Professional Documents
Culture Documents
Nëse përgjegja e këtyre pyetjeve është " Jo ", s'ka dyshim se ti je prej atyre që je
sprovuar me të ndegjuarit e këngëve dhe muzikës.
Ndodhë që të pyesësh: Cfarë lidhje ka në mes të menduarit mbi domëthënien e Kur'anit
dhe këngëve.
S'ka dyshim se këngët dhe muzika janë denimet më të medha, të cilat i kanosën zemrës
dhe e pengojnë efektivizimin e fjalës se Allahut dhe të menduarit në urtesinë e saj. Kjo
kështu sepse kënga është kur'an i Shejtanit dhe zemra e njeriut s'ka mundësi t'i
bashkojë Kur'anin e Mëshiruesit dhe kur'anin e Shejtanit.
Ka thënë imam Ibën Kajjimi:" Prej kurthave dhe gjuetive të armikut të Allahut,
shejtanit, me të cilat ia pakëson gjahut të vet (njeriut i cili bie në kurthën e
Shejtanit) diturin, mençurin dhe fenë dhe me të cilat gjuan zemërat e
injorantëve dhe të prishurve: Ndëgjimi i fishkëllimes, duartrokitjes dhe këngës
të përcjellura me vegla muzikore, te cilat janë të ndaluara dhe me të cilat i
pëngon zemrat nga Kur'ani dhe që i shpie në mëkate dhe kundërvajtje, e ky pra
është kur'ani i shejtanit dhe zbluarje nga mbulesa e Allahut". (Igathetu el-lehfanë
1/224).
Ndodhë që të pytesesh përseri dhe të thuash: Cili është argumenti se kënga është kur'an
i shejtanit? Dhe cili është argumenti, i cili ndalon prerazi ndëgjimin e këngëve dhe
muzikës ?
S'ka dyshim se argumente mbi këto kemi plot, dhe prej tyre janë:
Thotë komentarori Elvahidi dhe shumë komentatorë të tjerë të Kur´anit se fjala e All-
llahut Subhanehu ve Te'ala në ajetin e sipërm “që blenë tregime boshe” ka për qëllim
muzikën.
.
2. Fjala e Allahut të Madhëruar: "(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje,
shpërblimi i juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë. Dhe me ate alarmin e
zërit tënd, mashtroje atë që mundësh prej tyre,..." (El-isra 63-64)
C'është për qëllim zëri i shejtanit në ajet?
Ka thënë ibën Abbasi dhe Muxhahidi: "Zëri i shejtanit është kënga, fyejt dhe
zbavitjet-argetimet."
Transmeton Ibn ´Ebi Haatim nga Ibn Abbasi:”Këmbsoria e tij është secili që ecë në
drejtim të mosnënshtrimit ndaj All-llahut.” (Ighaathat al-Lahfaan). All-llahu
(Subhanehu ve Teala) thotë: “A habiteni pra nga ky rrëfim (nga Kur´ani)?
Ibn Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kjo idaafah (konstruksion zotërues apo
gjenitiv, në këtë rast ´zërin tënd´) shërben për specifikimin e domethënieve, sikurse me
shprehjet “me kalorësinë tënde” dhe “me këmbsorinë tënde” (në të njejtin ajet të Kur
´anit). Çdonjëri, i cili flet në çfarëdo qoftë mënyre të mosnënshtrimit ndaj All-llahut,
çdonjëri që fryen në flaut apo në ndonjë prej instrumenteve tjera fryrëse të drurit, apo a
i cili u bie çfarëdo lloji të daulleve të ndaluara, kjo është zë i Shejtanit. Secili që ecë në
veprimin e veprave kundër nënshtrimit ndaj All-lahut është pjesë e këmbsorisë së tij (së
Shejtanit), dhe secili që kalëron në veprimin e mëkateve, është pjesë kalorësisë së tij (së
Shejtanit).
