You are on page 1of 13

Ku vërtetë e ka vendin Nënë Tereza?

Këtë reagim po e shkruaj pak të gjatë për lexuesit, por gjithsesi tepër të shkurtë për
të gjithë ata që kanë sy ...

Nga: Kushtrim Janina, Historian

Një qasje shkencore dhe fetare

"Më mirë është të ndodhin padrejtësi së sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë" – Johann


Wolgang GOETHE, filozof i madh gjerman i cili pranoj Islamin.

Këtë reagim po e shkruaj pak të gjatë për lexuesit, por gjithsesi tepër të shkurtë për të gjithë
ata që kanë sy, kokë, mendje dhe janë të interesuar të dijnë se ku vërtetë e ka dhe duhet ta
ketë vendin Nënë Tereza. Reagimi vjen si pasojë e një polemike që u shkaktua pas kryelajmit
në gazetën e përditshme të Kosovë "Express" me titull "Gjykimi i Imamit për Nënën Terezë".
Gazeta e datës 23 shkurt 2009 në brendi ia kushton gati dy faqe, faqet 8-9, një ligjerate të
imamit Dr. Shefqet Krasniqi kur ai i ka thënë xhematit se "Nënë Tereza e ka vendin në ferr".
Në audio inçizimin e vendosur në internet Dr. Krasniqi dëgjohet duke thënë se "[Nënë Tereza]
e ka vendin midis xhehnemit, fellë". Reagimi i parë në formë të shkruar erdhi nga Halil
Matoshi, gazetar i Express-it. Komenti i tij u botua, ku tjetër pos në gazetën ku Halili është
gazetar. Si duket, ishte një veprim i koordinuar i vet gazetës, e jo trajtim i drejtë i problemit.
Po e marrim paragrafin kryesor, mbi tekst, nga reagimi z. Matoshi me titull "Krasniqi në ferr", i
botuar më datën 24 shkurt 2009, faqe 2.

"Nga këndvështrimi i Shefqet Krasniqit për fjalën e lirë, do të mund të them se vet ai është i
gatuar për ferr, sepse përfaqëson të keqen universale, dhe kjo që them, sipas botëkuptimit
tim, është e barasvlershme me të vërtetën e tij konstante "përjashtuese nga parajsa" për të
gjithë jomyslimanët, aq më tepër kur përfaqësojnë të mirën universale."

E kuptuat këtë paragraf mirë? Nuk po hyjmë në brendi të komentit ku Halili ka llapaqit dhe sha
sa ka mundur.

Të dashur lexues,

Qëllimi i këtij punimi shkencor është të gjindet vendi i saktë ose i përafërt në këtë dhe atë
botë për Nënë Terezën, Dr. Krasniqin, dhe Halil Matoshin. Në këtë punim shumë të shkurt do
të përdorim argumente të forta shkancore. Të gjitha argumentet e prezentuara janë të hapura
për vërtetësi në tërë botën, për gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Kushti i domosdoshëm
për kuptimin dhe vërtetimin e argumenteve është që, secili duhet të ketë një shkallë të
pranueshme të inteligjencës njerëzore. Nëse jeni të prirur të besoni në gënjeshtra,
propagandë mediale, llapaqitje dhe sharje të komentusve nepër gazetat e tyre të paguar nga
qarqet shpifëse, lexues të dashur, ndaloni këtu dhe mos e vazhdoni leximin e këtij punimi. Ju
që besoni Zotin dhe faktet shkencore, u bëjë thirrje të vazhdoni leximin.
Çka bëri në të vërtetë Nënë Tereza për njerëzimin dhe shqiptarët?

Miti i Nënë Terezës është krijuar nga Vatikani dhe propaganda mediale. Nuk ka asnjë fakt që
mund të vërtetohet se ajo u ka ndihmuar të varfërve praktikisht. Tërë ndihma e saj të varfërve
kanë qenë gënjeshtrat, mashtrimet dhe zhdukja e varfërisë me fjalë që Vatikani dhe mediat i
shpifnin si fjalë të Zotit. Ju lutem, të dashur lexues, gënjeshtrat dhe shpifjet e Nënë Terezës
nuk ishin, nuk janë, e kurrë nuk do të jenë fjalë të Zotit. Nënë Tereza praktikisht vetëm i ka
sjellur dhe vazhdon të i sjell të këqija njerëzimit, e më së shumti shqiptarëve. Për Nënë
Terezën janë shkruar shumë libra sipas qejfit, propagandës, ëndrrave, gënjeshtrave dhe
qëllimeve djallëzore. Lexues të dashur, pse nuk uleni edhe ju pranë kompjuterit dhe të
shkruani çka të doni në favor të Nënë Terezës? Edhe ne kemi mundur ta bëjmë këtë. Po ua
lëjmë juve sepse ne nuk e kemi ndërmend të merremi me fantazira. Bota nuk është e
ndërtuar në bazë të fantazirave. Bota vepron në bazë të argumenteve. Në vijim ne
prezentojmë vetëm një pjesë të vogël të argumenteve. Nëse nuk jeni të interesuar në
argumente që mund të i vërtetoj secili që ka sy dhe mendje të shëndoshë, ju lutem prej toke
deri në qiell edhe njëherë: ndaloni leximin këtu. Për të gjithë të interesuarit në thash e themet
dhe propandën për Nënë Terezën sqarimi u dha më lartë.

1. Nënë Tereza e Kalkutës

Ne dijmë se Nënë Tereza, emri i saj i vërtetë Gonxhe Bojaxhiu, nuk ka qenë nga Kalkuta. Ajo
ishte nga kombi më i varfër, më i sakatosur, më i prapambetur dhe më budallë i Evropës të
quajtur shqiptar. Në rregull. Nga ky komb del një grua për të zgjidhur së pari problemet e
Kalkutës duke anashkaluar në tërësi problemin e kombit të vet. Edhe kjo në rregull. Shumica e
atyre shqiptarëve të arsyeshëm dhe të gjithë njerëzit e botës me mendje të shëndosh habiten
pse Nënë Tereza shkoi për ta luftuar varfërinë në Kalkutë dhe Indi si një shtet armik i
shqiptarëve, e nuk bëri gjë për shqiptarët ose kombin që i përkiste? Hipokrizia e tillë nuk fillon
e as nuk mbaron këtu. Ka edhe shumë argumente për ata shqiptarë të arsyeshëm që duhet të
dihen, sepse bota e arsyeshme i di.. Sicilit shqiptar me inteligjencë të kufizuar duhet së pari të
di diçka për Kalkutën dhe historinë e saj. Hë pra, shkurtimisht çka është Kalkuta?

Kalkuta ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Britanike të Raxhit (British Raj). Raxhi Britanik ka
përfshirë territorin e sotëm të Indisë, Pakistanit, Banglladeshin, Nepalin, Butanin, Birmaninë,
Singaporin dhe Somalilandin Britanik.[2] Një sipërfaqe gjeografike prej 5..244.246km2. Vetëm
India me 3.287.263km2 quhet nënkontinenti Indian, e lërë më rajoni me mbi 5 milion km2.
Sot ky rajon gjeografik ka 1.565.165.183 banorë. Po të ishte ende si shtet, do të rangohej i
pari në botë për nga numri i popullsisë.

