Professional Documents
Culture Documents
Kurse bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, Gjykata vendos
për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, e cila në rastin konkret
pretendohet se është midis Kuvendit, nga njëra anë, dhe SPAK dhe GJKKO, nga
ana tjetër.
Për rrjedhojë, kërkuesi, grupi i deputetëve, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës,
pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt
në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar
drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë. Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht
se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton
që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra
ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit.
Për këto arsye, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim
në seancë plenare, ndaj pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e
masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre.