You are on page 1of 18

Fakulteti Juridik

Punim Seminarik

Lënda : E DREJTA E DETYRIMEVE

Tema : E Drejta e Detyrimeve dhe Kontratat

Prof.Ass.Dr Mimoza Aliu Studenti : Qendrim Sadiku


Përmbajtja

Hyrje …………………………………………….3

Nocioni i së drejtës së detyrimeve ……………….4

Lënda e së drejtës së detyrimeve ………………....5

Zhvillimi i së drejtës së detyrimeve ………………5

Marrëdhëniet e së drejtës së detyrimve me degët e tjera të së drejtës……………6

Nocioni i detyrimeve ……………………………..7

Karakteristikat e marrëdhënieve të detyrimeve …………………………………...7

Burimet e marrëdhënieve të detyrimeve …………………………………………9

Parimet themelore të ligjit të marrëdhënieve të detyrimeve ……………………10

Kontrata …………………………………………….13

Lidhja e Kontratës ………………………………….13

Përfaqësimi …………………………………………16

Përfundimi ………………………………………….17

Literatura ……………………………………………18
Hyrje

E drejta e detyrimeve është një degë e veçantë e së drejtës dhe bën pjesë në grupin
e lëndëve civile. Në kuptimin objektiv, ajo përfshin normat juridike, të cilat
rregullojnë marrëdhëniet juridike të detyrimeve. Regullativa juridike pozitive në
Kosovë nuk e pëcakton kuptimin e marrëdhënieve juridike të detyrimeve, siç nuk e
bëjnë këtë edhe shumë kode civile dhe ligje të marrëdhënieve të detyrimeve në të
drejtën krahasuese. Më përcaktimin e nocionit të marrëdhënieve të detyrimeve
merret doktrina e së drejtës së detyrimeve. Në këtë doktrinë ekzistojnë shumë
përkufizime pëktitazi me kuptimin e marrëdhënieve të detyrimeve, ndër të cilët
zotëron përkufizimi sipas të cilit marrëdëniet e detyrimeve janë marrëdhënie
juridike mes dy subjekteve, nga të cilat njëri quhet debitor dhe tjetri kreditor, sipas
të cilave kreditori ka të drejtë të kërkojë nga debitori një dhënie (dare), bërje ose
veprim (facere), mosbërje ( non facere) ose pësim (pati), ndërsa debitori është i
detyruar që ta përmbushë atë.
1. Nocioni i së drejtës së detyrimeve

E drejta e detyrimeve, në kuptimn subjektiv, përfshin pushtetin juridik të


subjekteve pjesësmarrëse në marrëdhëniet e detyrimeve, të cilin e nxjerrin nga e
drejta objektive e që ka të bëjë me autorizimet e krditorit për të kërkuar nga
debitori përmbushjen e detyrimeve të caktuara. Fjala detyrim rrjedh nga fjala latine
obligatio që do të thotë lidhje, ndërsa në të drejtën romake është kuptuar si lidhje
mes debitorit dhe kreditorit. Çdo detyrim përmban kërkesën e caktuar të kreditorit
dhe detyrimin e debitorit, përkatësisht borxhin e debitorit. E dreja e detyrimeve
përfshin normat juridike, të cilat rregullojnë marrëdhëniet pasurore mes personave.
Pra, ajo merret me kalimin e pasurisë nga pasuria e një subjekti në pasurinë e
subjektit tjetër, kalim ky që bëhet me vullnetin e palëve ose kundër vullnetit të tyre
dhe me shpërblim ose pa shpërblim. E drejta e detyrimeve, si degë e së drejtës, e
cila merret me studimin e marrëdhënieve të detyrimeve me anë të cilave bëhet
qarkullimi i mallrave dhe i shërbimeve, është supërstrukturë në ekonominë e
tregut.
2. Lënda e së drejtës së detyrimeve

E drejta e detyrimeve si degë e së drejtës , ka lënden e vet të vecantë studimore ,


me përmbajtje të vecanta, me forma të vecanta dhe të pasura ,me të cilat gjen
shprehje .
Lëndë e së drejtës së detyrimeve është vet detyrimi quid obligation, ajo është e
drejtuar në përmbajtjen e detyrimit .Sjellja e debitorit ,prej të cilit kërkon dicka
kreditori , është lëndë e së drejtës së detyrimeve e kjo mund të përmbajë ndonjë
dhënie ,bërje ,mosbërje ose pësim .Prandaj ,mund të thuhet se lënda është prestimi
që duhet të paguaj debitori, i cili parimisht ka karakter pasuror .
Përmbajtja e detyrimit është e drejta dhe detyrimi i subjektit në atë mënyrë që kur
theksohet e drejta ,nënkuptohet kërkesa ,kurse kur përmendet detyrimi nënkuptohet
borxhi.