Përpos që ishte kryeqytet, Kalkuta ishte edhe qyteti, limani, qendra kulturore dhe ekonomike e
Raxhit. Është plotësisht e qartë pse aviacioni i fuqishëm luftarak i Perandorisë Japoneze disa
herë e ka bombarduar Kalkutën gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të parën herë me 20
dhjetor 1942, dhe për të fundit herë me 24 dhjetor 1944. Por nuk arriti do ta pushtojë dot..
Aviacioni luftarak japonez arriti ta shkatërroj flotën kryesore të SHBA-ve në Perl Harbur më 7
dhejtor 1941. Për një ditë. Ai po ashtu shkatërroj limanet dhe qytetet kryesore të Azisë si
Hong Kongun, Xhakartën, Shangain, Manilën, Singaporin. Nuk po i përmendin të tjerat. Nga
këto që i përmendëm, do ta veçojmë Singaporin si limanin që në vitin 2008 ka pasur më së
paku banorë, "vetëm" 4.839.400. Shangai, Hong Kongu, Xhakarta, Manila janë në mesin e
qytet-limaneve me numrin më të madh të banorëve në botë.. Të gjitha ishin pushtuar nga
Armata e Perandorisë Japoneze. Sulmi në Hong Kong filloj më 8 dhjetor 1941, vetëm 8 orë pas
sulmit në Perl Harbur të SHBA-ve. Ndryshe nga sulmi në Perl Harbur ku puna u krye për një
ditë duke e shkatërruar flotën kryesore të SHBA-ve, beteja e Hong Kongut zgjati deri më 25
dhjetor 1941 dhe përfundoj kështu: nga gjithsej 15.000 ushtarë sa i kishte Britania dhe Hong
Kongu, 4.500 ishin të vrarë dhe plagosur, dhe 8.500 robër lufte të dorëzuar ushtrisë japoneze.
A e dini pse beteja zgjati më shumë se dy javë dhe Hong Kongu nuk ra ose u shkatërrua
shpejt si Perl Harburi? Përgjigje: Hong Kongu ishte nën sundimin e Raxhit Britanik. Perandoria
Britanike deri atëherë ishte më e madhja në botë që ka njohur njerëzimi. Japonezët nuk e
kishin lehtë me ta sikur me amerikanët. Pas Hong Kongut, japonezët sulmojnë Singaporin. Atë
e marrin për një javë (7-15 shkurt 1942), e krahas tij zëjnë rob rreth 80.000 ushtarë të
Perandorisë së Raxhit të përbërë nga britanikë, australianë dhe indianë. Uninston Çërçilli e
kishte quajtur atë disfatë, dhe ashtu është e vërtetuar deri në ditët e sotme, si "tragjedia më e
madhe" dhe "kapitullimi më i madh" në historinë e Britanisë. Gjatë pushtimit të limaneve,
japonezët së pari shfrytëzonin aviacionin për të fituar epërsi në ajër dhe pushtim më të lehtë
në tokë. Kur erdhi në pyetje sulmi ndaj limanit të Kalkutës, nuk bëhej fjalë për betejë disa
ditëshe, jave, muaj, por vite. Japonezët nuk arritën të marrin Kalkutën përkundër se e
bombarduan fuqishëm nga ajri disa herë gjatë dy viteve. India ishte vend i varfër por
kryeqyteti i Perandorisë Britanike të Raxhit doli të jetë më i fortë se Perl Harburi, Hong Kongu,
Shangai, Singapori, Xhakarta, Manila e shumë limane tjera të njohura në Azi. A thua more
Zot, çka e çoj Nënë Terezën në Kalkutë? Ta luftojë varfërinë? Pse pikërisht në Kalkutë, e jo në
çdo qytet dhe rajon tjetër të Indisë? Nuk po themi pse nuk erdhi Nënë Tereza ta luftojë
varfërinë diku në trojet shqiptare që janë më të varfërat në Evropë. Ani nashtë pse ka shku ta
luftoj varfërinë në Indi me numrin më të madh të popullsisë në botë pas Kinës (edhe dy
dekada India do të jetë para Kinës me popullsi), të shkoj aq larg atje, e të mos kthehet këtu
në Evropë për ta luftuar varfërinë në kombin e saj, gjysma e të cilit ishin me standard jetësorë
të kafshëve? Hëh! S'ka përgjigjeee! Kjo i bie kështu, çohet sot një femër nga një vend shumë i
varfër i Afrikës për ta luftuar varfërinë në Londër. Ose, çohet një femër nga Kosova për ta
luftuar varfërinë në Nju Jork. Të jeni të bindur se edhe në Londër dhe Nju Jork ka të varfër
brenda qytetit, bile shumë, e më shumë në rrethinat e tyre. Pyetja për femrën shqiptare do të
ishte: pse pikërisht në Londër dhe Nju Jork duhet të luftohet varfëria kur ju vini nga kombi më
i varfër i Evropës? Hëh! Çka do i thuash? S'ka përgjigjeee!

Tani po kalojmë pak në argumentet dhe faktet e gjalla se çka bëri në të vërtetë Nënë Tereza
në Kalkutë, si e luftoj ajo varfërinë, sa dhe me çka i kontribuoj ajo njerëzimit, dhe çfarë vlere
paraqet? Janë bërë shumë dokumentare dhe shkruar shumë vepra për veprimtarinë e Nënë
Terezës. Ne nuk do të bazohemi as në ato që janë pro e as ato kundër. Do të bazohemi në
fakte që mund të vërtetohen nga gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Në shkrimet dhe librat e
gënjeshtërta të shqiptarëve që nuk i marrin parasysh faktet nuk do të bazohemi hiq se hiq.
Nuk do të bazohemi as në librat kritikues të botuara nga autorët si Kristofer Hiçins që Nënë
Terezën e portretizon si "Engjulli i Ferrit". Ngadalë, mos u ngutni ju lutem, as ju që jeni
mbështetës të Nënë Terezës e as ju që u pëlqen vepra e K. Hiçins. Nuk është detyrë e jona të
ua mbushim mendjen se a ka të drejtë Hiçins-i e shumë autorëve me famë botërore që
kritikon minsionin e Nënë Terezës dhe të tjerët që kanë shpikur gënjështra nga më të poshtrat
për të mirat e paqena të saj. Qëllimi ynë është që ju të njiheni me veprat e vërteta ose të
bërat e Nënë Terezës. Kush mund të jetë njeriu më kompetent në këtë botë dhe me fakte të
gjalla për studimin e veprës së Nënë Terezës? Askush tjetër pos Dr. Arup Çaterxhit (Aroup
Chatterjee), i lindur dhe rritur në Kalkuta, është marrë me veprimtari humanitare për të
varfërit në Kalkuta, ka përcjellur të gjitha të bërat e Nënë Terezës në çdo hap të saj në Kalkuta
me video xhirime, inçizime të bisedave telefonike dhe gjatë takimeve në terren, e çka mos
tjetër. Që je lexuesi ta kuptoj edhe më mirë, Dr. Çaterxhi është studiuesi dhe humanisti që e
ka pasur veprimtarinë e Nënë Terezës në Kalkuta nën llupe të plotë deri në vdekjen e saj dhe
pas vdekjes. Ne mund të flasim dhe shkruajmë çka të dojmë pranë televizionit dhe
kompjuterit. Ne që jemi qënie njerëzore duhet të u besojmë fakteve të gjalla. Kushdo që është
i interesuar, ju lutem merrni ato fakte të gjalla të prezentuara në librin e Dr. Çaterxhit të
përkthyer edhe në shqip. Prezentojani secilit shqiptar të gjeneratës së tashme dhe të ardhme,
që ata të jenë të kujdesshëm ndaj miteve të frikshme satanike rreth Nënë Terezës. Me këtë
veprim ju i lironi shqiptarët nga idhujtaritë dhe veprat e dreqit. Mos u çuditni aspak pse Zoti
është duke i dënuar shqiptarët si komb derisa ata besojnë në shpikjet djallëzore, mitet dhe
propagandën për Nënë Terezën.

