You are on page 1of 18

ZGJERIMI I AKSESIT TË INDIVIDIT NË GJYKATËN

KUSHTETUESE NË KUADRIN E REFORMËS NË


DREJTËSI

Prof. Dr. Aurela ANASTASI


Dr. Erind MËRKURI
Vështrim historik mbi aksesin e individit në gjykimin kushtetues dhe
evolucionin e tij
• Ndryshimet kushtetuese e ligjore që u kryen në kuadrin e Reformës në Drejtësi (2016), sollën zgjerimin e qasjes
së individit në Gjykatën Kushtetuese.

• Deri pas hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese si dhe të ligjit nr. 99/2016, i cili solli shtesa dhe ndryshime
në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, juridiksioni i kësaj gjykate në lidhje me
ankimin individual ishte i kufizuar.

• Individët mund të paraqisnin një kërkesë përpara Gjykatës Kushtetuese, vetëm kur kishte shkelje të të drejtave të
tyre për një proces të rregullt ligjor. Ky kufizim, u thellua edhe nga jurisprudenca e kësaj Gjykate, e cila i dha
kuptim juridiksionit të saj për gjykimin e “procesit të rregullt ligjor”, si një çështje e të drejtës procedurale dhe jo
të asaj materiale ose thelbësore.

• Së fundmi, pasi është zgjeruar qasja e individëve për të kërkuar gjykimin e çdo akti të pushtetit publik ose
vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, si dhe zgjerimi i
juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese për të gjykuar në lidhje me çdo të drejtë të personit të parashikuar në
Kushtetutë.