3.Zhvillimi i së drejtës së detyrimeve

Zhvillimi i së drejtës së detyrimeve është i lidhur ngushtë me zhvillimin e


marrëdhënieve mall-para. Rregullat e para të kësaj dege të së drejtës i ndeshim në
dukurinë e kërkimit të të mirave materiale .Atëherë kur shoqëria kaloi prej
ekonomisë natyrale në prodhimin me qëllim këmbimi, janë krijuar rregullat e para
të kësaj dege të së drejtës.
Këto rregulla të së drejtës janë zhvilluar në shoqërinë skllavopronare ,në të drejtën
romake e sidomos në periudhën e republikës.Hovin më të madh të zhvillimit e
drejta e detyrimeve e përjeton në shekullin XIX.
E drejta bashkëkohore e detyrimeve proklamon si rregull që kontrata të lidhet me
pajtimin thjeshtë të vullnetit të dy palëve.
Marrëdhëniet e së drejtës së detyrimve me degët e tjera të së drejtës

E drejta e detyrimeve ka marrëdhënie të ngushta me kto degë të së drejtës :

E drejta e detyrimeve dhe e drejta ekonomike – bëjnë pjesë në grupin e lëndëve


civile dhe janë degë të vecanta të së drejtës.E drejta e detyrimeve përfshinë tërsinë
e normave juridike për rregullimin e marrëdhënieve juridike të detyrimeve , të
marrëdhënieve të pasurisë në përgjithësi , kurse e drejta ekonomike përfshin
rregullat për rregullimin e punëve të qarkullimit të mallrave dhe të dhënies së
shërbimeve tregtare .

E drejta e detyrimeve dhe e drejta familjare- Palët në të drejtën e detyrimeve


dhe në të drejten familjare janë të barabarta .E drejta familjare sipas lëndës dhe
përmbajtjes ndryshon me të drejtën e detyrimeve , e drejta familjare si disiplinë
shkencore përfshinë tërsinë e normave që I përkasin rregullimit juridik të familjes
dhe martesës si dhe mardhënieve qe lindin mes tyre në këtë të drejtë dominojnë
marrëdhëniet me karakater personal, kurse në të drejtën e detyrimeve dominojnë
marrëdhëniet me karakter pasuror .Rregullat e së drejtës familjare janë me karakter
imperative( nuk ndryshohet) ndërsa në të drejtën e detyrimeve dominojnë rregullat
me karakter dispozitiv

E drejta e detyrimeve dhe e drejta trashëgimore- Që të dyja merren me kalimin


e pasurisë prej një pronari te tjetri , mirpo marrëdhëniet pasurore në të drejtën
trashëgimore rregullohen pas vdekjes mortis causa , kurse në të drejtën e
detyrimeve këto marrëdhënie rregullohen ndërmjet të gjallëve inter vivos .
1.Nocioni i detyrimeve

Fjala “detyrim” shpreh kuptimin e fjalës latine “obligatio” që ka kuptimin e lidhjes


mes kreditorit dhe debitorit
Marrëdhënia e detyrimeve është marrëdhënie juridike mes dy a më shumë
subjekteve me cilësi të kreditorit dhe debitorit, me kërkesa dhe detyrime të
ndërsjella, të cilët Ligji i Marrëdhënieve të Detyrimeve (LMD) i cilëson si
pjesëmarrës në mërrëdhëniet e detyrimeve. Çdo marrëdhënie e detyrimeve supozon
ekzistimin e dy anëve - palëve, prandaj do të ishte më e drejtë të flitet për palët e
marrëdhëieve të detyrimeve, në cilësinë e të cilave paraqiten subjektet si
pjesëmarrës, të cilët, sipas LMD, mund të jenë persona fizikë dhe persona juridikë
(neni 2). Pjesëmarrës në marrëdhëniet e detyrimeve, sipas kësaj dispozite, janë
personat juridikë shoqërorë, personat fizikë dhe personat juridikë civilë.

