You are on page 1of 12

et-Tewab - Ai që pranon pendimin dhe falë mëkatet

- O Ti që i do robërit që pendohen dhe gëzohesh për pendimin e tyre, ma mbush zemrën me shpresë
në faljën dhe pranimin e pendimit prej Teje. Mi lehtëso rrugët drejtë pendimit dhe më frymëzo
gjithmonë për pendim të sinqertë. Pendohem për mosnjohjen Tënde dhe obligimeve ndaj Teje,
pendohem për mosnjohjen e të metave të mia dhe të metave të punëve të mia. Më bëj prej atyre që
gjithmonë kthehen të penduar Tek Ti, më përmirëso mua dhe ma përmirëso kualitetin e adhurimeve.
Bëje pendimin stacionin tim të parë, të mesëm dhe të fundit në rrugën për tek Ti. O Zot, pranoma
teuben, falmi të gjitha gjynahet, përgjigju në lutjet e mia, udhëzoma zemrën, drejtoma gjuhën dhe
largo urrejtjen dhe zilinë prej gjoksit tim.

er-Rrezaak; - Furnizuesi dhe Dhuruesi i mirësive

Ti je i Vetmi i cili e ke në dorë furnizimin ndërsa të gjithë të tjerët janë vetëm sebep, kushdo qofshin
ata. Ti i jep kujt të duash pa kufij; ja Rrezaak nga furnizimi Yt i pa kufijshëm; më furnizo me me
kënaqësinë e shikimit në Fytyrën Tënde dhe me përmallim për takimin me Ty. Më furnizo me pasim të
drejtë të Muhamedit (alejhi selam) dhe me shoqërim të tij në lartësitë më të mëdha të Xhenetit. Më
furnizo me njohje dhe besim në Ty dhe me vepra të mira të zemrës dhe gjymtyrëve. Më bën të
kënaqur me atë që më furnizon dhe më beko në atë që më furnizon. Më bëj të dobishëm gjithmonë
dhe kudo që të jem, dhe ma mundëso që me pak të arrijë shumë. Më furnizo dhe më beko pa hesab në
jetën time, në të gjitha punët e mia, në familjen time, në pasardhësit e mi, në shëndetin tim, në
pasurinë time, dhe me begato me çdo gjë prej së cilës përfitoj dhe për të cilën kam nevojë.

esh-Shafi;

Ti je Shërues, më shëro përmes emrit dhe fjalës Tënde prej çdo sëmundje të zemrës, shikimit, dëgjimit
dhe tërë trupit tim. Ma mundëso të kënaqem sa të jem gjallë me veshët, sytë dhe trupin tim dhe më
jep fuqi deri në fund të jetës. Allahu im, unë kërkoj strehim te Ti nga largimi i dhuntive Tuaja, keqësimi i
shëndetit që ma ke dhënë, dënimi i papritur dhe nga i gjithë hidhërimi Yt. Ma mundëso që përmes
njohjës Tënde të shërohem prej çdo njolle të; syefaqësisë, mendjemadhësisë, hasedid, hidhërimit
shpërthyes dhe epshit të shfrenuar. Allahu im, kërkoj strehim te Ti nga pamundësia, përtacia, frika,
koprracia, pleqëria e thellë dhe dënimi i varrit.

er-Rrahmaan, er-Rrahiim;

O Ti që mëshira Jote e tejkalon hidhë r imin Tënd, me mëshirën Tënde, nëpë r mjet kënaqësisë Të nde, më
mbro nga hidhë r imi Yt dhe, nëpë r mjet faljes Tënde, më mbro nga dënimi Yt. Bëj që pë r jetimi i gjurmëve
të më shirës Tënde ndaj meje të ma mbushë zemrë n me mendim të mirë pë r Ty, me shpresë në
mëshirë n Tënde, dhe me kënaqësi pë r caktimin Të nd. O Ti që je më i më shirshëm ndaj meje, më shumë
sesa unë ndaj vetes sime, m’i hap dyert e mëshirës Sate në kë t ë botë dhe në tjetrën, dhe të lutem më
mëshiro mua, familjen time dhe të gjithë muslimanë t . Me mëshirë n Tënde, m’i fal gjynahet, më pë r fshij
me emrat e Tu er-Rrahman, er-Rrahim; më fut në mesin e robë r ve Tu të mirë, që i ke quajtur robë r it e
të Gjithmë shirshmit. Më bëj të mëshirshëm ndaj krijesave, m’i lehtëso adhurimet, m’i shumë f isho
shpë r blimet dhe më mëshiro mua e më pë r gatit udhë zim të drejtë në të gjitha çështjet e mia.

