You are on page 1of 22

Universiteti Politeknik I Tiranës

Fakulteti I Arkitekturës dhe Urbanistikës

LEGJISLACION
ARKITEKTONIK
DHE URBAN

Dr. Anisa Qorri


Tirane
2022-2023
KUPTIMI I PRONËSISË

NOCIONE TË PËRGJITHSHME
EVOLUCIONI DHE ORIGJINA E PRONES
Kuptimi i pronësisë në ditët e sotme, shpesh lidhet me EVOLUCIONIN

- Demokriti - prona private është e justifikuar sepse ajo çon në rezultate ekonomike superiore (eficienca). E thënë
ndryshe, individët i përdorin më mirë burimet kur i zotërojnë ato.

- Aristoteli - në favor të pronës private duke përmendur rolin e natyrës njerëzore. historia dhe vëzhgimi faktik
tregojnë se individëve u pëlqen të zotërojnë burime dhe të mira, duhet patjetër të arrihet në përfundimin se
parimi i pronësisë është me të vërtetë pjesë e natyrës njerëzore (shih Politica: I,8 dhe II,5). Prandaj, institucioni i
pronës private është pjesë e së drejtës natyrore dhe mohimi ose kufizimi i pronës private do të çonte në mohimin
e thelbit të çdo qenieje njerëzore dhe të rendit natyror.

- Trashëgimia etruske – prona si lidhja midis shtëpisë dhe perëndive.

Feja është një çështje familjare: paraardhësit e secilës familje janë të shenjtë dhe paraqesin një lidhje të shenjtë me
tokën për të cilën familja këmbëngul. Shkelja e asaj toke dhe – në përgjithësi – e pasurisë së familjes ishte
sakrilegjike dhe zakonisht meritonte dënimin me vdekje, siç dëshmon legjenda e Romulus-dhe-Remus. Kështu, nuk
mund të kishte fe (dhe familje) pa pronë private. Prandaj, prona private nuk është një çështje e eficiencës
ekonomike dhe as nuk është e lidhur me natyrën njerëzore.
TERRITORI, TOKA & PRONESIA

Hapsirë fizike
Trgjet e tokës Burim Ekonomik

Subjekt Juridik Ushqim, Strehim, Argëtim


TOKA
Subjekt Kulturor

Administrimi i tokës dhe politikat lidhur me tokën janë thelbësore për qeverisje të mirë, rritje të qëndrueshme
ekonomike, kohezion, siguri si dhe mirëqenie sociale dhe mundësi ekonomike të hapura për popullatën
urbane dhe rurale.
Nga çfarëdo këndvështrimi, Toka është burim i cili duhet të menaxhohet me kujdes në dobi të gjeneratave
të ardhshme.

Infrastruktura informative e cila e mbështet këtë menaxhim është e njohur si administrimi i tokës, i cili në
veçanti përqendrohet në pronësi, vlerë dhe shfrytëzim të tokës.

Siguria e pronës dhe tregu efikas i pronave të paluajtshme --- stimulojnë investime dhe rritje ekonomike.
Pasiguria e pronës dhe një treg i padrejtë i pronave të paluajtshme --- shpie në varfëri dhe zhvillim të pabarabartë
(joproporcional/të padrejtë)
KËNDVËSHTRIMI JURIDIK

PROTOKOLL SHTESË I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE


LIRIVE THEMELORE, AMENDUAR ME PROTOKOLLIN NR 11 Paris, 20. III. 1952

Neni 1
Mbrojtja e pronës

Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij. Askush nuk mund të
privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji
dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk
cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar
përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave
ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.
KËNDVËSHTRIMI JURIDIK
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Neni 11
1. Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në
ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.
2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.
3. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të
rëndësishme publike.

