You are on page 1of 3

1- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të

madhe.
2- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta
shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim
gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim
ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.
3- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.
4- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u
thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.
5- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të
jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i
padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo
është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë
tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.
6- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.
7- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të
kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfrit mund t’i keni
edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

8- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është
vend për thashetheme.
9- Të varfrit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne
atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk
mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë
mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar
prej tyre.
10- Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.
11- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.
12- Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në
sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes
tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm
kujdesin, por edhe zemrën!
13- Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të
vogla me dashuri të madhe.
14- Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë,
por sa shumë dashuri vendosim në të.
15- Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata
janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim.
Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet
t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.
16- Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por
jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë,
zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre
njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk
kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria
dhe të refuzuar nga të gjithë.
17- Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të
aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të
varfër.
18- Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë
urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata
kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e
Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.
19- Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të
devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do
vazhdojë.
20- Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij.
21- Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë?
Shko në shtëpi dhe duaje familjen.
22- Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë
paqe në botë, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.
23- Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si
mësim.
24- Nuk është vetëm një gjë që ju mund ta bëni, nuk
mundem as unë të bëj vetëm diçka, kështu që le të bëjmë
diçka të bukur së bashku.
25- Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë,
sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.
26- Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të
buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.
27- Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të
gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
28- Buzëqeshni njëri-tjetrit. Gruas tuaj, burrit tuaj, fëmijës
tuaj – nuk ka rëndësi kujt, kjo ju ndihmon ta rrisni dashurinë
për njëri-tjetrin.
29- Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan ne duhet të
mësojmë se si të falim.
30- Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit – ata
në shtëpi.
31- Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të
qenit pa dashuri.

You might also like