You are on page 1of 27

Cv per nje karriere te suksesshme

Entela Hidri
 A keni menduar të filloni punë? Mirë atëherë më lejoni të ju tregoj se gjetja e
një shpalljeje pune nuk është e gjitha çfarë ju duhet. Sigurisht, fillimi i mbarë
është gjysma e punës, por ne duhet të shkojmë tutje.
 Cfarë mendoni se ju duhet tjetër?
 Po pra, një CV ku ju do të listoni të gjitha informacionet rreth jetës dhe
eksperiencës suaj.
 Por si do ta organizoni një CV e cila do të rezultoj e suksesshme në aplikimin
tuaj për punë?
 Le të shkojmë hap pas hapi me të gjitha procedurat që ju duhen për të krijuar një
CV perfekte.
 Çfarë është CV-ja?
 CV është shkurtesë e termit latin “Curriculum Vitae” që në gjuhën shqipe do të thotë
“historia e jetës”. Cv-ja është një dokument personal e cila kërkohet gjatë aplikimit
për punë nga punëdhënësi.
 Në të listohen të gjitha informacionet pë të arriturat tuaja personale dhe profesionale
të cilat do të analizohen nga punëdhënësi. Dhe si e tillë, kjo do duhet të ju prezantojë
si punëtorin ideal për një pozitë të caktuar dhe të ju mundësoj një intervistë pune.
 Duke marrë parasysh rëndesinë që CV-ja ka dhe numrin e aplikuesve për një vend
pune, ju duhet ta formoni një CV e cila do të ju bëjë të dalloheni nga lista e gjatë e
aplikuesve tjerë në listën e punëdhënësit tuaj, prandaj merrni kohën tuaj dhe
përpiloni CV- në duke u bazuar në këshillat që ne ju ofrojmë.
 Më poshtë do të paraqesim në detaje procesin e formimit të CV-së dhe gjërat që
duhet të përfshini aty.
 Të dhënat personale
 Eshtë mëse e kuptueshme se pjesa e të dhënave personale në CV- në tuaj është
mundësia e parë e prezantimit tek punëdhënësi.
 Të dhënat që duhet t’i përfshini në këtë pjesë të CV-së janë:
 • Emri
 • Mbiemri
 • Adresa e vendbanimit
 • Kodi postal
 • Qyteti
 • Shteti
 • Numri kontaktues
 • E-mail adresa
 Të dhënat profesionale
 Ky është sekcioni kryesor i CV-së tuaj dhe pjesa ku punëdhënësi është më i interesuar gjatë analizimit të
CV-në tuaj. Prandaj, sigurohuni që ky sekcion të përfshijë të gjitha të arriturat tuaja profesionale. Eshtë e
rëndësishme që kur listoni eksperiencën tuaj profesionale të shkruani edhe një përshkrim të shkurtër për
angazhimin tuaj në pozitën e caktuar.
 Sekcioni i të dhënave personale përmban këto kategori:
 1. Puna për të cilën aplikoni
 Përveç se është e rëndësishme të cekët në e-mail pozita për të cilën aplikoni, të njëtën gjë duhet ta bëni
edhe brenda CV- së. Kjo do të ju bëjë të dukeni detajist dhe i kujdesshëm.
 2. Eksperienca e punës
 Përmendi vendet në të cilat punoni, apo edhe vendet ku keni punuar më parë. Kjo është shumë e
rëndësishme sepse në këtë mënyrë punëdhënësi do të ketë një pasqyrë për eksperiencën tuaj profesionale.
Eshtë e rëndësishme të identifikoni punëdhënësin apo institucionin si dhe datat pergjatë së cilave keni
punuar.
 3. Edukimi dhe trajnimet
 Në këtë pjesë duhet të listoni shkollimin dhe trajnimet që keni pasur përgjatë viteve në mënyrë
kronologjike, pra duke filuar nga i fundit tek i pari.
 Këtu duhet të përfshini:
 1. Diplomën e universitetit dhe titullin e fituar
 2. Emrin e universitetit, qytetin dhe shtetin
 3. Periudhën kohore se sa ju kan zgjatur studimet
 4. Datën në të cilën prisni të diplomoni (nëse jeni në vitin e fundit dhe ende të pa diplomuar)
 E njejta procedurë zhvillohet edhe me listimin e të dhënave për shkollën fillore dhe të mesme.
 Gjithashtu në këtë pjesë mund të përfshini edhe trajnimet, duke i listuar ato me tituj dhe datë të
saktë.
