You are on page 1of 18

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosova


Qeveria - Vlada – Government
Zyra e Kryeministrit – Ured Premijera – Office of the Prime Minister
Agjencia e Statistikave të Kosovës - Agencija za Statistike Kosova – Kosovo Agency of Statistics

Seria 2: Statistikat e Bujqësisë dhe Mjedisit

Anketa e Mbeturinave Industriale


2022

Prishtinë, 2023
Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosova
Qeveria - Vlada – Government
Zyra e Kryeministrit – Ured Premijera – Office of the Prime Minister
Agjencia e Statistikave të Kosovës - Agencija za Statistike Kosova – Kosovo Agency of Statistics

Seria 2: Statistikat e Bujqësisë dhe Mjedisit

Anketa e Mbeturinave Industriale


2022

Prishtinë, 2023
Botues: Agjencioni i Statistikës së Kosovës (ASK)
Data e botimit: Dhjetor, 2023
© Agjencioni i Statistikës së Kosovës
Riprodhimi autorizohet nëse tregohet burimi.
Informata të shumta janë në dispozicion në internet,
ku mund të qaseni përmes ueb-faqes së ASK-së:
http://ask.rks-gov.net
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

Parathënie________________________________

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e


Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin referues
2022, si anketë e rregullt vjetore.

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi statistikor është që të ofrojë të


dhëna statistikore për mbeturinat e gjeneruara nga sektorët
industrialë në Kosovë. Ky hulumtim është kryer sipas NACE
rev.2.
Rezultatet e paraqitura në këtë publikim janë burim i
rëndësishëm statistikor për mbeturinat e gjeneruara dhe të
përpunuara nga sektorët e industrisë; B, C, D, E, F, G-U.

Metodologjia e aplikuar në këtë hulumtim është në përputhje


me: Rregulloren (EC) Nr. 2150/2002 të Parlamentit dhe Këshillit
Evropian të 25 nëntorit 2002 mbi statistikat e mbeturinave;
Listës Evropiane të Mbeturinave; dhe Ligjit për Mbeturina në
Kosovë, Nr. 04 / L-060.

Falënderimet i dedikohen ekspertit nga GOPA, Volker Küchen


(ARGUS GmbH,Berlin) për mbështetje profesionale.

Publikimin përgatiten:

Bajrush Qevani - Drejtor DSBM


Haki Kurti - Shef i Divizionit të Statistikave të Mjedisit
Flutura Shosholli - Zyrtare e Statistikave të Mjedisit
Ismet Ahmeti - Zyrtar i Statistikave të Mjedisit

Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet tuaja mund të dergoni në


adresën e ueb faqes (ueb faqja e departamentit prodhues).

Dhjetor, 2023 U.d. Kryeshef Ekzekutiv i ASK-së


Avni Kastrati

5
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

Lista e shkurtesave dhe simboleve_______________

ASK - Agjencia e Statistikave të Kosovës


BE - Bashkimi Evropian
LoW - Lista e Mbeturinave
NACE Rev.2 - Klasifikimi i Veprimatrive Ekonomike
EWCStat.
Classification - Katalogu Statistikor Evropian i Mbeturinave

Kg - Kilogram
T - Ton
% - Përqindje
: - Të dhënat nuk janë në dispozicion

6
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

Përmbajtja_______________________________

1 Shpjegime Metodologjike ................................................. 8

2 2. Objektivat dhe Metodologjia e anketës ........................ 9

3. Definicionet ..................................................................... 10

4. Rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale 2022 .. 11

5. Aneks. 1: Pyetësori......................................................... 14

7
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

1 Shpjegime Metodologjike

1.1. Informacione të përgjithshme

Anketa e Mbeturinave Industriale 2022 (AMI), u realizua sipas


NACE Rev.2, (klasifikim statistikor i aktiviteteve ekonomike),
dhe sipas listës së mbeturinave (LoW).
Njësi raportuese janë të gjitha kompanitë me 10 e më shumë
punëtorë. Kompanitë e përfshira janë klasifikuar nga NACE
Rev.2 në sektorët si në vijim:

B - Xehetari dhe Guroret


C – Prodhimi
D - Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe furnizimi me
ajër të kondicionuar;
E - Furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim të mbeturinave dhe
rregullim toke;
F – Ndërtimtaria
G-U - Sektorët e shërbimeve

8
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

2. Objektivat dhe Metodologjia e anketës


2.1. Objektivi

Objektivi i AMI 2022, ka qenë të ofrojë të dhëna statistikore për


mbeturinat e gjeneruara dhe te përpunuara nga sektorët e
industrisë në Kosovë. Gjithashtu, AMI 2022, ka pasur për qëllim
përmbushjen e kërkesave të shfrytëzuesve për të dhëna
statistikor nga sektorët e lartpërmendur në nivel vendi dhe
njëkohësisht monitorimin e vazhdueshëm të sektorit të
mbeturinave.