Er Rabb;

Falënderimi të takon Ty o Allah që je er-Rabb; Zot i botëve. Jam i kënaqur që Ti je Zoti im o Allah,
pejgamberi im është Muhamedi (alejhi selam), dhe feja ime është Islami. O Zot më furnizo me begatitë
më të çmuara te Ti dhe më udhëzo t’i çmoj dhe të falënderoj ashtu sikur Ti je i kënaqur. Të lutem
kujdesu për raportet e mia me Ty dhe më ruaj nga pakujdesi dhe hutia ime në raport me Ty. Ma mbush
zemrën me bindje e mbështetje në Ty dhe me mendim të mirë për Ty. O Zoti im më jep të mira në këtë
jetë dhe në botën tjetër dhe më ruaj prej dënimit me zjarr! Dhe o Zoti im, më fal mua, prindërit e mi
dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë.

O Allahu im, Ti je Zoti im, i Vetmi që meriton të adhurohet. Ti më ke krijuar e unë jam robi Yt. Ti i ke
emrat më të bukur, e unë po të lutem o Allah me emrin Tënd më të madh, me të cilin, kur të luten
robërit e tu, Ti u jep dhe u përgjigjesh. Allahu im, kërkoj prej Teje duke dëshmuar se Ti je Allahu. S’ka të
denjë për t’u adhuruar, përveç Teje. Ti je Një. Për Ty kanë nevojë të gjitha krijesat. Ti as nuk je i lindur,
as nuk ke lindur, dhe askush nuk të ngjanë Ty. M’i fal gjynahet, ngase Ti je Falësi, i Gjithëmëshirshmi. O
Allah im, Ty nuk të duhet leje prej askujt për asgjë. Mjafton që vetëm të thua; Bëhu! dhe ajo bëhet;

Na ruaj nga e keqja e çdo armiku dhe krijese të ligë!

O Allah të lutem bëhu i kënaqur me mua dhe ma mundëso kënaqësinë e shoqërimit me Ty në këtë
botë dhe kënaqësinë e takimit me Ty në botën tjetër. Më begato me adhurim deri në takimin me Ty.
Bëje adhurimin ndaj Teje, begatinë më të çmuar dhe ma mundëso hyrjën në xhenet përmes
përfshierjes dhe njohjës të emrave Tu.

El-Hamid

O Zoti im!

I lavdë r uar dhe i falë nderuar qofsh sa qiejt e Toka dha sa ka ndë r mjet tyre, dhe aq sa dëshiron vetë Ti
(prej gjë r ave tjera). Ty të takon falënderimi deri sa të kënaqesh, Ty të takon falënderimi edhe kur je i
kënaqur dhe pë r së r i Ty të takon falë nderimi pasi të kënaqesh. Ty (Allah) të takon falenderimi pë r Ty
(Allah). Të gjitha begatitë që i kam janë prej Teje dhe po ashtu falënderimi që po e bëj është prej Teje.
Unë kurrë nuk mund të të lavdë r oj Ty ashtu siç e meriton; Ti je i lartë suar ashtu siç ke lavdë r uar veten
Tënde.
M’i shto begatitë e së bashku me to edhe falënderimin ndaj Teje!
Më frymëzo për kërkimfalje dhe m’i falë të gjitha mëkatet!
Më bë mirënjohës ndaj çdokujt që më ka bërë mirē ndërsa kujtdo që i kam bërë mirë ma mundëso ta
shpresoj shpërblimin vetëm prej Teje!

el-Haadi: Ai që jep udhëzimin

O Allahu im, Zot i Xhebrailit, i Mikailit dhe i Israfilit. Krijues i qiejve dhe i Tokës. Ti e di të fshehtë n dhe të
dukshmen. Ti gjykon kush ka të drejtë nga robë r it e Tu në atë ç f arë ata nuk pajtohen. Më udhëzo pë r
mospajtimet në të cilat ata kanë rë në me lejen Tënde. Vë r tet, Ti e udhëzon kë të duash pë r rrugë n e
drejtë. Më udhëzo (pë r forco) në rrugën e drejtë, në rrugë n e atyre që u dhurove të mirat e Tua, jo në të
atyre që të r hoqë n mbi vete hidhë r imin e as në të atyre që humbën. O Allah, më zbukuro me bukurinë e
imanit dhe më bëj të udhëzuar dhe që udhëzon (të tjerë t ) pë r rrugën e drejtë !

Largo prej zemrës sime ç do pengesë pë r zbritjen e udhë zimit prej Teje. Ma mbush zemrën me udhëzim
pë r mes njohjes Tënde, që ta njoh të vë r tetën dhe të punoj sipas saj. Më forco në udhëzim mua, familjen
time dhe gjithë muslimanë t dhe mos ma lako zemrën pasi që e udhëzove!

Më ruaj që mos të jem shkak për devijimin e ndokujt, mos të flas për fenë tënde pa dije dhe mos të
bëjë ndonjë sjellje që i largon njerëzit nga udhëzimi Yt!

