You are on page 1of 7

Gjuhë latine

seminar
Dr. Genta Nallbani
Dr. Jona Hoxha
Alfabeti
• Alfabeti latin ka 24 shkronja: 6 zanore dhe 18 bashkëtingëllore
• Zanoret (vocales) janë të thjeshta ose diftongje
• A,E,O dhe U shqiptohen si në gjuhën shqipe: figúra(figurë),
sánguis(gjak)
• I shqiptohet si në gjuhën shqipe: via(rrugë) por mund të shërbejë
dhe si bashkëtingellore, kur ndodhet në fillim të fjalës dhe kur
pas saj vjen një zanore tjetër; shqiptohet j: iécur(mëlçia e zezë)
• Y shqiptohet y ose i : lýssa(tërbim)
Diftongjet (dyzanore)
Diftongjet janë bashkimi i dy zanoreve që vijnë njëra pas tjetrës
dhe shqiptohen si një e vetme. Në gjuhën latine janë ae, oe,au,eu
më të ralla ei,ui. Shqiptimi i tyre:
• A) ae shqiptohet e : cóstae(brinjë)
• B) oe shqiptohet ë oedéma (enjtje)
Kur ae dhe oe nuk formojnë diftong shqiptohen më vete dhe
vendosim dy pika(¨) ose vijë (¯): áër (ajër); poēta (poet)
Diftongjet e tjera shqiptohen si shkruhen: áuris (vesh), pneumonia
(pezmatim mushkrie)
Bashkëtingëlloret (consonantes)
• Pjesa më e madhe shkruhet dhe shqiptohet si në shqip. Por kemi disa përjashtime:
• Shkronja C shqiptohet si k para zanoreve a, o, u dhe para bashkëtingëlloreve dhe
në fund të fjalës: cálor(nxehtësi). Para zanoreve dhe e,i,y dhe diftongjeve ae,oe
shqiptohet c : cýtus (qelizë)
• Shkronja S shqiptohet si s dhe z, kjo e fundit kur është midis dy zanoreve ose
midis një zanore dhe një bashkëtingëlloreve m ose n: dósis( dozë) ; scapula
(shpatull).
• Shkronja T shqiptohet njësoj si në shqip: tibia (kocka e kërcirit), përjashtim bën
rrokja ti, që shqiptohet si c : substántia (lëndë)
• Shkronja Q pranë zanores u shqiptohet gjithmonë ku: áqua (ujë)
• Shkronja X shqiptohet si ks ose gs: míxtio (përzierje)
• Shkronja LL shqiptoht si një l e fortë: maxilla (nofulla e sipërme)
Gjatësia dhe shkurtësia e zanoreve, shqiptimi i saktë i
tingujve
Në latinisht rrokjet janë të gjata ose të shkurtra, sipas pozicionit. Gjatësia e tyre
shënohet me një (¯) kurse shkurtësia me (˘).
1.Rrokja është e gjatë:
a) Ku përmban një zanore të gjatë nga vetë natyra e saj ose një diftong:
pā – ter (babë)
gan – graé – na (gangrenë)
b) Kur zanorja e rrokjes qëndron përpara një grupi bashkëtingëllor, të përbërë
nga dy ose më shumë bashkëtingëllore si dhe përpara x ose z kur janë të dyfishta:
ma – xīl – la (nofull e sipërme)
un – guēn – tum (pomadë)
…vazhdim
2.Rrokja është e shkurtër:
a) Kur zanorja e saj ndiqet nga një zanore tjetër ose nga h:
ó – lĕ – um (vaj)
tī – bĭ – a (tibia)
b) Kur zanorja e rrokjes ndodhet para një grupi bashkëtingëllor që përmban njërën
prej gërmave p, b,t,d,c dhe një l ose r
vér – tĕ – bra (vertebër)
án – hy – drus ( i paujë)
c) Kur zanorja ndodhet para ch, th, ph, rh, qu kur nuk janë të dyfishta dhe si rjeshim
nuk e bëjnë të gjatë zanoren përpara:
stò – mă – chus (stomak)
ré – lĭ – quus (tjtri, ai që mbetet)
Theksi
• Çdo fjalë në latinisht ka theksin e vet përveç atyre njërrokshe. Theksi varet nga
gjatësia ose shkurtësia e rrokjes së fundit.
a) Kur fjalët janë dyrrokëshe, theksi bie mbi rrokjen e parafundit, dmth në të dytën nga
fundi:
có – sta (brinjë)

b) Kur fjalët janë me tre ose më shumë rrokje, theksohen ose në rrokjen e parafundit
ose të tretën nga fundi.
mĕ – dĭ – cī – na (mjekësi)
sū – tū – ra (qepje)
Pra mund të themi se, theksi në latinisht bie mbi rrokjen e parafundit, por kur kjo
është e shkurtër spostohet tek tjetra.

You might also like