You are on page 1of 2

STUDIM

Kjo lloj vize është e nevojshme për qytetarët shqiptarë (NË MOSHË MADHORE OSE TË NJË MOSHE MË TË
MADHE SE 14 VJEÇ) që mendojnë të ndjekin shkollën e mesme ose atë professionale.
Studentët që mendojnë të ndjekin Universitetin në Itali të konsultojnë udhëzimet për procedurën e para-regjistrimit
dhe të kërkesës për vizë Studim/Universitet që publikohen çdo vit në muajin maj në Home Page-in e kësaj faqeje.
Për të gjithë të tjerët:

Dokumentacioni i nevojshëm i kërkesës për vizë studimi


- Formulari i kërkesës për vizë (Duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të
tij dhe i firmosur. (Në rastin e të miturve, formulari duhet firmosur nga të dy prindërit, pranë Kancelarisë Konsullore);
- Pasaporta e vlefshme (Skandenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që
kërkohet);
- Një fotokopje e pasaportës;
- Dy fotografi të kohëve të fundit të formatit teser;
- Deklaratë regjistrimi apo para-regjistrimi pranë shkollës/institutit duke treguar numrin e orëve dhe të kohëzgjatjes së
studimeve (shtetëror dhe/ose i njohur në nivel rajonal);
- Dokumentacion i titujve të studimit në zotërim, koerent me studimin që synohet të ndërmerret (mundësisht “deklarata
e vlefshmërisë”);
- Certifikatë personale (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar kompetencën territoriale të
Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës).

Garancitë ekonomike
- Garanci ekonomike të dokumentuara në lidhje me qëndrimin në Itali, të një shume jo më të vogël se ajo që është
përcaktuar në Tabelën A bashkëngjitur Direktivës së Ministrisë së Brendshme të 01.03.2000;
- Si alternativë bursa studimi akorduar nga Qeveria Italiane ose nga Ente Italiane të njohura, nga Ente italiane me të
drejta publike, nga Organizata ndërkombëtare, nga Ente ndërkombëtare të njohura ose Ente publike të Vendit të
origjinës, nga Institute fetare, Universitete, Institute shkollore të huaja, nga Ente dhe Shoqata italiane të një
besueshmërie të sigurt;
- Në rastin kur bursa e studimit e akorduar mbulon pjesërisht shpenzimet e parashikuara për qëndrimin në Itali, kërkuesit
e vizës duhet të paraqesin garanci ekonomike të tilla që të mbulohet shuma e mbetur.

Qëndrimi
- Në rast se zotëron një deklarate mikpritjeje nga ana e një shtetasi italian apo të huaj, banues i rregullt në Itali, kjo duhet
të plotësohet sipas modelit të disponueshëm në sitin e Ambasadës ose në shpërndarje pranë Ambasadës, duke treguar
saktësisht periudhën e qëndrimit, mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit, shoqëruar nga një kopje e lejes së qëndrimit e
vlefshme nëse është shtetas shqiptar, e dokumentit të identifikimit ose pasaportës nëse është qytetar italian. Në
alternative mund të paraqitet kontratë shtëpie ose qëndrimi pranë strukturave të tjera në rast se janë përcaktuar kostot
dhe kohëzgjatja e qëndrimit në to.

Siguracioni Shëndetësor
Policë sigurimi e kryer pranë shoqërive siguruese si shqiptare ashtu dhe italiane me kohëzgjatje 1 mujore nga data e
nisjes për në Itali. Studenti duhet të demostrojë, në momentin e kërkesës së lejes së qëndrimit, se është titullar i një
police sigurimi të cilin mund ta nënshkruajë me mbërritjen e tij në Itali dhe e cila mbulon në rastet e kurave mjeksore,
shtrimit spitalor.

Udhëtimi
- Prenotim i biletës së avionit/tragetit vajtje-ardhje apo biletë nëse është prerë, ose disponibilitet i dokumentuar i një
mjeti transporti personal.

Kujdestari e plotë për studentin në moshë të mitur:


Studentët e mitur në momentin e prezantimit të kërkesës së vizës duhet të paraqiten në sportel të shoqëruar nga të dy
prindërit duke paraqitur:
-certifikatë familjare të apostiliar;
-akt dakordësie mbi largimin jashtë shtetit të të miturit, të firmosur para noterit nga të dy prindërit mbi bazën ligjore
shqiptare, të apostiluar dhe të përkthyer në italisht;
-garanci e dokumentuar mbi kujdestarinë dhe mbrojtjen e vazhdueshme të minorenit gjatë qëndrimit, e vërtetuar për
shembull në format e mëposhtme:
a) sistemim në konvikt dhe deklaratë e marrjes së përgjegjësisë mbi minorenin nga ana e Rektorit të Kolegjit bashkë me një
fotokopje të dokumentit të këtij të fundit;
vendim të Gjykatës italiane përkatëse për të Miturit mbi kujdestarinë në emër të një të besuari të prindërve, me qëndrim të
rregullt në Itali, që mban përgjegjësi derisa minoreni të mbushë moshën 18 vjeç

Vini re: të gjitha dokumentat dhe deklaratat në shqip të lëshuara nga autoritetet lokale, duhet të jenë të përkthyera në gjuhën
italiane dhe të apostiluara nga Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare.
Certifikatat e gjendjes civile duhet të jenë të lëshuara nga jo më shumë se 6 muaj.

Formularët për kërkesën per vizë dhe modularet në përdorim mund të shkarkohen nga siti i Ambasadës www.ambtirana.esteri.it
(në vecanti konsultoni sektoret “Viza” dhe “Modulistikë”) si dhe shpërndahen pa pagesë në Zyrat e Ambasadës.

Kujdes: Përfaqësia Diplomatike apo Konsullore ka të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë në rast nevojë. Nënvizohet se
paraqitja e dokumentacionit të kërkuar nuk sjell domosdoshmerisht lëshimin e vizës.

You might also like