“O Allah! Të lutem më mundëso të kam frikë ndaj Teje në vetmi e në publik! Të lutem më bëj prej atyre
që flasin gjithmonë të vërtetën, në gëzim dhe në hidhërim! O Allah unë kërkoj të më bësh të matur në
çdo kohë, në gjendje pasurie dhe varfërie!

O Allah kërkoj të mira të pashterrshme dhe lumturi të pafund. Më bëj që të jem gjithnjë i kënaqur me
caktimin Tënd. Të lutem më jep jetë të qetë pas vdekjës!

Të lutem ma mundëso kënaqësinë e shikimit të Fytyrës Tënde dhe me dhuro mall të flaktë për takimin
me Ty!

Mos më vështirëso këtë takim dhe mos më sprovo me të!

O Allah më stolis me bukurinë e besimit dhe më bëj të udhëzuar e udhërrëfyes për të tjerët!”

el-Adhiim; i Madhërishmi

Ma mundëso të të madhëroj me zemrën time para se të të madhëroj me gjuhën dhe me veprat e mia.
Ma ushqe zemrën time me madhërim ndaj Teje duke bërë që askush dhe asgjë të mos jetë më i madh
se Ti në zemrën time. Bëj që përballë madhështisë Sate të rrënohen madhështitë e kujtdo dhe çfarëdo
qoftë tjetër. Bëj që, përveç Teje, të mos marr ndonjë shkak tjetër për të arritur te Ti. Bëj që të
zhvishem nga çdo ndjenjë e meritës karshi Teje. Bëje zemrën time të përshtatshme që t’i madhëroj
urdhrat e Tu dhe bëje të kënaqur me caktimin Tënd.

es-Subuh

I Lartësuar qofsh, o Zoti im, dhe Ty të takon lavdë r imi-falënderimi. I Lartë suar qoftë emri Yt dhe
madhë r ia Jote.

S’ka të denjë pë r t'u adhuruar, pë r veç Teje. I patë meta je Ti, o Allah. I lavdë r uar qofsh aq sa është numri
i krijesave Tua, aq sa do vetë Ti, aq sa peshon Arshi Yt, dhe sa ngjyra e pasosur (e pafund) pë r t`i shkruar
Fjalë t e Tua. Nuk ka të denjë pë r t'u adhuruar, pë r veç Teje. Ti nuk ke të meta. Unë i kam bë r ë padrejtësi
vetes. Ma rëndo peshojën e veprave në Ditën e Gjykimit me pë r mendjen time të kë t ij emri dhe me
lutjet e mia drejtuar Ty me anë të kë t ij emri, dhe ma ngrit pozitën në Xhenet.

M’i pë r mirëso të metat dhe më mëso si të sillem pë r ballë të metave të të tjerëve. O Ti që je i pastë r nga
e të r ë ajo ç f arë njerëzit ta veshin padrejtë sisht, ma pastro zemrën prej mëkateve ashtu siç pastrohen
rrobat e bardha prej ndyrë sirave, dhe bë j që të jem larg më kateve ashtu siç ë shtë larg Lindja nga
Perëndimi.

O Allah, kërkoj prej Teje iman që nuk largohet, begati që nuk harxhohet dhe shoqërimin e Muhamedit
(paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) në lartësitë më të mëdha të Xhennetit.

O Zoti im! Më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari.

O Zot! Na jep në këtë dynja mirësi dhe në ahiret mirësi dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

Allahu im, që je Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijues i qiejve dhe tokës, Njohës i të fshehtës dhe
të dukshmes, Ti gjykon mes robërve Tu për gjërat në të cilat kundërshtohen, më udhëzo në të vërtetën
për të cilën janë kundërshtuar njerëzit me lejen Tënde, ngase Ti atë që do e udhëzon në rrugë të
drejtë.

O Zot! Mos i lejo zemrat tona të shmangen nga e vërteta, pasi na i ke udhëzuar në rrugën e drejtë dhe
na dhuro mëshirë prej Teje, sepse, vërtet që Ti je Dhuruesi i Madh.

O el Besir!

Bëj që, sa herë të shikosh në zemrën time, ta shohësh vetëm atë që Ti e don dhe je i kë naqur me të,
dhe bëj që , sa herë të shikosh në zemrën time, të mos shohësh diçka që Ti nuk e do dhe nuk je i
kënaqur me të. Më bëj të vetëdijshëm, të motivuar, të ruajtur e të turpë r uar nga shikimi që Ti ma bën,
që të bëj kujdes pë r fjalë t që them, pë r veprat që bëj , pë r vendet ku gjendem. Ma mbush zemrën me
sinqeritet dhe vë r tetë si dhe më ruaj nga çdo njollë e shirkut dhe syefaqë sisë, më ruaj prej gjynaheve që
bëhen në vetmi dhe në mesin e njerë zve dhe nga të shikuarit në gjë r at e ndaluara. Ma mundëso një
pë r jetim dhe pë r mirësim të vazhdueshëm të zemrës dhe të adhurimeve që t'i bëj . Kë r koj prej Teje
kënaqësinë e shikimit në Fytyrën Tënde dhe pë r mallim pë r takimin me Ty pa pë r jetuar ndonjë dë m e pa
u sprovuar me ndonjë sprovë devijuese.