Ikrimah (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Është transmetuar nga Ibn ´Abbas se, el-
sumud (foljorja nga samidun, e përkthyer këtu si “Duke humbur jetën tuaj (të
çmuar) në lojë e qejfe (në kotësi, muzikë, etj.)” ka për qëllim “këndimin”, në
dialektin e Himjarëve; mund të thuhet “Ismidi lanaa” (´këndo për ne´- nga e njejta
rrënjë e fjalës sikurse samidun/sumud) me kuptimin “ghanij” (kendo). Dhe ai (All-llahu e
mëshiroftë) tha: “ Kur ata (kafirat) dëgjonin Kur´anin, do të fillonin të këndojnë,
pastaj Zbriti ky ajet.”
Ibn Kathir (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Duke humbur jetën tuaj (të çmuar) në
lojë e qejfe (në kotësi, muzikë, etj.) “ – Sufjan el-Thawri ka thënë, duke transmetuar
nga babai i tij, Ibn ´Abbas: ´(kjo ka për kuptim) këngën.´ Kjo është (dialekt)
Jemeni: ´ismad lana´ do të thotë ´ghan lana´ (na këndo). Ky ishte edhe mendimi
i ´Ikrimah. (Tefsir Ibn Kethir) Është transmetuar nga Ebu Umaamah (All-llahu e
mëshiroftë) se i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: “Mos i shitni
robëreshat që këndojnë, mos i bleni ato dhe mos i mësoni. Nuk ka asnjë të mirë
(dobi) në këtë tregëti, ndërsa çmimi i tyre është haram. Duke pasur parasysh
çështjet e këtilla, është shpallur ajeti: “ Dhe nga njerëzit është ai që blen (përkushtrohet
në veprimtari) biseda boshe (lojë, zbavitje, këngë, muzikë) për të gabuar (njerëzit) nga
Rruga e All-llahut...“(Llukman 31:6) “ (Hadith Hasen)
Kurse Ed-dahakë dhe Hasan el-Basriu: "Fyelli dhe daullja." Kurtubiu dhe ibën Kethiri
kanë thënë: "Kënga (është zëri i shejtanit)."
4. Fjala e Allahut të Madhëruar: "(roberit e Zotit janë) Edhe ata që nuk deshmojnë
rrejshëm dhe kur (rastesisht) kalojnë pranë së keqës, kalojnë duke e ruajtur
karakterin e vet. (furkanë 72).
Cili është kuptimi i fjalës "El-lagv" në këtë ajet?
Kanë thënë dijetarët dhe komentatorët e Kur'anit ndër të cilët është edhe Muxhahidi,
Muhamed bin Hanefije dhe ibën Rexhepi: "El-lagv" është Kënga. Ndërsa Kurtubiu
thotë: "El-lagv" është çdo gjë e përçmuar, prej fjalëve dhe veprave. Në këtë hyn
edhe kënga, argetimet etj.
5. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Lutja e tyre pranë shtepisë (qabes) nuk ishte
tjetër veçse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane denimin për shkak të
denimit". (El-enfalë 35)
7. Hadithi, të cilin e transmeton Enes ibn Maliku (Allahu qofte i kënaqur me atë) se
Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem ka thënë: "Do të ketë në këtë ummet nënçmim,
shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pijnë verë, të luajnë me
këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzike (el-meazif). (hadith i saktë, e
nxorri Tërmidhiu etj., dhe i vërtetuar nga Albani,).
Ka thënë imam Ibën Kajjimi: "Ky është pretim nga Allahu, argetuesve me këngë e
muzikë do t'u leshojë tokën dhe do t'i shëndrrojë ato në majmuna dhe derra".
8. Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Malik El-eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se
Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem ka thënë: "Nga ummeti im do të këtë njerëz që
do ta pijnë verën duke e emërtuar me tjetër emër dhe do të luajnë me këngë e
muzikë e Allahu do t'a shafit (leshojë) tokën dhe prej tyre di t'i shëndrrojë në
majmuna dhe derra". (Hadith i vërtetë, i nxjerrur nga Buhariu, Muslimi, Ebu
Davudi, Tirmidhiu, Ahmed Ibn Hanbeli, Ibn Maxhe, Taberaniu, Nesaiu, Imam
Malik, kurse e vërtetuan hadithin të gjithë transmetuesit dhe gjithashtu këta Sheikh
Albani, Ibni Hibani, Ismaili, Ibni Salahi, Imam Neveviu, Ibn Tejmija, Ibn Kajjim
el Xheuzije, Ibni Azi Esanani, Ibni Kethiri, Ibni Haxher Eskalani, Imam Sahavi,
Emir Salani. Këta janë vetëm disa prej diejtarëve kur kanë fol për këtë hadith kanë
thënë se hadithi është Sahih.
