You are on page 1of 28

Kolegji UBT

Fakulteti Teknikë i Radiologjisë

METODAT RADIOLOGJIKE NË SPEKTRIN E PATOLOGJIVE TË GJIRIT

Shkalla Bachelor

Erona Hamiti

Dhjetor/ 2023

Prishtinë
Kolegji UBT

Fakulteti Teknik i Radiologjisë

Punim Diplome

Viti akademik 2020-/2021

Erona Hamiti

METODAT RADIOLOGJIKE NË SPEKTRIN E PATOLOGJIVE TË GJIRIT

Mentori: Prof. Dr. Arben Kutllovci

Dhjetor / 2023

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të pjesshme për


Shkallën Bachelor

2
ABSTRAKT

Hyrje- Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i
gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet
enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza. Të dy gjinitë, si femrat ashtu
edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse ky kancer është shumë më i
zakonshëm te gratë. Metodat radiologjike që perdoren në diagnostifikimin e patologjive të gjirit
janë: Mamografia, Ultratingulli, Rezonanca Magnetike dhe Radioterapia.
Qëllimi- Qëllimi i punimit ishte rishikimi i literaturës, analizimi i të dhënave mbi këtë teme ,
sqarimi i antomisë normale dhe asaj patologjike të gjirit dhe gjetja e aplikimit të metodave në
spektrin e patologjive të gjirit.
Metodologjia- Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literatures,
krahas kësaj kemi paraqitur edhe informacine për sëmundjen dhe diagnostifikimin e kancerit të
gjirit. Është bërë një hulumtim retrospektiv i rasteve të kancerit të gjirit në Komunën e
Prishtinës për përiudhën kohore nga viti 2017 deri në vitin 2019 përmes të dhënave të
mbledhura në Klinikën e Onkologjisë Mjeksësore në QKUK. Të dhënat për analizë janë marr
nga protokoli i Klinikës së Onkologjisë Mjeksësore.
Rezultatet- Nga 1031 me kancer të gjirit të trajtuar në Klinikën e Onkolgjisë Mjekësore të
QKUK, 178 raste apo 17% janë nga Komuna e Prishtinës. Numri i përgjithshëm i rasteve në
Komunën e Prishtinës, për periudhën referente është 171, dhe ndër vite kemi një rënie në vitin
2018 në raport me vitin 2017 dhe një rritje në vitin 2019 në raport me të dy vitet paraprake.
Konkluzionet dhe rekomandimet- Nga marrja e të dhënave dhe krahasimet e tyre me studime
të shumta epidemiologjike, konkludojmë përqindja e rasteve me kancer të gjirit në Komunën e
Prishtinë është përafërsisht në proporcion me numrin e banorëve të komunës dhe në raport me
numrin e përgjithshëm të banorëve në Republikën e Kosovës. Në bazë të këtyre të dhënave
rekomandohet të bëhen kontrolla të shumta dhe të përdoren mjetet e diagnostifikimit të
patologjive të gjirit.

Fjalët kyqe: Radioterapia, Mamografia, Gjiri, Patologjia.

3
MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIME
Dëshirojë të shprehi falenderimet dhe mirënjohjen time ndaj stafit akademik të Universitetit,
“UBT” fakulteti radiologji për këto vite të profesionalizmit të tyre gjatë pasurimit të njohurive.
Në veçanti dëshiroj të shprehi falenderimin tim ndaj mentorit në temën e diplomës, Prof. Prof.
Dr. Arben Kutllovci, ai më ka ofruar ndihmë të pakushtëzuar, këshilla dhe bashkëpunim për
temen e diplomës. Gjithashtu shprehi falenderimin tim ndaj Zotit për gjithçka, falemnderoj
familjen që gjithmonë më ka qëndruar afër duke më përkrahur moralisht, të cilëve iu detyrohem
shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi, sa të vështirë aq edhe të bukur,
për mirëkuptim, durim, mbështetje dhe përkrahje që më kanë ofruar, për çka për jetë u jam
felemnderuese dhe mirënjohëse.

Një faleminderit të madhe për të gjithë !

4
Përmbajtja

ABSTRAKT………………………………………………………………….3
LISTA E FIGURAVE……....………………………………………………..6
LISTA E TABELAVE…….…………………………………………………6
FJALORI I TERMAVE…….………………………………………………..7
1. HYRJE……………………………………………………………………8
2. SHQYRTIMI I LITERATURES………………………………………...10
2.1. Gjëndrrat e gjirit………………………………………………………………….10
2.2. Epidemiologjia……………………………………………………………………11
2.3. Etiologjia dhe faktoret e rriskut………………………………………………..…12
2.4. Patologjia dhe patogjeneza molekulare…………………………………………..13
2.5. Skriningu i Gjirit…………………………………………………………………14
2.6. Pasqyra Klinike………………………………………………………………--…14
2.7. Stadifikimi i kancerit të gjirit……………………………………………………..15
2.8. Diagnostifikimi…………………………………………………………………...15
2.8.1. Imazheria Mamografia……………………………………………………16
2.8.2. Ultratingulli……………………………………………………………….16
2.8.3. Rezonanca Magnetike…………………………………………………….17
2.8.4. Radioterapia……………………………………………………………….19
3.DEKLARIMI I PROBLEMIT…………………………………………….21
4. METODOLOGJIA…………………………………………………….....22
5.REZULTATET…………………………………………………………....23
6. DISKUTIME DHE PERFUNDIME………………………………….......26
7.REFERENCAT…………………………………………………………....27

