You are on page 1of 1

Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli u lind në Pogradec, më 13 shtator 1907. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1919. Po këtë
vit, në kalendarin´´Pogradeci``, botoi vjershat e tij të para:´´Mëmës Shqipëri`` dhe´´Skënderbeu``. Më 1921 filloi
Shkollën Tregtare Rumune në Selanik. Nga viti 1924 kish filluar të botonte te ´´Shqipëria e Re`` dhe ´´Kosova`` që
dilnin në Kostancë të Rumanisë. Më 1928, filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike në
Bukuresht. Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën ``Shqipëria e Re`` në Kostancë, në faqet e së cilës hapi më 1929
rubrikën´´Shënime Letrare``. U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe
monetare me vlerësimin më të lartë. Punoi si përkthyes në shtëpinë botuese shtetërore ´´Naim Frashëri``. Vdiq në
Tiranë, më 4 maj të vitit 1967.

Vepra letrare:

´´Net shqiptare`` (1938); ´´Ago Jakupi e të tjera rrëfime`` (1943); ´´Sulm e lotë`` (1943); ´´Shënime letrare`` (1944);
´´Havadan më havadan`` (1944); ´´Kapllan Aga i Shaban Shpatës. Rrëfime – Rrëfenja`` (1944); ´´Këngë e britma
nga qyteti i djegur``(1944); ´´Dashuria e barbarit Artan për të bukurën Galatea`` (1946); ´´Pylli i gështenjave (1958);
´´Xinxifilua`` (1962); ´´Tregime të moçme shqiptare`` (1965); ´´Tregime të zgjedhura`` (1972); ´´Baltë nga kjo
tokë`` (1973); ´´Në një cep të Ilirisë së poshtme`` (1983); ´´E madhe është gjëma e mëkatit`` (1993) etj.

Përkthime: Ivan Turgeniev, ´´Kujtimet e një gjahtari``; Nikollaj Gogol, ´´Tregimet e Petërburgut``; Nikollaj Gogol,
´´Frymë të vdekura``; Mikhail Saltykov-Shchedrin, ´´Zotërinj Gollovlinovë``; ´´Përralla të zgjedhura``(1988) etj.

You might also like