You are on page 1of 3

Ushtrim – Vektorët me Objekte

Do të krijohet një program ku do të ruhen pikët për një video lojë në një vektor. Në vektor do
të ruhet një sekuencë objektesh. Klasat që do të përfshihen në këtë program janë:

Klasa Lojtar
Atributet: emri i personit, pikët e personit
Konstruktori: merr si parametra emrin dhe piket
Metodat:
a. get/set për secilin atribut;
b. toString() për printimin e të dhënave të lidhura me objektin (emri, pikët)

Klasa Tabela_Pikeve
Atributet:
• nr_lojtar -> një variabël ku ruhet numri aktual i lojtareve,
• ‘Loja’ -> një vektor ku ruhen objekte te tipit ‘Lojtar’. Objektet në vektor ruhen të renditur
nga përdoruesi me më shumë pikë në atë me më pak pike.

Shembull i vektorit ‘Loja’

Konstruktori: public Tabela_Pikeve(int kapaciteti)


Merr si parameter kapacitetin total (numrin max të lojtarëve) që mund të ruhen në vektorin
Loja. Inicializon vektorin ‘Loja’ me përmasë sa kapaciteti maksimal.
Metodat:
a. public void shto(Lojtar a)
Shtimi i një objekti të ri në vektor me këto karakteristika:
• Jo të gjithë objektet mund të ruhen në vektorin ‘Loja’
• Duhet të kontrollojmë nëse është arritur kapaciteti i vektorit ‘Loja;
• Një shtim i ri, kryhet vetëm nëse është më i madh se elementi i fundit në vektorit ‘Loja’;

Shembull shtimi në vektorin ‘Loja’

b. public Lojtar fshi(int i) throws IndexOutOfBoundsException


Fshirja dhe kthen (return) një objekti nga vektori Loja me këto karakteristika:
• Nese pozicioni i lojtarit që do të fshihet është më i vogël se zero ose më i madh se numri
aktual i lojtarëve bëhet throw një Exception
• Ruan objektin që do të fshihet për ti bërë return në fund.
• Zhvendos lojtarët e tjerë në vektor
• Zvogëlon numrin aktual të lojtarëve

Shembull fshirje në vektorin ‘Loja’

c. public int kerko(String emri)


Kërkon nëse gjendet në lojë një lojtar me një emer të caktuar.
Kthen -1 nëse emri nuk gjendet, në të kundërt kthen indeksin ku gjendet ky lojtar.
d. public void LojaString()
Printon të dhënat e të gjithë lojtarëve të ruajtur në vektorin Loja.
Klasa Test
Përfshin metodën main ku:
• Krijohen tre lojtarë
• Testohen metodat get/set per te aksesuar emrin dhe piket e lojtareve
• Krijohet një object i tipit Tabela_Pikeve
• Shtohen lojtarët në këtë object
• Testohen metodat e shtimit/ fshirjes/ kërkimit dhe printimit

You might also like