5
LISTA E FIGURAVE

Figura 1. Anatomia e Gjirit (. Behxheti N, 2013)……………………………………………...10


Figura 2. Mamografia (Herring W, 2007) …………………………………………………..…16
Figura 3. Kanceri i Gjirit (Herring W, 2007)………………………………………………… 16
Figura 4. Kanceri i Gjirit me Rezonance Magnetike…………………………………………...18
Figura 5. Rezonanca Magnetike e gjirit ………………………………………………………..18
Figura 6. Radioterapia tek Gjiri……………………………………………………………...…20
Figura 7. Kanceri i gjirit me Radioterapi……………………………………………………….20

LISTA E TABELAVE

Tab. 1. Numri i rasteve me Kancer të Gjirit të trajtuar në Klinikën e Onkolgjisë Mjekësore të


Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas viteve, 2017-2019..............................................23
Tab. 2 . Numri i i rasteve me kancer të gjirit në Komunën e Prishtinës, 2017-2019 ....................24
Tab.3. Numri i i rasteve me kancer të gjirit në komunën e Prishtinës, sipas grup-moshave ........25

6
FJALORI I TERMAVE

SHBA- Shtetet e Bashkuara te Amerikes


QKUK- Qendra Klinike Universitare e Kosoves
IKSHPK - Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

7
1.HYRJE
Gjëndrat e gjirit (glandualae mammae) përbëhen nga indi gjëndëror, dhjamor dhe lidhor.
Zhvillimi i gjirit kalon nëpër disa faza. Zhvillimi embrional i gjirit fillon që nga java e gjashtë e
zhvillimit të fetusit. Gjatë shtatzanisë ky proces vazhdon me zhvillimin e kanaleve fillestare
primare dhe ato sekondare duktolaktifere. (Behxheti N, 2013).
Kanceri i gjirit është malinjiteti më i shpesht tek gratё, perfshinë 15% të të gjitha kancereve dhe
30% të kancereve tek gjinia femrore. Kanceri i gjirit zënë vendin e dytë pёr nga numri i rasteve
nga të gjithë kanceret (pas atij të mushkërive), ku në vitin 2018 janë regjistruar mbi 2 milion
raste të reja në të gjithë botën, ku prinë Belgjika me 113.2 raste tё reja në 100,000 banorë, kurse
numrin mё tё vogёl shёnon Bhutani me 5.0 raste të reja nё 100,000 banorё. (Bray F, 2018).
Skriningu i gjirit është kontrolli i grave asimptomatike me qëllim të identifikimit të kancerit të
gjirit në stadet fillestare. Ky kontroll bëhet për arsye se intervenimi i hershëm mund të ketë
benefite të mëdha për prognozën dhe shëndetin e femrave dhe mund të jetë edhe jetëshpëtues.
Teknika të ndryshme radiografike mund të detektojnë kancerin e gjirit në stadet e hershme, por
studimet e randomizuara kanë treguar se sukses të madhë diagnostikues tregon skriningu me
mamografi. (Strnad, 2003)
Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm në mesin e grave dhe është kanceri i dytë më i
shpeshtë në mbarë botën nga kanceret e sapodiagnostikuar. Ka shumë prova që tregojnë
ndikimin e stilit të jetës dhe faktorëve mjedisorë në zhvillimin e kancerit të gjëndrës së qumështit
(dieta me yndyrë të lartë, konsumimi i alkoolit, mungesa e ushtrimeve fizike), eliminimi i të
cilave (parandalimi parësor) mund të kontribuojë në uljen e sëmundshmërisë. dhe vdekshmërisë.
Parandalimi dytësor, i përbërë nga teste diagnostike (p.sh. mamografia, ultrasonografia,
rezonanca magnetike, vetëekzaminimi i gjirit, si dhe metoda moderne dhe më të sakta
imazherike) ndihmojnë në zbulimin e hershëm të tumoreve ose lezioneve të predispozuara për
tumore. (Kolak A, 2017).
Të paturit e kancerit të gjirit ose të marrësh trajtim është parë si një përvojë traumatike për gratë
për shkak të ndikimeve të saj në vetë-imazhin e tyre dhe marrëdhënien seksuale dhe mund të çojë
në një reagim psikologjik si mohim, zemërim ose frikë e fortë ndaj sëmundjes dhe procesit të
trajtimit të tyre. . Gjithashtu shumë nga pacientët me kancer gjiri kanë sëmundje psikiatrike si
depresioni dhe ankthi. (Tsaras K, 2018).

8
Studime të shumta klinike dhe paraklinike kanë dhënë prova të shumta që mbështesin se
mikromjedisi i tumorit luan një rol të rëndësishëm gjatë zhvillimit të kancerit të gjirit,
progresionit dhe në përcaktimin e përgjigjes terapeutike. (Mittal S, 2018).
Screening për kancerin e gjirit me mamografi është futur në vende të ndryshme gjatë 30 viteve të
fundit, fillimisht duke përdorur sisteme analoge të bazuara në filma ekrani dhe, gjatë 20 viteve të
fundit, duke kaluar në përdorimin e sistemeve plotësisht dixhitale.
Në pesë vitet e fundit, revolucioni i inteligjencës artificiale (AI) në informatikë, i nxitur kryesisht
nga të mësuarit e thellë dhe rrjetet nervore konvolucionale, ka përshkuar gjithashtu fushën e
zbulimit të automatizuar të kancerit të gjirit në mamografinë dixhitale dhe tomosintezën dixhitale
të gjirit. (Sechopoulos I, 2021).
Kanceri i gjirit (BC) është sëmundja malinje më e përhapur dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes
tek gratë në mbarë botën që shkaktohet nga faktorë të shumtë gjenetikë dhe mjedisorë. Prandaj,
trajtimi efektiv për këtë lloj kanceri kërkon qasje të reja terapeutike. Metodat tradicionale për
trajtimin e këtij kanceri kanë efekte anësore, prandaj janë kryer kaq shumë kërkime në dekadën e
fundit për të gjetur metoda të reja për të lehtësuar këto probleme. Studimi i bazës molekulare të
kancerit të gjirit ka çuar në futjen e terapisë gjenetike si një qasje efektive terapeutike për këtë
kancer. Terapia gjenetike përfshin dërgimin e materialit gjenetik përmes një vektori në qelizat e
synuara, i cili pasohet nga një korrigjim, shtim ose shtypje e gjenit. Në këtë teknikë, është e
nevojshme të synoni qelizat tumorale pa prekur qelizat normale. Përveç kësaj, studimet e
provave klinike kanë treguar se kjo qasje është më pak toksike sesa terapitë tradicionale.
(Dastjerd NT, 2022).