2. Karakteristikat e marrëdhënieve të detyrimeve

Është thënë se marrëdhënia juridike e detyrimeve është ajo marrëdhënie që është e


rregulluar me rregulla juridike të së drejtës së detyrimeve. Për dallim nga
marrëdhëniet e tjera faktike, materiale ekonomiko-shoqërore, LMD nuk flet për
karakteristikat e marrëdheneive të detyrimeve, me të cilat merret teoriaa juridike.
Për dalim nga marrëdhëniet e tjera faktike materiale ekonimiko – shoqërore, në
shkencën juridike ekziston mendimi se marrëdhëniet e detyrimeve kanë këto
karakterisitika:

1.Marrëdhëniet e detyrimeve janë marrëdhënie juridike, ngase janë të rregulluara


me norma juridke. Në të vërtetë, nga faktet juridike përkatëse e drejta e detyrimeve
lidh: krijimin, ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve juridke të detyrimeve.
Fakti se në marrëdhëniet e detyrimeve subjektet pjesëmarrëse kanë të drejta dhe
detyrime të ndërsjella dhe se prestimet nuk përmbushen gjithherë me vullnet, për
realizimin e prestimeve në raste të tilla ekziston sanksioni civilo-juridik dhe
mënyra e parashikuar me norma juridike, me të cilën detori, detyrohet përmes
gjykatës të përmbushë detyrimin e vet.

2. Marrëdhëniet e detyrimeve janë me karakter relativ. Parimisht, ato kanë efekt


juridik ndaj subjekteve pjesëmarrëse në to - ndaj kreditorit dhe debitorit. Për dallim
nga e drejta reale, që ka karakter absolut dhe Kalojësi i saj ka pushtet të kërkojë
nga çdonjëri sjellje të caktuar, marrëdhënie juridike të detyrimeve kanë efekt inter
partes dhe kreditori mund të kërkojë një sjellje të caktuar vetem ndaj debitorit.
Përjashtim nga ky parim bëjnë rastet e lidhjes së kontratës në dobi të personit të
tretë. Kur dikush kontrakton, në emër të vetin, kërkesë në dobi të personit të tretë,
ky i fundit fiton të dretën e tij të drejtpërdrejtë ndaj debitorit, po qe se nuk është
kontratuar diçka tjetër ose nuk rezulton nga rrethanat e veprimit juridik (neni 149
par. 1 atë LMD).

3. Marrdhëniet detyrimore janë marrëdhënie juridike të krijuara mes personave të


caktuar të kreditorit, i cili është i autorizuar të kërkojë një dhënie, një bërje, një
mosbërje ose një pësim dhe debitorit, i cili është i detyruar ta përmbushë prestimin
e caktua të kreditorit. Në anën e kreditorit ose të debitorit mund të jenë, si
pjesëmarrës të detyrimit, një apo më shumë persona. Te detyrimet me shumë
persona, siç është rasti me detyrimet e pjesëtueshme ose detyrimet solidare, në
anën e kreditorit apo të debitorit mund të ketë dy apo më shumë të tillë.

4. Marrëdhëniet detyrimore janë me përmbajtje të caktuar. Secila anë në


marrëdhëniet e detyrimeve ka autorizime të kërkojë nga pala tjetër përmbushjen e
një prestimi me përmbajtje të caktuar dhe detyrime. Te kontrata e shtblerjes, shtiësi
është i detyruar t’ia dorëzojë sendin blerësit në pronësi, përkatësisht në disponim,
ndërsa blerësi t'ia paguajë shitësit çmimin e shitëblerjes. Kreditori, si titullar i së
drejtës së servitudës, është i autorizuar ta shfrytëzojë të drejtën e kalimit nëpër
pasurinë e palujtshme të pronarit, ndërsa pronari, si debitor sipas kontratës ose
bazës tjetër juridike të fitimit të së drejtës së servitudës, është i detyruar të pësoj
dhe kreditorit t'i lejojë kalimin nëpër paluajtshërinë e caktuar, edhe pse. sipas ligjit.
nuk do të pësonte një kalim të tillë, sikur të mos ekzistonte baza juridike, mbi të
cilën është fituar e drrejta e servitudës .
5. Marrëdhëniet e detyrimeve janë me karakter pasuror. Karakteri pasuror i
marrëdhënieve të detyrimeve i dallon këto nga marrëdhëniet e tjera juridike.

