You are on page 1of 1

Lasgush Poradeci

Llazar Sotir Gusho, i njohur me emrin Lasgush Poradeci, ka lindur më 27 dhjetor 1899 në
qytetin e Pogradecit. Ai njihet si liriku më i shquar i letrave shqipe. Pas mbarimit të shkollës
fillore në Pogradec, i ati i Poradecit, i cili ishte patriot dhe arsimdashës, e dërgoi në moshën 9-
vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit.

Me fillimin e Luftës së Parë Botërore Liceu ku studionte Lasgushi u mbyll, dhe ai u kthye në
Pogradec ne vitin 1915 duke e lënë Liceun pambaruar. Familja e dërgoi në Athinë, dhe ai u
regjistrua në një Lice francez. Atje ai u sëmur nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndroi i shtruar
në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaroi liceun.

Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht, për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa
bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte.

Në Rumani, duke dhënë provimet, mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924
Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai u rregjistrua në Universitetin e Gracit (Austri) në
Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac në Fakultetin e
Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor.

Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike
me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli
i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci nuk e vazhdoi veprimtarinë krijuese.
Sepse dëshiroi që ato poezi të cilat i ka shkruar të mbeten pa asnjë ndikim. Ai shkroi, veç të
tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit
Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të
Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit,
lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit,
të Emineskut, etj.

Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe
kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej,
Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një
personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe
synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në
harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohej vepra e tij e plotë. Me 12
nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari që sot ka adhurues të
shumtë.

You might also like