You are on page 1of 2

Transhumanizmi

Transhumanizmi (shkurtuar si H+ ose h+) është një


lëvizje intelektuale dhe kulturore ndërkombëtare me një qëllim për të transformuar rrënjësisht
situatën njerëzore duke zhvilluar dhe zgjeruar teknologjitë në dispozicion për të rritur në masë
më të madhe inteligjencën, fizikun, dhe kapacitetin psikologjik të njeriut [1].

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Fillimet e të menduarit transhumanist[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Julian Huxley, biologu i cili shpikur termin Transhumanizëm në vitin


1957.
Idetë themelore të transhumanizmit u nxorën për herë të parë në vitin 1923 nga gjenetisti
britanik J. B. S. Haldane në esenë e tij en:"Daedalus: Science and the Future", i cili parashikoi se
përfitime të mëdha do të vijnë nga aplikimet e shkencave të avancuara për biologjinë njerëzore—
dhe se çdo përparim i tillë së pari do të duket për dikë si blasfemi apo shtrembërim, "i pahijshëm
dhe jonatyral". Në veçanti, ai ishte i interesuar në zhvillimin e shkencës së eugjenikës,
ektogjenezës (duke krijuar dhe mbështetur jetën në një mjedis artificial) dhe aplikimin e
gjenetikës për të përmirësuar karakteristikat njerëzore, të tilla si shëndeti dhe inteligjenca.
Artikulli i tij inspiroj interes akademik dhe popullor. J. D. Bernal, një kristalograf në Cambridge,
shkruajti The World, the Flesh and the Devil në vitin 1929, në të cilën ai spekuloj në prespektivën
e kolonizimit të hapësirës dhe ndryshimeve rrënjësore të organeve dhe inteligjencës njerzore me
anë të implanteve bionike dhe zhgjeruesëve të njohjes [2]. Këto ide kanë qenë tema të
përgjithshme transhumaniste qysh atëhere [1].
Biologu Julian Huxley në përgjithësi konsiderohet si themeluesi i transhumanizmit, pasi ai shpikur
termin në një artikull të shkruar në vitin 1957:
Deri tani jeta e njeriut ka qenë në përgjithësi, si Hobbes e përshkroi atë, ‘e keqe, e vrazhdë dhe e
shkurtër’; pjesa më e madhe e qenieve njerëzore (nëse nuk kanë vdekur të rinjë) kanë qenë të
goditur nga mjerimi... ne mund të mbajmë besimin e justifikueshëm se këto toka të mundësive
ekzistojnë, dhe se kufizimimet e tanishme dhe fustrimet e mjerueshme të ekzistencës tonë mund
të kapërcenet në masë të madhe... Speciet njerëzore mund, në qoftë se dëshiron, të kapërcej
vetveten — jo vetëm në mënyrë sporadike, një individ këtu në një mënyrë, një individ atje në një
mënyrë tjetër, por në tërësinë e vet, si njerëzim.[3]

Teoria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Kjo është një çështje e debatit nëse transhumanizmi është një degë e posthumanizmit dhe se si
kjo lëvizje filozofike duhet të konceptohet në lidhje me transhumanizmin. Kjo e fundit është
përmendur shpesh si një variant ose formë aktiviste e posthumanizmit nga kritikët e
saj konservatorë[4], të krishterë[5] dhe progresiv[6][7].
Një tipar i përbashkët i transhumanizmit dhe posthumanizmit filozofik është vizioni i ardhshëm i
një specie të re inteligjente, në të cilën njerëzimi do të zhvillohet dhe eventualisht do të plotësojë
ose të zëvendësojë atë. Transhumanizmi thekson perspektivë evolucionare, duke përfshirë
ndonjëherë krijimin e një kafshe specie tejet inteligjente me anë të përmirësimit të njohjes
(d.m.th. ekzaltim biologjik)[8], por ngjitet në një "të ardhme posthumane" si qëllim përfundimtar të
evolucionit pjesëmarrës [9].

Qëllimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Përderisa shumë teoricienë dhe përkrahës transhumanist kërkojnë të aplikojnë arsye, shkenca
dhe teknologjia me qëllim të reduktimit të varfërisë, sëmundjet, paaftësinë dhe kequshqyerjen
rreth globit [10], transhumanizmi dallohet në fokusin e tij të veçantë në aplikimet e teknologjive për
përmirësimin e organeve njerëzore në nivel individual. Shumë transhumanistë aktivisht
vlerësojnë potencialin për teknologjitë e ardhshme dhe sistemeve të reja sociale për të
përmirësuar cilësinë e të gjithë jetës, duke kërkuar të bëhet një realitet material i gjendjes
njerëzore, për të përmbushur premtimin e barazisë ligjore dhe politike me eliminimin e barrierave
të lindura mendore dhe fizike.

You might also like