Nga përvoja e përgjithshme mund të thuhet se njerëzit, për t'i plotësuar nevojat e
veta materiale, janë të prirur ndaj njëri- tjetrit dhe se, me anë të marrëdhënieve të
detyrimeve, i plotësojnë ato nevoja, ngase, në kuadër të tyre, zhvillohet qarkullimi
i rregullt ekonomik i të mirave materiale dhe shërbimeve.

3.Burimet e marrëdhënieve të detyrimeve

Në teorin juridike janë të njohura dy lloje të burimeve të se drejtës së detyrimeve:


burimet formale dhe burimet materiale të së drejtës. Në teorinë juridike ekziston
mendimi sipas të cilit burimet formale janë forma dhe trajta me të cilat paraqiten
rregullat juridike, të cilat rregullojnë marrëdhëniet detyrimore. Burimet formale të
së drejtës së detyrimeve në Kosovë, aktualisht, janë të shumta dhe të shpërndara,
ngaqë nuk ekzisëton një ligj unik a kod civil. Tani për tani, si burime formale së
drejtës së detyrimeve duhen konsideruar: akti më i lartë juridik, aktet ligjore dhe
aktet e tjera (shtetërorore) të përgjithshme nënligjore.
Burimet juridike materiale të detyrimeve janë fakte juridke nga të cilat krijohen,
ndryshohen dhe shuhen marrëdhëniet juridike të detyrimeve. LMD, i cili ka hyrë
në fuqi më 1 shtator 1978, fillimisht nuk ka përmbajtur ndonjë dispozitë të veçantë
për burimet materiale të marrëdhënieve të detyrimeve, por, me plotësimet e
mëvonshme, është parashikuar se me këtë ligj rregullohen marrëdhëniet e
detyrimeve, të cilat krijohen nga kontrata, shkaktimi i dëmit, fitimi pa bazë,
zgjerimi ( kryerja ) e punëve pa urdhër, deklarimi i njëanshëm i vullnetit dhe faktet
e tjera të caktuara me ligj. Këto burime materiale të marrëdhënieve të detyrimeve
janë të rregulluara në pjesën e përgjithme të këtij Ligji.
Parimet themelore të ligjit të marrëdhënieve të detyrimeve

E drejta e detyrimeve është një supërstrukturë e marrëdhënieve të mallit dhe të


hollave dhe e ekonomisë së tregut. Në çdo shoqëri, në të cilën ekziston prodhimi i
mallrave dhe shkëmbimi i tyre, medoemos duhet të ekzistojë edhe e drejta e
detyrimeve me institutcionet e saja themelore, ndër të cilat bën pjesë liria e
kontraktimit. Se në çfarë mase ekziston liria e rregullimit të marrëdhënieve të
detyrimeve varet nga sistemi shnoqëror i një shteti dhe sistemi i marrëdhënieve
ekonomike.

Parimi i lirisë së rregullimit të marrëdhënieve të detyrimeve është i pranuar në


të gjitha sistemet juridike të shteteve me ekonomi tregu. Kufijtë e këtij parimi
varen nga ajo se në ç’masë normat juridike, të cilat i regullojnë marrëdhëniet e
detyrimeve, janë me karakter dispozitiv. Parimi i lirisë së rregullimit të
marrëdhënieve të detyrimeve, sipas LMD, është shprehur në dispozitën e nenit 10,
sipas së cilës, pjesëmarrësit në qarkullim i rregullojnë lirisht marrëdhëniet e
detyrimeve. Sipas dispozitës së nenit 20 të këtij Ligji, pjesmarrësit mund t'i
rregullojnë ndryshe marrëdhëniet e veta të detyrimeve nga ajo se si është caktuar
me këtë Ligj, në qoftë se nga ndonjë dispozit e këtij Ligji ose nga kuptimi i saj nuk
rezulton diçka tjetër

Parimi i ndërgjegjshmërisë dhe i ndershmërisë –

Parimi i ndërgjegjshmërisë dhe i ndershmërisë është një ndër parimet dominante, i


cili është i gërshetuar në tërë të drejtën e detyrimeve. Ky parim ka ekzistuar edhe
në të drejtën romake, i njohur si bona fides, që do të thotë: besnikëri dhe mbajtjea e
fjalës së dhënë, sjellje me mirëbesim. Ky parim ëshë i pranuar në të gjitha shtetet e
civilizuara. Bona fides është kriter për sjellje në marrëdhëniet e detyrimeve - në
qarkullimin e mallrave dhe dhënien e shërbimeve. Ky parim ka qenë i parashikuar
në nenin 3 të uzansave të përgjithshme për qarkullimin e mallrave që nga viti 1954,
por LMD, në nenin 12, e ka përmirësuar formulimin e këtij parimi, ashtu që është
parashikuar që në krijimin e marrëdhënieve të detyrimeve dhe realizimin e të
drejtave dhe detyrimeve nga ato marrëdhënie, pjesëmarrësit janë të detyruar t'i
përmbahen parimit të ndërgjegjshmërisë dhe të nderit. Funksioni i këtij parimi
është dhënia e formës dhe vërtetimit më të afërt të përbajtjes së një marrëdhënieje
ekzistuese të detyrimeve, si dhe ekzistimit të një marrëdhënieje të tillë.

Parimi i ndërgjegjshmërisë dhe i ndershmërisë shërben si themel juridik për situatat


e rishkaktuara të institucioneve juridike.

Ndalimi i keqpërdorimit të së drejtës-

E drejta objektive ua pranon individëve të drejtat subjektive civile, përkatësisht të


drejtat e detyrimeve. Titullarët e së drejtës, duke i ushtruar të drejtat e tyre
subjektive, mund të ndodhëë t'ua cenojnë subjekteve të tjera të drejtat e tyre.
Lidhur me keqpërdorimin e së drejtës, ekzisojnë dy teori: teoria subjektive, sipas së
cilës duhet të ekzistoj qëllimi i Kalojësit të së drejtës që tjetrit t'i shkaktohet dëmi,
duke ushtruar një të drejtë të veten dhe teoria objektive, sipas së cilës mjafton që të
ekzitojë ushtrimi i padrejtë i së drejtës së kalojësit, në kundërshtim me qëllimin për
të cilin i është pranuar ajo e drejtë dhe ajo të konsiderohet keqëpërdorim i së
drejtës. Institucionin juridik të keqpërdorimit të së drejtës LMD e ka rregulluar,
duke ndaluar ushtrimin e së drejtës nga marrëdhëniet e detyrimeve në kundërshtim
me qëllimin për të cilin ajo është themeluar ose është pranuar me ligj. Mirëpo,
duhet dalluar keqëpërdorimi i së drejtës nga përgjegjësia për rrezikun, në rastin kur
edhe me ushtrimin e rregullt të së drejtës tjetrit i shkaktohet dëmi, i cili medoemos
duhet t'i shpërblehet në tërësi. Se a ekziston keqpërdorimi i së drejtës në
marrëdhëniet e detyrimeve, gjykatat në çdo rast konkret nisen nga qellimi i plëve
kontratuese, duke iu përmbajtur edhe parimit bona fides.

Ndalimi i shkaktimit të dëmit

Dispozita e LMD, e cila përmban parimin e shkaktimit të dëmit, është një dispozitë
juridike, me të cilën caktohet detyrimi juridik i të përmbajturit (frenimit) nga
shkaktimi i dëmit tjetrit. Çdokush është i detyruar të përmbahet nga veprimet me të
cilat mund t'i shkaktohet dëmi tjetrit (neni 16). Sanksioni i një detyrimi të tillë
është parashikuar me dizpozitat e tjera, të cilat kanë të bëjnë me shpërblimin e
dëmit (neni 154 ) etj. Detyrimi për t’u përmbajtur nga shkaktimi i dëmit nuk ka të
bëjë vetëm me veprimet aktive (bërja), por edhe me veprimet pasive (mosbërja),
kur mund të kontribuohet në shkaktimin e dëmit ose që dëmi të jetë më i madh.
Detyrimi juridik i përmbajtjes nga veprimi aktiv është rregull, kurse detyrimi
juridik i përmbajtjes nga qëndrimi pasiv duhet të ketë bazë juridike në ligj, në
kontratë ose në ndonjë akt tjetër juridik.