9
2. SHQYRTIMI I LITERATURËS
2.1 Gjëndrrat e gjirit
Gjëndrat e gjirit (glandualae mammae) përbëhen nga indi gjëndëror, dhjamor dhe lidhor.
Zhvillimi i gjirit kalon nëpër disa faza. Zhvillimi embrional i gjirit fillon që nga java e gjashtë e
zhvillimit të fetusit. Gjatë shtatzanisë ky proces vazhdon me zhvillimin e kanaleve fillestare
primare dhe ato sekondare duktolaktifere. Në vitin e parë pas lindjes vazhdon një rrijte
progresive e përdegëzimit të sistemit galaktolaktifer. Më pas, deri ne fazën e pubertetit kemi
fazën e qetësië, e më pastaj edhe periudhën e zhvillimit të hovshëm. Faza tjetër është faza gjatë
shtatzanisë dhe gjidhënjes. Në fazën e menopauzës kemi reduktim të indit gjëndror dhe
zëvendësimin e tij me ind dhjamor dhe pjesërisht me ind lidhor.
Indi gjëndëror përbëhet prej qeskave gjëndërore (lobuli) dhe kanaleve qumështore (ductuli). Pas
lindjes, në lobule formohet qumështi i nënës. Kur i jepet gji foshnjës, qumështi rrjedh nëpër
kanalet e qumështit drejt thithit (mamilla). Kanceri i gjirit mund të paraqitet si në kanalet e
qumështit (karcinomat duktale ) ashtu dhe në lobulët ( karcinomat lobulare). (Dixon, 2012).

Figura 1. Anatomia e Gjirit (. Behxheti N, 2013).

10
2.2 Epidemiologjia
Kanceri i gjirit është malinjiteti më i shpesht tek gratё, perfshinë 15% të të gjitha kancereve dhe
30% të kancereve tek gjinia femrore. Kanceri i gjirit zënë vendin e dytë pёr nga numri i rasteve
nga të gjithë kanceret (pas atij të mushkërive), ku në vitin 2018 janë regjistruar mbi 2 milion
raste të reja në të gjithë botën, ku prinë Belgjika me 113.2 raste tё reja në 100,000 banorë, kurse
numrin mё tё vogёl shёnon Bhutani me 5.0 raste të reja nё 100,000 banorё. Incidenca varion në
bazë të regjioneve gjeografike, nga 27 në 100,000 banorë nё Afrikёn e Mesme, deri në 92 në
100,000 banorë në Amerikën e Veriut. Rreziku për kancer të gjirit dyfishohet për ҫdo dekadë
deri në menomapuzë, pas së cilës rreziku bie. Sidoqoftë, numri më i madhë i rasteve
diagnostikohet pas menopauzës. (Bray F, 2018).
Studimet tregojnë se rreziku rritet te gratë që migrojnë nga regjionet me incidencё të ulët në atë
më incidencë të lartë brenda dy gjeneratave, që tregon rolin kontibues të faktorëve të ambientit si
shkatarë të kacerit të gjirit.
Përkundër pёrparimit në shkencën mjekësore në diagnostikimin e kancerit të gjirit, incidenca e tij
vazhdon të rritet, por shënohet rënie e mortalitetit. Incidenca rritet me rritjen e moshёs,
ekspozimit ndaj estrogjenit, në grupet me status te lartë socioekonomik, ekspozimit signifikant
në rrezatim, historisë familiare me kancer të gjirit.
Kanceri i pjesës tjetër është malinjiteti më i zakonshëm global dhe shkaku kryesor i vdekjeve nga
kanceri. (Katsura C, 2022).
Analiza e shkaqeve që kanë shkaktuar një ndryshim të tendencës në incidencën dhe shkallën e
vdekshmërisë së kancerit të gjirit në dekadat e fundit gjeneron zbulime të rëndësishme në lidhje
me rolin e shqyrtimit të gjirit, aplikimin e rregullt të terapive ndihmëse dhe ndryshimin e
faktorëve të rrezikut. . Përfitimet e zbulimit të hershëm janë shoqëruar me disa efekte të
padëshiruara, madje edhe për sa i përket një numri të tepërt të mastektomive profilaktike. Kohët
e fundit, janë publikuar disa përditësime mbi rekomandimet në depistimin e kancerit të gjirit në
nivel ndërkombëtar. Nga ana tjetër, përparimet në gjenomikë kanë bërë të mundur krijimin e një
klasifikimi të ri molekular të kancerit të gjirit. (Merino Bonilla JA, 2017).

