You are on page 1of 2

LIGJI DHE PRAKTIKA

për ushqiminë janë interpretuar dhe zbatuar gabimisht. Së pari, vëllimi apo
shtrirja në të dyja rastet është bërë në kundërshtim me dispozitat përkatëse,
nenet 285 dhe 305. Të dyja këto nene udhëzojnë se vëllimi i mbajtjes
financiare duhet të bëhet sipas kushteve që personi ka pasur më herët dhe
sipas standardit jetësor në martesë. Fatkeqësisht, në shumë aktvendime
në lidhje me këto dispozita, arsyetimi për vëllimin e ulët, si të alimentacionit
poashtu edhe të ushqimisë, ndërlidhet me standardin jetësor në Kosovë. Kjo
nënkupton se gjyqtarët e marrin për bazë standardin jetësor në Kosovë për të
caktuar alimentacionin dhe ushqiminë, gjë që është në kundërshtim me ligjin,
dhe si e tillë përbën shkelje të ligjit. Mbi të gjitha, kjo shkelje e dispozitave
ligjore i dëmton rëndë fëmijët dhe nënat kosovare, duke u’a mohuar qasjen
e drejtë në të drejtat e tyre dhe duke u’a vështirësuar sigurimin e bazës për
ekzistencë.

Hulumtimi ka gjetur së 78% të grave nuk marrin ushqimi, edhe pse ushqimia
ju takon sipas ligjit. Të drejtën për alimentacion për fëmijë gjykata ua ka ndarë
vetëm 70% të grave. Por nga këto, vetëm 25% të tyre e marrin alimentacionin
me të vërtetë. Arsyeja për këtë është neglizhenca e gjykatave që të
përmbarojnë shumën e alimentacionit apo ta detyrojnë personin përgjegjës
që ta realizojë pagesën e alimentacionit.

Është gjetur se asnjë grua deri më tani nuk e ka fituar të drejtën e saj ligjore
për gjysmën e pasurisë së përbashkët. Disa nga gratë kanë theksuar se janë
pajtuar me një shumë tepër më të vogël sesa ajo që realisht ju takon sipas
ligjit, duke ditur se gjykatat kosovare i diskriminojnë gratë dhe se është një gjë
e lehtë për palën tjetër që të ndikojë në gjyqësor në favor të vetin.

Një fenomen tjetër i përhapur ka rezultuar të jenë mashtrimet ekonomike gjatë


procedurave të ndarjes së pasurisë dhe mbajtjes financiare. Mashtrimet që
rëndom bëhen nga pala tjetër rezultuan të jenë bartja e pasurisë në emër
tjetër, fshehja e pasurisë, ndërrimi i rrogave e mashtrime të tjera, të cilat janë
vepra penale sipas Kodit Penal. Fatkeqësisht, në Kosovë këtyre veprave

63
LIGJI DHE PRAKTIKA

REKOMANDIMET
→ Gjykatat kosovare duhet të sigurojnë respektimin i kornizës ligjore në lidhje
me ndarjen e pasurisë dhe mbajtjen financiare. Kjo është detyra e tyre.

→ Praktika gjyqësore e instaluar në Kosovë në shumë raste përbën shkelje


të dispozitave ligjore. Të gjitha shkallët e gjyqësorit që punojnë me këto
raste duhet të ofrojnë trajnime për gjyqtarët për ndarjen e pasurisë dhe
mbajtjes financiare.

→ Gjykatat kosovare duhet të sigurojnë që përmbaruesit e gjykatave të


gjejnë mënyra si të realizojnë të drejtën për alimentacion sipas vendimeve
gjyqësore.

→ Gjykatat duhet të krijojnë praktika të reja, të orientuara në ligj dhe të


mos lejojnë që mendësia patriarkale dhe mungesa e profesionalizmit të
ndikojë në vendimmarrjen gjyqësore, e cila ka pasoja të rënda për jetën e
qytetarëve.

→ Gjykatat duhet të inicojnë procedura të reja për mashtrimet ekonomike


në martesë, të cilat duhet të jenë në shërbim të së drejtës. Gjykatat duhet
të mirren vetë, ex officio, me ndjekjen e veprave penale të mashtrimit
financiar/ekonomik në martesë, duke inicuar procedurën penale përmes
gjykatës sikurse është e kërkuar për veprat penale.

→ Eksperti financiar guxon të angazhohet vetëm për vlerësim material të


investimeve në pronë apo të sendeve. Caktimi i vlerës për punën në shtëpi
me fëmijë dhe mirëmbajtje të shtëpisë, pra caktimi i vlerës së amvisërise
nga një ekspert financiar është praktikë jo vetëm diskriminuese, por edhe
e jashtëligjshme, sepse është në kundërshtim me dispozitat ligjore.

→ Gjykatat duhet t’i kushtojnë prioritet rasteve të dhunës në familje jo vetëm


gjatë procedurave të kërkesave për urdhërmbrojtje. Në rastet kur ka
pasur dhunë në familje edhe shkurorëzimi dhe ndarja e pasurisë duhet të
trajtohen me prioritet, kjo për arsye se gjatë procedurave të stërzgjatura

65

You might also like