Faktet e gjalla rreth Nënë Terezës në librin "Nënë Tereza – Vendimi Final", nga Dr. Aroup
Chatterjee, botoi Jehona Study Center, Kombinat, Tiranë, libër i përkthyer, botimi i parë i
verzionit origjinal të vitit 2003, 441 faqe.[3] Këtu prezentohen edhe fakte tjera që libri i ka
harruar.

2. Në brendi të fakteve për Nënë Terezën

"Gjatë këtyre tre viteve në Përendim, unë arrita të kuptoj që qyteti i Kalkutës ishte sinonim i
vuajtes më të keqe njerëzore dhe degradimit në sytë e botës", thotë autori në hyrje të librit në
faqe 9, botimi në shqip. Në të njëjtën faqe pak më poshtë, autori thotë:

"Gjatë këtyre njëzet e shtatë viteve të mia, këtu në Kalkuta, nuk e kam parë kurrë një skenë
të tillë". "Unë nuk e kam në gjak Kalkutën.." Ajo çka e ka tmerruar shumë autorin ka qenë
portretizimi i Kalkutës nga propaganda mediale si sinonim i varfërisë, tragjedia e vuajtjes së
njerëzimit. Se kjo është shpifje e dreqit e jo e ndonjë qenie njerëzore të arsyeshme që ka sy,
ka dëshmi të forta. Kalkuta ka qenë, është dhe mbetet krenaria e Indisë. Asnjë qytet dhe
rajon tjetër në Indi nuk e ka këtë epitet me fakte. Në faqe 10 autori shënon:

"Është e përhapur shumë shprehja se "atë që Bengali (shteti ku Kalkuta bën pjesë) e mendon
sot, India e mendon nesër". Në shtetet tjera nuk ka këso shprehje. Nuk thuhet "atë që e
mendon Nju Jorku sot, Amerika e mendon nesër" ose "atë që Durrësi e mendon sot, Shqipëria
e mendon nesër". Thuhet vetëm "atë që Kalkuta e mendon sot, India e mendon nesër". Citati
në faqe 10 vazhdon "Një shprehje indiane thotë: "Nëse ju keni një banor të Kalkutës, ju keni
një poet. Nëse keni dy të tillë, ju keni një parti politike ndërsa me tre, ju keni dy parti
politike". Në faqen e Wikipedia-s thuhet: "Kolakta is noted for its revolutionary history, ranging
from the Indian struggle for independence to the leftist and trade union movements".[4] Në
shqip do të thotë: "Kalkuta është e njohur për historinë e saj revelucionare, duke filluar nga
lufta indiane për pavarësi deri të lëvizjet majtiste dhe të sindikatave". Çka në të vërtetë është
Kalkuta, duhet të hulumtoni mirë operacionet e aviacionit të fuqishëm luftarak të Perandorisë
Japoneze, i cili fundosi flotën kryesore të SHBA-ve brenda një dite, pushtoj Shangain, Hong
Kongun, Manilën, Xhakartën, Singaporin brenda disa ditëve, por nuk arriti dot të marr
Kalkutën për dy vite të bombardimeve. Sot, mesatarja e shkollimit ose alfabetizmit të Kalkutës
prej 81% e i tejkalon të gjitha mesataret e rajoneve tjera të Indisë të cilat arrijnë afër
80%.[5]
Duke mos mundur të pajtohet në sytë e botës për shpifjet, satanizimin dhe përbuzjen e
skajshme që Nënë Tereza si spiune e Vatikanit po i bënte krenarisë numër një të
nënkontinentit Indian – Kalkutës, Çaterxhi në faqe 10 të librit thotë: "Si njëri i drejtë, e kam të
vështirë t'i kuptoj gënjështrat dhe mashtrimet". Tani lexues dhe bashkëkombas të dashur,
merrni parasysh një fakt që do të u lë pa fjalë, e idhujt e Nënë Terezës mund të i lë edhe pa
frymë. Shih citatin e autorit në faqe 10 të librit: "Gjithashtu gruaja ime, e rritur dhe e edukuar
në Irlandë (një katolike romane), e mashtruar nga mitologjia e Nënë Terezës, u zemërua kur
shkoi në Kalkuta duke u përballur me realitetin dhe u largua nga trillimet rreth Nënë Terezës".

Gruaja e Çaterxhit katolike romane e rritur dhe edukuar në Irlandë! Aiiiiii, ih, ih, ih! Edhe në
Irlandë Çaterxhi përmes gruas së tij e ka pasur Nënë Terezën nën llupe të plotë. Edhe njerëzit
nga planetet tjera pa kurrfarë ideje rreth Nënë Terezës do të ishin në gjendje ta studiojnë
misionin e saj për mrekulli vetëm nëse autori i planetit tjetër është i martuar me një katolike
romane të rritur dhe edukuar në Irlandë dhe në bashkëveprim të drejtpërdrejtë me Nënë
Terezën, e lërë më Çaterxhi që, përpos kësaj, vet është nga Kalkuta dhe e ka pasur nën llupe
Nënë Terezën me video dhe audio inçizime, fotografi, e shumë tjera. Çaterxhi megjithatë nuk
bazohet në përvojën e hidhur të gruas së tij me Nënë Terezën por i prezenton faktet që i ka
mledhur vet. Krejt ato fakte mund të ia jep televizioneve shqiptare dhe secilit shqiptar që i
intereson diçka për Nënë Terezën. Thirreni gruan e Çaterxhit në debat televiziv që të i tregoj
me fakte llapaqenit Halil Matufi, ashtu desha të them Matoshi, më falni në shprehje, se çfarë
"vlere" universale paraqet Nënë Tereza.