 Aftësitë personale dhe profesionale
 Në këtë sekcion mund të përfshini aftësit tuaja personale siç janë gjuhet dhe aftësitë
kompjuterike gjithashtu edhe ato profesionale të cilat duhet të jenë të lidhura me pozitën për
të cilën ju aplikoni.
 1. Gjuhët
 Shumica e kompanive në Kosovë tashmë kanë filluar të jen bilinguale apo dy e më shumë
gjuhëshe. Prandaj edhe nëse në shpalljen e punës nuk kërkohet njohja e një gjuhe të dytë, ju
duhet patjetër ta përfshini atë.
 Kur vie puna tek listimi gjuhëve, ju mund ti kategorizoni ato në gjuhë amtare dhe të huaj.
 Tek gjuha e huaj ju duhet të shtoni edhe vlerësimin tuaj personal për njohuritë e gjuhës së
dytë. Pra do të vlerësoni nëse keni njohuri fillestare, mesatare apo kompetente të gjuhës në të
kuptuar, të folur dhe të shkruar.
 Nivelet me të cilat vlerësohet gjuha janë:
 • A1/A2-Nivel fillestar i gjuhës
 • B1/B2- Nivel mesatar i gjuhës
 • C1/C2- Nivel kompetent
 Në mënyrë që ju të dëshmoni njohjen reale të një gjuhe të huaj, atëherë do të ishte
mirë që t'i nënshtroheni testit të gjuhës përkatëse për verifikimin e nivelit tuaj të
gjuhës.
 2. Aftësitë komunikuese
 Aftësitë komunikuese nuk janë të rëndësishme vetëm për të fituar një vend pune por
edhe gjatë rrugëtimit tuaj profesional. Prandaj në këtë sekcion ju duhet të listoni
aftësitë komunikuese të cilat i keni fituar gjatë eksperiencës në punën përkatëse.
 3. Aftësitë menaxheriale/organizative
Këtu duhet të përfshihen shkathtësit që ju keni në menaxhimin e situatave të ndryshme. Bëhuni të qartë dhe listoni
shkathtësitë tuaja duke përmendur se si i keni fituar ato.
 4. Aftësitë që lidhen me punën
 Në këtë sekcion ju duhet të përmendi aftësitë që ju posedoni. Natyrisht aftësitë duhet të përshtaten me pozitën e
aplikimit. Pra, këtu ju e keni mundësinë të tregoni se sa jeni i aftë për ta bërë këtë punë.
 5. Aftësitë teknologjike
 Ky sekcion duhet të përmbajë një list me programet dhe aplikacionet e ndryshme teknologjike që përdoren në
ambiente pune. Duke filluar nga paketa e Microsoft deri tek Google. Prandaj listoni ato duket bërë kështu edhe
një vlerësim tuajin se çfarë niveli të njohurisë keni.
 6. Çertifikatat e fituara
 Kjo është mundësia juaj për të vërtetuar informacionet e dhëna në CV. Nëse keni ndjekur trajnime dhe jeni
paisur me çertifikata, atëherë bashkangjitni ato në CV-në tuaj duke treguar emrin e institucionit dhe kohën kur e
keni marrë çertifikatën.
 Një CV e shkruar me dedikim dhe në mënyrën e duhur sigurisht që do të ju sigurojë një intervistë me
punëdhënësin. Ndërsa një CV e shkruar gabimisht do të ju ul mundësit për kualifikime të mëtutjeshme. Prandaj,
keni kujdes dhe mbani shënime se çfarë nuk duhet të përfshijmë në CV.
 6. Çertifikatat e fituara
 Kjo është mundësia juaj për të vërtetuar informacionet e dhëna në CV. Nëse keni ndjekur
trajnime dhe jeni paisur me çertifikata, atëherë bashkangjitni ato në CV-në tuaj duke
treguar emrin e institucionit dhe kohën kur e keni marrë çertifikatën.
 Një CV e shkruar me dedikim dhe në mënyrën e duhur sigurisht që do të ju sigurojë një
intervistë me punëdhënësin. Ndërsa një CV e shkruar gabimisht do të ju ul mundësit për
kualifikime të mëtutjeshme. Prandaj, keni kujdes dhe mbani shënime se çfarë nuk duhet të
përfshijmë në CV.
