrës e ruan dhe kështu nuk e lejon të dalë jashtë. Një proces i ngjashëm
zhvillohet edhe ne planet dhe ne atmosferën e tokës. Siç dihet dielli bën ngrohjen
e sipërfaqes se tokës dhe vazhdimisht nxehtësia rrezaton ne drejtim të
atmosferës duke dashur ta lëshojë atë.
Në saje të pranisë së disa gazrave në atmosferë siç janë dioksidi i karbonit, avulli i
ujit dhe metani pengohet shpërndarja e tërësishme e nxehtësisë prej tokës ne
gjithësi. Ky proces i ngrohjes së atmosferës është i njohur si efekt i serrës. Sikur të
mos ishte ky proces,toka do të ishte shume më e ftohtë.
Në të kaluarën organizmat bimore dhe shtazore vazhdimisht kanë akumuluar sasi
të madhe të energjisë diellore, e cila tani në shtresat tokësore gjendet në formë
të fosileve. Në kohën e sotme me procesin e djegies së thëngjillit, naftës, gazit
natyror etj., kjo energji shfrytëzohet dhe lirohet. Kështu për shembull nëpërmes
termocentraleve,automjeteve, në amvisëri vazhdimisht fosilet e përmendura
lirojnë në ajër dioksid karboni. Në këtë mënyrë prej vitit në vit sasia e CO2 në
atmosferë rritet. Meqenëse CO2 është me efekt të veçantë në serra, shkencëtaret
mendojnë se toka vazhdimisht do të ngrohet krahas me rritjen e përqendrimit të
dioksidit të karbonit. Nëse ndodh kjo dukuri, do të rritet niveli i ujit te detit për
shkak të shkrirjes së akullnajave, kurse në mjediset jetësore do të kene ndryshime
meteorologjike të ç'favorshme për qeniet e gjalla.
Në shumë shtete me anë të ligjit është arritur të reduktohet deri në minimum
lirimi i këtyre gazrave të dëmshme në atmosferë.
Ngrohja globale
Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një
periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze
sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve
fosile. Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë
gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat
e akullta përkatëse.
Ngrohja globale aktuale po shkaktohet nga gazet e dëmshëm si dyoksidi i karbonit
e metani i cili çlirohet nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti,
fabrikat, si dhe industria e mishit. Ky gaz formon një shtresë në atmosferë e cila
lejon deportimin e rrezeve të diellit në tokë por nuk lejon daljen e tyre mbi
sipërfaqen e tokës. Kjo gjë shkakton ngrohje të menjëhershme të tokës duke
shkaktuar efekte katastrofale për planetin e njerëzimin.
Mbeten edhe më pak se 10 vjet që njerëzimi të ulë me mbi 90% të çlirimit aktual
të gazrave serrë, ose ndryshimet klimatike do të jenë të pakthyeshme, dhe
efektet do të jenë shkatërrimtare, deri në zhdukje të qytetërimit njerëzor. Ne si
qytetarë te Tokës duhet të marrim masa të menjëherëshme që fillimish ta
mbrojmë veten tonë, e më pas të gjithë Tokën dhe gjallesat në të.
Gazet serre
Gazrat serë absorbojnë energjinë diellore të reflektuar, duke e bërë atmosferën e
Tokës më të ngrohtë. Shumë energji të diellit arrijnë drejtpërdrejt në tokë, dhe
një pjesë reflektohet nga toka përsëri në hapësirë. Disa gazra, kur janë të
pranishme në atmosferë, thithin atë energji të pasqyruar dhe e përcjellin atë
përsëri në Tokë si nxehtësi. Gazet përgjegjëse për këtë quhen gazra serrë , pasi
ato luajnë një rol të ngjashëm si plastika ose qelqi i qartë që mbulon një serë.
Dioksid karboni
Dioksidi i karbonit është gazi më i rëndësishëm serrë. Është prodhuar nga
përdorimi i lëndëve djegëse fosile për të gjeneruar energji elektrike (për shembull,
termocentralet me qymyr) dhe për automjetet e energjisë. Procesi i prodhimit të
çimentos prodhon shumë dioksid karboni. Pastrimi i tokës nga vegjetacioni,
zakonisht për të fermuar atë, shkakton lëshimin e sasive të mëdha të dioksidit të
karbonit që normalisht ruhet në tokë.
Metani është një gaz shumë efektiv me efekt serrë, por me një jetëgjatësi më të
shkurtër në atmosferë sesa dioksidi i karbonit. Ajo vjen nga një shumëllojshmëri
burimesh. Disa burime janë të natyrshme: metani i shpëton ligatinat dhe oqeanet
në një shkallë të konsiderueshme. Burime të tjera janë antropogjene, që do të
thotë njeriu. Nxjerrja, përpunimi dhe shpërndarja e naftës dhe gazit natyror
çlirojnë të gjithë metanin.
Halokarbonet janë një familje e molekulave me përdorime të ndryshme, dhe me
vetitë e gazit që shkaktojnë efektin serrë, kur lirohen në atmosferë. Halokarbonet
perfshijne CFC, te cilat dikur perdoreshin gjeresisht si ftohje ne kondicionere dhe
frigorifere. Prodhimi i tyre është i ndaluar në shumicën e vendeve, por ato
vazhdojnë të jenë të pranishme në atmosferë dhe dëmtojnë shtresën e ozonit.
Molekulat zëvendësuese përfshijnë HCFC, të cilat veprojnë si gazra serrë. Këto po
hiqen gjithashtu. HFC-të po zëvendësojnë halokarbonet më të dëmshme, dhe ato
kontribuojnë shumë më pak në ndryshimet klimatike globale.

You might also like