11
2.3 Etiologjia dhe faktoret e rriskut
Kanceri i gjirit është i rrallë në femrat e moshës më të re se 25 vjeҫare, por rritet incidenca pas
moshës 30 vjeҫare, 75% e femrave me kancer të gjirit janë më të vjetra se 50 vjeq dhe vetëm 5%
janë më të reja se 40 vjeç. Incidenca është rreth 1% tek meshkujt.
Rrisku më i madh ështe për individët që kanë disa antarë të prekur në familje të gjeneratës së
parë të afërt. Afёrsisht, 5-10% e kancereve të gjirit diagnistikohen tek personat që trashegojnë
gjenet me penetrim të lartë të mutacioneve tek gjenet tumor supresuese. Për këta individ risku
jetsor për kancer të gjirit mund te jetë më i madh se 90%.
Risku është dukshëm më i madh në Amerikë dhe në Europё krahasuar me atë të Azisë dhe
Afrikës. Pёr shembull incidenca dhe mortaliteti janë pesë herё më të mëdha në SHBA sesa në
Japoni. Dieta, karakteristikat reproduktive dhe mёnyra e ushqimi me gji mendohet të jenë të
përfshira si shkaktarë të mundshëm të kancerit të gjirit.
Riskun më të madh e bartin pasardhëset e grave të Europës, raca Hispanike, Afrikane dhe
Afriko-amerikane pasi që kanë tendenë të zhvillojnë kancer të gjirit në moshë më të re. Tenenca
e ndryshimit ndër raca dhe etni mund të jetë si kombinim i faktoreve të ndryshëm si faktori
social dhe ekonomik, qasja në sistemin shëndetësor, etj.Mosha e hershme e menarkës,
nullipariteti, ndalesa e gjidhënies dhe mosha e vjetër e shtatëznisë së parë lidhen me rritjen e
riskut. Egziston mundësia që secila prej shkaqeve të përmendura lidhet me ekspozimin e epitelit
të gjirit ndaj estrogjenit.
Radiacioni i gjirit dhe kafazit të krahrorit e rritë riskun për kancer të gjirit, sidomos nëse
ekspozimi ndodh gjatë zhvillimit te tij. Përshembull, risku rritet për 25-30% tek femrat që i jane
nënshtruar radiacionit terapeutik për limfomën Hodgkin gjatë adoleshencës.
aktoret e tjerë të rriskut.
Obeziteti postmenopausal, terapia zëvendësuese hormonale në menopauzё, konsumimi i alkoolit
dhe duhanit lidhen me rritjen e rriskut për kancer të gjirit. (Akram M, 2017).

12
2.4 Patologjia dhe patogjeneza molekulare
Faktorët që kontribojnë direkt në zhvillimin e kancerit të gjirit mund të grupohen në tre kategori:
gjentik, hormonal dhe të mjedisit.
Gjenetika- mutacionet që kontribojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit mund të ndahen në ato që
trashëgohen dhe ato që fitohen. Faktorët madhorë që kontribuojnë në kancerin e gjirit janë gjenet
që rregullojnë stabilitetin gjenomik ose që involvohen në sinjalizimin e rritjes dhe ndarjes
qelizore. BRCA1 dhe BRCA2 janë gjenet klasike tumor supresuese dhe tumoret zhvillohen kur
te dy alelet jane defektoze. Gjene të tjera që lidhen me kancerin e gjirit në familje pёrfshijnё
TP53 dhe PTEN. Mutacionet që lidhen me paraqitjen e kancerit të gjirit janë amplifikimi i gjenit
HER2. HER2 është receptor i tirozin kinazёs që promovon proliferimin e qelizave dhe inhibon
apoptozën duke stimuluar rrugën sinjalizuese RAS dhe PI3K-ATK. (. Alex Simmons, 2018).
Ndikimi hormonal- Estrogjenet stimulojnë prodhimin e faktorëve të rritjes, sikurse faktori α
transformues i rritjes (α-TGF), faktori i rritjes derivues i trombociteve (PDGF) dhe faktori i
rritjes së fibroblasteve (FGF), të cilët promovojnë zhvillimin e tumorit përmes mekanizmit
parakrin dhe autokrin. Influenca hormonale ndikon në zhvillimin e kancereve nga ndikimi
paraqitjen e ndryshimeve prekanceroze, malinje e deri në karcinomat metastatike. Influenca e
hormoneve estrogjenike vërehet në benefitet e terapisë me antagonist të estrogjenit, që zvoglojnë
rrezikun e paraqitjes sё kancerit tek femrat me risk të lartë të paraqitjes së tij.
Faktorët e ambientit- në të kaluarën, gratë Aziatike kishin incidencë shumë të ulët të kancerit të
gjirit, por tek bijat e atyre që migruan në SHBA (psh. nё Hawaii dhe Kaliforni) kishin incidencë
shumë më të lartë (të barabartë me popullsinë Amerikane). Kjo sygjeron se egzistojnë faktorë të
ambientit që lidhen me paraqitjen e kancerit të gjirit. Prej këtyre faktorëve përmenden ato sikurse
stili i jetës, dieta, pesha, kosumimi i alkoolit dhe duhanit etj. (Charles R, 2010).

13
2.5 Skriningu i gjirit
Skriningu i gjirit është kontrolli i grave asimptomatike me qëllim të identifikimit të kancerit të
gjirit në stadet fillestare. Ky kontroll bëhet për arsye se intervenimi i hershëm mund të ketë
benefite të mëdha për prognozën dhe shëndetin e femrave dhe mund të jetë edhe jetëshpëtues.
Teknika të ndryshme radiografike mund të detektojnë kancerin e gjirit në stadet e hershme, por
studimet e randomizuara kanë treguar se sukses të madhë diagnostikues tregon skriningu me
mamografi. (Kirby I, 2011). Rekomandimet për skrining dallojnë ndër profesionist, duke marrë
në kosideratë benefitet dhe dëmet (për arsye se gjatë mamogarfisë përdoren rreze jonizuese) nga
skriningu mamografik. Megjithatë, egziston pajtim ndër asociacionet qeveritare dhe shoqëria
profesionale shëndetsore se femrat e moshës 50-59 vjeçare duhet në mënyrë rutinore ti
nënshtrohen skriningut. Poashtu, egziston pajtim i përgjithshëm se tek disa gra të moshës 40-49
vjeçare duhet të bëhet skriningu, sikurse tek femrat me risk të lartë për kancer të gjirit, sidomos
tek ato me histori familiare dhe densitet të gjirit të detekturar më heret. (Nelson, HD, 2020).