Imam Ibn Kajjimi thotë: Në hadithin (paraprak) ndalohen veglat muzikore (el-
meazif) dhe Pajgamberi Alejhi Selam iu ka premtuar argetuesve me këngë e
muzikë se All-llahu xh.sh. do t'u lëshojë tokën dhe do t'i shëndërrojë në
majmuna dhe derra.. (Shiko: Igathetu el-lehfanë 1/261).
9. Hadithi, të cilin e transmeton Abdullah bin Amër (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se
Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem ka thënë: "Vërtetë Allahu xh.sh. ia ndaloi
ummetit tim verën, bixhozin, daullen dhe verën e hurmës ". (Hadith i saktë, i
nxjerrur nga Et-Taberaniu, dhe El-bejhekiu, i vërtetuar nga Albani).
10. Transmetohet se Naafi´ (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Ibn ´Umer dëgjoi një
instrument fryrës dhe vendosi gishtat e tij në veshë dhe u largua nga ajo rrugë. Ai më
tha, ´ O Naafi´, a dëgjon diçka?´, unë i thash ´Jo.´ , kështu ai largoi gishtat nga veshët
e tij dhe më tha: ´ Isha me të Dëguarin e All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem)
dhe ai dëgji diçka ngjashëm me këtë, edhe ai (Alejhi Selam) veproi kështu.´”
(Sahih, Ebu Davud)Disa persona të parëndishëm kanë thënë se ky hadith nuk dëshmon
se veglat muzikore janë haram, sepse po të ishte kështu, i Dërguari i All-llahut (Salallahu
Alejhi ve Selem) do t´a urdhëronte Omerin (All-llahu e mëshiroftë) t´i vendosë gishtat e
tij në veshë (t´i mbyllë veshët), dhe poashtu Omeri (All-llahu e mëshiroftë) do t´a
urdhëronte Naafi´- un të vepronte ashtu! Përgjigja në këtë është: Ai nuk ishte duke e
dëgjuar atë, por ajo dëgjohej. Ka dallim në mes të dëgjimit dhe dëgjueshmërisë.
11. Hadithi i Aishes (All-llahu e mëshiroftë), kur i erdhi babai (All-llahu e mëshiroftë) për
vizitë në kohë të festës, dhe aty ishin dy vajza të reja me të, të cilat këndonin vargjet të
cilat ensarët i kënduan në ditën e Bu´aathës. Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) tha:”
Instrumentet muzikore të Shejtanit në shtëpinë e të Dërguarit të All-llahut
(Salallahu Alejhi ve Selem) !” I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem)
ishte kthyer kah muri – andaj disa dijetarë kanë thënë se Ebu Bekri (All-llahu e
mëshiroftë) asnjëherë nuk do të kritikonte dikë në prani të të Dërguarit (Alejhi
Selam), mirëpo ai mendoi se i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem)
nuk ia kishte vënë mendjen se çka po ndodhte. Dhe All-llahu (Subhanehu ve Teala)
e di më së miri. Ai (Salallahu Alejhi ve Selem) tha: „ Leri, O Ebu Bekr, sepse çdo
popull ka festën e vet, dhe kjo është festa jonë, e popullit të Islamit.“ Ky hadith
tregon se, nuk ishte shprehi e të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem) dhe Sahabëve që
të mblidhen dhe të dëgjojnë këngë, andaj Ebu Bekri e quajti këtë „instrumentet
muzikore të Shejtanit“. Dhe i Dërguari (Alejhi Selam) e aprovoi këtë apelim, ku tha
“Leri, sepse çdo popull ka festën e vet dhe kjo është festa jonë.” Kjo tregon se
arsyeja e lejimit ishte sepse ishte koha e festës, ndërsa ndalimi mbeti në fuqi