Neni 41
1. E drejta e pronës private është e garantuar.
2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar
në Kodin Civil.
3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për
interesa publikë.
4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm
përkundrejt një shpërblimi të drejtë.
5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë.
KËNDVËSHTRIMI JURIDIK

KODI CIVIL i REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Përmbajtja e pronësisë
Neni 149

Pronësia është e drejta për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve të caktuar nga ligji.
KËNDVËSHTRIMI JURIDIK

PRONESIA = marredhenie shoqerore e caktuar mes njerezve :

-kuptimin ekonomik - forma shoqerore e fitimit te te mirave nga njerezit


-kuptimin juridik - sanksionimi i marredhenies se pronesise nga normat juridike

E drejta e pronesise, karakter te dyfishte :

- Objektiv - teresine e normave juridike qe bejne rregullimin e marredhenieve juridike te pronesise


- Subjektiv - mundesine, tagren apo pushtetin qe ka titullari i se drejtes se pronesise per te kerkuar nje sjellje te
caktuar nga gjithe personat e tjere

MARREDHENIEN E PRONESISE + ME NORMAT JURIDIKE = E DREJTA PRONESIE (OBJEKTIVE DHE


SUBJEKTIVE)
TEORITE E SE DREJTES se PRONES
Dy jane pikepamjet kryesore ne lidhje me kuptimin e pronesise:

TEORIA I - Teoria e TAGRAVE - ben perkufizimin e te drejtes se pronesise duke u nisur nga uniteti qe
ekziston ne mes te pronarit dhe tagrave te tij.
Sipas kesaj teorie drejta e pronesise eshte e drejta per te gezuar, disponuar, pozeduar sendin brenda kufijve
te percaktuara ne ligj.
teresine e normave juridike qe bejne rregullimin e marredhenieve juridike te pronesise.(francez e italian)

TEORIA II - niset nga uniteti i pushtetit te pronarit. Sipas kesaj teorie e drejta e pronesise eshte teresia
e te drejtave qe ka pronari mbi sendin per tu sjelle sipas menyres qe deshiron, perderisa kjo sjellje nuk
eshte ne kundershtim me ligjin, duke perjashtuar nga e drejta e tij çdo person tjeter. (gjerman e austriak)

Pikepamja e pare ka gjetur zbatim ne legjislacionin francez e italian, ndersa e dyta ne legjislacionin
gjerman e austriak.
- neni 149ne kodin civil thuhet, “E drejta e pronesise eshte e drejta per te gezuar dhe disponuar lirisht
sendin brenda kufijve te percaktuar me ligj”.
TAGRAT E PRONARIT

GEZIMI - eshte shfrytezimi i sendit sipas destinacionit te tij ekonomik. Sipas kesaj tagre pronarit i njihet e
drejta qe ne çdo rast te perfitoje nga dobite natyrore te sendit. Ne baze te kesaj tagre titullari i te drejtes se
pronesise, por dhe subjekte te tjera (jopronare) mund te perfitojne nga te ardhurat e sendit.

DISPONIMI - eshte mundesia qe ka titullari i te drejtes se pronesise per te percaktuar faktin juridik te
sendit. Si rregull, tagra e disponimit synon ne ndryshimin e gjendjes juridike te sendit me ane te veprimeve
juridike te ndryshme qe kryen titullari me persona te tjere.

POSEDIMI - eshte sundimi faktik real, material mbi sendin. Tagra e posedimit gjendet e percaktuar si nje e
drejte e veçante ne kodin civil, neni 304, ku thuhet se “Posedimi mund t’i perkase pronarit ose jopronarit”.

Gezimi, disponimi dhe posedimi ne unitete mes tyre perbejne te drejten e pronesise. Keto tagra te veçanta
nuk perbejne te drejta me vete, por jane pjese e nje te drejte unike qe eshte e drejta e pronesise. Vetem me
ane te ketyre tagrave pronari mund te realizoje ne menyre te plote te drejten e pronesise.
ELEMENTET E MARREDHENIES JURIDIKE TE PRONESISE

Subjektet - Subjekt i marredhenies se pronesise jane personat fizike, personat juridike dhe
shteti.

Objektet - Objekt i marredhenies juridike te pronesise jane vetem sendet. Sipas shkences
juridike perbejne objekt te drejtash ato sende mbi te cilat njerezit kane interes qe te vendosin
marredhenie perkatesie, dmth te realizojne perdorimin e tyre, duke bere nje perjashtim te gjithe te
tjereve nga perdorimi i tyre.
ekzistenca e tij materiale dhe dobishmeria ekonomike.