• Në këtë mënyrë, kemi krijimin e një mekanizmi të ri përmes të cilit individët mund të hyjnë në sistemin e
drejtësisë kushtetuese.
Vijon…
• Ankimi kushtetues individual ka një histori të përbashkët me atë të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, e cila fillon nga
viti 1992.
• Ai është parashikuar vetëm një vit pasi ishte shpallur ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” (LDKK), me ligjin
kushtetues “Për organizimin e drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese”, në të cilin u parashikua organizimi dhe
funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë, ndërsa katalogu i të drejtave dhe lirive themelore
është parashikuar për herë të parë në vitin 1993.
• Kompetencat e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ankimin individual fillimisht ishin tejet të gjera dhe shkonin përtej
rolit tipik të një gjykate kushtetuese.
• Në bazë të LDKK-së, me kërkesë të individit ajo gjykonte nëse ishte shkelur një e drejtë e mbrojtur nga ligji
kushtetues dhe mund të vendoste njohjen dhe garantimin e saj, ndërsa kur ishte rasti, ndreqjen e pasojave dhe
kompensimin e duhur të dëmit të shkaktuar.
• Me kërkesë të individit, Gjykata Kushtetuese gjithashtu, mund të vendoste që çdo organ shtetëror, çdo organizatë
shoqërore a person juridik të anulonte, shfuqizonte ose të ndryshonte vendimin individual me të cilin ishte cenuar e
drejta kushtetuese e personit Ligji nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”.
Vijon…
• Kushtetuta e vitit 1998 u njohu individëve të drejtën për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese vetëm për një proces
të rregullt ligjor.
• Në bazë të saj, “Gjykata kryen gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljen e të drejtave të tyre
kushtetuese për një proces të rregullt ligjor...” (neni 131/f).
• Në këtë mënyrë ajo solli një ndryshim të rëndësishëm krahasuar me dispozitat e mëparshme kushtetuese, duke i
lejuar individët të ankoheshin për të gjitha të drejtat e tyre kushtetuese.
• Ky ndryshim është konsideruar si një kthim prapa, në raport me ankimin e drejtpërdrejtë që parashikohej në ligjin
“Për dispozitat kryesore kushtetuese”, të vitit 1992.
• Nga tërësia e sferës së lirive dhe të drejtave themelore, mbrojtja gjyqësore e individit kufizohet vetëm në një prej
tyre, në të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Kështu, nga jurisprudenca e kësaj Gjykate nuk janë pranuar për
shqyrtim kërkesat në të cilat ngriheshin pretendime për cenimin e së drejtës së pronës, të parimit të barazisë, apo
të së drejtës për punë.
• Kufizimi që solli Kushtetuta e vitit 1998, u thellua më tepër edhe për shkak të interpretimit kufizues që i bëri
ankimit kushtetues individual vetë Gjykata Kushtetuese. Sanksionimin në Kushtetutë kjo gjykatë e interpretoi si
proces të rregullt ligjor vetëm në planin procedural dhe jo në atë substancial.
VIJON…
• Kundërshtitë e krijuara nga doktrina kushtetuese, si dhe në vetë vendimet e Gjykatës Kushtetuese përmes
mendimeve të pakicës ose opinioneve paralele të gjyqtarëve, u bënë objekt i shqyrtimit në Komisionin e Posaçëm
Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë dhe grupit të ekspertëve dhe u kurorëzuan me ndryshimin
kushtetues të vitit 2016.
• Këto ndryshime të realizuara me ligjin nr. 76/2016, mundësuan zgjerimin e ankimit kushtetues individual.
Aktualisht neni 131, shkronja “f” e Kushtetutës parashikon se: “1. Gjykata Kushtetuese vendos për: … f) gjykimin
përfundimtar të ankesave të individëve kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat
dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen
e këtyre të drejtave, përveçse kur parashikohet ndryshe në Kushtetutë.”
• Ky parashikim kushtetues u detajua më tej me ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese. Pyetja që shtrohet në këtë rast
është: A do të rritet ngarkesa e Gjykatës Kushtetuese pas këtyre ndryshimeve?
• Ne mendojmë se kjo është e natyrshme. Të mos harrojmë edhe faktin se, edhe kur ankimi kufizohej vetëm në
procesin e rregullt, ky ankim ka zënë vazhdimisht pjesën më të madhe të kërkesave. Prandaj, sfida do të jetë marrja
e masave për përballimin e ngarkesave të tilla.
