You are on page 1of 44

UNIVERSITETI AAB

E DREJTA
ADMINISTRATIVE

Ligjëratat 3

Prof. Ejup Bytyçi, PhD.c.

Tetor, 2013 1
3. Përkufizimi i administratës shtetërore
Nga ligjërata e mëparshme

Administrata shtetërore përfaqëson njëren nga instrumentet e


aparatit shtetëror, përmes së cilës shteti ushtron veprimtarinë e
vetë, të gjërë dhe të gjithëanshme.

Administrata shtetërore është pjesë e pushtetit ekzekutiv të


Republikës së Kosovës e cila kryen punët administrative nga
fushëveprimtaria e të drejtave dhe detyrimeve të Republikës së
Kosovës (në tekstin e mëtejshëm: punët, përkatësisht veprimtaria e
administratës shtetërore).

Administratën shtetërore e përbëjnë ministritë, organet e


administratës në përbërje të ministrive dhe organizatat e veçanta
(në tekstin e mëtejshëm: organet e administratës shtetërore).
2
Nga ligjërata e mëparshme

Administratën shtetërore e përbëjnë

Ministritë, dhe organet e administratës në përbërje të ministrive:


Sekretariatet,
Drejtoratet
Inspektoratet dhe
organizatat administrative të veçanta

Ministritë janë forma themelore dhe të vetme të organeve të administratës shtetërore

Në disa shtete:
Ministritë janë forma themelore dhe të vetme të organeve të administratës shtetërore
Ministritë dhe Sekretariatet janë janë forma themelore të organeve të administratës
shtetërore

Në Kosovë (KSAK - 1974),


Sekretariatet Krahinore ishin organe të administratës si dhe forma të
organizatave administrative
3
PËRMBAJTJA

ORAGANIZIMI I ADMINISTRATËS

 Oraganizatat administrative
1. Nocioni i përgjithshëm i organizatës

2. Nocioni i organizates administrative

3. Llojet e organizatave administrative

3. A. Organet e adminstratës

3. B. Klasifikimi organeve të administratës shtetërore

4. Parimet e organizimit të administrates shtetërore

4
ORAGANIZIMI I ADMINISTRATËS

Organizatat administrative

1. Nocioni i përgjithshëm i organizatës

 autorë të ndryshëm më së shumti përqëndrohen në pesë elemente të


organizatës

a) njerëzit,
b) qëllimi i caktuar
c) mjetet ( materiale dhe juridike)
c) struktura organizative
d) mëvetësia në punë

 “Organizata mund të përkufizohet si mënyrë, në të cilën pjesët e tërësisë


harmonizohen e drejtohen për arritjen e qëllimit të caktuar.

5
 sipas disa autorëve
“Organizata, marrë në kuptiminim më të gjërë të fjalës paraqet një grup të
caktuar njerzish të cilët janë të ndërlidhur në mënyrë të ndërsjellë me
ushtrimin e punës së përbashkët dhe realizimin e qëllimit të caktuar”

 Për më tej:
“Organizata është një grup njerëzish të ndërlidhur përherë në mënyrë
adekuate dhe opurtune, e cila është formuar që si tërësi e mëvëtsishme me
mjetet e nevojshme të punojë në realizimin e qëllimit të caktuar”.

“Organizata është grup njerëzish të cilët në mënyrë sistematike janë


reciprokisht të ndërlidhur për arritjen e qëllimit të caktuar në operacionet e
bashkërenditura dhe të ndara ndërmjet tyre”.

6
 Termi “Organizatë” mund të kuptohet së paku në dy aspekte:

- si punë e organizuar për të arritur një qëllim të caktuar


dhe
- si institucion që ka elemnte të caktuara dhe që është i themeluar
të realizoj qëllimet e caktuara

 Njëren nga përkufizimet më të gjëra të organizatës e bënë Sajmon


Me organizatë nënkupton një “format sjelljesh kolektive”.

 Gordon e vështron në tri aspekte:

- si sistem të procesit të vendosjes


- si sistem shoqëror dhe
- si sistem që i përshatet ndryshimeve të mjedisit
7
Parimet themelore të organizatës
 Parimet e ndarjes së punëve
 Parimi i koordinimit
 Centralizimi dhe Dencetralizimi
 Koncentrimi dhe Dekoncentrimi

 Ndarja e punëve në organizatë, bëhët mbi bazën e vendit të punës, respektivisht


punëve dhe detyrave të zbatuesit.

