You are on page 1of 1

Anatomia e Njeriut

1 S. Cerkezi M.
Ballazhi J. Shatri
Show full title

Uploaded by Mensur on Feb 11, 2020

 83% (6) · 10K views · 329 pages


AI-enhanced title

Document Information 
Anatomija e njeriut

Download now
Date uploaded 
Feb 11, 2020

Original Title
Anatomia e Njeriut 1 s. Cerkezi m. Ballazhi j. Shatri

Copyright
© © All Rights Reserved

Available Formats
PDF, TXT or read online from Scribd

Share this document


Facebook

Twitter

Email

Did you find this document useful?

Is this content inappropriate? Report this Document

AD Download to read ad-free.

SELIM ÇERKEZI • MERITON BALLAZHI • JETON SHATRI

ANATOMIA E NJERIUT
OSTEOLOGIA • MEMBRUM SUPERIUS ET INFERIUS

Redaktor Përgjegjës Prof. Dr. Sadi Bexheti

AD Download to read ad-free.

AD Download to read ad-free.

ANATOMIA
E NJERIUT
O S T E O L O G I A
MEMBRUM SUPERIUS
MEMBRUM INFERIUS

Selim Çerkezi, MD
Mjek - Specializant i Kirurgjisë së Përgjithshme;
Asistent i Anatomisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore,
Universiteti Shtetëror i Tetovës - Tetovë

Meriton Ballazhi, MD
Mjek - Specialist i Mjekësisë Interne ;
Asistent i Anatomisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore,
Universiteti Shtetëror i Tetovës - Tetovë

Jeton Shatri, MD
Mjek - Specialist i Radiologjisë;
Asistent i Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë,
Universiteti i Prishtinës

REDAKTOR PËRGJEGJËS
Prof. Dr. Sadi Bexheti
Profesor i Anatomisë, Shef i Katedrës së Anatomisë,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës;
Profesor i Anatomisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore,
Universiteti Shtetëror i Tetovës

AD Download to read ad-free.

Redaktor përgjegjës:
Prof. Dr. Sadi Bexheti

Redaktor:
Adnan Salih

Recensent:
Prof. Dr. Ibrahim Behluli
Prof. Dr. Hilmi Dauti

Lektor:
Prof. Dr. Ylli Shkodra

Ballina:
Prof. Dr. Safet Spahiu

Shtypi:
Focus Print

Tirazh:
500

Botues:
Focus Print

AD Download to read ad-free.

PARATHËNIE

“Nëse një gjë nuk mund ta shpjegosh thjeshtë,


atëherë nuk e ke kuptuar si duhet.”
Albert Einstein

Ky libër iu dedikohet studentëve që studiojnë shkencat mjekësore, qoftë në drejtimin


e mjekësisë së përgjithshme, stomatologjisë, farmacisë, apo drejtime tjera, dhe që duan të
dinë diçka më shumë mbi ndërtimin anatomik të trupit të njeriut.
Në shumicën e fakulteteve të mjekësisë, në vendin tonë apo edhe në rajon, për stude-
ntët e mjekësisë së përgjithshme, anatomia mësohet në tre semestrat e parë të studimeve
të tyre, dhe me qëllim të lehtësimit të përvetësimit të lëndës, materiali mjaft voluminoz i
kësaj lënde ndahet në pjesë të posaçme. Prandaj, edhe qëllimi i jonë është që me këtë
tekst modest, të lehtësojmë punën e studentëve gjatë mësimit të lëndës së anatomisë, por
duke u ndalur vetëm në pjesën e parë të saj, e cila merret me eshtrat e trupit të njeriut
(osteologia) dhe gjymtyrën e sipërme dhe të poshtme (membrum superius et inferius)
me gjithë strukturat e tyre përkatëse (eshtra, muskuj, nyje, arterie, vena, nerva, etj).
Gjatë përpilimit të këtij teksti, jemi munduar që të jemi sa më praktik dhe konciz, në
përshkrimin dhe ilustrimin e materialit, duke i dhënë shumë informata të thjeshtësuara,
jo të ngarkuara me fraza e terminologji që vetëm do e ngarkonin studentin gjatë mësimit
të lëndës. Termet latine, në brendësi të tekstit, i kemi përkthyer në shqip vetëm në disa
raste ku kemi menduar se është e nevojshme, ndërsa për gjithë ata që duan të dinë
kuptimin e tyre në shqip, kemi ofruar fjalorin në fund të librit.
Qëllimi i këtij teksti (i ilustruar edhe me fotografi) është që të ngjall tek studentët një
interes më të shtuar të mësimit praktik të anatomisë, të lehtësojë përvetësimin e lëndës
dhe të mundësojë që studentët me sa më pak vështirësi të mund të përgatisin provimin e
lëndës. Shpresojmë që ky libër do të jetë një shoqërues mjaft i mirë i literaturës bazike
për lëndën e anatomisë (teksteve dhe atlaseve), duke plotësuar zbrazëtirat dhe duke
lehtësuar materialin e tepërt, si një konglomerat të dhënash të thjeshtësuara dhe mjaft
praktike të shoqëruara edhe me fotografi të huazuara nga atlase të ndryshëm.
Jemi të vetëdijshëm për lëshimet e mundshme, prandaj shpresojmë që vërejtjet tuaja
të jenë nxitëse, të sinqerta dhe frytdhënëse për botimet tjera në të ardhmen.