Elementet e ankimit kushtetues individual pas ndryshimeve kushtetuese
në kuadrin e Reformës në Drejtësi (2016)
• Bazuar në këto ndryshime kushtetuese rezulton se, ankimi individual duhet të përmbushë disa karakteristika, me qëllim
që kërkesa të jetë formalisht e plotë dhe të ketë shanse për t’u legjitimuar dhe shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.
a) Ankimi duhet të paraqitet nga një “individ”
 Nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës që trajtojnë ankimin individual dhe subjektet që mund të vënë në lëvizje Gjykatën
Kushtetuese, vendosin “individin”, si subjekt të aftë për të ushtruar këtë mjet procedural kushtetues.
 Në kuptimin gjuhësor termi “individ” do të thotë një njeri më vete, çdo pjesëtar i shoqërisë: individi mashkull (femër).
Bazuar në sa më sipër, kuptimi i parë që mund t’i japim këtij termi lidhet detyrimisht me personin fizik.
 Për rrjedhojë, çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të ushtrojë ankimin kushtetues individual me qëllim mbrojtjen e të
drejtave të tij kushtetuese.
 Por, një kuptim të plotë të tij mund ta gjejmë vetëm në parashikimet e nenit 16/1 të Kushtetutës.
 Meqenëse në bazë të tij, të drejtat e liritë themelore dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë për shtetasit shqiptarë
vlejnë njëlloj edhe për të huajt e për personat pa shtetësi në territorin e Republikës së Shqipërisë, rezulton se të drejtën
për ankim individual e kanë edhe shtetasit e huaj apo personat pa shtetësi.
Vijon…
• Çështja që mund të shtrohet këtu është nëse të miturit mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese përmes ankimit kushtetues individual.
Referuar normave të përgjithshme procedurale mund të arrijmë në konkluzione të nxituara nëse pranojmë se të drejtën e ankimit kushtetues
individual e kanë vetëm personat madhorë, që kanë mbushur moshën 18 vjeç.
• Duke u thelluar në këndvështrimin kushtetues, si dhe në përvojën e jurisprudencës kushtetuese të vendeve të tjera, p.sh., asaj gjermane,
mund të themi se, të drejtat dhe liritë themelore vlejnë edhe për personat e mitur, për më tepër që vetë Kushtetuta kërkon një mbrojtje të
veçantë për ta. Për këtë arsye do të ishte e kuptueshme që edhe të miturit të kishin mundësi të ushtronin të drejtën e ankimit kushtetues.
• Këtë përvojë e kemi pasur edhe nga ligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, sipas të cilit i mituri është subjekt kërkues për
t’u mbrojtur nga dhuna në familje. Sidoqoftë, mendojmë se në raste të tilla, kërkesa duhet të paraqitet nga një person me zotësi të plotë për
të vepruar, që duhet të jetë prindi ose kujdestari ligjor, prokurori ose zyrtar tjetër sipas parashikimeve ligjore. Gjithashtu, vetë legjislacioni
shqiptar lejon vendosjen e një kujdestari të posaçëm me vendim të gjykatës me qëllim mbrojtjen e të drejtave të të miturve në ato raste kur
shkaktohet një mosmarrëveshje me prindin apo kujdestarin ligjor Neni 6 i Kodit Civil; neni 91 i Kodit të Procedurës Civile.
• Gjykata Kushtetuese, pavarësisht kuptimit gjuhësor të termit “individ” të cituar më sipër, e ka interpretuar më gjerë këtë term, duke i dhënë
edhe kuptime të tjera. Kështu, bazuar në nenin 16, pika 2 të Kushtetutës, kjo gjykatë ka pranuar kërkesat e personave juridikë për mbrojtjen
e të drejtave të tyre për një proces të rregullt ligjor. Duke qenë se personat juridikë kanë një pozicion të rëndësishëm në jetën ekonomike e
sociale të një vendi dhe veprojnë me pasurinë e tyre, atëherë është e kuptueshme që në bazë të nenit 16/2 dhe 131 të ndryshuar të
Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim me qëllim që ata të gëzojnë edhe mundësinë për të ushtruar
ankim kushtetues individual për mbrojtjen e të drejtave të tyre kushtetuese, për aq sa përputhen me qëllimet e tyre.
VIJON…
b) Afati 4-mujor
 Mundësia për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet këtij mjeti procedural duhet detyrimisht që të ushtrohet
brenda afatit të caktuar. Fillimisht, ky afat u parashikua nga neni 30/2 i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese që
parashikonte, se: “Kërkesat e individit për shkeljen e të drejtave kushtetuese paraqiten jo më vonë se 2 vjet nga
konstatimi i shkeljes”.