 Elementet e vendit të punës janë:

- Punët dhe detyrat


- Punëtori-zbatuesi i punës ( një ose më shumë puntorë )
- Mjetet e punës
- Hapsira për punë

 Ndarja e punës mund të bëhët në shumë mënyra:


- Ndarja funksionale,
- ndarja resoriale,
- ndarja vertikale,
- ndarja horizontale dhe
- ndarja operative. 8
 Ndarja e punëve ka ndikim në dukuritë
- e specializimit që nënkupton tërësin e thirrjeve të veçanta për
ushtrimin e punëve profesionale të caktuara.

- e tipizimit që konsiston në ushtrimin e atyre punëve, pas të cilave


qëndron produkti i njejtë ose i ngjashëm

- e standardizimit që nënkupton atë ndarje të punëve, në të cilat


operacionet (veprimet) e thejshta ( të rendomta) kryhen më lehtë e më
shpejtë dhe më suskes kontrollohen

- e koordinimit prej nga paraqet një ndër parakushtet esenciale të


strukturës së organizates, i cili do të bëjë të mundëshm sigurimin e
unitetit të veprimtarisë në oranizatë. Paraqet vetëm atë llojë të
ndërlidhjes e cila siguron veprimin e organizuar të njësive organizative,
përkatëshisht të njësive të organizates për realizimit e qëllimit e
përgjithshëm të organizatës.
9
 Përcaktimi nocional (kuptimor) i
Centralizimit dhe
Dencentarlizimit

Me Centralizim
- në kuptimin më të përgjithshëm, shprehet gjendja me një
organizatë e cila qeveriset nga një qender

– paraqet një kiearki të caktuar që do të thotë se vendosja


dhe rregullimi i çështjeve thelbsore përqendrohet në
majen e piramides së strukturës organizative.
10
 Decentralizimi nënkupton

- dobësimin e ndikimit të qendrës së organizatës në pjesë të organizatës


- shprehë bartjen e autorizimeve të caktuara prej organeve
udhëheqëse (në maje të piramidës) në bartës funksional të caktuar

Parimi i Koncentrimit

është

- i ndërlidhur me parimin e Centralizimit


- në fakt paraqet tendencën që vendimet të nxirren sa më afer që
është e mundur, nga maja e piramidës kiearkike

Ndërsa Dekoncentrimi nënkupton tëndencën që vendimet të nxirren nga ana e


organeve varëse.

11

Dallimi ndërmjet
Centralizimit dhe
Koncentrimit

 Te koncentrimi ekziston delegimi pushtetit por jo edhe


transferimi i pushtetit, respektivisht i autoritetit.

Ketu, organet më të larta rezervojnë të drejtën për vete që të


bëjnë
- direktivë të obligueshme organeve më të ulta dhe që
- të anulojnë vendimet e nxjerra nga ana e organeve më të
ulëta

12
2. Nocioni i Organizatës Administrative

 Tiparet specifike që e përkufizojnë organizatën administrative janë:

-
kontinuiteti,
- profesionalizmi i nënpunësve,

- autorizimet,

- punët shoqërore dhe të tjera

 Organizatat administrative në mënryrë autoritative hyjnë në marrëdhënie


juridike me subjektet juridike.

13
 Organizatat administrative dallojne nga organizatat e
tjera në bazë të
dy karakteristikave themelore të tyre:

 E para:
në organizata administrative kryhen punët e
përgjithshme shoqërore

 E dyta:
punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në
ushtrimin e pushtetit, përkatësisht të shërbimeve për
subjektet juridike.
14
3. Llojet e Organizatave Administrative

 Dy mund të jenë grupe themelore:

 Grupin e parë e përbejnë organizatat administrative,


punët
e të cilave konsistojnë
- në ushtrimin e pushtetit

 Grupin e dytë e përbejnë organizatat administrative që


- ushtrojnë shërbime te caktuara.
15
 Grupi i parë i organizatave administrative nënkupton
organet e pushtetit shtetëror, përkatësisht organet e administatës
shtetërore.

 Grupi i dytë i organizatave administrative nënkupton Organizatat


dhe Institucionet, të cilat ushtrojnë shërbimet të caktuara duke
shfrytëzuar për këtë autorizimet publike.