Permbajta
Permbajtja e marredhenies juridike te pronesise percaktohet si teresi te drejtash dhe detyrimesh qe
gezon titullari i se drejtes se pronesise dhe çdo person tjeter
KLASIFIKIMI I SENDEVE
- ndarja e sendeve sipas llojeve ka rendesi jo vetem per zbatimin ne praktike por edhe
per zhvillimin e legjislacionit civil dhe shkences juridike

- per lloje te veçanta sendesh caktohen rregjime juridike te ndryshme


Sende te luajtshme e te paluajtshme
Sendet e pjesetueshme dhe te papjestueshme
Sende kryesore dhe sende aksesore
Frutet dhe shpenzimet(nevojshme/dobishme) e sendeve(frute natyrore/civile,te shkeputura/te
pashkeputura)

Prona private KLASIFIKIMI I PRONËS


Prona e shoqërisë
Prona shteterore - ato sende mbi te cilat shteti ka te drejten e gezimit, posedimit dhe disponimit
Prona publike - nenit 152 te Kodit Civil, percaktimi i sendeve pasuri publike do te behet me ligj te
veçante. Pronesi publike konsiderohen ato sende qe jane ne perdorim te gjithe populIit.
PERMBAJTJA E MARREDHENIES JURIDIKE TE PRONESISE

Permbajtja e marredhenies juridike te pronesise percaktohet si teresi te drejtash dhe


detyrimesh qe gezon titullari i se drejtes se pronesise dhe çdo person tjeter

E drejta mbi Siperfaqen, Hapesiren dhe Nentoken


E drejta e marrjes se frutave, heqjes se rrenjeve dhe prerjes se degeve qe hyjne nga
prona e tjetrit
E drejta e perdorimit te Rrjedhjes se Ujit dhe Burimeve Publike
E drejta e vendosjes se kufijve midis pronave
KUFIZIMET E PRONESISE

Dy jane kufizimet kryesore te pronesise:

1. Kufizime per Interes Publik

153 Kodit Civil. Ketu eshte percaktuar se askujt nuk mund t'i hiqet teresisht ose pjeserisht pronesia mbi
sendin e tij, perveç kur e kerkojne interesat publike.
- Interesi publik i ligjshem
- Shperblimi i plote dhe paraprak

2. Kufizimet per Interes Privat

a. Kufizime ne lidhje me largesite midis drureve dhe pemeve (neni 158 i Kodit Civi!) (Neni 158 i
kodit civil percakton largesine 3 metra per druret me trup te larte dhe 2 metra per druret me trup te ulet.)
b. Kufizime ne lidhje me perdorimin e sendit (neni 159 i kodit civil)
c. Kufizime ne ndertime (neni 160 i Kodit Civil)
d. Mbledhja e ujrave qe rrjedhin nga strehet (neni 161 i Kodit Civil)
LIGJ Nr.8743, datë 22.2.2001
PËR PRONAT E PALUAJTSHME TË SHTETIT
Neni 3
Prona publike
1. I përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajtshme publike:
a) VIJA BREGDETARE për të hyrë në tokë, UJËRAT TERRITORIALE, shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve a
rrjedhave të tjera ujore, liqeneve, lagunave dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, ishujt dhe grumbullimet e rërës, të gurëve
dhe dherave në shtretër të lumenjve, të liqeneve e rezervuarëve, ashtu siç është përcaktuar sipas ligjeve në fuqi. b) Zonat
historike, arkeologjike dhe kulturore, si dhe parqet me rëndësi kombëtare ose vendore.
c) Zonat, instalimet dhe objekte të tjera të destinuara për qëllime TË MBROJTJES KOMBËTARE, të rendit dhe sigurisë
publike.
ç) BURIMET NATYRORE dhe rezervat minerare e inertet, ashtu siç përcaktohen në legjislacionin në fuqi.
Neni 12
Parimet e administrimit të pronës së paluajtshme
Administrimi i pronës së paluajtshme siguron këto kushte:

a) ruajtjen dhe garantimin e interesit publik;

b) ruajtjen e karakteristikave dhe të vlerave unikale të pronës;

c) ruajtjen dhe rritjen e vlerës ekonomike të pronës;