 Llojet e Curriculum Vitae: 4
modelet e CV (avantazhet dhe
disavantazhet)
 Llojet e formateve te CV-ve Ka disa mënyra të ndryshme për të hartuar një
CV. Në varësi të situatës në të cilën ndodhet karriera juaj, mund të ketë
shumë format të përshtatshme që do t’ju sjellin rezultate më të mira. Secili ka
avantazhet dhe disavantazhet e veta, kështu që është e rëndësishme që ato të
merren në konsideratë para se të merrni vendimin për mënyrën se si do ta
hartoni CV-në.
 CV-ja kronologjike Nëse keni planifikuar të ndryshoni punën, por vazhdoni të punoni në
të njëjtën fushë, CV-ja kronologjike ka probabilitet të jetë opsioni më i mirë. Ky është
formati më tradicional dhe sigurisht më familjari për ju. Është gjithashtu I përshtashëm
në se ju jeni duke ndryshuar fushë, por ngeleni përsëri në një lloj shumë të ngjashëm
pune. Historia juaj e karrierës shfaqet në një rend kronologjik, me një theks të fortë në
titutj e punës dhe emrat e punëdhënësve tuaj. Kjo është e përshtatshme nëse punëdhënësi
juaj aktual ose I mëparshëm është tepër I njohur. Kjo gjithashtu shfaq qartë zhvillimin
tuaj të karrierës dhe promovimin tuaj në karrierë. Njerëzit pëlqejnë CV-në kronologjike,
sepse është e qartë dhe e lehtë për t’u lexuar. Gjithsesi, ka raste kur CV-ja kronologjike
nuk është formati I duhur për ju, dhe kur një format finksional, I tagetuar ose CV
alternative mund të jenë më të suksesshme.
 CV-ja funksionale Nëse keni patur një karrierë me variacion ose jeni duke
kërkuar të ndryshoni drejtim, ky format mund të jetë I përshtatshëm, pasi ai
nënvizon arritjet kryesore dhe historinë e funksioneve tuaja të
punës( zotësitë, kompetencat ose ekspertizen). Titujve të punës dhe emrave
të kompanive ju kushtohet shumë pak rëndësi ose në disa raste qëndrojnë
jashtë CV-së. CV-ja funksionale mund të përforcojë aplikimin tuaj, nëse ju
dëshironi ta fokusoni vëmendjen tek zotësitë që nuk janë përdorur në
shumicën e punëve tuaja të shkuara.
 Pikat e forta të CV funksionale
 rinisë funksionale duhet të përdoret në situatat e mëposhtme:
 Nëse doni të vendosni theksimi i aftësive e nevojshme për të kryer një punë specifike
dhe nuk ka përvojë në atë sektor.
 Nëse një person ka qenë i pavarur dhe dëshiron të kthehet në punë për dikë.
 Nëse dëshironi kamufloni periudhat bosh ose pasiviteti.
 Nëse doni të shtypni datat dhe tregojnë përshtatshmëri në punët para stabilitetit.
 Nëse shikon puna e pare ose nëse keni një përvojë të shkurtër pune.
 Nëse dikush mendon se mosha mund të jetë një pengesë.
 Kjo gjithashtu funksionon nësë ju keni kryer një varietet punësh, dhe kjo
ju mundëson juve një shumatore të të gjithë eksperiencave tuaja. Ende
ekzistojnë shembuj kur ky nuk është formati më I përshtatshëm.
Promovimet nuk kanë shumë rëndësi dhe lista e pozicioneve vendoset në
faqen e dytë. Për të njëjtën arsye, punonjësit me prestigj të lartë në punët e
kaluara mund të mos vihe re, edhe pse ju mund t’I theksoni ato në
profiling tuaj dhe në Cover Letter. Nëse ju nuk keni patur shumë
përgjegjësi, kjo CV mund të bëjë që eksperienca juaj të duket e kufizuar.
Një tjetër disavantazh është se disa punonjës mund të mos e pëlqejnë këtë
format- personeli I rekrutimit është I ndërgjegjshëm që ky format mund të
përdoret në fusha jo shumë të njohura dhe të dobëta.
 CV e targetuar Kjo lloj CV-je thekson zotësitë dhe eksperiencën që janë të rëndësishme për
llojin e punës ose fushën, në të cilën ju po aplikoni. Është jashtëzakonisht e përdorshme,
kur ju jeni duke planifikuar nj ëndryshim në drejtimin e karrierës suaj. Kjo fokusohet në
aftësitë dhe arritjet tuaja, që nuk janë përdorur kohët e fundit, por përgjatë gjithë karrierës
suaj. Ajo mund të përfshijë eksperienca të rëndësishme vullnetare ose të papaguara. Kjo
gjithashtu do të thotë që ju mund të synoni për disa punë krejtësisht të ndryshme, duke
përdorur një CV që është e përshtatshme për secilën. Disavantazhet që lidhen më
promovimin ose zhvillimin tuaj në karrierë, nuk do të jenë aq të dukshme, pasi
informacioni për promovimet do të jetë në faqen e dytë (në qoftë se përfshihet). Emrat e
punëdhënësve janë të minimizuara dhe ashtu si CV-ja funksionale, ky format nuk është I
pëlqyer nga të gjithë rekrutuesit.