Parimi pacta sunt servanda-

Pacta sunt servanda është një ndër parimet themelore të së drejtës kontraktore. Ky
është parashikuar në dispozitën e nenit 17 par. 1 të LMD. Sipas kësaj dispozite,
pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve janë të detyruar t'i përmbushin
detyrimet e veta dhe janë përgjegjës për përmbushjen e tyre. Detyrimi mund të
shuhet vetëm me pajtimin e vullnetit të pjesëmarrësve në marrëdhëniet e
detyrimeve ose në bazë të ligjit. Nga kjo rregull bëhet përjashtim në rast të lindjes
së rrethanave të jashtëzakonshme dhe në rast të ndryshimit të rrethanave pas
lidhjes së kontratës (neni 133-136). Ky parim është në pajtim me parimin e lirisë së
rregullimit të marrëdhënieve të detyrimeve dhe duhet të respektohet me rreptësi.
Kontrata

Kontrata si burim i marrëdhënieve të detyrimeve.- Kontrata është burimi themelor i


marrëdhënieve të detyrimeve në të gjitha sistemet juridike. Nocioni i kontratës
gjithashtu është i njëjtë në të gjitha sistemet juridike, d.m.th., ajo është
marrëveshje, përkatsisht manifestim i ndërsjellë i pajtimit të vullnetit të dy a më
shumë personave të caktuar dhe ka për qëllim të krijojë, të ndryshojë a të shuajë
një ose më tepër marrëdhënie të detyrimeve. Kontrata është një veprim i dyanshëm
juridik, me të cilin arrihet ndonjë efekt juridik detyrimor. Kontrata është institut i
së drejtës civile. Kontratën në të drejtën detyrimore e dallon karakteri i saj pasuror
nga kontratat në degët e tjera të së dretjtës. Në të drejtën e detyrimeve dhe
ekonomike ka hapësirë të gjerë të zbatimit si në qarkullimin e mallrave, ashtu edhe
në dhënien e shërbimeve ndërmjet pjesëmarrësve në marrëdhëniet e detyrimeve.

Lidhja e Kontratës

Kontrata lind me pajtimin e vullnetit të palëve. Ajo supozon persona të caktuar që


shprehin vulnetin, me të cilën dëshirojnë të arrijnë ndonjë efekt juridik. Për të
lindur një kontratë dhe për të prodhuar efekt jufidik, medoemos duhet të
plotësohen këto kushte të përgjithshme: 1.aftësia punuese e palëve; 2. pajtimi i
vullnetit të palëve kontratuese,3. objekti i kontratës, 4. baza ose kauzës i kontratës
dhe, te kontratat formale, edhe forma e kontratës e parashikuar me ligj. Këto
kushte duhet të plotësohen në mënyrë komulative dhe janë të nevojshme për
lidhjen e çdo kontrate. Objekti i kontratës është një kusht i përgjithshëm për lidhjen
e kontratës juridikishtë të vlefshme. Objekti i kontratës është ajo për çfarë palët
janë marrë vesh. Në shkencën juridike nuk ka një mendim unik lidhur me nocionin
e objektit të detyrimit. Megjithatë, mbizotëron mendimi se objek detyrimi është
prestimi, përkatësishtë veprimi i përmbushjes.

Prestimi është çdo veprim pozitiv ose negativ i njeriut, të cilin debitori, në
marrëdhëniet e detyrimeve, është i detyruar t'ia përmbush kreditorit. Prestimi ka
përmabajtjen e tij, e cila qëndron në dhënie (dare ), bërje (facere), mosbërje (non
facere) ose pësim (et pati).

Kontrata lidhet me pajtimin e vullnetit të palëve për elementët thelbësore të saj. Për
t’u arritur pajtimi i vullnetit të palëve, njëra palë duhet të marrë nismën dhe t'i
propozojë palës tjetër lidhjen e kontratës. Personi që bën i propozim personit tjetër
për lidhjen e kontratës quhet propozues ose ofertues dhe një propozim i tillë quhet
ofertë. Ndërkaq, personi të cilit i drejtohet propozimi për t’u lidhur kontrata quhet
pranues i propozimit ose i ofertuari.

