You are on page 1of 4

THËNIE PËR LIBRIN

1.“Ja pra, këtë mrekulli të bëjnë librat: Të lejojnë të udhëtosh, pa i lëvizur


fare këmbët” –Jhumpa Lahiri.
2.“Nëse lexon vetëm librat që po lexojnë gjithë të tjerët, prit që të mendosh
vetëm ato gjëra që mendojnë gjithë të tjerët” – Haruki Murakami.
3.“Njeriu, qoftë ai zotëri apo zonjë, që nuk gjen kënaqësi në një roman të
bukur, duhet të jetë padyshim idiot i patolerueshëm” – Jane Austen.
4.“Një libër i madh duhet të të lërë me përjetimin e shumë përvojave dhe
pakëz të lodhur në fund. Sepse ti jeton shumë jetë ndërsa lexon” – Uilliam
Styron.
5.“Gjithmonë lexo diçka që do të të bëjë të dukesh mirë, nëse vdes në mes
të leximit” – P. J. O’Rourke.
6.“Miku më i mirë është ai që më jep një libër që nuk e kam lexuar” –
Abraham Lincoln.
7.“Mendo para se të flasësh. Lexo para se të mendosh” – Fran Lebovitz.
8.“Librat janë avioni, treni dhe rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi.
Janë shtëpia” – Anna Quindlen.
9.“Lexova një libër një ditë, dhe e gjithë jeta më ndryshoi” – Orhan
Pamuk.
10.“Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt” – Marcus Tullius Cicero
11.“Dikur njerëzit çmendeshin duke lexuar libra, tani çmenden para
pasqyrës” – Hegel.
12.“Ka krime më të këqia se sa djegia e librave. Një prej tyre është
 mosleximi i tyre” – Joseph Brodsky.
13.“Miq të mirë,
libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale” – Mark Tuein.
“NE JETOJMË PËR
LIBRAT!”
“Librat janë miqtë më të
përhershëm; ata janë
këshilltarët më të gjindshëm
dhe më të mençur dhe
mësuesit më të durueshëm.”

“Ka krime më të këqija se


djegia e librave. Njëra prej
tyre është të mos i lexosh.”

You might also like