Libri ka gjithsej 14 kapituj. Secili kapitull sjell fakte të tmerrshe për veprimtarinë djallëzore të
Nënë Terezës. Kapitulli i parë mban titullin: "Ajo vraponte nepër vende ku ne nuk do të
shkonim kurrë". E cilat ishin ato vende? Më të shpeshtat: Roma, Nju Jorku, Londra dhe vilat
në Papua Guinea e Re të rezervuara për njerëzit tepër të pasur të botës. Nënë Tereza quhej e
Kalkutës por ajo rrallë qëndronte në Kalkutë. Ku është Nënë Tereza? Në aeroport, takim me
Papën, takim me Reganin, princeshëm Diana, në vilat superluksoze në Papua Guinea e Re.
Kapitulli tregon se si prostitutat indiane kishin dalur në rrugë jo për t'u shitur por për të
mbledhur ndihma për viktimat e përmbytjeve, ndërkaq Nënë Tereza ikte sa herë ndodhnin
fatkeqësi natyrore. Kur qëllonte në Kalkuta, Nënë Tereza me fjalë mitologjike pengonte punën
e organizatave tjera humanitare. Ndihmat që bëheshin nga të tjerët propaganda mediale ia
adresonte meritës së Nënë Terezës.

Kapitulli i dytë: Ekumenikal me të vërtetën: Përralla të pabesueshme prej shenjtori.

Tregon për pohimet e Nënë Terezës që nuk kishin fare lidhje me realitetin në asnjë rrethanë.
"Ajo tregonte shumë nga ato që disa njerëz i quajnë "gënjështra të bardha", faqe 31. Në
Kosovë këto quhen "rrena të kulluara". "Unë kam harxhuar ditë pa fund, duke filmuar me një
kamera, përballë Shishu Bhavanit dhe e di çfarë ndodhte aty.

2.1 Kush e zbuloj dhe formësoj mitin e Nënë terezës

Kapitulli i tretë: Si lindi miti – Marrëdhënia e saj me Mugerixhen?


Këtu do të ndalemi pak më shumë se kush e shpiki ose zbuloj mitin e Nënë Terezës. Zbuluesi i
mitit të Nënë Terezës quhet Mallkollm Mugerixhi (Malcolm Muggeridge, 1903 – 1990), një
gazetar, shkrimtar, spiun ushtarak, përkrahës i krimeve të Hitlerit dhe anti-semitist, satirist,
dhe mbi të gjitha "shvaler" i përdalë ose dhunues. Kërkojeni në Google biografinë e tij, lexoni
veprat e tij, dhe librat e shkruara rreth tij nga autorë eminent. Në faqe 58 Çaterxhi thotë se
Mugerixhi në moshën 19 vjeçare u regjistrua në "Oratorinë e pastorit të mirë", në Kembrixh,
një shoqëri kjo e klerikëve të pamartuar anglikanë". Burimi i saktë i kësaj fjalie është një libër
i shkruar nga vet Mugerixhi me një autor tjetër (Gregory Wolfe, Malcolm Muggeridge: A
Biography, Londër, Hodder & Staughton, 1995, faqe 43). Çaterxhi nuk thotë se Muggeridge
ishte homoseksual për çka publiku që e ka njohur ka dyshuar shumë. Mugerixhi ishte 7 vjet
më i vjetër se Nënë Tereza, një distancë e përshtatshme në moshë për "marrëdhënie" të cilat
Çaterxhi nuk pati guxim të na i tregoj.

"Ai [Mugerixhi] e pati lënë gruan, Kitin, në Angli së bashku me një fëmijë një-muajsh (edhe dy
fëmijë të tjerë më të mëdhenj), por thuajse menjëherë pasi arriti në Kalkuta, filloj një lidhje
dashurie me një indiane që quhej Kurshed, e që ishte gruaja e një biznesmeni të pasur. Në
njëfarë mënyre, historia po përseritej; në kohën kur Kiti ishte shtatëzënë me djalin e tyre të
parë dhe po shërohej nga tifoja, Muggeridge ndodhej në Rusi dhe kishte lidhje me një ruse, e
cila ishte e martuar me një koleg të tij anglez... Megjithatë, si për ironi ishte Kiti ajo që e
hodhi bombën e vërtetë, duke i treguar të shoqit se po priste një fëmijë nga njëfarë Majkëll
Vivian (1907-1992), një diplomat i huaj. Midis Kitit dhe Muggeridge filloj një konflikt që që
kishte në qendër abortin...Kiti u kthye në Angli por e mbajti fëmijën, Karlin...Karl Muggeridge
vdiq tragjikisht në një aksident me ski në moshën 20 vjeçare...Ai [Mugerixhi] nuk mori pjesë
në varrim, ndonëse në atë periudhë të jetës së tij, ishte bërë një kristian i devotshëm e i
patundur. Në verën e vitit 1935, Muggeridge filloj një lidhje tjetër dashurie me piktoren dhe
skulptoren e re, Amrita Sher-Gil, prindërti e së cilës ishin siikë, dhe sipas tij [Mugerixhit], ata
ishin çifutë hungarezë tepër vullgarë. Edhe pse Amrita i dukej e "lezetshme" në shumë
aspekte, atij nuk i pëlqente fakti se "ajo" kishte bërë një abort" (faqe 60).

"Në të njëjtën kohë kur Amrita i dukej e "lezetshme" netëve, gjatë ditës shkruante në ditarin e
tij se ajo "kishte ide të rëndomta e zemërim të keq, aspirata të pakta e sentimentalizëm të
dobët" si dhe ishte "krejtësisht egocentrike, e vrazhdë, e llastuar, gjithmonë me të përziera".
Ky ishte Muggeridge tipik. Disa vite më vonë, pasi dëgjoj për vdekjen e Amritës, ai tha:
"Dëgjova se ka vdekur në mënyrë misterioze në 1941, kur ishte vetëm 27 vjeç...Ai përçmonte
gratë e pavarura dhe arrogante të klasës lartë e të mesme të qyetetit; duke qenë një sahib i
bardhë, ai i kritikonte ato sy me sy" (faqe 61).

"Gjatë pjesës më të madhe të luftës (LBD), ai kishte detyrën e agjentit MI6 në vende të
largëta, të tilla si Mozambiku, ku, nuk është e nevojshme të thuhet se vazhdoj të jepej pas
femrave, duke vuajtur si zakonisht" (faqe 62). Çaterxhi nuk e ka hulumtuar vdekjen
misterioze të Amritës por duke e ditur ekspertizën e Mugerixhit prej spiunit ushtarak të
rrezikshëm të MI6 dhe qëndrimin në ditarin e tij kundër Amritës, nuk ka asnjë dyshim se atë e
ka zhdukur me kurthë në mënyrë misterioze vet Mugerixhi.