2.2. Metodologjia
Burimet e të dhënave janë bizneset nga sektorët e ndryshëm të
industrisë. Grumbullimi i të dhënave është realizuar sipas
mënyrës tradicionale ‘’ballë për ballë’’, me anën e pyetësorit në
letër. Njësitë raportuese të përfshira në anketë kanë qenë
kompanitë me dhjetë (10) e më shumë punëtorë.
Metodologjia e anketës është në harmoni me rregulloret dhe
ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, si vijon: Rregulloren (EC)
Nr. 2150/2002, të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të 25
nëntorit 2002 mbi statistikat e mbeturinave; Listës Evropiane të
Mbeturinave (LoW); dhe Ligjit për Mbeturina në Kosovë, Nr.
04 / L-060.

2.2.1. Korniza e anketës

Mostra e AMI 2022, është përbërë prej 842 bizneseve. Numri i


përgjithshëm i bizneseve, që janë përgjigjur në anketë ka qenë
745 (88.5%) Fillimisht është përgatitur plani i mostrës
(elementët kryesore, NACE Rev.2, WStatR, kodet dhe numri i
të punësuarve sipas klasave ), pastaj lista e bizneseve është
nxjerrë nga Regjistrit Statistikor i Bizneseve në ASK.

9
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

2.2.2 Mbledhja e të dhënave


Grumbullimi i të dhënave në terren është realizuar gjatë
periudhës kohore Gusht -Shtator 2023, nga anketuesit e
zgjedhur sipas Vendimit të Ministrisë së Financave, Punës dhe
Transfereve (MFPT) për Masën 1.4 – Skema e punësimit të
garantuar për të rinjtë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për
punë praktike në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Gjatë
periudhës së lartpërmendur anketuesit kanë zhvilluar intervista
të drejtpërdrejta me menaxherët e bizneseve, në bazë të
pyetësorëve, (Shtojca 1).

3. Definicionet

Mbeturinat industriale: Janë mbeturinat të cilat krijohen nga


aktivitetet, proceset industriale, prodhimtari artizanale dhe
veprimtari tjera prodhuese.

Mbeturina :Substancë apo objekt që prodhuesi apo zotëruesi


e hedh, ka për qëllim ta hedh apo është i detyruar t’a hedh.

Mbeturina të rrezikshme: Janë mbeturina që paraqesin një


apo më shumë veti të rrezikshme të listuara në Shtojca III. (Lista
H) të Ligjit për Mbeturina Nr. 04/L-060.

Riciklimi: Çdo operim te përpunimit nga i cili materialet


mbeturinë janë rikthyer në produkte,
materiale, substanca qoftë si origjinale apo për qëllime tjera. Kjo
përfshinë rikthimin e materialeve organike por nuk përfshinë
përfitimin e energjisë dhe ripërpunimin në materiale që
përdoren si karburante apo për operimet e mbulimit të
mbeturinave.

10
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

4. Rezultatet e Anketës së Mbeturinave


Industriale 2022

Rezultatet nga AMI 2022 tregojnë se gjithsej: sasia e


mbeturinave industriale, të gjeneruara në vitin 2022, ishte
3.389.988 ton, krahasuar me vitin 2021 ka qenë 53.1 % më e
lartë.
Të dhënat e vitit 2022, tregojnë se sasia më madhe e
mbeturinave të gjeneruara sipas sektorëve të industrisë, ka
qenë nga sektori D1 (Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull
dhe furnizimi me ajër të kondicionuar ), me 2.795.809 ton,
krahasuar me vitin 2021 ka qenë 120.5 % më e lartë. Sektori i
dytë për nga sasia e mbeturinave të gjeneruara ka qenë sektori
C (Prodhimtaria), 335 452 ton, krahasuar me vitin 2021 ka qenë
3.0 % më e lartë.
Gjithsej sasia e mbeturinave të përpunuara2 ka qenë 3.390.096
ton, krahasuar me vitin 2021 ka qenë 53.2 % më e lartë.

1
Në vitin 2022 nga sektorin D, është raportuar një sasi dukshëm më
e lartë e mbeturinave nga metalet se në vitin 2021 (Tab1.sektori D)

2
Përpunimi i mbeturinave: Operim, ku rezultati kryesor i të cilit është
vënia në shërbim e mbeturinave për qëllime të dobishme, duke
zëvendësuar materialet tjera të cilat përndryshe do të duhej përdorur
për të plotësuar një funksion të caktuar, apo përgatitja e mbeturinës
për të plotësuar ato funksione në ndonjë impiant apo ekonominë e
gjerë. Shtojca II (Lista R – lista e operimeve potenciale) e Ligjit për
Mbeturina Nr. 04/L-060.

11
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

Tab. 1: Gjithsej sasia e mbeturinave industriale të


gjeneruara nga sektorët e industrisë: B, C, D, E, F, G-U.