Autorët

Trusted by over 1 million members

Try Scribd FREE for 30 days to access


over 125 million titles without ads or
interruptions!

Start Free Trial

Cancel Anytime.

AD Download to read ad-free.

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE .......................................................................................................................................5

1. HYRJE NË ANATOMI .....................................................................................................................9


Hyrje në anatomi.............................................................................................................11
Historia e anatomisë ......................................................................................................13
Terminologjia anatomike.............................................................................................21
Osteologjia e përgjithshme ..........................................................................................31
Artrologjia e përgjithshme...........................................................................................35
Miologjia e përgjithshme..............................................................................................46

2. OSTEOLOGIA................................................................................................................................53
Eshtrat e kafkës...............................................................................................................55
Gropat kraniofaciale......................................................................................................85
Shtylla kurrizore .............................................................................................................91
Eshtrat e kraharorit.....................................................................................................101
Eshtrat e gjymtyrës së sipërme................................................................................105
Eshtrat e gjymtyrës së poshtme...............................................................................121

3. MEMBRUM SUPERIUS.............................................................................................................139
Nyjëtimet e gjymtyrës së sipërme...........................................................................141
Muskujt e gjymtyrës së sipërme..............................................................................152
Vaskularizimi i gjymtyrës së sipërme ...................................................................177
Inervimi i gjymtyrës së sipërme..............................................................................188
Anatomia topografike e gjymtyrës së sipërme...................................................197

4. MEMBRUM INFERIUS..............................................................................................................207
Nyjëtimet e gjymtyrës së poshtme..........................................................................209
Muskujt e gjymtyrës së poshtme.............................................................................228
Vaskularizimi i gjymtyrës së poshtme ..................................................................258
Inervimi i gjymtyrës së poshtme .............................................................................266
Anatomia topografike e gjymtyrës së poshtme..................................................278

5. ATLASI & SHTOJCA ..................................................................................................................287


Atlas i ngjitjeve të muskujve të gjymtyrëve.........................................................289
Lëvizjet që kryhen në nyjëtimet e gjymtyrëve................................................... .294
Atlas i anatomisë sipërfaqësore ..............................................................................298
Atlas radiografik i anatomisë ...................................................................................307
Fjalor latinisht-shqip i mjekësisë............................................................................317
Literatura ........................................................................................................................325

AD Download to read ad-free.

AD Download to read ad-free.

Pjesa e parë

HYRJE NË
ANATOMI

AD Download to read ad-free.

AD Download to read ad-free.