"Gjatë viteve 1950 dhe 1960, Muggeridge jetoi një nga lidhjet më të famshme dashurore, atë
me Ledi Pamela Berri, gruan e kryeredaktorit të "The Daily Telegraph" si dhe vajzën e Lordit
Brikenhead, dikur Sekretar shteti për Indinë. Kiti Muggeridge e dinte se çfarë po ndodhte. Që
në fillim të lidhjes së tyre, ajo (Ledi Berri) mbeti shtatëzënë (gjë që nuk është aspak e
habitshme, kur dihej qëndrimi negativ që mbante Malkolmi ndaj çdo lloj kontrolli të lindjes).
Por, gjatë shtatëzënisë, Pamela e humbi fëmijën e saj" (faqe 62).

"Në vitin 1953, vit në të cilin pati edhe lidhjen me Ledi Berrin, ai u shpreh: "Shkatërruesi i
vërtetë i botës së krishterë nuk është as Stalini, as Hitleri e madje as kryetari i "kuq" apo të
ngjashmit me të, por liberalizmi" (faqe 63). Çaterxhi nuk thotë se shkatërruesi i vërtetë i
botës së krishterë është demaskimi i gënjështrave, por këtë ia lë lexuesit ta vërtetojë.

"Tashmë, lidhja me Pamela Berri kishte marrë fund..Nënë Tereza do të kishte mbetur
përgjithmonë një murgeshë e panjohur për botën" (faqe 64). "..Muggeridge nuk e kishte
miratuar asnjëherë shthuarjen seksuale dhe parandalimin e shatëzënisë, madje as tek racat e
"qytetëruara" (përveçse tek vetja, kuptohet), por një gjë të tillë e tradhtoj pikëpamjen e tij
supremaciste për jetën" (faqe 65). Faqe 66-72 prezentimi i Nënë Terezës në TV, trillimet për
religjionin, inkuadrimi i organizatave të fshehta katolike dhe CIA-s në financim. Prej momentit
kur është lidhur Mugerixhi me Nënë Terezën, libri nuk tregon asnjë shvalerizëm të Mugerixhit
me femra tjera siç e ka pasur ai biznes të zakonshëm.

"..në fillim të viteve 1970, Nënë Tereza njihej nga njerëzit e zakonshëm në Britani, ndonëse,
nëse ecte rrugëve të Kalkutës, ajo njihej fare pak" (faqe 73). "Fakti që ajo ishte me origjinë
nga Shqipëria, vendi i vetëm në botë me një regjim stalinist (zyrtarisht edhe ateist), ishte një
favor i madh për të. Dhënia e çimit Nobel një murgeshe katolike, do të ishte një goditje e
madhe për qeverinë komuniste të atij vendi si dhe për të gjitha qeveritë socialiste në botë.."
(faqe 75).

"Në fund të fundit, ishte pikërisht Lenini, qi që ka thënë në fillim të shekullit të XX se


"komunizmi në Londër, do të vinte nga Kalkuta". Në atë kohë Kalkuta ishte kryeqyteti i
Perandorisë Britanike" (faqe 76). Rëndësinë e Kalkutës për botën para Perandorisë Japoneze e
ka njohur Perandoria Ruse (Imperial Russia).

"..Robert MekNamara ka qenë në detyrën e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes gjatë pjesës më


të madhe të luftës së Vietnamit...Në vitet '60, Kalkuta ishte një nga qendrat më të mëdha në
botë, kundër luftës së Vietnamit..Robert MekNamara ishte nga propozuesit e Nënë terezës për
çmimin Nobel. Në fakt, ai e propozoi atë tri herë, dy prej të cilave dështuan, përkatësisht në
vitin 1975 dhe 19777, dhe herën e tretë në vitin 1979, që rezultoj të ishte një sukses i
vërtetë" (faqe 76-77).

Epilog i kapitullit 3 – çmimi Nobel për Paqe: Disa probleme dhe çështje serioze (faqe 82-94).

Tregon për dallaveret dhe lojërat e pista në dhënien e çmimit Nobel aq shumë të përfolur dhe
kritikuar në tërë botën, atë për Paqe.

Kapitulli 4: Si e kryejnë gazetarët dhe autorët "punën e Zotit"?

Tregon si Nënë Tereza i ka mashtruar shpesh gazetarët në fillim, dhe më vonë ata janë
detyruar për përfitime financiare të tramsetojnë mesazhet e Nënë Terezës. "Në 18 shtator të
vitit 2000, një murgeshë e Nënë Terezës e quajtur motër Francisca u arrestua nga policia e
Kalkutës për mbajtjen e paligjshme të katër fëmijëve mbyllur dhe djegien me qëllim të dorës
së njërit prej tyre, shtatëvjeçarit Karabi Mondal...Gjatë gjithë natës motër Francisca,
sistematikisht i terrorizoi fëmijët dhe dogji dorën e Karabi Mondal" (faqe 124).

"Në 30 qershor të 2001, motër Francisca u dënua dhe iu dha mundësia e një gjobe të vogël
ose dy muaj (burgim i thejshtë). Ajo pagoi gjobën...Shtatëdhjetëvejçarja (70), motër
Francisca, është një njeri shumë i lig, megjithëse mizoria e shprehur me gjakftohtësi nuk
është e pazakontë midis murgeshave të Terezës në Kalkuta" (faqe 125). Kjo do të thotë se
misioni i Nënë Terezës në Kalkuta ka qenë edhe torturimi i njerëzve.

Kapitulli 5: Kalkuta

Tregon për portretizimin e Kalkutës si vend i egër, i shkatërruar dhe i dreqit që e kishte bërë
Nënë Tereza në Përendim. Më e rëndësishmja ndër të gjitha në këtë kapitull është se Çaterxhi
ia çjerr maskën e dreqit Nënë Terezës duke i treguar qenieve njerëzore që kanë sy dhe
mendje se kjo vjen nga një familje e cila gjithmonë ka jetuar në krizë, dhe nga kombi më i
varfër i Evropës. "Vetëm brenda një jave, në mars të vitit 1997, 12 000 emigrantë ekonomik
emigruan nga Shqipëria për në Itali nepërmjet Adriatikut. Kjo konsiderohet si lëvizja më
masive e njerëzve në Evropë, nga një vend që nuk ishte në luftë. Nënë Tereza e konsideronte
veten shqiptare, por me kushtin se familja e saj ishin me prejardhje nga Italia. Megjithatë,
lidhja me Italinë nuk u qartësua kurrë".

Kapitulli 6: Të varfërit e Kalkutës, një profil dhe video-intervistat e mia me ta


Hulumtim me fakte të gjalla, statistika dhe përpunim të të dhënave.