 CV-ja alternative Kjo lloj CV-je përdoret me tepër nga njerëzit që kërkojnë të punojnë në
industry creative si për shembull dizajn, media ose marrdhënie me publikun. Është e
përshtatshme vetëm për aplikimet për poste që kërkojnë prirje vizuale apo talent verbal,
dhe vetëm kur aplikimit është bërë direkt te personi, për të cilin aplikanti do të punojë. Kjo
lloj CV-je nuk duhet të dërgohet asnjëherë për Departamentin e Burimeve Njerëzore, apo
ku publikohen vendet vakante. Është totalisht e përshtatshme për menaxherët e rinj ose
ekzekutivët që kërkojnë të mbajnë pozicionin e përgjegjësit. Formati i CV-së suaj varet nga
një varietet faktorësh. Më poshtë paraqiten avantazhet dhe disavantazhet e tre tipeve
kryesore të CV-ve.
 Pikat e forta të CV-së së përzier
 CV-ja e përzier duhet të përdoret kur të dëshironi nxjerr në pah përvojën dhe
aftësitë paraqitur nga kandidati bazuar në pozicionin për të cilin po aplikon. Për më tepër,
ky model CV nuk perceptohet negativisht nga disa rekrutues, pasi tregon periudha
pasiviteti.
 Disavantazhet e CV të përziera
 Ashtu si llojet e tjera të CV, CV e përzier gjithashtu paraqet të meta:
 Nevojitet një rezyme të ndryshme për secilin pozicion për të cilin aplikoni.
 Nuk është i përshtatshëm për regjistrim kur kërkoni formularë standardë.
 Duke shtuar rendin kronologjik, do të shfaqen edhe momentet e pasivitetit.
 Kjo lloj CV-je nuk duhet të dërgohet asnjëherë për Departamentin e
Burimeve Njerëzore, apo ku publikohen vendet vakante. Është
totalisht e përshtatshme për menaxherët e rinj ose ekzekutivët që
kërkojnë të mbajnë pozicionin e përgjegjësit. Formati i CV-së suaj
varet nga një varietet faktorësh. Më poshtë paraqiten avantazhet dhe
disavantazhet e tre tipeve kryesore të CV-ve.
 SI MUND TA DI SE CILËN DUHET TË PËRDOR?
 10 hapa si të shkruani një CV të suksesshme
 Post date: Jan 29, 2017 1:39:55 PM
 Cv është një dokument që sot po bēhet mjaft i rēndēsishēm për çdo aplikim që duam tē bējmë gjatē
jetēs tonē. Pēr kētë arsye ndonjēherē e gjejmē veten në vēshtirësi kur duam të shkruajmē njē CV tē
mirë.
 Kētu do t'ju tregojmë 10 hapa si tē shkruani një CV të suksesshme.
 1. Jini vetvetja!
 Zakonisht një CV duhet të jetë jo më shumë se dy faqe - dhe kjo duhet të jetë në formatin A4!
Punëdhënësit shpenzojnë, mesatarisht, vetëm 8 sekonda duke kërkuar në çdo CV. Jini të koncentruar
dhe ruajini disa gjëra për intervistën.
 2. Ndryshojeni atë!
 Ne e kemi bërë të gjithë këtë gjë. U kemi dërguar të njëjtin CV shumë punëdhënësve për të kursyer
kohë ... Stop! Merrni kohë për të ndryshuar CV-në tuaj për çdo pozicion që ju aplikoni. Ata do të
vlerësojmë përpjekjet e qarta.
 3. Përfshirja e nje gjendje personale
 Mos ja lini gjithçka në dorë supozimit që punëdhënësi do të bëjë lidhjet se sa i përshtaten aftësitë e
tua pozicionit të punës. Kështu ërdorni një deklaratë të shkurtër personale ku të shpjegoni se pse ju
jeni personi më i mirë për atë punë. Kjo duhet të pasqyrohet në letrën tuaj.