2.6 Pasqyra klinike


Në shumicën e popullsisë që nuk i janë nënshtruar skriningut, kanceri i gjirit vërehet si masë e
palpueshme e gjirit nga ana e pacientit të prekur. Karcinomat e tilla zakonisht janë invazive dhe
tipikisht rreth 2-3 cm. Gjysma e këtyre kancereve tashmë janë të shpërndara në nyjet limfatike
regjinonale. Në pacientet e moshës më të vjetër rreth 60% e kancereve të gjirit zbulohen para se
simptomat të jenë prezente. (S Dwivedi,2020).
Simptoma të tjera perfshinë: ndryshimi në madhesinë e njërit gji, retraksioni i lёkurës dhe i
papillёs së gjirit, ndryshimet në lёkurë, sikurse skuqja, ndjenja e ngrohtësisë në njërin gji,
ndryshimi në gji me pamjen e tekstures së portokallit, trashja dhe fortësimi i një pjese të gjirit,
dhimbja e gjirit, zmadhimi i nyjeve limfatike në aksillë.
Simptoma të shpёrndarjes së sёmundjes, sikurse dhimbja e eshtrave, simptoma respiratore,
zverdhja e lёkurës, ndyshime kognitive, dhembje koke.
Prezenca e qelizave kanceroze në gjak dhe nyje limfatike është tregues për sёmundje agresive
dhe te pacientet me këto karakteristika tregon për rrezik të rritur të metastazave të largëta,
poashtu edhe për rekurrenca lokale dhe sistemike pas trajtimit. (Koo MM, von Wagner C, 2017).

14
2.7 Stadifikimi i kancerit të gjirit
Kur diagnoza e kanerit të gjirit është e vendosur, pacienti duhet të informohet në mënyren më të
mirë për diagnozen e tij. Për të përcaktuar mënyren më të mirë të planit të menagjimit është e
rëndsishme të dihet stadi ose zhvillimin e sëmundjes. UICC (Union Internationale Contre le
Cancer) dhe TNM (Tumor/Node/Metastasis) klasifikimet janë sistemet më të shpeshta që
përdoren në stadifikimin e kancerit të gjirit. Prognoza e kancerit të gjirit varet nga stadifikimi i
tij. Në metastaza sistemike mund të dyshohet nga historia e sëmundjes dhe egzaminimi klinik.
Mamografia, ultratingulli, MRI, CT, radiografi e krahrorit, scintigrafi dhe PET mund të përdoren
për të vërtetuar diseminim e sëmundjes. ( Dixon, M D, 2012).
Qëllimi i stadifikimit është që të ndahen pacientet tek të cilët mund të indukohet radioterapia,
kombinimi i medodave kursyese lokale dhe të përgjithshme, terapisë adjuvante. Në bazë të
stadifikimit, menaxhimi i kancerit të gjirit mund të klasifikohet në tre grupe:
- I hershëm ose kancer i gjirit i operueshem;
-Lokalisht sëmundje e përparuar;
-Kancer i gjirit metastatik. (Ymeri H, 2006).

2.8 Diagnostikimi
Vlersimi i gjendjes së gjirit fillon me kombinimin e prezantimit klinik, radiologjia dhe evaluimi
patologjik (që njihet si vlerësimi i trefishtë). Vlerësimi i trefishtë duhet të bëhet tek të gjithë 14
pacientët që prezantohen me masë të palpueshme dhe me simptomat që e shoqerojnë patologjinë
e tij, siç janë pёrmendur më lart. Historia klinike Merret nga pacientja për natyrën dhe
kohëzgjatjen e simptomave prezantuese. Historia pёrsonale ose familjare e së kaluarës me
problem të gjirit duhet te merret në konsiderim. Faktorët e përgjithshem sikurse, historia
mjekësore e së kaluarës, barёrat, alergjitë, faktorët hormonal të rriskut sikurse mosha e
menarkës, pariteti, lindja e parë, ushqimi me gji, kontraceptivet oral ose terapia zëvendësuese
hormonale duhet të merren në konsideratë. (S Dwivedi, 2021).

15
2.8.1 Imazheria Mamografia
Mamografi përdorë rrezet X për vlerësimin e ndyshimeve në gji. Gjatë mamografisë duhet që
gjiri të kompresohet në mes të dy pllakave ekzaminuese dhe kjo mund të jetë e parehatshme për
pacientën. Dy rrafshe (oblike dhe kraniokaudale) merren gjatë mamografisë, duke pёrdorur një
dozë standarte prej 1.5 mGy. Mamografi zakonisht nuk përdoret para moshes 35 vjeçare, mirëpo,
përdoret te të gjitha rastet me kancer të gjirit pavarësisht moshës para nënshtrimit të operacionit.
Mamografia është metoda standarte e skriningut të kancerit të gjirit. (Ymeri H, 2006).

Figura 2. Mamografia (Herring W, 2007) Figura 3. Kanceri i Gjirit (Herring W,


2007)

2.8.2 Ultratingulli
Ultratingulli përdorë valët me frekucenë të lartë që depërtojnë dhe reflektohen nga indi i gjirit,
duke mundёsuar fitimin e imazheve për pёrmbajten e indit tё tij. Përdorimi i tij varet shumё nga
përvoja dhe aftësitë e egzaminuesit, por është i sigurtë, i padhimbshëm dhe i përshtatshëm për të
gjitha moshat. Ёshtë metodë e vlefshme ekzaminuese për investigimin e regjioneve specifike të
gjirit, por nuk është mjet i përshtatshëm për skrining. Rekomandohet të përdoret tek të gjitha
pacientet me masë të palpushme, si udhërrëfyes për marrjen e biopsisë dhe për prezencën e
mundshme të matastazave në nyjet limfatike regjionale (S Dwivedi, 2021).