Kapitulli 7: Shtëpitë e Nënë Terezës – pamje nga brenda

Tregon për rezidencat luksoze të Nënë Terezës në Papua Guiena e Re, diku në cepin e largët të
botës, për të mos e pa kush Nënë Terezën. Skandale të shumta. Çaterxhi referohen në
gazetën prestigjioze Reuters e cila thoshte: "[Urdhëri] Nënë Tereza e quajtura shpirti i lagjeve
të varfëra, e cila ka 650 shtëpi, kjo shifër nganjëherë bëhet 700 në 120 vende tjera të botës
etj, etj" (faqe 239). Lista e gjatë e shtëpive luksoze përfshinë qyetet Kalkuta, Mançester,
Londër, Liverpool, Glazgou, Amsterdam, Bruksel, Berlin, Stokholm, Nju Jork, Kopenhagë, San
Francisko, Barcelonë, Vankuver, Uashington D.C. e shumë metropole tjera ku duhej të luftohej
varfëria?!!!

Kapitulli 8: Vatikani i kërkon mikut të tij të madh të shkruaj një roman – Historia e një
Qyteti Plot Gëzim dhe Hollywoodi në Kalkuta

Tregon për një film rreth Nënë Terezës të xhiruar në Shri Lanka. Autori shpreh habinë pse
xhirimi nuk u bë në kryqytetin e Perandorisë më të madhe që ka njohur njerëzimi – në
Kalkutë, ku Nënë Tereza kishte shkuar për të eliminuar të gjitha të këqijat e këtij njerëzimi që
po rrjedhnin nga Kalkuta, ndërsa nga ai qyetet po priste mrekulli Perandori Ruse. Atë qyetet
nuk që në gjendje ta pushtoj Perandoria Japoneze përkundër se aviacioni i fuqishëm luftarak i
saj e bombardoi disa herë gjatë dy viteve.

Kapitulli 9: Llogaritë bankare të Nënë Terezës

Paraqet fakte për lidhjet e Nënë Terezës me matrapazë prej të cilëve ka marrë para. Shumica
e fondeve kanë ardhur nga veprimtaritë kriminale. Më 1981 Nënë Tereza ishte nën hetime nga
një gjykatë italiane për këto punë të pista. Vatikani kishte ndërhyrë për ta ndaluar dhe
shpëtuar fytyrën e vet. Tregon fakte tjera të shumta për mashtrime financiare.

Kapitulli 10: Politikat e Nënë Terezës

Fakte të gjalla se Nënë Tereza s'kishte asgjë të bëjë punët e bamirësisë. Edhe pse ajo lëshonte
deklarata se nuk merrej me çështje politike, ajo vazhdimisht ladronte poshtë-lartë, andej-
këndej duke u takuar me Reganin, princeshën Diana, spiunë të CIA-s dhe shumë politikanë
tjerë në Përendim.

Faqet 308-310 janë të ilustruara me fotografi. Shihen Auto-ambulancat me mbishkrimin


"Missionaries of Charity (Misionarët e Bëmirësisë) të cilat nuk shërbejnë për të bartur pacientë
por si taksi luksoz për murgesha. Brenda auto-aumbalcës shihen murgeshat të ulura dhe tjerat
duke hipur. Auto-ambulaca shërbejnë edhe për transportimin e pulave për murgoeshat, por jo
për transportimin e pacientëve (fotografia tjetër). Disa fotografi tjera tregojnë gjendjen e
atyre qendrave nën përkujdesjen e misionit të Nënë Terezës, ku Çaterxhi thotë se gjendja u
përkeqësua prej se Nënë Tereza mori në mbikëqyrje ato. Në foto shihen njerëz të stprkequr
sikur të ishin në kampet e përqendrimit.

Kapitulli 11: Sa shoqata të tjera janë duke vepruar brenda dhe përreth Kalkutës?

Përshkrim detaj i një numri të madh shoqatash, çka bëjnë dhe rezultatet e tyre. Puna dhe
rezultatet e secilave prej tyre më të mira dhe më të ndershme se puna djallëzore e Nënë
Terezës.

Kapitulli 12: Marrpdhëniet e Kalkutës me Nënë Terezën

Qytetarët e zakonshëm të Kalkutës nuk e kanë njohur Nënë Terezën. Nënë Terezën me tepër e
njeh propaganda e mediave në Përendim.

Kapitulli 13: Vdekja dhe funerali

Çaterxhit nuk i shpëton asgjë nga veprimtaria e Nënë Terezës deri në momentet e vdekjes së
saj, dhe pas vdekjes. Në faqe 389 Çaterxhi arrin të nxjerr të palarat e paskrupullta në shesh
rreth miteve të pafundme të Nënë Terezës.

"Koha zyrtare vdekjes [5 shtator 1997] është dhënë ora 9 e 30 minuta e mbrëmjes (GMT 5
p.m.) por ajo kishte qenë pa jetë 40 minuta para kësaj kohe. Fjalët e saj të fundit ishin të
shqiptuara në anglisht "I can't breath" (nuk mund të marr frymë), kjo ishte gjuha e saj
natyrale që fliste....Udhëheqësi dhe këshilltari i saj shpirtëror ati Edward Le Joly, thotë se
megjithëse ajo tha "Nuk mund të marr frymë në orën 9 të darkës, një motër e kishte dëgjuar
atë të thoshte "Jezus, unë të besoj ty." Fjalët e saj të fundit në kohën kur ajo ia dorëzoj
shpirtin Zotit në orën 9 e 30 të mbremjes.. Kjo është haptas një e pavërtetë. Në orën 9 e 30
ajo ishte krejt pa frymë dhe shenja jete" (faqe 389).

Kur i analizon lexuesi tendencat e mistifikimit të Nënë Terezës edhe në çastin e vdekjes, më
falni në shprehje, ka gjasa të pshurret duke qeshur. Udhëheqësi dhe këshilltari i saj shpirtëror
ati Edward Le Joly thotë se fjala e saj e fundit në këtë jetë "I can't breath" u tha në ora 9,
kurse në ora 9 e 30 kur ajo ishte e vdekur kinse paska folur edhe një herë "Jezus, unë të
besoj ty". Ajo nuk ka besuar në Jezusin (hazreti Isën a.s.) dhe këtë do ta tregojmë më vonë
në këtë punim me fakte të vet Nënë Terezës.

Çaterxhi e kishte nën llupe Nënë Terezën edhe pas vdekjes së saj. "Unë fola me dr. Alfred
Woodward, kardiolog i saj personal dhe i fundit që u përkujdes për të, dhe vlerësimet e tij
nxjerrin të njëjtën gjë që e raportuan mediet lokale [fjala e fundit në ora 9, kumtimi i lajmit
për vdekje në 9 e 30]".
"Ditën tjetër pas vdekjes të shtunën në datën 6 nuk kishte asnjë turmë në shtëpinë e Nënë
Terezës. Kaq shumë sa, dy gazetat lokale të përditshme, dy rivalet kryesore, kishin të njëjtën
histori në faqen kryesore të dielën në datën 7, Ananda Bazaar Patrika nën titullin BOTA
VAJTON POR KALKUTA MBETET INDIFERENTE ja si vazhdon:..." Merre me mend sa e famshme
ka qenë Nënë Tereza në Kalkutë. Edhe kur vdiq dhe qytetarët ishin në pushim sepse ishte
vikend (6-7 shtator 1997) nuk kishin çka të bëjnë, e nuk i interesoj fare të ofrohen te shtëpia
e saj. Gjithsejt në varrimin e Nënë Terezës kanë marrë diçka "më shumë se 100 të varfër dhe
njerëz të pa aftë në stadium, të cilët ishin sjellë me autobus nga shtëpia e Nënë Terezës.
Arsyeja pse ato nuk ftuan më shumë është mister. Në stadium ndodheshin rreth 6 000 njerëz,
gjysma e të cilëve ishin murgesha dhe nga besimet e tjera fetare. Kishte zyrtarë dhe
delegacione indiane dhe të huaja. Ishte gjithashtu, një numër i madh i personelit të ushtrisë
dhe të policisë së sigurimit veshur me rroba civile" (faqe 398).