Oferta është propozim për t'u lidhur kontrata. Ajo është shprehje e njëanshme e
vullnetit, me të cilën thrret personin tjetër për ta lidhur kontratën në kushtet e
caktuara në ofertë. Kushtet.- Çdo propozim që ka kuptimin e ofertës duhet t'i
plotësojë këto kushte: ajo të bëhet nga personi që ka për qëllim të lidhë kontratë
ose personi që është i autorizuar të përfaqësojë për lidhje të kontratës; të përmbajë
elementet thelbësore të kontratës, ashtu që me pranimin saj të mund të lidhet
kontrata; të përmbajë vullnetin të shprehur të qartë të ofertuesit se dëshiron të lidhë
kontratë sipas kushteve të cekura në ofertë; t’i jetë drejtuar personit të ckatuar.
Oferta ekziston edhe kur i drejtohetoht një rrethit të caktuar të personave.
Propozimi për lidhjen e kontratës i bërë ndaj një numri të pacaktuar të personave, i
cili përmban elementet telbësore të kontratës, për lidhjen e së cilës ia është
dedikuar, vlen si ofertë, po qe se nga rrethanat e rastit ose doket e mira nuk
rezulton diçka tjetër. Në rast se për lidhjen e kontratës përkatëse me ligj është
parashikuar që ajo të lidhet në formën me shkrim, oferta duhet të jetë e bërë në atë
formë. Kushtet e cekura medoemos duhet të plotësohen në mënyrë kumulative,
sepse pa plotësimin qoftë edhe të njërit prej tyre, kontrata nuk mund të lidhet.
Oferta, parimisht, është një akt joformal me përjashtim kur për lidhjen e ndonjë
lloji të kontratës me ligj është parashikuar forma me shkrim. Ajo mund të bëhet me
gojë, me shkrim, me shenja të rendomta, me anë të ekspozimit të e mallit me çmim
të caktuar, me veprime konkludente. Efekti.- Oferta ka efektin e vet juridik, ashtu
që, parimisht, propozuesi është i detyruar t'i përmbahet asaj, përveç në rastin kur
detyrimin e vet e ka përjashtuar ose një përjashtim i tillë rezulton nga rrethanat e
veprimit juridik (neni 36 pika. 1 LMD).

Propozuesi është i lidhur për ofertën nga momenti i bërjes së saj derisa të skadojë
afati i caktuar në ofertën e bërë me shkrim ose formë tejtër për pranimin e ofertës.
Ecja e afatit të ofertës fillon nga data e caktuar në letër, nëse në letër nuk është
shënuar data e pranimit të ofertës, afati për pranimin e saj llogaritet nga data e
dorëzimit postës, përkatësisht nga data e dorëzimit të telegramit në postë.
Pranimi i ofertës.- Pranimi i ofertës është shprehje e vulnetit të të ofertuarit,
dërguar ofertuesit, me të cilin e njofton këtë të fundit se e pranon propozimin për
lidhjen e kontratës në kushtet e ckatuara në ofertë. Oferta quhet e pranuar kur
ofertuesi pranon deklaratën e të ofertuarit se pranon ofertën (neni 39 p. l LMD).
Pranimi i ofertës, për të krijuar efekt juridik, duhet t'i plotësojë këto kushte: a) që të
përmbajë deklaratën e të ofertuarit ose të të autorizuarit tij se e pranon ofertën; b)
që të përmbajë së paku elementet thelbësore për lidhjen e kontratës dhe ato të jenë
në pëputhje me oferten e propozuesit.
Kushti.- Palët, me rastin e lidhjes së kontratës, efetin juridik mnund ta bëjnë të
varur nga ndonjë rrethan e mëvonshme juridike të pasigurt, nga ndodhja ose
mosndodhja e së cilës varet lindja ose shuarja e kontratës. Kushti mund të jet
suspensiv atëherë kur kontrata lind pas ndodhjes ose mosndodhjes së rrethanës së
pasigurt. Kushti është rezolutiv ose shues, kur kontrata shuhet pas ndodhjes së
rrethanës së pasigurt. Do të thotë se kushti është një dispozitë plotësuese
(sekundare) e shtuar e kontratës, me të cilën palët efektin juridik të kontratës e
bëjnë të varur nga ndnonjë rrethanë e mëvonshme e pasigurt.
Afati.- Afati është një moment i caktuar i kohës ose në kohë, nga i cila ose në të
cilin lind ose pushon kontrata. Edhe afati mund të jetë suspensiv ose rezolutiv a
shues. Rregullat të cilat vlejnë për kushtin suspensiv apo rezolutiv
përshtatshmërisht mund të zbatohen edhe te afati.
Kapari.- Kapari është një shumë e caktuar të hollash ose një sasi e caktuar e
sendeve të zëvendësueshme, të cilat njëra palë ia paguan palës tjetër kontratuese, si
shenjë se kontrata është lidhur. Konsiderohet se kontrata është lidhur atëherë kur
është bërë pagimi i të hollave ose dorëzimi i sendeve (neni 79 p.1 të LMD).
Domethënë, kapari shërben si provë që kontrata është lidhur. Kapari është një
instrument i sigurimit të përmbushjes së detyrimit kontratues. Nëse për
mospërmbushjen e kontratës është përgjegjëse pala e cila ka dhënë kaparin, pala
tjetër, përveç së drejtës që të kërkojë përmbushjen e kontratës, shkëputjen e
kontratës dhe shpërblimin e dëmit, sipas zgjedhjes së saj, mund të kënaqet me
mbajtjen e kaparit, por në qoftë se për mospërmbushjen e kontratës është fajtore
pala që ka pranuar kaparin, pala tjetër, sipas zgjedhjes së saj, mund të kërkojë
përmbushjen e kontratës, të kërkojë shpërblimin e dëmit dhe kthimin e kaparit ose
të kënaqet me kthimin e kaparit të dyfishuar (neni 80 p.1 dhe 2 të LMD). Në rast të
përmbushjes së detyrimeve kontratuese, kapari mund të llogaritet si përmbushje e
pjesshme e kontratës. Kapari është një lloj kontrate aksesore dhe reale, ngase
konsiderohet se është lidhur me dorëzimin e shumës së të hollave, përkatsisht
shumës së caktuar të sendeve të zëvendësueshme, ndërsa rrjedhimi i saj varet nga
ekzistimi i kontratës kryesore. Masën e kaparit e përcaktojnë palët sipas
marrëveshjes, por, me kërkesë të palës së interesuar, gjykata mund të ulë kaparin
nëse ky është tepër i lartë.