O Allah!

Ti je i vetmi që krijon, i vetmi që cakton, i vetmi në dorën e të cilit është largimi i dë mit dhe sjellja e
dobisë . Ti ke mundësi pë r çdo gjë. Ty të dorë zohem me dobësinë, paaftësinë dhe varësinë time. Bë j që
zemrës sime t'i mjaftosh pë r çdo gjë, meqë Ti i mjafton atij që mbë shtetet në Ty. Më mjafton Ti, o Allah.
S'ka të adhuruar me të drejtë, pë r veç Teje. Në Ty jam mbë shtetur dhe Ti je Zot i Arshit madhë shtor. Më
mjafton (Ti), o Allah! Ti je mbrojtësi më i mirë. Ti je Krijues edhe i sebepit (shkakut), edhe i pasojës
(rezultatit). Më jep dije dhe aftë sim që çdo herë t'i zbatoj sebepet e kë r kuara prej Teje dhe ma lehtëso
çdo sebep (mjet) pë r çdo që l lim të synuar. Me mëshirë n Të nde merr pë r sipë r ç do pamundë si të
realizimit të sebepeve të kë r kuara. Ma zgjidh zemrën prej çdo sebepi dhe çdo lidhje të gabuar dhe lidhe
vetëm me Ty. O Allah, kë r koj nga Ti mbë shtetje të vë r tetë në Ty dhe mendim të mirë pë r Ty. Më bëj të
kënaqur me caktimin Tënd dhe më ruaj nga mendjemadhësia, lakmia, zilia dhe vetëpëlqimi.

O Allah!

Pë r gjigju në lutjet e mia, ma ruaj dhe ma pë r mirëso gjuhën time dhe dëgjimin tim nga gënjeshtra, nga
pë r gojimi, nga bartja e fjalëve, nga mburrja, nga në nçmimi i njerëzve, nga fjalë t e kota, nga ajo që nuk
më pë r ket, dhe nga të folurit pë r atë që nuk kam njohuri.

Kë r koj të më japësh gjuhë të drejtë dhe zemë r të shë ndoshë, dhe të më bekosh mua, të ma bekosh
dëgjimin, shikimin, shpirtin, fytyrë n, moralin, familjen, jetën, vdekjen, veprat.

M’i prano punë t e mira dhe m’i jep shkallë t e larta të Xhenetit.

Vë r tet, Ti je Ai që dëgjon lutjet tona dhe përgjigjesh.

O Allah! Na jep përfundim të mirë në të gjitha çështjet tona dhe na mbroj nga nënçmimi i dunjasë dhe
dënimi i ahiretit.

O i Gjalli i Përjetshëm! O Mbajtësi dhe Mbikqyrësi i çdo gjëje! Me Mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë
dhe mbrojtje!

Na i ndreq të gjitha punët tona dhe mos na lërë të mbështetemi në veten tonë as sa një çast i shkurtër,
aq sa hap e mbyll sytë.

Allahu im, na ndaj nga devotshmëria Yte pengesë mes neve dhe mëkateve ndaj Teje, na ndaj nga
respektet Tuaja vepra që na dërgojnë në Xhennetin Tënd, na ndaj neve aq bindje sa na i lehtëson
fatkeqësitë e dunjasë, na mundëso që të kënaqemi me veshët, sytë dhe fuqinë tonë sa të jemi gjallë
dhe këtë të fundit bëre trashëgimtar tonin (na jep fuqi deri në fund të jetës), bëre që hakmarrja ynë të
jetë ndaj atyre që na bëjnë zullum dhe na ndihmo kundër atyre që na armiqësojnë.

Mos e bën fatkeqësinë tonë në fenë tonë, e as mos e bën dunjanë interesin tonë më të madh e as
qëllimin e diturisë sonë, dhe mos mundëso të na sundojë kush nuk na mëshiron.
Et-Tajib;

Ti je Tajjib (i Mirë) dhe çdo gjë që vjen prej Teje, është e mirë. Ti je Tajjib (i Mirë) dhe nuk pranon tjetër
përveçse atë që është tajjib (e mirë). Tek Ti ngrihet fjala e mirë dhe vepra e mirë.
Ma mbush zemrën me mendim të mirë për Ty dhe mundëso raporte të mira me Ty. Më bëjë të mirë
në tërë qenien time dhe në të gjitha gjendjet e mia, ma mundëso të flasë dhe të veprojë mirë kudo që
të jem. Më jep të mira dhe ma mundëso të përfitoj nga çdo e mirë.
Më mundëso furnizim të mirë (hallall) dhe vepra të mira që pranohen te Ti.
Më bëjë të mirë e të dobishëm për njerëzit dhe krijesat në përgjithësi në çdo moment e në çdo rast.
Bëji të mira të gjitha veprat e mia dhe ma mundëso të mbajë brenda vetës vetëm të mirën, ta përhapi
vetëm të mirën, më jep përfundim të mirë me fjalën më të mirë (la ilahe il’lallah) dhe më bashko me
të mirët.

es-Selam

O Allah!

