You are on page 1of 3

Mësimi 5

Pse E Krijoi Perëndia Njeriun


Zanafilla 1, 2

Paqja me ju, miq dëgjues. Ne ju përshëndesim në emrin e Perëndisë, Zotit të paqes, që do që çdo njeri të
kuptojë dhe t’i nënshtrohet rrugës së drejtësisë që Ai ka themeluar, dhe të ketë paqe të vërtetë me Të përherë. Jemi
të lumtur që kemi mundësi të kthehemi sërisht pranë jush sot për t’ju prezantuar programin tuaj Rruga e Drejtësisë.
Në programin tonë të fundit, ne lexuam se si Perëndia krijoi qiejt, tokën, oqeanet dhe gjithçka në to.
Perëndia, Zoti bëri gjithçka në gjashtë ditë duke mos përdorur asgjë tjetër përveç Fjalës së Tij. Gjithashtu, ne pamë
se pse e krijoi Perëndia botën. Ai e bëri për njerëzit që planifikoi të krijonte për lavdinë e Tij. Sa i mirë është
Perëndia të krijojë një vend kaq të bukur dhe të mrekullueshëm në të cilin njeriu të jetonte në një begati të vërtetë!
Sot kemi në plan të shqyrtojmë Shkrimet dhe të mësojmë në mënyrë të saktë se si e krijoi Perëndia njeriun
e parë. Me ndihmën e Perëndisë, do të përpiqemi të kuptojmë edhe se pse e krijoi Perëndia njeriun. Në Tora, në
librin e Zanafillës, në kapitullin e parë, në vargun njëzet e gjashtë, Fjala e Perëndisë thotë:
"Pastaj Perëndia {"YHWH" në Hebraisht; I Përjetshmi në Uolof} tha: 'Ta bëjmë njeriun sipas
shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe
mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë. Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas
shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën." (Zanafilla 1:26,27)
Kemi përpara nesh një të vërtetë kaq të thellë e kaq të mrekullueshme që gjithkush duhet ta kuptojë:
Perëndia krijoi mashkullin dhe femrën e parë simbas shëmbëlltyrës së Tij! Mendoni për këtë! Perëndia e bëri
njeriun për të qenë si Ai! Me të vërtetë, njeriu është qenia më e rëndësishme ndër të gjitha krijesat e tjera që
Perëndia krijoi. Vetëm njeriu u krijua simbas shëmbëlltyrës sé Perëndisë.
Por, çfarë do kuptimi ka Fjala e Perëndisë, kur thotë: "Perëndia e krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së
vet"? Në kapitullin dy, në vargun shtatë, Shkrimi thotë: "Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në
vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë. (shpirt)." (Zanafilla 2:7) Vëmë re në këtë varg se,
kur Perëndia krijoi njeriun e parë, e krijoi atë me dy elementë: një trup dhe një shpirt. Njeriu nuk është thjesht
një qenie fizike. Ai ka një trup dhe një shpirt. Perëndia e krijoi njeriun né dy hapa. Dëgjoni përsëri se çfarë thonë
Shkrimet: Një: ""Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës " Dy: "Zoti Perëndi i fryu në vrimat e hundës një
frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë. [shpirt]."
Nga ky pasazh Shkrimi ne mësojmë se kur Perëndia krijoi njeriun, Ai formoi së pari një trup. Pse
Perëndia formoi më sé pari një trup? Sepse ky trup do të ishte banesa, në të cilin Ai do të vendoste shpirtin e njeriut.
A e dini se trupi juaj është shtëpia juaj; "tenda­çadra" e përkohshme në të cilën "ju vetvetja" (shpirti juaj) jeton? Kjo
është çfarë Shkrimi mëson, duke na thënë: "Trupi që ne kemi në tokë është si një çadër." (2 Korintasve 5:1)
Perëndia e krijoi trupin e njeriut që shpirti të banonte në të.
Me çfarë e krijoi Perëndia trupin e njeriut të parë? Shkrimet na tregojnë se Zoti e formoi atë nga pluhuri i
tokës. Né kohën moderne né të cilën jetojmë, e dimë se pluhuri i tokës përbëhet prej më shumë se njëzet
elementësh kimikë. Shkencëtarët vërtetojnë se të gjithë këta elementë kimikë të pluhurit gjenden né trupin e njeriut.