 Maks ëeber
thekson administratat administrative që shërbejnë nga njëra anë
- si instrument për ushtrimin dhe mbajtjen e pushtetit, ndërsa në anën tjetër
- si sistem organizatash për ushtrimin e shërbimit publik
Ky klasifikim është mjaft i pranishëm dhe i pranueshëm në literaturën juridike
administrative në përgjithësi

16
2.A. Organet e Administratës
 Fjala organ ka dy kuptime themelore:

- Kuptimin subjektiv
dhe
- Kuptimi objektiv

Në kuptimin e parë fjala “Organ” nënkupton njerëzit, qoftë si individ, qoftë


si grup i tyre, nëpërmjet të të cilëve shteti ushtron punët e veta

 Në kuptimin e dyte fjala “Organ” nënkupton vëllimin e veprimtarisë së


individëve apo të grupeve të tyre, nëpërmes të cilave shteti ushtron punët
e veta.
17
 Edhe organi shtetëror përkufizohet në kuptimin

- subjektiv dhe
- objektiv ashtu siç ishte me nocionin “Organ”

 Profesori Cyrberg ( Zagreb)


paraqet organin shtetëror si një institut real konkret dhe të
organizuar juridik, i cili duhet ti kryej rreth te caktuar të detyrave
dhe të punëve shtetërore.

 Organet e administratës shtetërore përbejnë atë pjesë të aparatit


shtetëror e cila është ngarkuar më veprimtarinë administrative si
njëra nga veprimtaritë e përgjithshme që ushtron shteti

18
 Karakteristikë themelore, që organet e administratës të
cilësohen si organe shtetërore është
mveshja e tyre në tagra të pushtetit

- të nxjerrin akte juridike administrative


me të cilat manifestojnë vullnetin e shtetit, përkatësisht
të pushteti shtetëror

- të mbrojnë dhe zbatojnë ligjet e tij nga çdo


shkelje, duke përdorur edhe fuqinë shtrënguese
19
3. B. Klasifikimi organeve të administratës shtetërore

Klasifikimi i organeve të administratës shtetërore është


në varësi të drejtpërdrejtë prej
- Sistemit shoqëror politik dhe Juridik të një vendi.

 Klasifikimi i organeve të administratës shtetërore


është i ndryshëm varësisht se a behët fjalë për

- shtetin unitar apo federativ,


- të centralizuar apo të decentralizuar,
varësisht se a ka brenda tij apo nuk ka
- njësi autonome, varësisht nga pozita e organeve
lokale etj.
20
 Organet qendrore të administratës
e shtrijn veprimtarinë e vetë brenda tërë
territorit të vendit,

 Organet lokale të administratës


kanë të kufizuar shtrirjen e veprimtarisë së
vetë psh. brenda një komune, pikërisht për
ketë, është edhe ndarja në organet qendrore
dhe regjionale të administratës shtetrore.

21
 Organet individuale të adm inistratës shtetërore
janë ato organe në të cilat si rregull shprehet vullneti
i individit, atij që është ne krye të organit,
përkatësisht eprorit të organit. (organet individuale
të administratës shtetërore janë psh. Ministritë).

 Organe kolegjiale të administratës shtetërore


janë ato organe në të cilat e drejta e vendosjes i
takon një grupi personash

 Sesion
nënkuptohet mbajtja e mbledhjes brenda një afati të
caktuara.

 Kuorum kuptohet numri i anëtareve për punë dhe


marrjen e vendimeve në organin kolegjial
22
 Ekzistojnë dy lloje të kuorumit:

- kuorumi i të pranishmëve dhe


- kuorumi i votuesve

 Organet aktive
janë të mëvetësishme në ushtrimin e punëve administrative
dhe emërtohen edhe si organe të cilat nxjerrin vendime
(ministritë etj).

 Organet këshilluese
janë ato të cilat bëjnë këshilla, shfaqin kryesisht mendime
profesionale për organe tjera
23

Organet e mëvetësishme
janë ato organe që janë në raport të drejtpërdrejtë me parlamentet dhe
themelohen prej tyre psh. ministritë etj.

 Organet në përbërjen e organeve të mëvetësishme të administratës


shtetërore
janë në raport të drejtpërdrejt me organet e mëvetësishme psh. inspektoratet
në përbërjen e ministrive.
Mëvetësia e organit të administratës
dallohet nga
Pavarësia e gjykatave.
- Pavarësia e gjykatave është më e gjërë se mëvehtësia e organeve të administratës.

Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës


- ministritë janë të mëvetësishme në ushtrimin e kompetencave të caktuar
kushtetuese e ligjore, gjerë sa

- gjykatat janë të mëvetësishme dhe të pavarura në punën e tyre dhe gjykojnë në bazë
të Kushtetutës, ligjeve dhe të akteve të tjera të përgjithshme.