• Afati dyvjeçar i vendosur nga ligjvënësi në vitin 2000, ndoshta ka pasur si qëllim që t’i lidhë efektet e këtij mjeti
kushtetues me momentin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës (viti 1998), me qëllim që asnjë subjekt të mos përjashtohej
nga shfrytëzimi i tij për shkak të kalimit të afatit.

• Por, ky afat rezultoi tepër i gjatë dhe krijoi pasiguri, për shkak se kërkonte një gjendje pritjeje, deri edhe në dy vjet
nga momenti i shprehjes së shkallës së fundit të gjyqësorit për çështje të caktuara.
Vijon…
 Për sa më sipër, në ndryshimet që iu bënë ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të reformës në Drejtësi,
parashikohet se, në rastet e ankimit kushtetues individual kërkesa paraqitet brenda afatit 4-mujor nga konstatimi i
cenimit.
 Afati 4-mujor duket se është frymëzuar nga kërkesat e reja të Protokollit nr. 15 të Konventës Europiane për të Drejtat
e Njeriut.
 Afati 4-mujor në fakt është një afat ankimor, i cili është më i gjatë në raport me afatet e tjera që parashikohen në
kodet e procedurave të cilat kanë afat 30-ditor për rekursin në Gjykatën e Lartë, afat 10-ditor kundër vendimit të
Gjykatës së shkallës së parë për çështje penale, 15 ditë kundër vendimit të Gjykatës së shkallës së parë për çështje
civile dhe administrative si dhe 5-ditor, për ankimin e veçantë kundër disa vendimeve gjyqësore të ndërmjetme.
 Ne mendojmë se, arsyeja e një afati të tillë qëndron te veçantia që ka gjykimi kushtetues, i cili ndryshon nga gjykimet
e tjera, prandaj mund të kërkohet një kohë më e gjatë për gjetjen e asistencës së specializuar dhe përgatitjen e një
materiali të qenësishëm, në mënyrë që kërkesa përpara Gjykatës Kushtetuese të këtë mundësi për t’u shqyrtuar.
 Duke e njehsuar këtë lloj afati me atë që parashikohet edhe nga vetë KEDNJ-ja, ligjvënësi është kujdesur që të ruajë
standardet ndërkombëtare në lidhje me përdorimin e këtij mjeti kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive
themelore
- Mban lidhjet e Qeverisë me Presidentin e Republikës;
- Vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese;
- Paraqet para Kuvendit në emër të Këshillit të Ministrave, projektligjin për buxhetin e shtetit;
- Në kohë paqe së bashku me Min e Mbrojtes realizon drejtimin e Forcave të Armatosura nga ana e Presidentit (n.
169/1 I Kushtetutës);
- I propozon Presidentit emërimin dhe shkarkimin e Shefit të Shtabit të përgjithshëm;
- I propozon Presidentin emërimin dhe shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të ShISh.
- Kryeministri është figura kryesore e Ekzekutivit. Ai është një person juridik publik, që mbështet veprimtarinë e
Këshillit të Ministrave, vetë Kryeministrit, zv/Km dhe të Ministrit të Shtetit.
- Struktura dhe Organika e Kryeministrisë caktohen me Urdhër të Kryeministrit.
Vijon…
c) Interesi.
• Një nga kriteret e vendosura nga neni 134/2 dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese është interesi i
drejtpërdrejtë i kërkuesit.
• Nga formulimi i kësaj dispozite, si dhe nga parashikimet e nenit 131/f të Kushtetutës rezulton se, “interesi” për të
paraqitur kërkesën është marrëdhënia që krijohet ndërmjet situatës së paligjshme që denoncohet e ardhur si pasojë e
vendimeve gjyqësore apo administrative dhe vendimit gjyqësor që duhet të merret nga Gjykata Kushtetuese për të
riparuar këtë paligjshmëri.
• Kjo është rregulluar edhe më tej nga ligji organik i Gjykatës Kushtetuese, i cili në nenin 71/a parashikon, se:
“...ankimi kushtetues individual shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese kur:..c) pasojat negative të pretenduara janë të
drejtpërdrejta dhe reale për kërkuesin.”
• Në jurisprudencën e saj Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë, se: “...neni 131/f i Kushtetutës i ka dhënë të drejtë
individit të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese vetëm për shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese... dhe jo për
pretendime për cenimin e të drejtave të personave të tjerë…
• Këto dispozita kushtetuese, si dhe qëndrimi i mbajtur nga jurisprudenca tregojnë se “interesi”për t’iu drejtuar
Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e të drejtave kushtetuese duhet të ekzistojë në mënyrë të saktë tek ai që bën
kërkesën, pasi vetëm titullari i një të drejte mund ta ushtrojë në mënyrë të vlefshme këtë mjet për të kërkuar
mbrojtjen juridike që ai ofron.
• Në çdo fazë të gjykimit, kërkuesi ka të drejtë që të paraqesë kërkesë për t’u tërhequr nga gjykimi. Duke qenë se e
drejta e disponimit është një e drejtë ekskluzive e kërkuesit, atëherë Gjykata nuk shprehet me vendim për themelin e
Vijon...