Ti je (es-Selam) (Paqedhënësi dhe Siguridhënësi) dhe nga Ti vjen shpëtimi, paqja dhe siguria, i lartësuar
qofsh, o Zotërues i madhërisë dhe i nderit.
Ata që dëshirojnë të pendohen dhe të kthehen për ti përmirësuar raportet me Ty, (Ti) i pranon me
emrin tënd es-Selam.
Mi përmirëso raportet me Ty dhe të lutem më jep paqe, siguri dhe shpëtim në këtë botë dhe në botën
tjetër!
Ma mbush zemrën me qetësi në përmendjën Tënde, më shpëto nga sherri i vetes sime dhe më bëjë
prej atyre që nga goja dhe dora e të cilëve të tjerët janë të shpëtuar, të sigurtë dhe të qetë!
Më jep siguri në këtë botë me udhëzim dhe syqeltësi duke më mbrojtur mga çdo lajthitje dhe devijim!
Më jep siguri në Ahiret nga dënimi yt dhe më mundëso të hy në vendin e paqes dhe sigurisë së
përjetshme!

El Hajj- Ai që është i Gjallë (Nuk vdes dhe që jep jetë)

El Kajjum - Që kujdeset dhe mirëmbanë të gjitha krijesat

Ja Hajju! Ja Kajjum!

Me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë. Ma përmirëso tërë gjendjen e mos më lër të mbështetem në
veten time as sa një lëvizje e syrit.
O Ti që je i gjallë përgjithmonë; më gjalëro zemrën me njohjën Tënde, përmes fjalës Tënde (Kuranit),
përmes përmendjes së emrit tënd, përmes bamirësisë sime ndaj krijesave.

O Ti që i mban qiejt dhe tokën ma mbaj zemrën time të ngritur në përulje ndaj Teje që ta vazhdoj
udhëtimin drejt Teje dhe të jem i qëndrueshëm përballë çdo sprove duke u rezistuar dyshimeve,
epsheve, koprracisë, lakmisë, hasedit, vetëpëlqimit, mendjemadhësisë dhe sy-e-faqësisë.
Mos lejo që zemra ime të jetë një vendqëndrim i gjynaheve, por bëj që të kthehet shpejt në të
vërtetën sa herë që të gabojë.
O Ti që gjallëron zemrat me udhëzim! Më mundëso që të jem shkak i ngjalljes me udhëzim të zemrave
që kanë vdekur nga mëkatet dhe ikja prej Teje!
Na mundëso që ditën e ringjalljes t’i gëzohemi agjërimit tonë ashtu sikur na gëzove e na nderove me te
në jetën e kësaj bote!

O Zoti im! O Mbrojtësi, Kujdestari i afë r t dhe Miku i besimtarë ve;


O Allah, jepi shpirtit tim devotshmë r i dhe pastroje, se Ti je më i miri prej atyre që e pastrojnë . Ti je
Kujdestari dhe Mbrojtësi i tij.

O Allah, kë r koj strehim te Ti nga dituria e padobishme, nga zemra që nuk ta ka frikën, nga shpirti që
s’ngopet, dhe nga lutja që nuk merr pë r gjigje.

Më bë j prej eulijave ( të dashurve) Tu si në kë t ë botë, ashtu dhe në tjetrën. Më bëj prej robë r ve Tu të
mirë dhe mos më ndë r ro, por më pë r dor vazhdimisht në atë që Ti je i kë naqur.
Ma mundëso të shkëputem prej të gjitha lidhjeve që e pengojnë lidhjen me Ty. Ti je Kujdestar im i afë r t
në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirë t .”

O i Gjithëdijshëm! Zoti Im!


Të lutem Ty e që dituria e jote përfshin çdo gjë, të ma mundësosh të njohë Ty dhe përmes kësaj njohje
t’i përmirësojë çdo herë raportet me Ty dhe ta veprojë atë që Ti e donë dhe je i kënaqur.

O Allah! Më dhuro dobi nga ajo që ma ke mësuar, më mëso atë që më bën dobi dhe ma shto diturinë.

O Allah! Unë kërkoj prej Teje dituri të dobishme, furnizim të mirë dhe vepra që pranohen te Ti!
Më bëj nga ata që Të frikohem kur jam i vetëm dhe kur jam në mesin e njerëzve!

Kërkoj prej Teje të flas të vërtetën kur jam i kënaqur dhe kur jam i hidhëruar, dhe kërkoj prej Teje të
jem mesatar kur jam i pasur dhe kur jam i varfër!
Më dhuro begati që s’harxhohen dhe kënaqësi që nuk ndërprehet dhe ma mundëso të jem i kënaqur
pas caktimit Tënd.
O Allah! Të lutem mos e bëj fatkeqësinë time në fenë time, e as mos e bëj dunjanë interesin tim më të
madh e as kulmin e diturisë time”

O Zoti im, Ti je el-Waarith. Ai që trashëgon çdo gjë dhe ia bartë kë t ë trashigimi kujtdo që Ti dëshiron.

O Zoti im, më dhuro urtësi, më bashko me të mirë t , dhe bëj që të kujtohem pë r mirë ndë r ata që vijnë
pas meje!

O Zoti im, ma pë r mirëso fenë time që është mbrojtëse e çështjes sime, ma pë r mirë so dunjanë time në
të cilë n jetoj, ma pë r mirëso ahiretin tim ku është kthimi im dhe bëje jetën time shtim të çdo të mire dhe
bëje vdekjen time rehati prej çdo të keqe!
Ma mundëso pë r hapjen e hajrit gjatë jetë s sime dhe pas vdekjes sime, dhe mos bëj që të lë sherr pas
vetës gjatë jetës sime dhe pas vdekjes sime. Më bëj nga robë r it e devotshëm të cilë t e trashë gojnë
Firdevsin dhe në të do të jenë pë r gjithmonë !

el Kerim (Bujari)

O Zoti im, Ti je el-Kerim dhe, nga bujaria Jote, u bë n vetëm mirë robë r ve Tu.

Çdo e mirë të cilën e gëzojnë krijesat, është nga bujaria Jote. Ata që janë bujarë, janë kështu ngase Ti ju
ke dhënë nga bujaria jote!

Mirësitë e tua janë të vazhdueshme, të pandë r prera dhe të pafundme, kurse bamirë sia e çdokujt tjetë r
pë r veç Teje ndë r pritet dhe merr fund.

O Zoti im! Ti ju jep krijesave më mirë dhe më shumë se ajo që ata kërkojnë!

Ti u jep edhe atëherë kur ata nuk kërkojnë , andaj bëje të vazhdueshëm kthimin tim me zemë r kah Ti!

Më ndero dhe më ngrit me devotshmë r i ndaj Teje, ngrite ç mimin e veprave të mia, dhe ma mundëso të
pë r fitoj nga bujaria Jote në kë t ë botë dhe në tjetrë n !

Me mëshirë n dhe bujarinë Tënde, kë r koj të më bësh prej atyre që nxitojnë drejt faljes së më kateve dhe
Xhenetit Firdevs dhe që i japin pë r parë si kënaqësisë Të nde para çdo kënaqë sie tjetë r !

Ti je Trashë gimtar i vë r tetë.

O Allah! Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to.

Të lutem me çdo emër Tëndin që e ke, me të cilin e ke emërtuar Veten, ose ia ke mësuar ndonjë
krijeses Tënde, ose e ke zbritur në Librin Tënd, ose e ke mbajtur të fshehur në Diturinë Tënde të
fshehtë, që ta bëshë Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largim të dëshpërimit tim
dhe mërzisë sime.
O Allahu! Më jep dritë në zemrën time, në gjuhën time, në të dëgjuarit tim, në të parët tim, më bëj
dritë përmbi mua edhe nën mua, nga ana ime e djathtë dhe nga ana ime e majtë, para dhe prapa, më
bëj dritë në veten time, ma madhështo mua dritën dhe ma zmadho mua dritën, më jep dritë nga çdo
anë dhe gjithmonë dhe më ndriço!

O Zoti im, ma ndriço varrin tim, më jep dritë ditën e ringjalljes, në momentin e llogaridhënies dhe me
këtë dritë më fut në xhennet!

Ma ndriço të kaluarën dhe të ardhmën time!

Më nxjerr prej errësirave në dritë dhe ma ndriço zemrën me njohjën Tënde!


O Zot im! Të lutem ma mundë so të hyj me vë r tetësi në çdo gjë dhe të dalë me vë r tetë si nga çdo gjë !

Ma mbush zemrën dhe gjuhë n me vë r tetë si ndaj Teje, që veprat e mia të jenë të vë r teta, dhe bëj që të
shkruhem te Ti si i vë r tetë !

O Allah! Kë r koj nga Ti që të më japësh guxim, bindje, pranim të së vë r tetës dhe shoqë r im me njerëz të
vë r tetë !