16
2.8.3 Rezonanca magnetike
Është një teknikë e imazhit mjekësor që përdor një fushë magnetike dhe valë radio të gjeneruara
nga kompjuteri për të krijuar imazhe të detajuara të organeve dhe indeve në trupin tuaj.
Kjo metodë fillon në vitet e tetëdhjeta. Kësaj rryme i përgjigjet një fushë magnetike, e cila matet
me Teslla dhe ka një intensitet 10 në fuqi- 13 Teslla.
Imazheria me rezonance aplikon një fushë magnetike rreth trupit të njeriut me fuqi afro 30.000
herë më shumë se fusha magnetike e tokës.
Përparësia e rezonancës magnetike ndaj tomografisë se kompjuterizuar është se ka mundësi
multiplenare, pra bën ekzaminim në tri drejtime- tri rrafshe dhe dallimi i masës se bardhë dhe të
përhirtë është shumë më i qartë, po ashtu ka edhe mungesë të rrezatimit jonizues. Shumica e
makinave MRI janë magnet të mëdhenj në formë tubi.
Kur shtriheni brenda një aparati MRI, fusha magnetike riorganizon përkohësisht molekulat e ujit
në trupin tuaj. Valët e radios bëjnë që këto atome të rreshtuara të prodhojnë sinjale të zbehta, të
cilat përdoren për të krijuar imazhe MRI me prerje tërthore - si feta në një copë bukë. Makina
MRI mund të prodhojë gjithashtu imazhe 3D që mund të shihen nga kënde të ndryshme. (Emini
A, 2009).
Imazheria e rezonancës magnetike përdorë efektin e fuqishem të magentëve për të detektuar
atomet e hidrogjenit dhe i konverton me anё të softuerëve në imazhe. Paraqet metodё sensitive
për detektimin e lezioneve invasive dhe metastatike të kancerit të gjirit.
Indikacionet e përdorimit tek gjiri:
-Skriningun tek femrat e reja me risk të lart;
-Investigimin e regjioneve tё dyshuara në operimet e më hershme të gjirit;
-Pёrcaktimin e madhësisë së malinjitetit tashmë të njohur;
-Investigimin e metastazave okulte dhe aksillare;
-Vlerësimin e efikasitetit të terapisë neoadjuvante;
-Vizualizimin e gjirit në rastet me implante, etj. (Ymeri H, 2006).

17
Figura 4. Kanceri i Gjirit me Rezonance Magnetike (Netter F, 2019)

Figura 5. Rezonanca Magnetike e Gjirit (Ymeri H, 2006)

18
2.8.4 Radioterapia
Zbulimi i rrezeve X u bë me 8 nëntor të vitit 1895, nga W. C. Rëntgen (Rontegen). Për
prodhimin e rrezeve X përdoren dy tuba nga qelqi, njëri me gaz të rralluar, si dhe llambat
termoelektronike. Tubi me gaz të rralluar sot më nuk përdoret. Në vitin 1913, nga Coolidge
(Kulixh) u prodhua tubi termoelektronik, i cili përbëhej nga një tub xhami, ku në të dy polet ishin
vendosur anoda pozitive dhe, në anën e kundër, ajo negative-katoda.
Radiografia nënkupton një teknikë për gjenerimin dhe regjistrimin e një modeli me rreze x me
qëllim të sigurimit të përdoruesit me një imazh statike pas përfundimit të ekspozimit. Radiografia
mund të përdoret gjithashtu gjatë planifikimit të terapisë me rrezatim. Përdoret për të
diagnostikuar ose trajtuar pacientët duke regjistruar imazhe të strukturës së brendshme të trupit
për të vlerësuar praninë ose mungesën e sëmundjes, objekteve të huaja dhe dëmtimeve ose
anomalive strukturore.
Gjatë një procedure radiografike, një rreze x-ray kalon nëpër trup. Një pjesë e rrezeve x
absorbohet ose shpërndahet nga struktura e brendshme dhe modeli i mbetur i rrezeve x
transmetohet në një detektor në mënyrë që një imazh të mund të regjistrohet për vlerësim të
mëvonshëm. Rikodimi i modelit mund të ndodhë në film ose përmes mjeteve elektronike. (Emini
A, 2009).
Radioterapia është e nevojshme në shumicën e rasteve pasi i janë nënshtruar ekscizionit të
kancerit të gjirit dhe redukton rrekurrencant lokale. Një dozë prej 40-50 Gy aplikohet në një
fraksion prej 3-5 javëve.
Trendi i përdorimit të radioterapisë po rritet pas mastektomisë dhe është vërejtur se zvogëlon
rrekurrencën dhe rritë jetëgjatësinë. (S Dwivedi, 2021).