• Këto dispozita kushtetuese, si dhe qëndrimi i mbajtur nga jurisprudenca tregojnë se “interesi”për t’iu drejtuar Gjykatës
Kushtetuese për shkeljen e të drejtave kushtetuese duhet të ekzistojë në mënyrë të saktë tek ai që bën kërkesën, pasi
vetëm titullari i një të drejte mund ta ushtrojë në mënyrë të vlefshme këtë mjet për të kërkuar mbrojtjen juridike që ai
ofron.
• Në çdo fazë të gjykimit, kërkuesi ka të drejtë që të paraqesë kërkesë për t’u tërhequr nga gjykimi. Duke qenë se e drejta
e disponimit është një e drejtë ekskluzive e kërkuesit, atëherë Gjykata nuk shprehet me vendim për themelin e
kërkimeve nëse një gjë e tillë nuk kërkohet nga vetë palët në proces.
VIJON…
ç) Shterimi i mjeteve
 Një kusht tjetër i domosdoshëm është shterimi i mjeteve të tjera juridike. Në përgjithësi, ankimi kushtetues individual
është një mjet subsidiar, plotësues dhe nuk ka si qëllim që të zëvendësojë mjetet e tjera juridike, si ankimet
administrative ose gjyqësore.
 Ky mjet mund të përdoret vetëm kur mjetet e tjera kanë dështuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore
kushtetuese.
 Ky kriter rezulton nga formulimi i nenit 131/f të Kushtetutës, i cili parashikon taksativisht se, që një subjekt të
legjitimohet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, është e domosdoshme që të ketë ezauruar paraprakisht të gjitha
mjetet juridike për mbrojtjen e të drejtave të tij. Ky është një kusht paraprak, i cili nuk mund të anashkalohet.
• Gjykatat e apelit dhe Gjykata e Lartë, siç rezulton qartësisht nga këto dispozita procedurale, e kanë të ndaluar nga
ligji që të marrin në shqyrtim pretendime të tilla të pangritura më parë në ankim apo rekurs dhe për rrjedhojë nuk
mund t’i japin përgjigje atyre. Në këto raste, duke qenë se funksioni i Gjykatës Kushtetuese është subsidiar, nuk
mund që kjo gjykatë të zëvendësojë organet e zakonshme të pushtetit gjyqësor dhe të dëgjojë palët në lidhje me
pretendime, të cilat nuk ishin ngritur më parë, duke vënë në këtë mënyrë në pozitë të disfavorshme edhe palën
gjyqfituese, e cila do të gjendej përballë disa argumenteve për të cilat nuk kishte pasur mundësinë që t’i
kundërshtonte para shkallëve të tjera.
Vijon…
1. Për rrjedhojë, mosparashtrimi i pretendimeve bën që kërkesa të konsiderohet e papranueshme për shkak të
mosezaurimit të mjeteve juridike, pavarësisht se formalisht të gjitha shkallët mund të jenë ezauruar nëpërmjet mjeteve
ankimore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
2. Kjo kërkesë është e domosdoshme për shkak se ngritja e pretendimeve të ndryshme në një shkallë tjetër gjyqësore
përbën cenim të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, pasi u mohon palëve mundësinë e kontradiktoritetit dhe të
barazisë së armëve.
Vijon...
d) Pretendimet duhet të jenë me natyrë kushtetuese
• Kriter tjetër në ushtrimin e ankimit kushtetues individual dhe që ka të bëjë me natyrën e kontrollit kushtetues është se
pretendimet e paraqitura përpara Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë me natyrë kushtetuese.
• Kështu individët mund të ngrenë pretendime vetëm për sa u përket shkeljeve me natyrë kushtetuese, por kurrsesi nuk
mund që të ngrenë pretendime për mënyrën e interpretimit dhe të zbatimit të ligjit nga gjykatat e zakonshme ose për
mënyrën e vlerësimit të provave nga ana e tyre.