24
 Klasifikimi

në organet e administratës së

- shkallës së lartë dhe


- të ulët
është shprehja e shkallëve të ndryshme të njësive territoriale politike


Kriter themelor për ndarje
- në organet e përgjithshme dhe
- organet e veçanta të administratës shtetërorre
është vëllimi i punëve

Pra nënkuptohet dhënia e kompetencave në ushtrimin e të gjitha


punëve administrative që mund ti kryejnë organet e administratës.
25
 Organet e Veçanta të Administratës Shtetërore

Janë ato organe veprimtaria e të cilave është e kufizuar

- në fushë të caktuar administrative


përkatësisht

- në shërbime të caktuara administrative


(seksione, referate etj)

26
4. Parimet e Organizimit të Administratës Shtetërore

 Kushtëzohen drejtpërsëdrejti nga

- rendi shoqëror i një vendi dhe


- organizimi i tij shtetëror i ndërtuar mbi këtë bazë

(rendi shoqëror i një vendi dhe organizimi i tij shoqëror përshkohet nga parimi i
sovranitetit. Zejnullah Ballanca e drejta administrative Tiranë)

 Ideja e sovranitetit të popullit në formën e saj klasike është formuluar në


shekullin XVII nga Zhan Zhak Rusoi.
Sipas tij, sovraniteti është

unik
i pandarë
i patjetërsueshëm
dhe si i tillë
i përket popullit si tërësi
27
 Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror
është një parim i prejardhur nga parimi i sovranitetit të popullit.
Ky parim synon që pushteti shtetëror të përqendrohet vetëm ne
duart e organeve përfaqësuese

nga ky parim del se pushteti shtetëror ushtrohet në radhë të parë


nga

- organet përfaqësuese,
nga organet e tjera shtetërore, pra
- nga organet administrative
të zgjedhura, të formuara ose të caktuara e të kontrolluara prej tyre

28
 Ideja e ndarjes së pushtetit
ishte formuluar qyshë në shekullin XVII nga filozofi anglez Xhon
Lok nga vepra “Dy traktate mbi qeverinë 1689”

kompromis i arritur midis klasës së borgjezisë dhe klasës feudale


duke u nisur nga pozita e doktrinës të së drejtës natyrale dhe
kontratës shoqërore.

Sipas tij (Xhon Lok) pushteti shtetëror ndahet në

- pushtet legjislativ
- pushtet ekzekutiv dhe në
- pushtet federativ (te bashkuar)
29
 Sharl Lui Monteskie
në veprën e tij “Fryma e ligjeve” (1748), pushteti shtetërore është
i ndarë në

- pushtet legjislativ
- ekzekutiv dhe
- gjyqësor

 Të tri pushtetet e lartëpërmendura do të jenë të pavarura


nga njëri tjetri

30
 Parimet e organizimit të administratës shtetërore
ndryshojnë nga një vend në një vend tjetër dhe nga një sistem
në sistem tjetër, varësisht nga karakteri i rendit shoqërore te atij
vendi në përgjithësi

 Parimet themelore të organizimit të administratës shtetërore:

- parimi i ndarjes së funksionit ekzekutiv nga funksioni


administrativ

- parimi i kushtetutshmërisë dhe i ligjshmërisë

- parimi i federalizmit,
si tri nga parimet kryesore

31
Parimet e punës së organeve të administratës

Katër parime meritojnë të shqyrtohen veç e veç

1. Parimi i ligjshmërisë
2. Parimi i mëvetësisë
3. Parimi i efikasitetit
4. Parimi i punës së hapur të administratës

32
1. Parimi i ligjshmërisë
 Ligjshmërinë si parim themelor të organizimit dhe të veprimitarisë së
mbarë aparatit shtetëror të një vendi e parashikon shprehimisht
edhe kushtetuta e të njëjtit vend

 Parimi i ligjshmërisë dhe zbatimi i tij


ka randësi jashtëzakonisht të madhe në administratën shtetërore

Në mënyrë të veçantë zbatimi i këtijë parimi ka rëndësi të madhe për


rregullimin e veprimatrisë juridike të organeve të administatës
shtetërore

Parimi i ligjshmërisë gjenë zbatim të plotë në fushën e organizimit të


organizatëës shtetërore.
33
 Parimi i ligjshmërisë së punës së administratës
nënkupton

se të gjitha aktet e organeve të administratës duhet


të jenë të ligjshme, përkatësisht

se të gjtha normat dhe aktet të tjera të përgjithshme


të saj, duhet të jenë në përputhje me ligjin dmth.