kohëve tjera jashtë festave, duke pasur parasysh edhe rastet e martesave, të
pëmendura në hadithet tjera. Sheikh el-Albani e shpjegoi këtë në librin e tij të çmuar
“Tahrim Alaat el-Tarab” (Ndalimi i Instrumenteve Muzikore). I Dërguari i All-llahut
(Salallahu Alejhi ve Selem) lejoi ato dy vajzat të këndojnë për festë, sikurse
transmetohet në hadithin: “Ashtu që mushrikët të shohin se në fenë tonë ka vend
për relaksim.” Nuk tregohet askund në hadith se i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi
ve Selem) ishte duke i dëgjuar ato (sh.p. duke kënduar). Urdhëresat dhe ndalimet kanë
të bëjnë me dëgjimin (sh.p. e qëllimtë dhe me kënaqësi), e jo me dëgjimin, mu ashtu si
është rasti me shikimin, rregullat kanë të bëjnë me shikimin e qëllimtë dhe jo me atë të
rastit. Poashtu, duhet ta kemi të qartë se kjo është vetëm për femra. Imam Ebu
´Ubejd (All-llahu e mëshiroftë) e definoi defin me fjalët “ ajo të cilës i bien gratë.”
(Gharib el-Hadith, 3/64)
- Ka thënë Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga dhe veglat muzikore
janë fyejt e shejtanit".
- Ka thënë Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga mjell
hipokrizi në zemër".
“Këndimi hedh rrënjët e nifakut (hipokrizisë) në zemër ashtu siç hedhin rrënjë
barishtet e perimet nga uji.”
Transmetuar nga Ibn Battah në el-Ibanetul-Kubra (vëll.2, fq. 469), dhe Bejhakiu në es-
Sunenul-Kubra (vëll. 52, fq. 231).
- Ka thënë Ibn Abbasi r.a: "Defi është haram, veglat muzikore janë haram, daullja
është haram, dhe fyelli është haram."
- Ka thënë El-kasim bin Muhamed (ka qen biri i vëllaut të Aishes r.a dhe ka mësu prej
saj): "Kënga është bosh (e pavlerë) dhe çdo boshe është në zjarr". Gjithashtu ka
thënë El-Kasim: "Kënga është pjesë e gënjeshtrës"
- GjithashtuEl-Kasim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:“Kënga dhe veglat muzikore
janë të ndaluara me Ixhma."
- Ka thënë Umer bin Abdul Aziz: "Kënga është prejardhje nga shejtani dhe
perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi (Allahu xh.sh.).
- Ka thënë Imam Ebu Hanifja: "Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet
distancuar mënjëherë nga ajo".
Nga Ebi Tajjib et-Taberi thuhet se: "Ebu Hanifja e ka urrejtur muziken dhe e ka
bërë ndëgjimin e muzikes prej mëkateve."
Dhe ka thënë:"Dhe kështu është medhhebi i gjithë Kuffes".
Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hanifeja që ka thënë: "Të kënduarit (muzika) është
e ndaluar (haram) në të gjitha fet ".
Gjithashtu Ebu Hanifja ka thënë: "Dëgjimi i këngëve është fisk (shfrenim)".
- Ka thënë imam Maliku: "Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka
të mençur që thotë se kënga-muzika është hak?
- Kurse imam Ebu amer bin Salah, në perkrahje të shumicës se dijetarëve, të cilët e
ndalojnë Këngën dhe muzikën, thotë: "Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara
me Ixhma".
Jezidi i biri El-Velidit ka thene: "Kini kujdes degjimin e kengeve ngase degjimi i
kengeve zvoglon turpin, rrit epshin, humb edukaten, zevendeson alkoolin dhe
[personi i tille] sillet ashtu siç sillet i dehuri".