Kjo është arsyeja pse Profeti David shkroi në Psalme: "Sepse Zoti e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi
pluhur.!" (Psalmi 103:14) Po, trupi është bërë nga pluhuri, por kjo nuk do të thotë se është pa vlerë! Në trupin e
njeriut ekzistojnë më shumë se shtatëdhjetë trilion pjesë që ne i quajmë molekula. Dhe të gjitha këto pjesëza janë
ndërthurur së bashku dhe projektuar në atë mënyrë që funksionojnë në një harmoni të përsosur. Trupi i njeriut
është një mrekulli! Në trupat tanë, Perëndia ka vendosur trurin, zemrën, mushkëritë, stomakun, mëlçinë, zorrët,
kockat, muskujt, lëkurën, sytë, veshët, hundën, gojën, dhe shumë e shumë e shumë pjesë të tjera të mahnitshme.
Secila pjesë e “di” rolin e saj. Kush tjetër përveç Perëndisë mund ta ketë krijuar këtë! Kjo është arsyeja pse Profeti
David shkroi: "Zot, unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të
mrekullueshme , dhe unë e di shumë mirë këtë gjë!" (Psalmi 139:14)
Po, trupi i njeriut është një mrekulli e pabesueshme! Por, a ishte ky trup që Perëndia krijoi simbas imazhit
të Tij? Jo! Nuk mund të jetë, sepse Perëndia është Frymë. Perëndia nuk krijoi formën fizike të trupit simbas
shëmbëlltyrës së Vet. Atëherë, çfarë kuptimi ka fjala që thuhet tek Shkrimi kur na tregon se: "Perëndia e krijoi
njeriun simbas shëmbëlltyrës së Vet?" Do të thotë se Perëndia krijoi shpirtin e njeriut simbas shëmbëlltyrës së Tij.
Tashmë kemi vëzhguar se kur Perëndia krijoi më së pari trupin e njeriut nga pluhuri i tokës, ky trup ishte pa
jetë. Ishte thjesht një trup. Pse krijoi më së pari trupin e njeriut, përpara se të vendoste shpirtin në të? Pse,
Perëndia, që është kaq i fuqishëm, nuk krijoi njeriun vetëm në një hap të vetëm, ashtu siç bëri me të gjitha krijesat e
tjera? Ndoshta Perëndia e bëri në këtë mënyrë që të na tregonte ne se ky njeri nuk ka fuqi për jetën në vetvete.
Njeriu nuk mund t’i japë jetë vetvetes dhe njeriu nuk mund të krijojë diçka që jeton. Perëndia është Zoti i Jetës,
dhe vetëm në Të mund të gjendet jeta. Jeta nuk vjen nga njeriu; është një dhuratë nga Perëndia! Shkrimi thotë:
“"Zoti Perëndi i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë." Trupi që Perëndia kishte
krijuar filloi të jetojë. Pse të ishte i gjallë? Sepse Perëndia, Zoti i Jetës i dha atij një shpirt! Perëndia fryu Jetën eTij
né atë trup pa jetë. Jeta që ishte tek Perëndia, tashmë ishte edhe tek njeriu. Kështu, njeriu u bë një qenie e
gjallë.
Pra, çfarë ishte ajo gjë që Perëndia krijoi simbas shëmbëlltyrës së Vet? Shpirti. Perëndia krijoi shpirtin e
njeriut simbas shëmbëlltyrës së Tij. A e dini se ekzistojnë karakteristika të caktuara që gjenden tek Fryma e
Perëndisë, por që gjenden edhe tek fryma e njeriut? Përpara se ta përfundojmë mësimin tonë të sotëm, do të donim
të merrnim pak në konsideratë tri karakteristika, ose cilësi, apo tipare që gjenden tek Perëndia, tipare të cilat
gjenden edhe tek njeriu. Ndërsa mendojmë rreth këtyre tre tipareve që janë të njëjta me Perëndinë, mund të
kuptojmë akoma më mirë se çfarë kuptimi ka Shkrimi kur thotë: "Perëndia e krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së
Vet." Këto tre tipare që Perëndia vuri në shpirtin e njeriut janë si më poshtë:
Një: Perëndia i dha njeriut një mendje (frymë), me qëllim që ai të mund ta njihte Perëndinë.
Dy: Perëndia i dha njeriut një zemër (emocionet, ndjenjat), me qëllim që ai të mund ta donte Perëndinë.
