You are on page 1of 2

Martesa është një nga institucionet më të rëndësishme sociale dhe juridike.

Momenti i lidhjes së
martesës shoqërohet me lindjen e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjella për bashkëshortët, të cilat
janë me karakter personal dhe pasuror. Në fokus të këtij punimi janë pikërisht marrëdhëniet pasurore të
bashkëshortëve dhe rregullimi i tyre ligjor. Tërësia e normave ligjore me të cilat rregullohen
marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve përbën regjimin pasuror martesor të një vendi. Bashkëshortët
sjellin në bashkësi martesore shpesh pasuri të fituar më parë, ndërsa në martesë krijojnë dhe fitojnë
bashkërisht pasuri të tjera. Ka shumë rëndësi të dihen rregullat që vendos çdo regjim pasuror mbi
pasuritë e fituara nga secili bashkëshort përpara lidhjes së martesës ose gjatë saj. Qëllimi kryesor i temës
është të analizohet rregullimi ligjor i pasurisë së përbashkët dhe asaj vetjake të bashkëshortëve në
Republikën e Maqedonisë së Veriut, vis à vis legjislacionit shqiptar, si dhe të ofrojë një këndvështrim
lidhur me mundësitë për përmirësim të kornizës ligjore, në aspekt të mbrojtjes së të drejtave dhe
realizimit të detyrimeve të bashkëshortëve në martesë. Metodologjia bazë e përdorur në këtë punim
mbështetet në metoda cilësore siç janë metoda historike, ajo e rishikimit të literaturës, metoda e
analizës dhe krahasimit ligjor. Problematika kryesore e punimit lidhet me aspekte që kanë të bëjnë me
pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve, si dhe mënyrën e administrimit dhe ndarjes së saj në rast të
mbarimit të martesës. A ka vend për përmirësim të legjislacionit aktual në aspekt të rregullimit të
marrëdhënieve pasurore të bashkëshortëve? Ky punim do të tentojë t’i përgjigjet pozitivisht kësaj
pyetjeje.

Kapitulli i dytë, i kushtohet aspekteve teoriko-juridike të regjimit pasuror martesor. Për të kuptuar
natyrën e marrëdhënieve bashkëshortore në përgjithësi, dhe atë të marrëdhënieve pasurore të
bashkëshortëve në veçanti, është me rëndësi të analizojmë konceptin dhe natyrën e martesës. Martesa
është gurthemeli i të gjitha marrëdhënieve bashkëshortore, qofshin ato personale apo pasurore,
marrëdhënie këto të cilat janë të kushtëzuara nga natyra dhe qëllimi i martesës. Doktrina juridike ka
trajtuar ruajtjen e balancit mes interesave personale të bashkëshortëve dhe interesave të familjes. Për
këtë arsye në këtë kapitull do të trajtohen disa nga teoritë kryesore mbi natyrën e martesës: teoria e
martesës si institucion etik, teoria e konfliktit social mbi martesën dhe teoria funksionaliste. Më tej do të
analizohen marrëdhëniet martesore në kontekstin e RMV, rëndësia e parimit të autonomisë së vullnetit
të bashkëshortëve në përzgjedhjen e regjimit pasuror martesor dhe kufijtë brenda të cilëve mund të
veprojnë bashkëshortët. A do të përmirësojë kjo temë debatin shkencor në vend lidhur me këtë çështje?
Në këtë kapitull përfshihet skeleti teorik ose modeli analitik i punimit

You might also like