19
Figura 6. Radioterapia tek Gjiri (Ymeri H, 2006)

Figura 7. Kanceri i Gjirit me Radioterapi (Netter F, 2019)

20
3. DEKLARIMI I PROBLEMIT
Kanceri i gjirit është malinjiteti më i shpesht tek gratё, perfshinë 15% të të gjitha kancereve dhe
30% të kancereve tek gjinia femrore. Kanceri i gjirit zënë vendin e dytë pёr nga numri i rasteve
nga të gjithë kanceret (pas atij të mushkërive), ku në vitin 2018 janë regjistruar mbi 2 milion
raste të reja në të gjithë botën, ku prinë Belgjika me 113.2 raste tё reja në 100,000 banorë, kurse
numrin mё tё vogёl shёnon Bhutani me 5.0 raste të reja nё 100,000 banorё. Incidenca varion në
bazë të regjioneve gjeografike, nga 27 në 100,000 banorë nё Afrikёn e Mesme, deri në 92 në
100,000 banorë në Amerikën e Veriut. Rreziku për kancer të gjirit dyfishohet për ҫdo dekadë
deri në menomapuzë, pas së cilës rreziku bie. Sidoqoftë, numri më i madhë i rasteve
diagnostikohet pas menopauzës.
Studimet tregojnë se rreziku rritet te gratë që migrojnë nga regjionet me incidencё të ulët në atë
më incidencë të lartë brenda dy gjeneratave, që tregon rolin kontibues të faktorëve të ambientit si
shkatarë të kacerit të gjirit.
Përkundër pёrparimit në shkencën mjekësore në diagnostikimin e kancerit të gjirit, incidenca e tij
vazhdon të rritet, por shënohet rënie e mortalitetit. Incidenca rritet me rritjen e moshёs,
ekspozimit ndaj estrogjenit, në grupet me status te lartë socioekonomik, ekspozimit signifikant
në rrezatim, historisë familiare me kancer të gjirit.
Kanceri i pjesës tjetër është malinjiteti më i zakonshëm global dhe shkaku kryesor i vdekjeve nga
kanceri.
Obeziteti postmenopausal, terapia zëvendësuese hormonale në menopauzё, konsumimi i alkoolit
dhe duhanit lidhen me rritjen e rriskut për kancer të gjirit.
Kur diagnoza e kanerit të gjirit është e vendosur, pacienti duhet të informohet në mënyren më të
mirë për diagnozen e tij. Për të përcaktuar mënyren më të mirë të planit të menagjimit është e
rëndsishme të dihet stadi ose zhvillimin e sëmundjes.

21
3. METODOLOGJIA

Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literatures, krahas kësaj kemi
paraqitur edhe informacine për sëmundjen dhe diagnostifikimin e kancerit të gjirit.
Është bërë një hulumtim retrospektiv i rasteve të kancerit të gjirit në Komunën e Prishtinës për
përiudhën kohore nga viti 2017 deri në vitin 2019 përmes të dhënave të mbledhura në Klinikën e
Onkologjisë Mjeksësore në QKUK. Të dhënat për analizë janë marr nga protokoli i Klinikës së
Onkologjisë Mjeksësore.

22
4. PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE

Nga numri i përgjithshëm i rasteve me kancer të gjirit të trajtuar në Klinikën e Onkolgjisë


Mjekësore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për tri vitet referente janë trajtuar
gjithsejt 1031 raste. Nga ky numër 178 raste apo 17% janë nga Komuna e Prishtinës. Numri
mesatar sipas viteve është 244 raste për vit.

Tab. 1. Numri i rasteve me Kancer të Gjirit të trajtuar në Klinikën e Onkolgjisë Mjekësore


të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas viteve, 2017-2019

Vitet
Rastet %

2017 325 31.5

2018 336 32.6

2019 370 35.9

Gjithsej 1031 100.0

Nga numri i përgjithshëm i rasteve me kancer të gjirit gjirit të trajtuar në Klinikën e Onkolgjisë
Mjekësore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (1031), numri me i madh është regjistruar
në vitin 2019 me 370 raste apo 35,9%, ndërsa numri me i vogël është regjistruar në vitin 2017
me 35 raste apo 31,5%. (Shih Tab.1 ).

23
Nga numri i përgjithshëm i rasteve me kancer të gjirit në Komunën e Prishtinës për tri vitet
referente janë trajtuar gjithsejt 178 raste, ku numri mesatar sipas viteve është 59 raste për vit.

Tab. 2 . Numri i i rasteve me kancer të gjirit në Komunën e Prishtinës, 2017-2019

Vitet
Rastet %

2017 60 33.7

2018
50 28.1

2019
68 38.2

Gjithsej
178 100.0

Nga numri i përgjithshëm i rasteve me kancer të gjirit në Komunën e Prishtinës (178), numri me
i madh është regjistruar në vitin 2019 me 68 raste apo 38.2%, ndërsa numri më i vogël është
regjistruar në vitin 2018 me 50 raste apo 28.1%.

24
Tab.3. Numri i i rasteve me kancer të gjirit në komunën e Prishtinës, sipas grup-moshave

Vitet Gjithsej

Grupmosha
2018
2017 2019
N %

0
20-29 1 0
1 0.6

4
30-39 5 4
13 7.3

12
40-49 15 17
44 24.7

19
50-59 13 16
48 27.0

10
60-69 16 19 45 25.3

70-79 9 4 12 25 14.0

80+ 1 0
1
2 1.1

Gjithsej 60 68
50 178 100.0

Klasifikimi i rasteve sipas grupmoshës (Tab.4), duke filluar nga grupmosha 20-29 vjeçare e deri
te ajo mbi 80 vjeçare, rezulton me një paraqitje të kancerit të gjirit me përqindje me të madhe në
grup moshat 50-59 me 48 raste apo 27 %, 60-69 me 45 raste apo 25.3%, 40-49 me 44 raste apo
24.7%, për të rënë më pas numri i rasteve tek grupmoshat 70-79 me 25 raste apo 14%, 30-39 me
13 raste apo 7.3% dhe vetëm me nga 1 rast apo 0.6% në grupmoshat 20-29 dhe mbi 80 vjeç.

25
6. DISKUTIME DHE PËRFUNDIME

Nga numri i përgjithshëm i rasteve me kancer të gjirit të trajtuar në Klinikën e


OnkolgjisëMjekësore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (1031), numri me i madh është
regjistruar në vitin 2019 me 370 raste apo 35,9%, ndërsa numri me i vogël është regjistruaer në
vitin 2017 me 35 raste apo 31,5%.