- Ebu Jusufi (nxënësi më i afërt dhe më i njohuri i Ebu Hanifes) ka thënë, në lidhje
me shtëpinë nga e cila mund të dëgjohen instrumentet muzikore: " Hyni pa lejen e
tyre, sepse ndalimi i veprave të këqija është obligative, dhe në qoftë se nuk do
të ishte e lejuar hyrja pa leje, njerëzit nuk do të ishin në gjendje të kryejnë
obligimin e tyre (urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja)." (Ighaathat al-
Lahfaan, 1/425).
- Imam Maliku (All-llahu e mëshiroftë) është pyetur në lidhje me lozjen e daulleve apo
të flutës, në qoftë se ndodhë që njeriu të dëgjojë tingujt e tyre dhe kënaqet me dëgjimin
e tyre, duke ecur apo duke qenë ulur. Ai tha: " Duhet të ngritet (sh.p. prej atij vendi)
në qoftë se vërenë se është duke u kënaqur me dëgjimin e saj duke ecur apo
duke qenë ulur." Ai tha: " Ai duhet të ngritet në qoftë se vërenë se kënaqet me
dëgjimin e saj, përveçse nëse është ulur për ndonjë nevojë, apo nuk është në
gjendje të ngritet. Në qoftë se është në rrugë (udhëtim), ai duhet ose të kthehet
ose të vazhdojë udhëtimin." (el-Xhami' nga el-Kajrawaani, 262). Ai (All-llahu e
mëshiroftë) ka thënë: " Njerëzit e vetëm, të cilët veprojnë kështu, sipas vështrimit
tonë, janë fasikët." (Tefsir el-Kurtubi, 14/55).
- Ibn Abd el-Barr (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Nga llojet e fitimit, të cilat janë
haram sipas konsensit (mendimit unanim) të dijetarëve janë ribaja (kamata),
pagesa e prostitutes (lavires), çdo gjë e ndaluar, rryshfeti, pagesa për të
qajturit për të vdekurit dhe këndimi, pagesa e treguesve të fatit dhe atyre që
pohojnë se e dijnë të fshehtën dhe astrologët, pagesa për lozjen e flutës, dhe
çdo lloj i kumarit (lojës së fatit)." (el-Kaafi)
- El-Kurtubiu (All-llahu e mëshiroftë) është një prej atyre që kanë transmetuar këtë
hadith, pastaj ka thënë: “ Ebu´l Faraxh dhe el-Kaffaal, kanë thënë: “Dëshmija e
këngëtarit dhe vallëzuesit nuk duhet pranuar.” Unë them: nëse është vërtetuar
se kjo çështje nuk është e lejuar, atëherë pranimi i pagesës për të, poashtu nuk
lejohet.”
- Sheikh el-Favzani (All-llahu e ruajtë) ka thënë: “Atë që Ibrahim ibn Sa´d dhe
Ubejd-Allah el-´Enbari kanë thënë rreth këndimit, nuk është sikurse mënyra e
këndimit të kohës sonë, andaj ata asnjëherë nuk do t´a lejonin këtë lloj të
këndimit, që është shtyerje në imoralitet dhe në humbje të turpit." (el-I´laam)
Ibn Tejmijeh (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Nuk është e lejuar bërja e
instrumenteve muzikore.” (el-Mexhmu´, 22/140). Ai poashtu tha: “ Duke u bazuar
në shumicën e fukahave, lejohet shkatërrimi i instrumenteve muzikore, siç
është tanburi ( instrument me tela, i ngjashëm me mandolinën). Ky është
mendim i Malikut, dhe është mendimi më i fortë nga dy mendimet, të
transmetuara nga Ahmedi.” (el-Mexhmu´, 28/113). Dhe ai tha: “…Ibn el-Mundhir
ka cekur se dijetarët janë të pajtimit se nuk është e lejuar të paguhen njerëzit
për të vajtuar dhe kënduar… konsensi i të gjithë dijetarëve, vështrimet e të
cilëve i cekëm më sipër, është se vajtimi dhe këndimi nuk janë të lejuara. El-Shu
´bi, el-Nekha´i dhe Maliku i cilësuan si mekruh (d.m.th. haram). Ebu Thawr, el-Nu