Tre: Perëndia i dha njeriut një vullnet (liri për të zgjedhur), me qëllim që ai të mund t’i bindej Atij.

Ashtu siç është Perëndia sunduesi i mendjes, zemrës dhe i vullnetit, po kështu, Perëndia vuri në shpirtin e
njeriut një mendje, një zemër dhe një vullnet. Le të shqyrtojmë pak kuptimin e secilës prej tyre.
1.) Së pari, Perëndia i dha njeriut një mendje të aftë për ta njohur Perëndinë dhe për të menduar ashtu siç
mendon Perëndia. Ai e krijoi njeriun me një mendje kaq të fuqishme, sepse kishte planifikuar që njeriu të kishte një
marrëdhënie të ngushtë me Të. Kur lexojmë për jetën e profetit të Perëndisë, Abrahamit, do të shohim se ai u
quajt miku i Perëndisë. Abrahami e njohu Perëndinë në mënyrë personale dhe kishte një marrëdhënie të ngushtë me
Të. Megjithatë, Abrahami nuk është i vetmi të cilit iu ofrua privilegji i të qënit mik i Perëndisë. Edhe ne mund të
jemi "miq të Perëndisë." Perëndia dëshiron që ne të kemi një marrëdhënie të ngushtë me Të. Kjo është arsyeja pse
Ai vuri né shpirtin e njeriut një mendje (frymë) që të mund të harmonizohet me mendjen (frymën) e Perëndisë.
Ndoshta ne mund të qartësojmë më shumë çfarë jemi duke thënë me anë të një pyetjeje. Çfarë e dallon
një njeri nga një kafshë? Mendja. Mendja dhe fryma e njeriut janë shumë të ndryshme nga mendja e një kafshe.
Pse nuk mund të kuptojë një kafshë këtë program radioje? Sepse ata nuk kanë të të njëjtën mendje që kemi ne
njerëzit. Miq dëgjues, pse ju mundeni të kuptoni fjalët që ne po flasim? Sepse ju keni të njëjtën mendje – mendje
njerëzore. Në të njëjtën mënyrë, fryma e njeriut është e projektuar në mënyrë që të harmonizohet (të korrespondojë,
të ketë bashkësi) me Frymën e Perëndisë.
Sigurisht, duke thënë këtë, ne nuk duhet të mendojmë se mendjet tona dhe mendja e Perëndisë janë të njëjta
përsa i përket diturisë dhe njohurisë. Asnjëherë! Dituria e Perëndisë është e thellë dhe njohuria e Tij kalon çdo lloj
diturie njerëzore. Ajo që duhet të kuptojmë është se: Perëndia i ka dhënë njeriut një frymë që ka aftësinë dhe
mundësinë e të shijuarit të një lidhjeje kuptimplote me Perëndinë e Gjallë. Perëndia nuk do që ju të jeni si
kafshët që nuk munden ta njohin Atë! Një kafshë ka trurin, por nuk mund të mendojë për Perëndinë. Një kafshë
ka gojë, por nuk mund ta falenderojë Perëndinë për ushqimin që Ai i siguron çdo ditë. Ka sy, por nuk mund të
studiojë Shkrimet e Shenjta. Ka veshë, por nuk mund të dëgjojë Fjalën e Perëndisë. Megjithatë, njeriu, të cilin
Perëndia e krijoi simbas shëmbëlltyrës së Tij, mund të njohë Zotin Perëndi. Po, ju që po na dëgjoni sot, ju mund ta
njihni Perëndinë! Mund të keni një lidhje të mrekullueshme me Krijuesin tuaj, nëse besoni dhe pranoni rrugën e
drejtë të shpëtimit që Ai ka themeluar. Ne do të shpjegojmë rrugën e Perëndisë për shpëtim shumë qartë në mësimet
e ardhshme, por ajo që duhet të kuptojmë sot është fakti se Perëndia i ka dhënë njeriut një frymë të aftë për ta njohur
Atë.
2.) Perëndia vuri edhe diçka tjetër në shpirtin e njeriut kur e krijoi simbas shëmbëlltyrës së Vet. Një
zemër. Perëndia i dha njeriut një zemër me qëllim që të mund ta donte Perëndinë. Nuk po flasim këtu për zemrën
që pompon gjak, por për ndjenjat në shpirtin tuaj, emocionet dhe mendimet tuaja. Po flasim rreth qëllimeve e
synimeve të zemrës suaj. Perëndia i dha njeriut të parë aftësinë për të ndjerë emocionet që Vetë Perëndia ndjen.
