You are on page 1of 2

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

Titulli : Konsultim publik për Paketën Fiskale të Bashkisë Konispol për vitin 2024 dhe Buxhetin e
Bashkisë Konispol për vitin 2024.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Erges Dule.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Konispol ka për qëllim
mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Paketën Fiskale të Bashkisë Konispol dhe Buxhetin e
Bashkisë Konispol për vitin 2024.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Bashkinë Konispol dhe Njësitë
Administrative Xarre dhe Markat sipas kalendarit më poshtë:
Data Ora Vendi

Konispol 08.11.2023 17.30 Salla e mbledhjeve te Bashkisë

Njësia Administrative Markat (Shalës) 14.11.2023 17.30 Palestra e shkollës

Njësia Administrative Xarrë (Mursi) 09.11. 2023 17.30 Qendra Kulturore

Bizneset 15.11.2023 17.30 Salla e mbledhjeve te Bashkisë

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: bashkiakonispol@gmail.com dhe


lanahoxhailjazi@gmail.com
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit
Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të
administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe
Administratoret e Njësive Administrative.
- Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Konispol, anëtarët e shoqërisë civile, Përfaqësues të
bizneseve, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave etj.

Forma e konsultimit: Takim

Qëllimi i këshillimit publik Konsultimi publik në terren synon konsultimin për Paketën Fiskale të Bashkisë
Konispol për vitin 2024 dhe Buxhetin e Bashkisë Konispol për vitin 2024.
Miratimi i draftit të buxhetit dhe paketës fiskale është një vendim i
rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të
Përshkrimi i çështjes
përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe

1
performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike
shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për
komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të
Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizojë këtë konsultim publik
për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve. Gjithashtu, niveli i taksave
dhe tarifave në paketën fiskale janë një element shumë i rëndësishëm dhe
proces i cili duhet të kalojë përmes konsultimit të gjerë në publik.
Kontaktet dhe afatet e Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së
dërgimit të komenteve, Bashkisë Konispol dhe Këshillit Bashkiak: bashkiakonispol@gmail.com dhe
rekomandimeve, vërejtjeve; lanahoxhailjazi@gmail.com. BRENDA DATËS 22.11.2023

Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në datën


22.11.2023, nëpërmjet adresave të emailit: bashkiakonispol@gmail.com dhe
lanahoxhailjazi@gmail.com :
Shpjegim të procesit që do Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Konispol
ndjekë dhe veprimet qe do të do të ndjekë hapat si vijon:
ndërmarrë Këshilli për të 1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të
shqyrtuar rekomandimet nga Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha
publiku deri në marrjen e mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike
vendimit e kësaj Përmbledhje;
2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë,
Komisionit të Ekonomise dhe Financës, taksave dhe tarifave dhe çdo
këshilltari të bashkisë;
3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, taksave dhe
tarifave të cdo rekomandimi dhe opinioni.
4. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e
informimit;
5. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar.
6. Monitorimi i zbatimit të tij.
Data e publikimit 01.11.2023

You might also like