0% found this document useful (0 votes)
34 views2 pages

Hyrja

hyrja e shpise

Uploaded by

testkali9721
Copyright
© © All Rights Reserved
We take content rights seriously. If you suspect this is your content, claim it here.
Available Formats
Download as DOCX, PDF, TXT or read online on Scribd
0% found this document useful (0 votes)
34 views2 pages

Hyrja

hyrja e shpise

Uploaded by

testkali9721
Copyright
© © All Rights Reserved
We take content rights seriously. If you suspect this is your content, claim it here.
Available Formats
Download as DOCX, PDF, TXT or read online on Scribd

3.

1 Hyrje Një analizë e thelluar e regjimeve pasurore martesore nuk mund të arrihet pa njohjen e
instituteve bazë mbi të cilat është zhvilluar e drejta pasurore bashkëkohore në formën e tyre burimore.
Në këtë kapitull do të eksplorohet historiku i zhvillimit të instituteve të lidhura me regjimin pasuror
martesor, si dhe do të analizohen ndryshimet e vazhdueshme në marrëdhëniet pasurore të
bashkëshortëve në RMV dhe RSH, në përcaktimin dhe natyrën juridike të të cilave kanë ndikuar faktorë
historikë, kulturorë, fetarë etj. Parimi i zbatimit të ligjit në kohë, në ndonjë rast e bën këtë analizë edhe
më të rëndësishme.35 Familja dhe martesa, përpara se të gjenin një rregullim të detajuar në kodifikimet
e mëdha të shekullit të 19, janë rregulluar nga normat religjoze të së drejtës kanonike dhe sheriatit, si
dhe nga e drejta e pashkruar zakonore. Në shumicën e vendeve evropiane, kisha fitoi kompetencë
ekskluzive për rregullimin e marrëdhënieve martesore dhe familjare gjatë shekujve 11-12, gjë që vazhdoi
deri në Reformën protestante të shekullit të 16. (Trpenovska, [Link]., 2013: 29) RMV ka një histori më të
shkurtër shtetformuese sesa RSH. Vlen të theksohet, se në periudhën e qeverisjes së partisë VMRO
DPMNE me në krye Nikolla Gruevskin, në periudhën 2006- 2017, në Maqedoni vihen re përpjekje
intensive për të vërtetuar prejardhjen antike të popullsisë sllavo maqedonase. Megjithatë, pa dashur të
hyjmë në meritat e historianëve lidhur me këtë çështje, një gjë është e sigurtë – në marrëdhëniet
familjare e martesore të popullsisë sllave që ka populluar territorin e Maqedonisë së sotme, gjatë
periudhës mesjetare, kanë ndikuar mbi të gjitha normat religjioze të së drejtës kanonike të ritit ortodoks
dhe mbas pushtimit osman, patjetër që ndikim ka pasur dhe rendi juridik osman. Ndërsa panorama e
rregullimit të marrëdhënieve familjare mes shqiptarëve, që po ashtu kanë bashkëekzistuar në këto
territore, është më e komplikuar. Vihet re ekzistenca e një të drejte të pasur zakonore të popullit
shqiptar, që karakterizohet nga përdorimi në të gjitha trojet mbarëshqiptare, brenda dhe jashtë kufijve të
sotëm territorialë. Marrëdhëniet juridiko-civile dhe ato familjare si pjesë përbërëse e tyre, në kohën e
pushtimit osman, në territoret e banuara nga shqiptarët, janë rregulluar mbi bazën e përkatësisë fetare
të bashkëshortëve, bazuar në bashkekzistencën e disa rendeve juridike: a) rendit juridik osman, i cili nga
ana e tij përbëhej nga sheriati (e drejta zakonore myslimane) dhe e drejta statusore e Perandorisë
Osmane; b) e drejta zakonore shqiptare; si dhe c) e drejta kanonike 35 Vendim Unifikues i Gjykatës së