ç) ruajtjen e treguesve ekologjikë të njësisë së pronës së paluajtshme, sipas parimit të dobishmërisë më të madhe publike.
Neni 8
SHKAKU I SHPRONËSIMIT
(shtuar shkronja “f”, me ligjin nr. 20/2016, datë 10.3.2016)
Në funksion të interesit publik, shpronësimi mund të bëhet për këto shkaqe:
a) Për realizimin e detyrimeve të shtetit që rrjedhin nga traktatet dhe konventat ndërkombëtare shumëpalëshe.
b) Për realizimin e programeve, të projekteve dhe investimeve, të parashikuara në marrëveshje ndërkombëtare me shtrirje
në territorin e disa shteteve, ku shteti ynë është palë.
c) Për realizimin e projekteve dhe të investimeve, që paraqesin interes ose shtrirje territoriale kombëtare ose vendore në fushën
e transporteve të çdo lloji, të energjitikës, të telekomunikacionit, të veprave ujore të çdo lloji, në shërbim dhe interes të
publikut.
ç) Për realizimin e projekteve dhe investimeve kombëtare ose vendore, në funksion të ruajtjes së mjedisit, të shëndetit,
kulturës dhe arsimit publik, si dhe të infrastrukturës, në shërbim dhe interes të publikut.
d) Për realizimin e programeve dhe investimeve në fushën e mbrojtjes kombëtare.
dh) Për mbrojtjen e monumenteve dhe objekteve të paluajtshme të karakterit arkeologjik, historik, kulturor e shkencor, kur këto
qëllime, për vetë natyrën e këtyre objekteve, nuk mund të realizohen nga pronari privat për shkak të pamundësisë objektive apo
të qëndrimit subjektiv të tij, me pasojë rrezikimin real të mosrealizimit, dëmtimit ose të pengimit të funksionimit të tyre.
e) Për mbrojtjen e objekteve të luajtshme me vlerë historike, arkeologjike, kulturore ose shkencore në rastet kur, edhe me
realizimin e detyrimeve të organeve kompetente sipas ligjit, këto objekte rrezikohen të dëmtohen ose të zhduken.
ë) Për rastet kur objekte të luajtshme e të paluajtshme, për shkaqe objektive ose forcë madhore, krijojnë rrezik të përhershëm
për sigurinë dhe shëndetin publik, në atë shkallë që me gjithë ndihmën e shtetit, këto rreziqe nuk mund të parandalohen nga
pronari i tyre.
f) Për realizimin e investimeve strategjike, sipas legjislacionit në fuqi.
TOKA
LIGJ
Nr. 7501, datë 19.7.1991
PËR TOKËN
(Ndryshuar me ligjin nr.7715, datë 2.6.1993; ndryshuar me ligjin nr. 7763, datë 25.10.1993; ndryshuar me ligjin nr.7855, datë
29.7.1994; ndryshuar me ligjin nr.8752, datë 26.3.2001; ndryshuar me ligjin nr.9244, datë 17.6.2004)

Në Republikën e Shqipërisë toka ndahet në:

a) Toka bujqësore të zëna me bimët e arave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtet, kudo që ndodhen, në
fshatra, në qytete e në qendra të tjera të banuara, pavarësisht nga madhësia e tyre;

b) toka të zëna me pyje, kullota e livadhe;

c) toka jobujqësore: ato të zëna nga ndërtimet ekonomike, socialkulturore, repartet ushtarake dhe oborret e
tyre, tokat e zëna nga ndërtimet e banimit dhe oborret (avllitë) e tyre, tokat në përdorim të përgjithshëm
(rrugët, autostradat, aerodromet, hekurudhat, sheshet, parqet, lulishtet, fushat sportive, varrezat); vende
shkëmbore, rërat bregdetare, plazhet; tokat me ujë (liqenet, rezervuarët, hauzët), kanalet e ndryshme,
lumenjtë, përrenjtë, zallishtet, kënetat; sheshet e ndërtesave e të monumenteve me interes historik e
arkeologjik, si dhe të gjitha tokat e tjera që nuk përfshihen në pikat “a” dhe “b” të këtij neni.
TOKA
LIGJ
Nr. 7501, datë 19.7.1991
PËR TOKËN
(Ndryshuar me ligjin nr.7715, datë 2.6.1993; ndryshuar me ligjin nr. 7763, datë 25.10.1993; ndryshuar me ligjin nr.7855, datë
29.7.1994; ndryshuar me ligjin nr.8752, datë 26.3.2001; ndryshuar me ligjin nr.9244, datë 17.6.2004)

Neni 2
(Shtuar me ligjin nr.7715, datë 2.6. 1993)
Shteti u jep tokë personave fizikë a juridikë. Këta gëzojnë të drejtën e pronësisë mbi sipërfaqen e tokës dhe të gjithë të
drejtat që përmbahen në këtë ligj.
Ndalohet shitja dhe blerja e tokës.