´maan – Ebu Hanife (All-llahu e mëshiroftë)- Jakubi dhe Muhammedi, dy nxënësit e
Ebu Hanifes kanë thënë: “Nuk është e lejuar kurrëfarë pagese për këndim dhe
vajtim. Ky është vështrimi (mendimi) ynë". Dhe ai tha: “Instrumentet muzikore
janë verë e shpirtit, dhe ajo se çka i shkakton ajo shpirtit është më e keqe se
ajo që shkaktojnë pijet dehëse.” (Mexhmu´ el-Fetawa, 10/417)
Disa njerëz marrin guxim të pohojnë se Sahabët dhe Tabi´inët kanë dëgjuar këngë, dhe
nuk kanë parë asnjë të keqe me këtë! El-Fawzan (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Ne
kërkojmë nga ata që të na paraqesin isnedë (zingjirë transmetuesish) sahih, të cilët
qojnë tek këta Sahabë dhe Tabi´inë, që do të dëshmonin për këtë." Atëherë ai tha: “
Imam Muslimi ka përmendur në Hyrjen e Sahihut të tij se Abd-Allah ibn el-Mubareku ka
thënë: “ Isnedi është pjesë e fesë. Po të mos ishte isnedi, secili mund të pohonte
atë çka dëshiron.” Disa thojnë se, hadithet të cilat ndalojnë muzikën janë plotë
gabime. Nuk ka mbetur asnjë hadith pa u kritikuar nga ndonjëri prej dijetarëve.
- Ibn Ebi Shejbah (All-llahu e mëshiroftë) transmeton se, një njeri theu (shkatërroi)
mandolinën e një njeriu, dhe ky i fundit e paraqiti rastin tek Shurejhu. Mirëpo,
Shurejhu nuk i përcaktoi atij kurrëfarë dëmshpëblimi- d.m.th. ai nuk e obligoi
personin e parë që të paguaj dëmin e mandolinës, sepse ajo ishte haram dhe
kështu e pa vlerë. (el-Musannaf, 5/395)
Ibn Ebu Dunia transmeton me sened të saktë se Imam Sha`abiju ka thënë: "Është i
mallkuar ai që këndon dhe ai për të cilin këndohet."
Prej dijetarëve më të njohur të shekullit që lam dhe atij që filluam, që e kanë bërë haram
këngën dhe muziken janë edhe: Sheikh Uthejmini, Sheikh Bin Bazi, Sheikh Ibn
Xhibrini, Sheikh Muhammed Ibn Ibrahim Alu Shejh, Sheikh Sulejman Nasir el-
Ulvan, Sheikh Hamud bin Ukla esh-Shu'ejbi Sheikh Ebu Isak el-Huvejni, Sheikh
Muhammed Mukhtar Shenkiti, Sheikh Selman el-Aude, Sheikh Sefer el-Hawali,
Sheikh Muhammed Salih El-Munaxhid, Sheikh Muhammed Husejn Jakub, Sheikh
Muhammed Hassan, Sheikh AbdulKader Arnauti dhe me qindra e qindra dijetarë
tjerë.
Lejohet vetëm defi (daireja) që t'a përdorin vetëm gratë në festa apo gezime, gje e cila
argumentohet me dy hadithe të sakta se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) shkoi
tek Pejgamberi a.s., e Pejgamberi a.s. ishte në shtepi te Aishes (Allahu qoftë i kënaqur
me atë) dhe aty gjeti dy vajza te reja qe luajshin me def para Aishes (Allahu qoftë i
kënaqur me atë). Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) i qortoi vajzat dhe iu tha:
"Fyejt e shejtanit tek Pejgamberi a.s.?!! Pejgamberi a.s. tha: "O Ebu beker, leri se
këto ditë janë ditë feste". (Hadith i saktë, i nxjerrur nga Buhariu dhe Muslimi).
Për çudi, disa njerëz e marrin këtë hidith si argument për lejimin e muzikës edhe pse Ebu
bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti lojën me def fyell i muzikes dhe Pejgamberi
a.s. ishte ne pajtim me një gjë të tillë por ia sqaroi atij se shkaku qe ti le te luajnë ishin
ditët e festës, ditë në të cilat lejohet shfaqja e gezimit.