O Allah! Ti je Zoti im, më bëj prej atyre që qëndrojnë të paluhatshë m në fenë Tënde, ma mbush zemrë n
me siguri në premtimet e Tua, më siguro nga sherri i vetes sime dhe nga sherri i të tjerëve dhe më jep
siguri në momentet e vdekjes dhe në Ditën e Gjykimit!

O Allah! M’i fal gabimet, padijen dhe teprimet në punë t që bëj , dhe atë që Ti di pë r mua (më mirë se
unë ) !

O Allah! M’i fal gabimet që i bëj , kur jam serioz dhe kur bëj shaka, kur i bëj pa që l lim dhe që l limisht,
meqë të gjitha kë t o gjenden te unë !

O Falës! M’i fal gjynahet që i kam bë r ë dhe që do t’i bëj , ato që i kam bë r ë fshehurazi dhe publikisht,
dhe atë që Ti di pë r mua (më mirë se unë).

O Zoti im! Ti jep pë r parë si (e pë r paron) kë të duash (el-Mukaddim), Ti e lë mbrapa (e vonon) kë të duash
(el-Muakhir), dhe Ti je i gjithë f uqishëm mbi çdo gjë. Më bë j prej atyre që Ti i shtyn pë r para (në vepra të
mira), jo prej atyre që Ti i lë mbrapa dhe mbesin të vonuar (në gjynahe)!

“O Allah!

Kë r koj prej Teje dashurinë Tënde, dashurinë e atij që Të do dhe veprë n që më sjell deri te dashuria Jote!

O Allah! Ma bëj pë r mua dashurinë Tënde më të dashur sesa dashurinë ndaj vetes sime, ndaj familjes
sime, dhe më të dashur sesa ujin e ftohtë në vapën e shkretëtirës!

O Zoti im! Më mundë so dashuri të vë r tetë ndaj Teje, që m'i largon të gjitha hezitimet në rrugë n Tënde,
m'i lehtëson të gjitha sfidat e kësaj bote, dhe m'i ëmbëlson adhurimet më shumë sesa çdo kënaqësi
tjetë r të kë saj bote!

O Allah! Ma lehtëso ç do rrugë që bën të më duash dhe më largo prej çdo dileme dhe epshi si dhe nga
çdo gjë që të r heq hidhë r imin Tënd.!

M'i bë j të urryera veprat që janë të urryera nga Ti dhe m'i bëj të dashura veprat që Ti i do.!

Bëje qël lim kryesor të jetës sime dashurinë Tënde, dhe bëje shoqë r imin me Ty shoqë r imin më të mirë !

Ma mundëso pasimin e të Dërguarit (alejhi selam) dhe na mundë so të duhemi e të ndihmohemi mes
vete sikurse na ka mësuar ai!”
er-Rekiib - Ai qē përciellē dhe mbikqyrē çdo gjë.

O Rekiib!

O Zoti im! Çdo gjë është nën pë r cjelljen Të nde dhe asgjë nuk mund t’i ikë vëzhgimit Të nd.

Ma mundë so që , pë r mes njohjes së kë t ij emri Tënd, ta pë r mirësoj kualitetin e veprave të mia dhe
pë r jetimin e kë naqësisë në adhurime!

O Allah! Ma ushqe zemrën me frikë ndaj Teje dhe bëj që adhurimet e mia të reflektojnë pozitën Tënde
më të lartë në zemrë n time dhe ta fitoj shpë r blimin maksimal që mund të arrihet nga veprat që i bëj !

O Allah! Ma mundëso të takojë Ty në gjendjen më të mirë, me pë r gatitjen më të lartë , duke u pë r pjekur
vazhdimisht pë r pë r mirë sim!

O Zoti im! Ma mundë so të të pë r mendi më tepë r , ta ndiej më shumë pë r cjelljen Të nde, dhe të më
largohet hutimi dhe shkujdesja!

O Allah! Ma pë r mirë so zemrë n time, më ruaj nga ç do cytje a vesves që mund të m’i turbullojë raportet
e duhura me Ty dhe raportet e duhura me të tjerë t !

O Allah! Në dorën Tënde janë çelësat e çdo suksesi, çdo dobie dhe çdo mirësie të kësaj bote dhe
tjetrës.

O Zoti im! Ti je Ai që çel dhe jep mundësi, andaj të lutem m’i çel dyert dhe rrugët e tërë asaj që Ti e
don dhe je i kënaqur!

O Allah! Mi çel dyert dhe rrugët e përmirësimit të raporteve me Ty, përmirësimit tim dhe me të tjerët
dhe më bëj çelës të dyerve të hairit dhe dry të dyerve të sherrit!

Ti je Ai, që gjykon me drejtësi dhe me të vërtetën, ma çelë zemrën për udhëzim dhe mendjen për
kuptimin dhe praktikimin e drejtë të fesë!