Lartë të RSH, Nr.5, dt.20.01.2009. 33 (kishtare) e ritit katolik dhe atij ortodoks. Përgjithësisht, edhe gjatë
pushtimit osman, në Shqipëri marrëdhëniet familjare për pjesën më të madhe të popullsisë së besimit
fetar mysliman vazhduan të rregulloheshin nga e drejta zakonore, ndërsa e drejta myslimane (sheriati) u
zbatua vetëm për një pjesë të shqiptarëve myslimanë, të cilët banonin në qytete ose në fshatra afër
qyteteve. (Zaçe, 1999: 32-33) Në themel të legjislacioneve aktuale të vendeve që i përkasin sistemit
eurokontinental të së drejtës, të tilla si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, qëndron e drejta romako-
bizantine. (Kosutic, 2002: 25-26) Falë reformimit të së drejtës romake gjatë mesjetës, legjislacionet e
sotme evropiane, në një masë të madhe janë të ndërtuara mbi konceptet dhe rregullat e së drejtës
romake. (Milosevic, 2007: 21) Përveç kësaj, është e padiskutueshme merita ekskluzive që ka e drejta
romake në themelimin e konceptit ligjor të institutit të pronësisë personale apo individuale. që i njihte
pronarit pushtet të plotë mbi sendin (proprietas est plena in re potestas), në kufijtë e ligjit. (Aliu, 2014:
94), (Galgano, 2006: 140). Nga ana tjetër, rrënjët e institutit të pronësisë së përbashkët, që në fillesat e
saj është konsideruar më tepër si pronësi kolektive, nuk duhen kërkuar në të drejtën romake, e cila
përkundrazi ka një traditë individualiste. (Gavella, 2007: 721-722) Pikërisht, për shkak të traditës
romakobizantine, në të cilën bazohet e drejta e gjithë vendeve që i përkasin sistemit eurokontinental të
së drejtës, por dhe për faktin se aty i kanë rrënjët disa institute të regjimeve pasurore martesore,
kapitulli nis me shqyrtimin e marrëdhënieve pasurore të bashkëshortëve në të drejtën romako-bizantine.
Rrugëtimi historik vazhdon me trajtesën e marrëdhënieve pasurore martesore nga e drejta zakonore
shqiptare, që për një kohë të gjatë ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, e në territore të caktuara
shpesh ekskluziv, në rregullimin e marrëdhënieve bashkëshortore. RMV nuk ka një të drejtë zakonore të
vetën, por e drejta zakonore shqiptare ka pasur ndikim në rregullimin e marrëdhënieve shoqërore dhe
familjare të popullsisë shqiptare, që ka jetuar në territorin e sotëm të RMV. Duke pasur parasysh
përbërjen e larmishme religjoze të popullsisë së RMV dhe RSH, trajtesa historike do të fokusohet më tej
tek rregullimi i marrëdhënieve pasurore të bashkëshortëve sipas të drejtës kanonike dhe të drejtës së
sheriatit, zbatuar përkatësisht nga komunitetet e krishtera dhe myslimane të dy vendeve në fokus. Në
vazhdim, do të analizohet e drejta pozitive në këndvështrim historik në të dy vendet. Do të trajtohet
rregullimi i marrëdhënieve pasurore të bashkëshortëve në RMV, përpara hyrjes në fuqi të Ligjit për
Familjen të vitit 1946 dhe gjatë periudhës së regjimit socialist në RSFJ, deri në rregullimin aktual të
regjimit pasuror me ligj nga LPDTS (2001). Në një këndvështrim krahasues, do të shqyrtohen dhe
zhvillimet në të drejtën pozitive shqiptare përsa i përket rregullimit të marrëdhënieve pasurore
martesore, duke filluar nga risitë që solli Kodi Civil i vitit 1929, zhvillimet pas vitit 1944, deri në hyrjen në
fuqi të Kodit aktual të Familjes (i vitit 2003).

You might also like