Neni 3
Toka bujqësore u jepet në pronësi ose në përdorim personave juridikë a fizikë vendas pa shpërblim.

Neni 5
Familjet anëtare të kooperativës bujqësore, pas ndarjes së tokës kanë të drejtë të shkëputen dhe të dalin subjekt
më vete, duke marrë në pronësi tokën bujqësore që u takon nga tërësia e subjektit ku bëjnë pjesë. Sasia dhe vendi
ku do të jepet toka, përcaktohet nga komisioni i tokës. …

Neni 8
Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë a fizikë nuk njihet pronësia e mëparshme, as
madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit.
Në fund të materialit të lexuar, student duhet t’I jape përgjigje pyetjeve:

- Cilat janë teoritë kryesore të origjinës së pronës private?


- Çfarë parashikon legjislacioni shqiptar: kushtetuta , kodi civil dhe ligji për pronat mbi të
drejtat dhe kufizimet për pronën private?
- Çfarë kuptojmë me interes public?
- Si përllogaritet vlera e drejtë e kompensimit në rastet e shpronësimit për interes publik?
- A është e rëndësishme për planifikuesin urban njohuria mbi statusin pronësor të territorit në
planifikim? Argumento pse?
The first man ëho, having enclosed a piece of ground, bethought himself of saying This is
mine, and found people simple enough to believe him, ëas the real founder of civil society.
From hoë many crimes, ëars and murders, from hoë many horrors and misfortunes might not
anyone have saved mankind, by pulling up the stakes, or filling up the ditch, and crying to his
felloës, "Beëare of listening to this impostor; you are undone if you once forget that the fruits
of the earth belong to us all, and the earth itself to nobody."

~Jean Jacques Rousseau, A Discourse on the Origin of Inequality ~

Njeriu i parë që, pasi kufizoi një copë tokë, mendoi të thoshte që kjo është imja dhe gjeti njerëz aq të thjeshtë sa ta besojnë, ishte themeluesi i vërtetë i shoqërisë civile.Nga sa krime,
luftëra dhe vrasje, nga sa tmerre dhe fatkeqësi nuk ka mundur që dikush ta shpëtojë njerëzimin, duke tërhequr atë kufi, ose duke mbushur hendekun, dhe duke thirrur shokët e tij,
"Kini kujdes duke dëgjuar këtë mashtrues; gaboni nëse harroni një herë se frytet e tokës na takojnë të gjithëve, dhe vetë toka askujt
Referenca :
The Origins of Private Property (2017) Enrico Colombatto and Valerio Tavormina
Evolutionary Theory and the Origin of Property Rights (2009) James E. Krier http://cornell.lawreviewnetwork.com/files/2013/02/
JamesE.KrierEvolutionary TheoryandtheOriginofPropertyRights.pdf
Udhëzimet mbi njësitë dhe identifikuesit e pronave të paluajtshme (2004) UN, UNECE
The Origin of Property in Land (2000) Numa Denis Fustel De Coulanges
The Mystery of Capital: Why Capitalism Triumphs in the West and Fails Everywhere Else, Hernando De Soto
Përmbledhje për Tokën (2017), qbz.gov.al
Përmbledhje legjislacioni për pasuritë e paluajtshme (2018), qbz.gov.al
Konventa e te Drejtave te Njeriut: http://www.qbz.gov.al/botime/permbledhese/Konventa%20Europiane%20per%20te%20 Drejtat%20e% 20Njeriut.pdf
Kushtetuta e Shqiperisë : http://www.pp.gov.al/web/kushtetuta_2016_1082.pdf
Kodi Civil: http://www.qbz.gov.al/Kode/Kodi%20Civil-2018.pdf
FALEMINDERIT

You might also like