Mi çel dyert dhe rrugët e afrimit ndaj Teje, dyert e mëshirës Tënde, bujarisë, furnizimit, ndihmës,
përkrahjes, fitores dhe ngritjes së vazhdueshme në këtë botë dhe në tjetrën!

O Zot, më bën mua prej atyre që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen o Zot.!

Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët Ditën kur do të jepet llogaria!

O Allah! Më largo nga gjynahet, sa largësia e lindjës me perëndimin!

O Allah, me pastro nga gjynahet ashtu sikurse pastrohen rrobat ebardha nga njollat. O Allah, më pastro
nga gabimet me ujë, borë e akull!

O Allah! Me udhëzo që të kem edukatë dhe sjellje sa më të mirë, sepse askush tjetër perveç Teje nuk
udhëzon në të. Me largo nga sjelljet e këqija, sepse askush nuk më largon nga ato, përveç Teje!
O Allah Zoti i Xhibrailit, i Mikailit dhe i Israfilit!

O Krijues i qiejve e i tokës!

O Njohës i së fshehtës dhe i së dukshmës!

Ti i gjykon mospajtimet midis robërve të Tu, prandaj më udhëzo drejtë së vërtetës; Ti udhëzon në
rrugën e drejtë atë që do!

O Allah! Na jep frikë ndaj Teje aq sa të na largojë nga kundërshtimi Yt!

O Zot! na jep bindje ndaj Teje aq sa të na çojë ne Xhenetin Tënd!

O Zot! Na jep besim tek Ty aq sa të na lehtësojë vështirësitë e kësaj jete!

O Allah! Na bëj të gëzojmë dëgjimin, shikimin dhe forcën tonë, derisa të jemi gjallë dhe bëje këtë të
trashëgueshme prej nesh tek pasardhësit tanë!

O Zot im! Më bë j prej atyre që i ke pë r zgjedhur t’i begatosh me begatitë e besimit dhe t’i nderosh me
nderimet e udhëzimit!

O Zot! Të lutem më pë r gatit, më bëj të pë r shtatshëm dhe ma mundëso që të fitoj pë r tej mundësive të
mia dhe të arrij nga të mirat e Tua të mëdha nëpë r mjet rrugës më të shkurtë r dhe më të lehtë !

O Zoti im! Ma mundë so që të fitoj furnizim e mirëqenie me lehtësi, duke qenë rehat dhe pa u lodhur!
Të lutem o Zoti im, më bëj të vë mendshëm dhe ma kujto fitimin e madh, kur unë të jem i
pavëmendshë m pranë dyerve të shumta të mirësive Tua!

O Zoti im! Më udhë zo dhe më jep fuqi pë r t’i mposhtur prirjet e nefsit pë r të bë r ë keq, kurthet e
shejtanit dhe sprovat e kë saj bote!

O Allah! Ma mundëso që gjithmonë të edukohem në mesin e njerëzve të ditur e të devotshë m !

O Bujar! Ma mbush zemrën me mendim të mirë pë r Ty dhe më bë j prej atyre që i njohin emrat e Tu të
bukur dhe jetojnë me ta!

O Allah! Ti je Falës e don faljen andaj më fal mua!”

O Allah! Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të
‎qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi.

O Falës dhe i Gjithëmëshirshëm! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja ‎që kam vepruar, Unë jam
mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet ‎nuk i fal askush
tjetër përveç Teje!
O Allah! Me të vërtetë unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime, askush s’i fal mëkatet përveç
Teje, falëm me falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je Falës, Mëshirues!

O Zot im! Më mbulo dhe më falë, ma mundëso ta pasoj të keqën me të mirë, t’i mbuloj të metat e të
tjerëve, dhe të dalë faqebardhë prej kësaj bote!

Zoti im, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët e besimtaret në Ditën e llogarisë!”

O Ti që je i Butë e Dashamirës dhe që Mëshira e jote është e pafundme ndaj robërve Tu!

O Ti që, kur dëshiron t’u japësh robërve diçka, i inspiron të luten për të!

Kërkoj prej Teje kërkesën më të mirë, lutjen më të mirë, shpëtimin më të mirë, punën më të mirë,
shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë dhe vdekjen më të mirë!

O Zoti im! Bëje rrugëtimin tim drejt Teje prej fillimit deri në fund me të mirë dhe të paprekur nga
pakënaqësia dhe vështirësia!

O Allah! Ma mundëso përjetimin e kënaqësisë së adhurimeve dhe ma largo çdo hezitim për tu përulur
dhe angazhuar në rrugën Tënde!

O Zoti im! Më bëj prej atyre që duhen mes vete për hir të dashurisë ndaj Teje dhe ma mundëso që të
jem në i dobishëm për njerëzit me tërë atë që më ke begatuar.!

O Zoti im! Më fal mua dhe të gjithë ata të cilët kanë besuar para meje dhe mos lejo që në zemrën time
të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve!”

You might also like