Përfaqësimi-

Me fjalën përfaqësim, në kuptimin e gjerë të fjalës, nënkuptohen të gjitha format e


përfaqësimit të interesave ekonomike të të përfaqësuarit, pa marrë parasysh se
përfaqësuesi ka autorizime që, në emër dhe për llogari të të përfaqësuarit, të marrë
përsipër të drejta dhe detyrime në qarkullimin juridik. Përfaqësimi, në kuptimin e
ngushtë, nënkupton vetëm ato forma të përfaqësimit te të cilat përfaqësuesi merr
(përveç urdhresave ) edhe autorizime (autorizim) që, me deklarimin e vullnetit në
emër dhe për llogari të të përfaqësuarit, të marrë përsipër të drejta dhe detyrime në
qarkullimin e mallrave dhe dhënien e shërbimeve.

Përfundimi –

E drejta e detyrimeve, në kuptimn subjektiv, përfshin pushtetin juridik të


subjekteve pjesësmarrëse në marrëdhëniet e detyrimeve, të cilin e nxjerrin nga e
drejta objektive e që ka të bëjë me autorizimet e krditorit për të kërkuar nga
debitori përmbushjen e detyrimeve të caktuara.

Në teorin juridike janë të njohura dy lloje të burimeve të se drejtës së detyrimeve:


burimet formale dhe burimet materiale të së drejtës. Në teorinë juridike ekziston
mendimi sipas të cilit burimet formale janë forma dhe trajta me të cilat paraqiten
rregullat juridike, të cilat rregullojnë marrëdhëniet detyrimore. Burimet formale të
së drejtës së detyrimeve në Kosovë, aktualisht, janë të shumta dhe të shpërndara,
ngaqë nuk ekzisëton një ligj unik a kod civil. Tani për tani, si burime formale së
drejtës së detyrimeve duhen konsideruar: akti më i lartë juridik, aktet ligjore dhe
aktet e tjera (shtetërorore) të përgjithshme nënligjore .

Kontrata si burim i marrëdhënieve të detyrimeve.- Kontrata është burimi themelor i


marrëdhënieve të detyrimeve në të gjitha sistemet juridike. Nocioni i kontratës
gjithashtu është i njëjtë në të gjitha sistemet juridike, d.m.th., ajo është
marrëveshje, përkatsisht manifestim i ndërsjellë i pajtimit të vullnetit të dy a më
shumë personave të caktuar dhe ka për qëllim të krijojë, të ndryshojë a të shuajë
një ose më tepër marrëdhënie të detyrimeve.
Literatura:

E Drejta E Detyrimeve Prof.Dr Nerxhivane Dauti 2013

E Drejta E Detyrimeve Prof.Dr Nerxhivane Dauti 2008

http://www.ks.undp.org/content/dam/kosovo/docs/ResearchAndPublications/
Rol/Komentari%20I%20UNDP_shq.pdf

You might also like