You are on page 1of 2

Thesari im

Nese dhomat e shpirtit tim do te vizitoje,


Cfare pretendon se do shikoje?
Cilin perbindesh mendon se fsheh?
Po te zhgenjej por nuk me njeh.
Nuk ka nevoje per te trokitur.
Hyr,shih,kerko,mbet e habitur.
Mure te zbrazet lyer pa ngjyra,
Fotografi,por pafytyra.
Diku hedhur afer shtratit,
E mbushur eshte plot me kujtime,
Brenda gjithe historia ime.
Jane fjalet qe kam thene aty,
Gjithkush qe njoha,perfshi ty.
Vendet ku shkela,ku jetova.
Jane zenkat tona dhe merite,
Jane puthjet neteve pa drite.
Veset e mija qe aq urreve,
Mergimii ngadalte I reve.
Denimet qe vuajta per ty,
Heret qe s’te pashe ne sy.
Jetet qe pa ty jetova,
Te tjera femra qe dashurova.
Jane sekretet qe s’te kam thene,
E amanetet qe kam lene.
Femijet qe kurre nuk me linden,
Epshet qe vrava se nuk mu binden.
Ka letra qe per ty I shkrova,
Ne zarfet qe kurre nuk dergova.
E nese gjithcka permbys do te kthesh,
Sekretin me te madh do te gjesh.
Se e kam fshehur ne fund fare,
Po nuk e pe s’ke pare gje fare
Nxirre mes duarsh,ne shtrengim,
Kete te shtrejtin sendin tim.
Balsamin qe plaget sheronte,
Kur kjo djall jete e kafshonte.
Para fytyres ngadale afroje,
Dhe mbylli syte pastaj zbuloje.
E kur ngadale ta kesh zbuluar,
Vec nje pasqyre do gjesh ne duar,
Do shohesh veten reflektim,
Se ishe ti thesari im.

You might also like