Perëndia mund të dojë, të urrejë, të gëzohet, të hidhërohet dhe të ketë dhembshuri. Prandaj, dhe vuri brenda shpirtit
të njeriut një zemër të aftë për të ndjerë emocione të tilla si dashuria dhe urrejtja. Perëndia do që njeriu të dojë çfarë
do Ai dhe të urrejë çfarë urren Ai. Zoti Perëndi do që ne ta duam Atë me të gjithë zemër. Kjo është arsyeja pse
e krijoi njeriun simbas shëmbëltyrës sé Tij dhe i dha atij një zemër.
3.) Ka edhe diçka tjetër që Perëndia i dha njeriut, që Ai krijoi simbas shëmbëlltyrës së Tij. Ai vuri në
shpirtin e njeriut një vullnet. Perëndia lë të lirë çdo person që të zgjedhë rrugën e vet. Vetë Perëndia ka autoritet
për të zgjedhur nëse do të bëjë diçka apo jo. Kështu, Ai e krijoi njeriun me të drejtën e tij dhe me përgjegjësinë për
të bërë zgjedhje të rëndësishme për veten e tij. Perëndia mund ta kishte krijuar njeriun né atë mënyrë që
automatikisht ai të bënte vullnetin e Perëndisë dhe të mos kishte asnjë liri për të zgjedhur. Por, i dha njeriut një
vullnet të lirë dhe një përgjegjësi për të bërë zgjedhje për t’iu bindur Perëndisë ose jo. Ai nuk donte të krijonte
thjesht një makinë (robot). Ai nuk e krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës sé diellit që lind çdo ditë, dhe të mos ketë
asnjë liri për të zgjedhur. Dielli përmbush vullnetin e Perëndisë çdo ditë “në mënyrë automatike.” Por kjo nuk
ndodh me njeriun. Njeriu është një krijim i veçantë. Perëndia na krijoi për Veten e Tij. Ai do që ne të zgjedhim
ta duam dhe ta adhurojmë Atë. Perëndia i ka dhënë një përgjegjësi të madhe njeriut! Njeriu duhet të zgjedhë vetë
nëse do të ndjekë Perëndinë apo Satanin, nëse do të gjejë kënaqësi né Fjalën e Perëndisë apo do ta përbuzë atë.
Perëndia nuk do të detyrojë asnjë që t’i besojë Fjalës së Tij. Ai nuk do të na detyrojë kurrë që ta duam apo t’i
bindemi. Dashuria nuk është dashuri nëse është e detyruar. Ai lejon që gjithsecili prej nesh të zgjedhë vetë rrugën
që do të ndjekë. Por, né fund, Perëndia do të gjykojë këdo që refuzon mbretërinë e Tij, sepse Ai e krijoi njeriun për
Veten e Tij. Kështu thonë Shkrimet.
Ne jemi këtu në tokë për Perëndinë. Nuk jemi këtu për veten tonë, apo për para, ose diçka ose dikush
tjetër. Perëndia na krijoi ne për Veten e Tij; për kënaqësinë dhe lavdinë e Tij. Ai na krijoi me aftësinë për ta
njohur, për ta dashur dhe për t’iu bindur Atij përjetë! Po…përgjithmonë! Perëndia i përjetshëm i ka dhënë
gjithsecilit prej nesh një shpirt të përjetshëm. Eshtë vullneti i Perëndisë që ne të kemi një lidhje të thellë dhe të
mrekullueshme me Të sot, nesër dhe gjatë gjithë përjetësisë. Eshtë pikërisht për këtë arsye që Perëndia e krijoi
njeriun simbas shëmbëlltyrës së Vet.
Ju përshëndesim me këtë varg nga Shkrimi i Shenjtë që na kujton qëllimin e Perëndisë për njeriun: "Zoti,
Perëndia ynë, është i vetmi Zot. Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me
gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!" (Marku 12:29,30)
Ju falenderojmë që na dëgjuat. Në dashtë Perëndia, në programin tonë të ardhshëm do të mësojmë në
lidhje me njerëzit e parë, Adamin dhe Evën….
Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë dritën të kuptoni rëndësinë e urdhërimit më të madh që është thënë
ndonjëherë:
“Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde
e me gjithë forcën tënde!" (Marku 12:30)

You might also like