Ka thënë imam Ibn Kajjimi: "Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti
këtë fyej të shejtanit gjë e cila ishte në pajtim me Pejgamberin a.s. dhe se lojën
me def e bënin dy vajza të vogla të cilat nuk kanë obligime fetare dhe së për to
nuk ka mëkat në këndimin dhe dëgjimin i saj. Vallë a kjo aludon për lejimin e
asaj të cilës ju e punoni dhe e mesoni, ajo që përmban ato që as ju s'mund t'a
mshefni?! O çfarë mjerimi, ka humbur inteligjenca dhe te kuptuarit."
Nisur nga kjo, kanë thënë dijatarët se loja me def është e lejuar vetëm për gra, gjë e cila
për burra nuk vlenë dhe kjo kushtimisht në ditët e festave dhe gezimëve.
Ka thënë dijetari i ndëruar, Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë): Ndëgjimi i
muzikës është e ndaluar dhe nga punët e këqija, gjë e cila shkakton sëmundjen
e zemrës dhe ngurtjes se saj dhe e pëngon nga përkujtimi (dhikri) i Allahut.
Ndërsa në Martesë, lejohet vetëm për gra rënia e defit, duke kënduar këngë të
matura, në të cilat nuk ka shtytje për në të ndaluara. Ndërsa renia e tupanit nuk
lejohet në dasem e as jashtë saj. Pra, mjafton defi ta përdorin gratë, gjë e cila
nuk lejohet për burra.Dhe përfundimisht:
Kujdes, mos të bëhësh prej atyre të cilët i ka mashtruar shejtani dhe iu ka zbukuruar
këngën dhe muzikën dhe e lanë Kur'anin e madheruar pas dore. Të cilët po t'i shikosh
kur janë duke ndegjuar muzikë, i sheh ato se si ju ka shterrur zani, u janë molisur
gjymtyrët, e kanë flijuar zemrën për muzikë, përdridhën sikurse i dehuri dhe kërcejnë si
femra apo si gra të amoralizuara.
O fatkeqesi për të rinjtë, të cilët jetën e tyre e çojnë në argetime, këngë e muzikë. E
morën fenë e tyre loje e defrim. Fyejt e shejtanit janë më të dashur Tek ata se ndëgjimi i
kur'anit, saqe, po ta lexojë ndonjëri prej tyre Kur'anin prej fillimi e deri në mbarim, nuk
do ndyshonte asgje tek ai dhe as që do të lente gjurmë e as që do ta pasiononte. E kur
ta ndegjojë kur'anin e shejtanit, shpërthejnë nga zemra e tij burimet e pasionëve,
këmbët fillojnë ti luajnë, duart ti perplasën për njëratjetrën, pjeset e trupit ti shkundën,
gjuha duke përcjellur (këngët) dhe i levizin ndjenjat e emocionet. O i madhi Zot, cila nga
këto dy janë me të dashura tek ai?!
O fatkeqësi për kohën e cila humbet jashtë përmendjës së Allahut, për pasurinë cila
shpënzohet jashtë madhërimit të Allahu xh.sh., për zemrat në të cilat strehohet shejtani,
për të rinjtë të cilët e humbën fenë e tyre.
O fatkeqësi, armiqt e Islamit kënaqën dhe gëzohën me rininë tonë, të cilën e kryqëzoi
burrerinë e tyre kënga-muzika, muzika iu mori entuzjazmin e tyre, xhelozia iu mbyti
ndenjat e dashurisë, vendosshmerinë e tyre iu more kërcimi. Ndërsa vëllezrit e tyre
vritën ne çdo kodër dhe mbytën me thiken diskredituese. O I madhi Zot, kur do të
zgjohën?!!
Thotë Allahu xh.sh.: "Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i
largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë
ato (ajetet e ) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i
turpshëm. E kur i lexohën atij ajetët Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhët sikur
nuk i ka ndëgjuar ato, bëhët sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti
përgezoje atë me një denim të dhëmbshëm". (llukman 6)
Përgaditi dhe përshtati për Forumin Islam kurandhesunet.net vëllau juaj: Ebu
Katade