 4. Mos lini boshllëqe
 Nëse ju keni qenë pa punë mund të jetë një shqetësim, por vetëm vendosni një perspektivë
pozitive në të. A bëni një kurs, punë vullnetare apo zhvillimin e aftësive tuaja të tilla si
komunikimi, puna në ekip apo menaxhimi i projekteve? Nëse është kështu, bërtisni në lidhje me
to!
 5. Mbajeni CV aktuale
 Ju duhet të mbani CV tuaj të apdetuar nëse jeni duke kërkuar për një punë ose jo. Sa herë që
diçka e rëndësishme ndodh në karrierën tuaj, regjistroni atë mënyrë që të mos më harroni diçka
që mund të jetë e rëndësishme.
 6. Shmangni gabimet gjuhësore
 Punëdhënësit do shikojnë për gabimet që bëni në CV dhe në qoftë se ata gjejnë, kjo do ju bëjë të
dukeni me të vërtetë keq. Nëse jeni të pasigurt atëherë përdorni një "spellchecker" dhe pyesni
dikë tjetër për të kontrolluar në mënyrë të dyfishtë atë që ju keni shkruar.
 7. Tregoni të vërtetën
 Secili gënjen në CV e tyre, apo jo? JO! Stop! Gënjeshtra flagrante në CV tuaj mund t'ju shkaktojnë një
grumbull të tërë problemesh, kur është fjala për punëdhënës që kontrollojnë prejardhjen dhe referencat
tuaja.
 8. Matematika
 Kjo mund të tingëllojë e mërzitshme, por kur shkruani historinë tuaj të punës, mos thoni vetëm se keni
rritur shitjet(psh); tregojini atyre që ju keni rritur shitjet me 70% gjatë një periudhe gjashtë mujore. E
kuptuat? Numrat e mëdha janë veçanërisht të mira (por mos harroni pikën 7 të listës sonë!).
 9. Bëjeni CV tuaj të duket bukur
 Ne jetojmë në një botë ku imazhi është gjithçka, dhe kjo vlen edhe për CV-në tuaj. Merrni pak kohë për ta
"kuruar" atë ... Përdorni dizajnin grafik për t'ë lënë hapësirë të bardhë rreth tekstit dhe ndërmjet
kategorive duke bërë kështu paraqitjen e saj më të lehtë për sytë. Kujdesu që ke përdorur fontin dhe
madhësinë e njëjtë në të gjithë dokumentin. Ti mund ti dallosh ato që do duke përdorur shkronja të nxira
(bold) apo të pjerrëta (italic), por mos e tepro me këtë.
 10. Përdorni fjalë kyçe
 Nëqoftëse po bëni aplikim në një faqe website fjalët kyçe janë shumë të rëndësishme. Përdorni fjalë kyçe
për pozicionin e punës që po aplikoni. Kështu në rast kërkimi gjërat bëhen më të thjeshta për të
identifikuar CV tuaj më shpejt dhe ndihmon gjithashtu ne nxjerrjen e saj në dritë mes shumë CV të tjera.
 Gjërat që nuk duhet t’i përfshini në CV
 • Informacione private çofshin ato besime fetare, orientime seksuale apo edhe status martesor janë
gjëra të papërshtatshme për t’i përfshirë në CV-në tuaj,
 • E-mail adresë jo zyrtare. Zakonisht e-mail adresa e cila përdoret për raste të aplikimeve duhet të jetë
me emër dhe mbiemër tuaj. Nëse nuk e keni një të tillë është koha të hapni një të re.
 • Përshkrim se pse e doni pozitën për të cilën po aplikoni. Cv-ja juaj nuk është vendi i duhur për të
treguar se pse ju do të jeni personi ideal për pozitën e caktuar. Këtë mund ta bëni duke ia bashkangjitur
një letër motivimi aplikimit tuaj por jo edhe në CV.
 • Përvoja të punës të cilat nuk janë relevante për poziten për të cilën aplikoni. Fokusohuni në punët
ë cilat kanë eksperiencë të njejtë apo të ngjajshme me pozitën për të cilën po aplikoni. Nëse nuk keni
eksperiencë të tillë atëherë do të ishte më mire të mos e përfshini fare në CV.
 Tashmë e dini se si duhet ta strukturoni një CV në mënyrë që të keni sukses gjatë aplikimit për punë.
Tani e gjitha çfarë ju duhet është të kërkoni punën ideale dhe ta përshtatni CV-në tuaj për atë pozitë.

You might also like