"Kur vdi babai im [i Çaterxhit], 5 000 njerëz transportuan trupin e tij (brenda një gjysmë ore)
nga Gykata e Lartë deri te kolegji mjekësor i Kalkutës.." (faqe 399).

"Vetëm të varfërit mungonin (në varrimin e Nënë Terezës)..Por pastaj e arsyetoj se ata [të
varfërit] donin të vinin por ishin trembur që të largoheshin! Në fakt edhe ata pak të varfër që
kishin ardhur, ishin të tërhequr më shumë nga shkëlqimi i ceremonisë se sa nga vetë
Tereza...Nëse gazetarët e huaj kishin qenë të habitur me mungesën e të varfërve, të cilët
duhet të ishin duke vajtuar kur kalonte mbrojtësja e tyre e fundit, ata qëndruan të heshtur me
mençuri" (faqe 400). "Media kishte parashikuar se duhet të ishin rreshtuar nepër rrugë një
milionë të varfër...Pjesa e popullsisë së qytetit që shprehu pikëllimin më shumë ishin
sportistët! Arsyeja për këtë është e paqartë, por mund të jenë mobilizuar nga personaliteti
shtetëror dhe ministri energjik i sporteve dhe transportit Subhash Chakrabortym, ai vetë është
një admirues i Terezës" (faqe 402) [admirues i Terezës sikur Mugerixhi ndaj Amritës!].

"Ajo [Nënë Tereza] e kishte diskutuar me njerëzit e saj më të ngishtë, shumë vite para se të
vdiste, mënyrën se si do të zhvillohej funerali i saj...Rruga që përshkroi kortezhi i saj, ka
undësi që të mos ishte aprovuar nga ajo, meqenëse tregonte pjesët më të ira të Kalkutës...Ajo
çka habiti më shumë kalkutasit ishte se një ngjarje kaq e madhe kaloi absolutisht pa asnjë
inciden të pafat, sepse ky është qyetet i paqëndrueshëm ku emocionet janë gjithmonë të
forta.." (faqe 406). Arsyeja se përse nuk pati asnjë incident gjatë funeralit të Terezës është se
aty nuk pati asnjë emocion, Kalkuta i dha (jep) një farë vendi Nënë Terezës, por kurrë nuk u
lidh më të. Gjithashtu nuk pati asnjë turmë....Ananda Bazaar Patrika [gazeta kryesore e
Kalkutës], një ditë pas funeralit..përfundonte me "nëse Nënë Tereza e ka vendosur Kalkutën
në hartën e botës përsëri, atëherë kjo njohje e ka paraqitur qytetin tonë, si një nga vendet më
të errërta të planetit" (faqe 407).

Nga vdekja e Nënë Terezës fituan vetëm hotelet dhe ata që shisnin lule (faqe 408).

Faqe 410, rreth aranzhimit të intervistave të Nënë Terezës me media, Çaterxhi konkludon:
"Kjo thjesht ilustron që edhe në ditën e fundit në tokë, Nënë Tereza ishte e lidhur pas
publicitetit dhe propagandës dhe se ajo nuk përzihej me të varfërit".

Faqe 413, përzgjedhja e pasardhëses së Nënë Terezës, indiania e quajtur Nirmala. "Konferenca
e shtypit ishte një katastrofë mediatike e publikun indian. Nirmala tha që varfëria ishte e
bukur dhe nuk kishte asgjë të gabuar që të varfërit të qëndronin të varfër: "Ne duam që të
varfërit të pranojnë varfërinëë me të njëjtin stoicizëm që tregojnë edhe murgeshat. Ata duhet
të jenë të kënaqur me çfarë do qoftë që Zoti u jep atyre"...."Ajo [Nirmala] përsërit qëndrimin
e Nënë Terezës për të pranuar para nga çdokush, pa pyetur për mjetet se si ishin përfituar
këto para [dhe t'ia jep, po e dini ju kë, çdokujt për para].

"Më pak se 50 njerëz vizitojnë varrin çdo ditë, gati të gjithë ata vizitorë nga qyteti [Kalkuta].
Në përvjetorin e vdekjes dhe ditëlindjes së saj [Nënë Terezës] në pashkë dhe krishtlindje
shifra mund të shkojë deri në 200" (faqe 414). Kjo pra është fama e Nënë Terezës në Kalkuta.
Mbi 200 njerëz i gjen për çdo ditë gjatë stinës së verës në Gërmi. Në rast të festave si për 1
maj, shifra në Gërmi arrin deri në 100 000 në mos më shumë, e për krishtlindje tek varri i
Nënë Terezës nuk mblidhen as 200 vetë.

Kapitulli 14: Nga shenjtore e gjallë në shenjtore

"Mos më kthe mua në një njeri të parëndësishëm duke u përpjekur që të më bësh shenjtore" –
Dorothy Day, aktiviste katolike sociale për të varfërit" (faqe 415).

Kapitulli pastaj përshkruan pislliqet Vatikanit për shenjtërimin e Nënë Terezës. Çaterxhi
paraqet dëshminë detaje përpara komisionit për bekimin dhe kanonizimin e Nënë Terezës
(faqe 417-432). Prej asaj pjese e deri në fund të librit (faqe 433-441) Çaterxhi tregon për rolin
e Vatikanit në bekimin e krimeve rrënqethëse kundër njerëzimit të kryera nga katolikët. Këtu
ne jemi më ekspertë se Çaterxhi dhe kemi fakte më shumë se ai për kishën katolike dhe
ortodokse në kanonizmin dhe shenjtërimin e kriminelëve. Vatikani ka strehuar, fshehur dhe
mbajtur shumë kriminelë të LDB-së që ishin katolikë. Nga ish-Jugosllavia shumë kriminel
ustashë janë fshehur nga Vatikani. Njëri prej tyre i quajtur Petar Brzica, i cili llogaritet se ka
thyer rekordin në kampin e Jasenovcit duke ua hequr kokën me thikë 1360 të burgosurve,
ende nuk dihet se ku gjindet, a është gjallë apo ka vdekur.[6] Vatikani e di. Në anën tjetër,
kisha ortodokse serbe ka bërë bekimin e kriminelëve të quajtur Shkorpion për masakrën e
Srebrenicës.