HYRJE NË ANATOMI

Anatomia, në kuptim më të gjerë, paraqet shkencën që studion ndërtimin e qenieve


të gjalla. Vetë nocioni “ anatomi”, rrjedh nga fjala greke “anatémnein”, që do të thotë:
prerje, çarje, ndarje.
Thelbi i fjalës anatomi nënkupton diseksion, teknikë themelore në studimin dhe hulu-
mtimin e periudhave të mëparshme të kësaj shkence. Çarja e kufomave, për shkak të
studimit të ndërtimit të trupit të njeriut, zbatohej qysh në kohën kur mjeku i lashtë grek
Alkmeoni (Alcmaeon) nga Krotoni (rreth 500 vite p.e.s.) në bazë të eksperiencave të
diseksionit përshkruan ndërtimin e syrit dhe nervit optik, arterieve, venave, laringut dhe
ka qenë i pari që ka vërtetuar që truri është qendra e jetës intelektuale. Në shekujt e më
vonshëm, çarjet e kufomave shpesh kanë qenë ndaluar, për shkak të besimeve fetare.
Megjithatë, diseksioni edhe sot, pa marrë parasysh zhvillimin e metodave bashkëkohore
dhe mjeteve mësimore, ka ngelur si metodë me rëndësi në studimin e anatomisë. Dise-
ksioni, sipas fjalëve të anatomit Rugea, është garanci e vetme dhe e sigurtë për mjekët, që
të fitojnë njohuri solide nga kjo sferë shkencore.
Edhe pse anatomia është shkencë morfologjike, me kalimin e kohës dhe futjes së
metodave dhe teknikave të reja moderne, ka ardhur deri tek ndarja e anatomisë në degë
të tjera hulumtuese. Me shpikjen e mikroskopit, në anatomi janë vendosur dy disciplina
themelore: anatomia makroskopike dhe anatomia mikroskopike; nisur nga kjo, pjesa që
merret me studimin e qelizave është: citologjia, indeve: histologjia, kurse organeve: orga-
nologjia. Me punimet e anatomit gjerman Caspar Friedrich Wolff në shekullin XVIII, lindi
dhe dega e re: embriologjia (anatomia e zhvillimit).
Anatomia makroskopike, varësisht nga koncepti i qasjes së studimit të trupit të nje-
riut, mund të ndahet në dy kategori themelore: sistematike (deskriptive) dhe topografike.
- Anatomia sistematike studion sistemin e organeve dhe indeve në tërësi (kockat, ny-
jet, muskujt, sistemin digjestiv, respirator, urinar, gjenital, endokrin, vaskular, sistemin
nervor, të dëgjimit, etj.), formën e tyre, pozitën, strukturën dhe vetitë tjera.
- Anatomia topografike studion regjionet e trupit (ekstremitetin e poshtëm, ekstremi-
tetin e sipërm, kraharorin, abdomenin, komblikun, kokën dhe qafën), të ndara në tërësi
topografike, që në vete bartin të gjitha elementet që i përmban ai regjion, pa marrë
parasysh se cilit sistem organik ata u takojnë. Njohja e anatomisë topografike ka zbatim
të gjerë në praktikën klinike: në procedurat diagnostike të bazuara në përfitimin e
pasqyrave të disa organeve (medical imaging), siç janë radiografia, ultrazëri, tomografia
kompjuterike, rezonaca magnetike dhe në procedurat terapeutike sidomos në kirurgji.
Po ashtu, anatomisë i janë shtuar edhe disa nën disciplina tjera studimi, siç janë:
anatomia funskionale, shpesh duke u ndërlidhur me fiziologjinë, sjell në anatomi vëzh-
gimin e funsionit të pjesëve të trupit të njeriut; neuroanatomia, për shkak të ndërliku-
eshmërisë së sistemit nervor dhe metodave të veçanta që shfrytëzohen në hulumtimin e
saj, ndahet si discipline e veçantë; anatomia komparative, degë e cila merret me studimet
11

AD Download to read ad-free.

S. Çerkezi, M. Ballazhi, J. Shatri

anatomike krahasuese tek llojet e ndryshme të kafshëve, që ka kontribuar në ndërtimin e


çështjeve filogjene tek njeriu, si dhe të kuptuarit më të mirë si funskionojnë organet e tij,
etj.
Nga bashkimi i anatomisë dhe degëve tjera mjekësore, janë zhvilluar disciplina të
veçanta anatomike siç janë: anatomia kirurgjike, që në plan të parë vë në pah faktin e pra-
ktikës me mjaft rëndësi në kirurgji; anatomia radiologjike, që merret me studimin e stru-
kturave të trupit të njeriut me përdorimin e teknikës radiografike; anatomia klinike, që
bashkon bazën topografike dhe njohuritë sistematike e krahasuese, që janë me rëndësi
klinike për zbatimin e tyre, etj.
Zbatimi i njohurive anatomike, shpeshherë del nga korniza mjekësore dhe futet në
përmbajtjen e ndonjë shkence tjetër ose arti. Dihet mirë sa rëndësi ka në artin figurativ
njohja e anatomisë sipërfaqësore/plastike, skeletit dhe sistemit muskulor, proporcionit
trupor dhe konstruktit.

12

AD Download to read ad-free.

HISTORIA E ANATOMISË

Historia e anatomisë është e lidhur ngushtë me historinë mjekësore, por dhe me


shkencat tjera, sidomos ata që janë marrë me çështjet dhe sekretet e njeriut.

ANATOMIA GREKE (P.E.S.)

Anatomia greke rrënjët e saj i ka në Egjiptin e Vjetër.


Alkmeoni (Alcmaeon) nga Krotoni (Croton), që ka jetuar rreth viteve 500 p.e.s., është
autor i observimeve të para në anatomi.
Hipokrati (Hippocrates) nga Kosa (Cos), që ka jetuar rreth viteve 460-377 p.e.s.,
llogaritet njëri ndër themeluesit e parë shkencor në anatomi. Shkrimet e tij “Për ana-
tominë” dhe “Për zemrën”, kanë qenë punimet e para të kompletuara anatomike, që kanë
përdorur eksperiencat si kritere reale. Vepra e tij “Për frakturat dhe çrregullimet”, përm-
ban përshkrime që do të mund të lidhen me anatominë kirurgjike.
Aristoteli (384-322. p.e.s.), në fushëinteresimin e tij ka përfshi anatominë, duke dhë-
në kontribut në studimin e anatomisë. Llogaritet si themelues i anatomisë komparative.
Arterien kryesore të gjakut e quan “aorta”, që do të thotë tub harkor dhe poashtu ka futur
emrin “nerv” për emërtimin e fijeve nervore.
Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, në Aleksandri është themeluar shkolla mjekë-
sore. Themelues i saj ka qenë Ptolomeu (Ptolemies), kurse nga ajo shkollë lindën dy emra
të mëdhenj: Herofili dhe Erasisatra.

Fig. 1.1. Hipokrati.

13

You might also like