Kanceri i gjirit në Komunën e Prishtinës në peridhën referuese 2017-2019 paraqet 17 % të të


gjitha rasteve të trajtuara në Klinikën e Onkolgjisë të QKUK.

Numri mesatar sipas viteve është 244 raste për vit.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve me kancer të gjirit në Komunën e Prishtinës, për tri vitet
referente janë trajtuar gjithsejt 178 raste, ku numri mesatar sipas viteve është 59 raste për vit.
. Nga numri i përgjithshëm i rasteve me kancer të gjirit në komunën e Prishtinës (178),
numri më i madh është regjistruar në vitin 2019 me 68 raste apo 38.2%, ndërsa numri me i
vogël është regjistruar në vitin 2018 me 50 raste apo 28.1%.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve me kancer të gjirit në Komunën e Prishtinës (178), sipa
grupmoshës, numri me i madh është regjistruar tek grupmoshat 50-59 vjeç me 48 raste apo 27%,
ndërsa numri me i vogël është tek grupmoshat 20-29 vjec me 1 rast apo 0.6%.

26
7. REFERENCAT

1. Behxheti N, Qerkezi S, “Anatomia e njeriut “,Arbëria Design,Tetovë 2013.


2. Bray F, Ferlay J, Soerjomataram I, Siegel RL, Torre LA, Jemal A. Statistikat Globale të
Kancerit 2018: Vlerësimet e GLOBOCAN të incidencës dhe vdekshmërisë në të gjithë botën për
36 kancere në 185 vende. CA Cancer J Clin, në shtyp. Baza e të dhënave në internet
GLOBOCAN 2018 është e arritshme në http://gco.iarc.fr/, si pjesë e Observatorit Global të
Kancerit të IARC.
3. Strnad, MEpidemiologija raka dojke u Hrvatskoj // Drugi kongres hrvatskog senološkog
društva Dubrovnik, 2003. str. 122-122 (predavanje, domaća recenzija, sažetak, pregledni)
4. Kolak A, Kamińska M, Sygit K, Budny A, Surdyka D, Kukiełka-Budny B, Burdan F. Primary
and secondary prevention of breast cancer. Ann Agric Environ Med. 2017 Dec 23;24(4):549-
553.
5. Tsaras K, Papathanasiou IV, Mitsi D, Veneti A, Kelesi M, Zyga S, Fradelos EC. Assessment
of Depression and Anxiety in Breast Cancer Patients: Prevalence and Associated Factors. Asian
Pac J Cancer Prev. 2018 Jun 25;19(6):1661-1669.
6. Mittal S, Brown NJ, Holen I. The breast tumor microenvironment: role in cancer development,
progression and response to therapy. Expert Rev Mol Diagn. 2018 Mar;18(3):227-243.
7. Sechopoulos I, Teuwen J, Mann R. Artificial intelligence for breast cancer detection in
mammography and digital breast tomosynthesis: State of the art. Semin Cancer Biol. 2021
Jul;72:214-225.
8. Dastjerd NT, Valibeik A, Rahimi Monfared S, Goodarzi G, Moradi Sarabi M, Hajabdollahi F,
Maniati M, Amri J, Samavarchi Tehrani S. Gene therapy: A promising approach for breast
cancer treatment. Cell Biochem Funct. 2022 Jan;40(1):28-48.
9. Katsura C, Ogunmwonyi I, Kankam HK, Saha S. Breast cancer: presentation, investigation
and management. Br J Hosp Med (Lond). 2022 Feb 2;83(2):1-7.
10. Merino Bonilla JA, Torres Tabanera M, Ros Mendoza LH. Breast cancer in the 21st century:
from early detection to new therapies. Radiologia. 2017 Sep-Oct;59(5):368-379. English,
Spanish.

27
11. Akram M, Iqbal M, Daniyal M, Khan AU. Awareness and current knowledge of breast
cancer. Biol Res. 2017 Oct 2;50(1):33.
12. Alex Simmons, Pamela M. Burrage, Dan V. Nicolau Jr, Sunil R. Lakhani, Kevin
Burrage. n.d. "Environmental factors in breast cancer invasion." Pathology journal.
40
13. Charles R. B. Beckmann, Frank W. Ling, MD, Barbara M. Barzansky, PhD, William N.
P. Herbert, MD, Douglas W. Laube, MD,. n.d. "Obstetrics and Gynecology."
Philadelphia: 2010.
14. Kirby I. Bland, MD, V. Suzanne Klimberg, MD. 2011. Breast Surgery. Philadelphia:
LIPPINCOTT WILLIAMS & WILKINS, a WOLTERS KLUWER .
15. Nelson, HD, K Tyne, A Naik, C Bougatsos, B Chan, P Nygren, and L Humphrey.
November 2009. Screening for Breast Cancer: Systematic Evidence Review Update for
the US Preventive Services Task Force. n.d. "Programi-Nacional-për-Kontrollin-eKancerit-2014-
2020."
16. S Dwivedi, P Purohit, R Misra, M Lingeswaran, JR Vishnoi, P Pareek, S Misra, P
Sharma. n.d. Breast Cancer: An Update on Characterization and Diagnosis .
17. Koo MM, von Wagner C, Abel GA, McPhail S, Rubin GP, Lyratzopoulos G. Typical and
atypical presenting symptoms of breast cancer and their associations with diagnostic intervals:
Evidence from a national audit of cancer diagnosis. Cancer Epidemiol. 2017 Jun;48:140-146.
18. Dixon, M D Barber J St J Thomas J M. 2012. BREAST CANCER. London: © Atlas
Medical Publishing Ltd 2012.
19. . Ymeri H. “Radiologjia”, Alb-med. 2006.
20. Emini A, Bicaj XH, Kabashi S.” Radiologjia”, Alb-med.

28

You might also like