të bazuara në ligj dhe në akte të tjera që janë nxjerr


në bazë dhe për zbatimin e tij

 Cdo veprimi i kundërt i administratës me ligjin


nënkupton veprim të paligjshëm
34
Rastet e paligjshmërisë
 Teoria juridike i klasifikon disa grupe

- Inkompetenca
- Cenimi i te drejtave në procedurë
- Cënimi i të drejtave materiale juridike
- Vërtetimi i gabueshëm i gjendjes faktike
dhe
- Paligjshmëria në oportunitet ose qëllimi i
aktit
35
 Paligjshmëria mund të shfaqet me cënimin e të drejtave mbi
- kompetencën lëndore dhe
- territoriale

 Nga inkompetenca duhet ta dallojmë


uzurpimin e kompetencës

 Cënimi i të drejtave në procedurë njihet edhe si gabim formal


apo procedural i administratës

 Këto gabime ndahen në


- gabime esenciale dhe në
- gabime joesenciale
 Në të parat gabimet ndikojnë në vendosjën e qështjës, kurse në të dytat janë ato
gabime që nuk kan pasur ndikim në përmbajtjen e aktit

36
 Cenimi i ligjit esencial shkaktohet në dy mënyra
themelore

- kur nuk aplikohet norma dhe


- kur është aplikuar norma gabimisht

 Gabimi në gjendjen faktike


atëherë kur nuk vërtetohen të gjitha faktet që
janë relevante për nxjerrjen e aktit administrativ

37
 Paligjshmëria në oportunitetin ose qëllimin e aktit
ekziston atëherë kur organi i administrates nxjerr aktin mbi
realizimin e një qëllimi tjëtër dhe jo të atij që buron nga ligji.

 Norma administrative është aplikuar drejt vetëm nëse


aplikimi i përgjigjet oportunitetit ose qëllimit të vetë

 Për gjatë parimit të ligjëshmërisë, zhvillohet edhe


parimi diskrecionit,
përkatësisht
i çmuarjes së lirë me të cilën organi i admnistratës gjatë
vendosjes zgjedhë ndërmejt dy apo më shumë alternativave,
përkatësisht mundësive, atë që është më oportune

38
2. Parimi i mëvetësisë
 nënkupton se administrata mundë të punoj
vetëm me atë që është e autorizuar

 Mëvetësia e organeve të administratës nuk


është në kuptimin absulut por është mëvetësi
relative, që do të thotë hapsirë e veprimit të
saj brendapërbrenda kompetencave të
përcaktuara me kushtetutë e me ligjë

39
Kompetenca
 Kompetca përkufizohet si e drejtë dhe detyrë e organit të
administratës për ushtrimin e punës së caktuar apo të një
grupi të punëve administrative.

 Kompetenca caktohet pasi të jetë caktuar rrethveprimi i


organit të administratës

 Kompetenca ndahet në

- lëndore dhe
- territoriale
e para, kompetenca për nga përmbajtja e veprimtarisë,
përkatësisht lloji i punëve, të cilat ushtrohen

dhe

e dyta, kompetenca për nga territori në të cilën shtrihet


mundësia e veprimit të organit të administratës
40
Delegimi dhe substitucioni i kompetencës

 Delegimi i kompetencës nënkupton

- bartjen e kompetencës nga organi i


administratës së shkallës më të lartë në organe të
administratës së shkallës më të ulët.

- substitucioni i kompetencës nënkupton


marrjen e kompetencës prej organit më të ulet nga
organi më i lartë.

41
3. Parimi i efikasitetit

 Fjala efikasitet në kuptimin e përgjithshëm nënkupton


raportin optimal midis

- detyrave të parashtruara dhe


- rezultateve të arritura

 Parakusht i efikasitetit është

- ligjëshmëria
- organizimi funksional i administratës,
- modernizimi i punës në adiministratë
- ngritja profesionale e kuadrove në administratë dhe
- informimi e komunikimi në administratë
42
4. Parimi i punës së hapur i administratës

 Ky parim në esencë nënkupton

- hapjen e administratës para shoqërisë, përkatësisht


- informimin e qytetarëve mbi punën e saj

 Informimi mund të bëhet në

- vëllim të ndryshëm dhe


- forma të ndryshme

Për këtë shfytëzohen mjetet e informimit publik. Realizimi praktik


i këtij parimi ka mundësi të kufzimit në raste të ruajtjes së sekretit
shtetëror, përkatësisht fshehtësisë së punës në administratë
43
Ju falemnderit

44

You might also like