• Ky kriter është përpunuar qartë nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.
• Ky rregull ka edhe përjashtime, të cilat lidhen me vetë natyrën e kontrollit kushtetues. Kështu, pavarësisht se
interpretimi dhe zbatimi i ligjit si rregull është pjesë e juridiksionit të gjykatave të zakonshme, nuk përjashtohet
mundësia që edhe Gjykata Kushtetuese në ushtrimin e kompetencave të saj, të bëjë një interpretim të ligjeve.
• Ky interpretim bëhet i nevojshëm në raste shumë specifike dhe në funksion të kompetencave kushtetuese që ka ky
organ Shih vendimin nr. 106, datë 1.8.2001 të Gjykatës Kushtetuese.
Vijon…
 Në lidhje me provat, Gjykata Kushtetuese mund të marrë dhe të vlerësojë prova që kanë të bëjnë me pretendimet e
ngritura në kërkesë (p.sh., për të provuar falsitetin e një nënshkrimi në njoftimin për marrjen dijeni të rekursit), por
me kusht që këto prova të mos kenë të bëjnë me themelin e çështjes. Pra, palët kanë të drejtë që të paraqesin prova
në gjykimin kushtetues për të provuar pretendimet e tyre me natyrë kushtetuese.
 Kështu në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese është pranuar edhe paraqitja e një akti ekspertimi privat, i cili
vërteton faktin se, nënshkrimi në dëftesën e komunikimit të një rekursi, ishte falsifikuar.
 Rast tjetër përjashtimor konsiderojmë kur kemi të bëjmë me pretendime për mënyrën e marrjes dhe të administrimit
të provave.
 Kjo mundësi lejohet në bazë të nenit 32/2 të Kushtetutës që parashikon, se: “…Askush nuk mund të deklarohet
fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme...”. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese nuk
vlerëson provën, por mënyrën e marrjes së saj për shkak të këtij standardi kushtetues të vendosur nga ligjvënësi.
Konkluzione
 Zgjerimi i shkaqeve për ankimin përpara Gjykatës Kushtetuese të individëve, është një zhvillim i rëndësishëm në të
drejtën shqiptare. Edhe pse ankimi individual kushtetues nuk ishte qëllimi kryesor i reformës në drejtësi, përfshirja e tij
përfaqëson një aspekt të rëndësishëm të aksesit të individit në drejtësinë kushtetuese.
• Krijimi i kësaj mundësie, jo vetëm do të forcojë mbrojtjen e të drejtave kushtetuese për individët, por njëkohësisht, do
të mundësojë korrigjimin dhe përmirësimin e të gjithë sistemit, si dhe qasjen e individit ndaj instrumenteve
ndërkombëtare, veçanërisht ndaj Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
• Ky institucion do të kërkojë kohën e vet për t’u zhvilluar si një mjet efektiv ankimor. Në radhë të parë, avokatët dhe
individët duhet të mësohen me natyrën e këtij ankimi dhe shkaqet për të cilat mund të ankohen. Kjo ka rëndësi, pasi
bazuar në përvojën aktuale rezulton se shumica e kërkesave dështojnë për shkak të mënyrës së gabuar të ngritjes së
pretendimeve.
• Nga ana tjetër, mund të sjellë një rritje të ngarkesës së çështjeve për Gjykatën Kushtetuese e për rrjedhojë edhe
tejzgjatje të afateve të gjykimit. Prandaj, Gjykata Kushtetuese ka nevojë të mendojë e të marrë disa masa (një mundësi
mund të ishin çështjet pilot) në mënyrë që të shmangë zvarritjen e gjykimeve për shkak të mbingarkesës dhe riskun për
t’u shndërruar në një mjet jo efektiv.
• Ne mendojmë se, gërshetimi i efektshëm i këtyre elementeve do të jetë sfida e ardhshme për ankimin kushtetues
individual në Shqipëri.
FALEMINDERIT!

You might also like