Libri ka një rekord prej 395 fusnotave, të gjitha të bazuara në fakte të gjalla. Vlerësimin e
lexuesve, të verzionit anglisht, mund ta gjëni në këtë adresë:
http://www.amazon.com/Mother-Teresa-Verdict-Aroup-
Chatterjee/review/product/8188248002/ref=dp_top_cm_cr_acr_txt?ie=UTF8&showViewpoints
=1

3. Kujt i besonte Nënë Tereza dhe ku e ka vendin?

Se kujt i besonte Nënë Tereza u vërtetua më lartë. Besimi i saj ishte në para, takime me
politikanë, vizitat nepër metropolet botërore, pushimet në vilat për super të pasur në Papua
Guine e Re, propaganda, deklaratat boshe, dhe ato që libri i Çaterxhit thotë se njerëzit e
zakonshëm i quajnë "gënjështra të bardha". Menjëherë pas vdekjes së saj janë shqyrtuar
arkivat e veprimtarisë, me çrast janë bërë publike shumë letra të saj, që nga koha para
shkuarjes në Indi për herë të parë e deri në vitet e fundit të jetës së saj. Në ato letra ajo i
tregon haptas dyshimet serioze ndaj besimit të saj ose katolicizmit.. Aq ishte dyshimi i madh i
saj në këtë religjion sa asaj i hyri frika në palcë se vet ajo nuk ishte asgjë tjetër pos hipokrite.

Letrat e saj janë botuar nga disa institucione dhe gjinden edhe në internet në gjuhën angleze.
Edhe mediat më prestigjioze të botës si Reuters, ABC, CBS, CNN e shumë të tjera
kundërthëniet e letrave të Nënë Terezës kur u bënë publike e kishin ndër lajmin kryesor.[7] Që
lexuesit mos të i ngarkojmë shumë me përmbajtjen e secilës letër, po ua prezentojmë disa
adresa të mediave më të njohura botërore:

http://uk.reuters.com/article/topNews/idUKDEL3039420070904

http://www.abc.net.au/news/stories/2007/08/25/2015008.htm

http://www.cbsnews.com/stories/2007/08/23/eveningnews/main3199062.shtml

http://archives.cnn.com/2001/WORLD/asiapcf/south/09/06/teresa.letters/

Mos harroni se shumica e këtyre dhe shumë mediave tjera e kishin krijuar mitin për Nënë
Terezën. Çuditërisht, do të jenë vet veprat e Nënë Terezës, deklarimet e saj në formë të
shkruar si prova materiale se veprimtaria e saj fantazmë ishte në kundërshtim të plotë më atë
që shpifnin disa media të kontrolluara nga propaganda e Vatikanit.

Lexuesve dhe të gjithë të interesuarve po ua sjellim disa fakte materiale edhe në gjuhën
shqipe të botuara në një faqe interneti. Nëse nuk kuptoni anglisht për të lexuar çka shkruhet
në Reuters, CNN rreth të njëjtës temë, mund të shikoni këtu për të lexuar në shqip:
http://www.diskutime.com/disk/thread.php?id=3212.
Çka në të vërtetë shkruante Nënë Tereza në ato letra?

"Ku është besimi im?" shkruan ajo. "Edhe thellë poshtë nuk ka asgjë pos zbrazëtirës dhe
territ. Nëse diku ka Zot – të lutem më fal."

"Për çka unë punoj?" pyet ajo. "Po të mos kishte Zot, nuk do të kishte shpirt. Po të mos kishte
shpirt atëherë, Jezus, Ti gjithashtu nuk je i vërtetë."

Këto përmbajtje i gjëni edhe në dhjetëra faqe tjera interneti në shqip. Burimi i tyre janë
përkthimet nga gjuha angleze të botuara nga shumë agjenci lajmesh dhe institucione.
Përmbajtja e letrave të shkruara me dorën e vet Nënë Terezës argumentojnë qartë dhe
fuqishëm se ajo:

1) Nuk ka pasur besim në religjionin katolik;


2) E ka mohuar haptas ekzistencën e Zotit (kur thotë: "Nëse diku ka Zot?);
3) Ka qenë e vetëdijshme se po bënë një punë për të cilën mund të shpërblehet vetëm me
Xhehenem. Lexoni edhe një herë kur thotë: "Edhe thellë poshtë nuk ka asgjë pos zbrazëtirës
dhe territ. Nëse diku ka Zot – të lutem më fal." Kjo përputhet në mënyrë të përkryer me atë
që ka deklaruar Imami Shefqet Krasniqi se ajo e ka vendin midis Xhehenemit, fellë. I vetmi
dallim është se Nënë Tereza për vendin e saj në ferr thotë "thellë", ndërsa Imam Krasniqi
thotë "fellë". Kjo është e njëjta fjalë me të njëjtin kuptim;
4) "Për çka unë punoj?" është argument i fuqishëm se misioni i Nënë Terezës ka qenë
fantazmë;
5) Nënë Tereza haptas mohon të dërguarin e Zotin kur thotë: "Jezus, Ti gjithashtu nuk je i
vërtetë". Nënë Tereza ka të drejtë kur mohon Jezusin dhe për këtë nuk është fajtore. Fajtor
është keqinterpretimi katolik i Hazreti Isait a.s. Si të besohet interpretimi katolik për Jezusin
(Isain a.s.) se Atë kinse e kanë torturuar tej mase dhe gozhduar në kryq ndërmjet dy
hajdutëve? Si është e mundur që njëriu të veproj ashtu me të dërguarin e Zotit?

Për misionin e Nënë Terezës shumë herët ishin ngritur dilema edhe në mesin e shqiptarëve që
nuk kishin lidhje me religjionin fare. Nëse dikush e ka tërë arkivën e gazetës ditore Bujku që
dilte si zëvendësim pas mbylljes së Rilindjes, do ta gjëni diku në mesin e viteve '90-ta një
koment të një gazetari me titullin "Nënë, po ku [dreqin] je moj?" Gazetari që mund të ketë
qenë i thejshtë për gazetën shtronte shumë interesante duke akuzuar Nënë Terezën se sa
njerëz u vranë, sa nxënës u helmuan, sa fëmijë mezi ushqehen me bukë thatë në Kosovë, e ti
(Nënë Terezë) shkon atje në Indi për ta ndihmuar një shtet me 1 miliardë banorë, një shtet që
ka kundërshtuar shumë rezoluta për Kosovën në OKB, e kombi juaj vuan aq shumë nga
varfëria e terrori duke u pakësuar në territor vazhdimisht gjatë historisë, etj, etj. Heshtjen e
plotë të Nënë Terezës gjatë kauzës së Kosovës nën regjimin e Millosheviqit, shumë qytetar e
arsyetonin kështu: "O le bre hiqmu sajna e mos ma permen atë emën se ajo ish kanë nana e
maxhupve (d.m.th. indianëve)". Ndihmat për shoqatat me emrin Nëna Terezë në Kosovë i
siguronin muslimanët në vend dhe diasporë.

You might also like