(1000/t)
Trajtimi i mbeturinave nga kompanitë
Mbeturina të Gjithsej
Mbeturina të gjeneruese
dërguara diku mbeturina të
NACE Rev.2 gjeneruara
Mbeturina të tjetër përpunuara'
Të ricikluara Të deponuara
djegura
Ton
A : : : : : :
B 9.981 611 187 4.177 5.011 9.986
CA 227.140 : 215.130 579 11.431 227.139
CB 51.677 : 1.534 49.979 170 51.684
CC 37.206 35.642 497 26 1.039 37.204
CD 11 : : : 11 11
CE 37 : 5 15 17 37
CF 7 : : : 7 7
CG 16.191 83 11.517 683 3.918 16.200
CH 1.622 20 550 167 892 1.629
CI 1 : : : 1 1
CJ 43 : 11 : 32 43
CK 633 : 213 400 19 633
CL 3 : : 2 1 3
CM 880 79 35 73 694 880
D 2.795.809 : : 2.677.163 118.647 2.795.809
E 100.533 3 877 45.809 53.929 100.618
F 82.335 17 81.387 140 787 82.331
G-U 65.878 5 1.973 25.829 38.074 65.880
Gjithsej 3.389.988 36.458 313.915 2.805.042 234.681 3.390.096

12
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

Fig. 1: Mbeturinat e gjeneruara dhe të përpunuara


sipas sektorëve: B, C, D, E, F, G-U, 2022 (ton)

3.000.000

2.500.000

2.000.000

1.500.000

1.000.000

500.000

-
B CA CB CC CD CE CF CG CH CI CJ CK CL CM D E F G-U

Gjeneruar : Përpunuar :

13
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

5. Aneks. 1: Pyetësori

14
Anketa e Mbeturina Industriale 2023

Tab. 1.Gjenerimi dhe përpunimi i mbeturinave industriale 2022 (01.01-31.12.2022


Përpunimi i mbeturinave në
Gjenerimi i mbeturinave Përpunimi i mbeturinave nga kompanitë tjera
kompani
Kompania e cila i
Mbeturina të pranon
Kodi i Mbeturina të Emri i Dërguar
Mbeturina të marrura nga Të Të mbeturinat është
mbeturinës Të djegura dërguara diku kompanisë diku tjetër,
Lloji i mbeturinës gjeneruara kompanitë ricikluara deponuar kompani
(Plotësohet (ton) tjetër ku dërgohen lloji i
(ton) tjera për (ton) (ton) Kosovare apo e
në ASK) ( ton) mbeturinat trajtimit
trajtim (ton) ndonjë shteti
tjetër ?
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

Gjithsej

15
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës“Pjetër Bogdani”

628.54:311 (496.51)”2022”

Anketa e Mbeturinave Industriale : 2022 / publikimin përgatiten


Bajrush Qevani ... [etj.]. - Prishtinë : Agjencia e Statistikave të
Kosovës. - Botim elektronik. - 2023. - 1 burim elektronik (17 f.) :
ilustr. ; 28 cm. - (Statistikat e Bujqësisë dhe Mjedisit Seria ; 2)

1. Qevani, Bajrush 2. Kurti, Haki 3. Shosholli, Flutura 4.


Ahmeti, Ismet

ISBN 978-9951-30-019-3
Agjencia e Statistikave të Kosovës:
Përshkrim i shkurtër___________________________

Agjencija e Statistikave të Kosovës, është institucion


profesional, i cili vepron që nga viti 1948 dhe ka kaluar disa faza
historike, i strukturuar sipas rregullimit shtetëror të asaj kohe.

Më 2 Gusht 1999, Agjencioni ka rifilluar punën profesionale, si


i pavarur në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike.
Agjencioni financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës nga
donatorët për projekte të veçanta.
Agjencia e Statistikave të Kosovës vepron sipas Ligjit Nr. 04/L-
036 i cili ka hyrë në fuqi me 12.12.2011. Plani zhvillimor
strategjik 2009-2013 është në implementim afatmesëm për
zhvillimin e sistemit statistikor në korrelacion me Statistikat e
Bashkimit Evropian (EUROSTAT-it).

Misioni i Agjencionit, është që të përmbush nevojat e


përdoruesve dhe shfrytëzuesve me të dhëna statistikore
objektive dhe analiza të rregullta në mënyrë që të përkrah
departamentet qeveritare, t’u sigurojë informata të duhura
për vendim-marrësit si dhe përdoruesit tjerë në Kosovë.
Adresa: AGJENCIA E STATISTIKAVE TË KOSOVËS
Rr. ”Zenel Salihu”, nr.4,10000 Prishtinë

Telefoni: +383 (0) 38 200 31 129


Kryeshefi Ekzekutiv: +383 (0) 38 200 31 112
Fax: +383 (0) 38 235 033
E-mail: infoask@rks-gov.net
Ueb-faqe: http://ask.rks-gov.ne

You might also like